‘Bileta të fatit s’ka veç për ata që dashuruan si të marrë’

Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna, njihet për baladat e saj të fuqishme, një pjesë e të cilave janë shkruar e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell njërën nga baladat më emocionale të Tunës, këngë kjo që i këndon një fati tragjik të një dashurie të humbur.

‘Bileta’ është kënga me të cilën Tuna është prezantuar në Top Fest-in e vitit 2007.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

‘Zemrën s’ma kurseve kurrë, ma shkele si t’ish gur’ (VIDEO)

Aida Baraku është nga ato tekstshkrueset e njohura shqiptare, e cila punon me këngëtarë të ndryshëm në aspektin e tekstit dhe përshtatjes.

Dikur ajo këndonte edhe vet, dhe disa këngë të saj së fundmi janë edhe në Youtube me incizimet e tyre origjinale. Baraku, e cila ka bashkëpunuar edhe familjarët e saj që këndonin, përfshirë edhe Armend Rexhepagiqin, pati realizuar disa këngë dhe disa videoklipe.

Ndër to është kënga “Edhe pak”, një tekst për një dashuri të humbur të cilin Aida e ka shkruar vet.

Po e risjellim këtu këtë këngë të Aida Barakut, të cilën shumica e kujtojmë edhe me këngë por edhe me shkrimet e saj në të përditshmet kosovare para disa vitesh, ku kritikonte fenomenet e ndryshme. / KultPlus.com

‘Zemrën s’ma kurseve kurrë, ma shkele si t’ish gur’

Aida Baraku sot është nga ato tekstshkrueset e njohura shqiptare, e cila punon me këngëtarë të ndryshëm në aspektin e tekstit dhe përshtatjes.

Dikur ajo këndonte edhe vet, dhe disa këngë të saj së fundmi janë edhe në Youtube me incizimet e tyre origjinale. Baraku, e cila ka bashkëpunuar edhe familjarët e saj që këndonin, përfshirë edhe Armend Rexhepagiqin, pati realizuar disa këngë dhe disa videoklipe.

Ndër to është kënga “Edhe pak”, një tekst për një dashuri të humbur të cilin Aida e ka shkruar vet.

Po e sjellim këtu këtë këngë të Aida Barakut, të cilën shumica e kujtojmë edhe me këngë por edhe me shkrimet e saj në të përditshmet kosovare para disa vitesh, ku kritikonte fenomenet e ndryshme. / KultPlus.com

‘Se më deshi pa masë me gjithë qenien e tij, është mëkati i tij’

Një prej artisteve që asnjëherë nuk e ka humbur origjinalitetin e saj, është Rovena Dilo.

Një zë padyshim i fuqishëm, Rovena Dilo nëpër vite ka ditur të sjellë këngë të cilat kanë zbrazur shpirtin e saj në çdo nota.

Kënga “Rrëfimi”, para disa vitesh e intepretuar në Festivalin e Dhjetorit në TVSH, ka mbetur si një prej këngëve të fuqishme të Rovenës, së cilës këngë ajo edhe ia realizoi videoklipin.

Bashkëpunimi me Armend Rexhepagiqin dhe me Aida Barakun kësaj këngëtareje jo rrallë i ka sjellë suksese, dhe kjo këngë e konfirmon këtë sukses.

Rovena sot ka nxjerrë edhe videoklipin e këngës më të re – ‘Do të çmend’. / KultPlus.com

“Arusha” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur kosovare Aida Baraku ka një bagazh të madh me këngë të cilat janë shndërruar në hite, shkruan KultPlus.

Në mesin e shumë këngëve ka edhe këngën “Arusha”, që një pjesë e këngës thotë “Mendja jote mori fushën, je me mu a me arushën…”.

KultPlus ju sjellë këtë video për këtë hit të viteve të 90-ta./KultPlus.com

‘Shoqe shoqe a po flen, gjumi natën a të zen’

Kthimi në kohë gjithmonë na bën mirë, sidomos nëse kjo bëhet për momente të mira dhe me anë të muzikës.

Derisa Armend Rexhepagiqin së fundmi e kemi parë të rikthehet në skenë, Aida Baraku është rikthyer në prapaskenë – me tekste për koleget e saja.

Një këngë e dashur e saj është edhe kënga “Shoqet”, incizim visual të së cilës nuk gjetëm por e gjetëm këngën e cila të kthen pas në retrospektivë dhe të sjellë nostalgji.

Verë më të zymtë unë smbaj në mend,
Shoqe më sjemi zemra ma ndjen,
Përherë do të mbesin dy të vërteta,
Njëra e imja tjetra e jotja
E imja qe vuaj si kurrë më par,
Zotin e kam dëshmitar.

Gjethet u zverdhën unë ende hesht,
Dasëm ti ke e unë po vdes,
Se bashkë u ritëm bukën e ndam,
Jeta e deshi ta duam një djalë,
Unë sinqert me besnikëri ,
Ti fshehtas me dinakëri.

Shoqe shoqe a po flen,
Gjumi natën a të zen,
Zemra jote a e ndjen,
Jeta borxhet shpejt i kthen.

Shoqe shoqe a po flen,
Gjumi natën a të zen,
Ty trathtare sdo ta fali,
Tw premtova hej,
Spatëm kundra djalin.

Verë më të zymtë unë smbaj në mend,
Shoqe më sjemi zemra ma ndjen,
Se bashkë u ritëm bukën e ndam,
Jeta e deshi ta duam një djalë,
Unë sinqert me besnikëri,
Ti fshehtas me dinakëri.

Shoqe shoqe a po flen,
Gjumi natën a të zen,
Zemra jote a e ndjen,
Jeta borxhet shpejt i kthen.

Shoqe shoqe a po flen,
Gjumi natën a të zen,
Ty trathtare sdo ta fali,
Tw premtova hej,
Spatëm kundra djalin.

Cila është kënga më e mirë në albumin e ri të Tunës?

Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.

Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.

Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.

Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.

Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com

‘Sa shumë të pasna dasht, sa shumë pasna përbi’

Kënga u lansua vetëm dje dhe ka gati 800 mijë shikime në Youtube.

Është kthyer në hitin më të madh momentalisht, dhe duket se është rikthimi i fuqishëm i Elvanës pas dramës që e përcolli së fundmi.

“Tavolina e mërzisë” e sjellë Elvanën më të relaksuar dhe prapë, në estradën shqiptare.

Po e sjellim këtu këngën e Elvana Gjatës, bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin e Aida Barakun. / KultPlus.com

Kënga më e re nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku (VIDEO)

Elvana Gjata  i është rikthyer përsëri muzikës, ajo ka publikuar sot  baladën me titull “Tavolina e mërzisë”, shkruan KultPlus.

Këtë këngë këngëtarja shqiptare ia ka besuar dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Ata janë Armend Rexhepagiqi  i cili ka kompozuar muzikën e kësaj kënge dhe Aida Baraku që ka shkruar tekstin e saj.

Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi për një kohë të gjatë nuk kanë sjell ndonjë projekt të tyre, ndërsa publiku vazhdon të mbetet besnik i këngëve të tyre më të vjetra.

Kënga “Tavolina e mërzisë” e rikthen Elvanen përsëri në ekranin shqiptarë, ku për herë të fundit me videoklip erdhi përmes hitit veror “Mike”./ KultPlus.com

‘A e din se mund të vdes’ (VIDEO)

Ta fillojmë këtë të premte me retrospektivë.

Aida Barakun ka kohë e kohë që nuk e kemi parë në ekranin televiziv, por megjithatë do ta kujtojmë me një këngë të sajën.

“A e din se mund të vdes” është një këngë për dashurinë, nga Aida, një tekstshkruese dhe këngëtare e njohur shqiptare.

Aida dhe Armendi, të dytë kanë krijuar ndër vite këngë të fuqishme jo vetëm për vete por edhe për këngëtarët tjerë.

Sot po e sjellim këtë incizim të vjetër të Aidës duke kënduar një këngë të veçantë, krahas këngëve tjera që ajo i këndoi ndër vite. / KultPlus.com