“Kohë e gjatë pa u parë”, Yll Limani ritakohet me Dua Lipën

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2019”.

Shumë artistë të njohur u ngjitën në skenën e madhe të festivalit, gjersa e fundit që u prezantua ishte ylli me famë botërore, Miley Cyrus.

Ndërkohë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ishte gjithashtu prezente në tribunën VIP, nga ku ka ndjekur bashkë me familjarët performancat e kolegëve të saj.

Ajo ka pasur rastin që edhe të takohet me disa prej tyre, e një ndër ta ka qenë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani.

Ky i fundit ka realizuar fotografi me Duan, të cilën më pas e ka publikuar në InstaStory, ndërsa duket mjaft i buzëqeshur teksa ka pasur fatin të takohet me të.

“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se vite më parë është takuar edhe herë të tjera me këngëtaren e njohur.

Dua përndryshe do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy netët e tjera të festivalit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Yll Limani lanson projektin e ri (VIDEO)

“Nuk po kalojka” është titulli i këngës më të re të Yll Limanit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Çifti i njohur, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, qëndrojnë prapa kësaj kënge, të cilës ia kanë bërë muzikën, respektivisht e kanë shkruar tekstin.

Sa i përket produksionit dhe orkestrimit, është kujdesur Darko Dimitrov.

“Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, faleminderit për këtë këngë të shpirtit. Darko Dimitrov faleminderit për punën dhe durimin tënd”, ka shkruar Ylli në një postim në Instagram.

Për anën vizuale të këtij projekti është angazhuar produksioni Imagine Films. / KultPlus.com

Cila është kënga më e mirë në albumin e ri të Tunës?

Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.

Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.

Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.

Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.

Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com

“Autumn leaves” bashkon Cricketin dhe Yll Limanin (VIDEO)

Cricketi dhe Yll Limani kanë bashkuar forcat për projektin më të ri.

“Autumn leaves” titullohet kënga që ka bashkuar producentin me këngëtarin e njohur.

Menjëherë pas publikimit kjo këngë ka marrë pëlqime të shumta dhe është vlerësuar nga fansat si një këngë që të rrëmben menjëherë.

Pak ditë më parë Limani publikoi edhe bashkëpunimin me Majkin. /KultPlus.com