“Minierat e Kulturës” sonte në Tulla- Culture Center në Tiranë

Sonte, në ora 21:00 do të mbahet finissage i ekspozitës “Minierat e Kulturës” në Shqipëri, në Tulla –Culture Center në Tiranë, shkruan KultPlus.

Vizitorët do të kenë mundësinë që ta shohin nga afër veprën HOTel të artistit vizual Alban Muja e cila do të ekspozohet brenda hapësirës së qendrës Tulla.

“Minierat e Kulturës” është një projekt i bashkëpunimit multilateral, ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor, të iniciuar në vitin 2012 nga Shoqata Labin Art Express XXI, Labin (Kroaci), me mbështetjen e Fondacionit Kulturor Evropian (ECF) dhe disa donatorë të tjerë. Në fazën e parë (01.01.2013 – 31.12.2014) projekti u zbatua në bashkëpunim me partnerët nga Kroacia (Poligoni, Zagrebi), Bosnja dhe Hercegovina (Shoqata “Manifest”, Prijedor dhe Kompania Publike “Turizam Banovići”), Mali i Zi (OJQ “Tera Nostra”, Mojkovac), Serbia (Fondacioni Balkankult Intereg, Irig), Slloveni (Institucioni Publik “Qendra e Trashëgimisë Idrija”) dhe rezultati përfundimtar ishte krijimi i një platforme informale rajonale bashkëpunimi.

Faza e parë u përfundua me turneun ekspozues “Minierat e Kulturës – Nga revolucioni industrial në atë artistik” (03.11.-13.12.2014.), Në shtatë ish-qytete minerare: Trbovlje dhe Idrija (Slloveni), Boljevac dhe Aleksinac (Serbi), Prijedor dhe Banovići (BeH), Mojkovac (Mali i Zi). Në 2015 platforma është zgjeruar me partnerë të rinj: Kult-Tranzen, Strumicë (Maqedoni), Studio DDT – Trbovlje & Loke, Zagorje ob Savi (Slloveni), Remont, Beograd (Serbi) dhe Kosova në Lëvizje, Prishtinë (Kosovë) dhe janë hetuar dhe dokumentuar disa zona të reja të braktisura ose ende operative të minierave në Slloveni, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë. Në turneun e ekspozitës së vitit 2015 u përfshinë tri vende: Beograd, Majdanpek (Serbi) dhe Strumicë (Maqedoni), ndërsa turneu 2016 filloi në Pula (Kroaci) dhe vazhdoi në Kosovë (Prizren, Mitrovicë). Kjo, fazë e parë e projektit përfundoi në vitin 2016 me themelimin e një asociacioni zyrtar ndërkombëtar “Minierat e Kulturës – platforma rajonale bashkëpunuese” për rivalorizimin, mbrojtjen dhe rivitalizimin e trashëgimisë së çmuar të minierave në vendet e ish-Jugosllavisë, ku minierat nuk ishin vetëm një gjenerator i zhvillimit social dhe ekonomik të përgjithshëm, por edhe një nga fushat e pakta në të cilat solidariteti tradicional i palëve më të rëndësishme të saj – minatorët – kapërcejnë ndarjet dhe konfliktet e mëvonshme kombëtare ose (të reja) shtetërore.

Në fazën e ardhshme (2017-2020), që është aktualisht në zhvillim, qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i platformës për vendet e tjera të Evropës Juglindore: Shqipëria (2017), Rumania (2018), Bullgaria, etj .. me objektivin përfundimtar të krijimit të Platformës Evropiane të Bashkëpunimit dhe Rrugës Kulturore “Minierat e Kulturës” me mbështetjen e fondeve të BE-së, për të rivendosur lidhjet mes qytezave dhe rajoneve ekzistuese minerare, si dhe për të krijuar forma kulturore dhe forma të tjera të bashkëpunimit ndër-rajonal, me qëllim të fillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që lidhen me shfrytëzimin e minierave dhe trashëgimisë industriale si një industri e re kulturore dhe krijuese në rajonin e EJL-së.

Projekti “Minierat e Kulturës” u përfaqësua në Tiranë me dy ekspozita:
“Minierat e kulturës – nga revolucioni industrial deri në atë artistik” në Qendrën e Kulturës Tulla (6 tetor – 5 nëntor) dhe “Subpolis: Underground City XXI” në Bunk’Art 2 (30 shtator – 7 tetor), në bashkëpunim me shoqatën Qendra URA, e cila së shpejti do të bëhet anëtare e plotë e platformës. www.rudnicikulture.com / www.minesofculture.com Ekspozita udhëtuese “Minierat e kulturës – nga revolucioni industrial deri në atë artistik”.

Tulla – Qendra e Kulturës, Tiranë
6 tetor – 5 nëntor 2017
Përzgjedhësi dhe autori i konceptit të ekspozitës: Branko Franceschi (HR)
Kuratori: Damir Stojnić (L.A.E. XXI / HR)

Lista e pjesëmarrësve dhe veprave:
1. Autopsia (Serbi / CZ), “Libër nga çeliku” – poliptik (objekt metalik)
2. Metal Guru (Kroaci), “HERO XXI – Qyteti Underground” – video
3. Dario Šolman (Kroaci), ˝Starcity˝ – film i animuar dhe vizatime
4. Laibach (Slloveni), “Instrumenti i makinës shtetërore” – triptik (printime në letër)
5. Vladimir Knežević (Bosnjë dhe Hercegovinë), ˝Mbreti dhe Mbretëresha˝ – skulpturë nga metali
6. Mladen Miljanoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë), “Cosa nostra” – video dokumentar i performancës
7. Irena Lagator Pejović (Mali i Zi), “Funksioni i ekuacionit” – instalacion
8. Nikola Pijanmanov (Maqedoni) “Dritaret e thurura” – pikturë (teknika të përziera në dru)
9. Alban Muja (Kosovë) “HOTel” – objekti / instalacion
10. Helidon Gjergji (Shqipëri) “Minefields” – printime dixhitale ne etalbond
Organizator: Labin Art Express XXI (L.A.E. XXI), Labin, Kroaci (www.lae.hr)
Bashkëorganizator: Qendra e Kulturës – Tulla, Tiranë
Ky projekt u financua nga:
Foundacioni „Kultura nova“, Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Rajonit të I./KultPlus.com

Pas akuzave të Alban Nimanit se është sulmuar fizikisht, reagon Mehmet Behluli

Nëpërmjet një statusi në facebok, Alban Nimani ka treguar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Mehmet Behluli, shkruan KultPlus.

Mirëpo, jo njëjtë e tregon këtë situatë vetë Mehmet Behluli. Ai në një prononcim për KultPlus ka thënë se deklarata e Nimanit nuk është aspak e vërtetë. “Kemi pasë një debat, bile as debat nuk ishte. Në esencë ai më ka sulmuar mua, e jo unë atë”, ka thënë Behluli, i cili e përforcon deklaratën e tij se për këtë ngjarje ka edhe dëshmitarë.

Ai më pas ka pohuar se Alban Nimani është pak problematik, por, sipas tij e kanë respektuar për hir të babait të tij, që Behluli thotë si kolektiv të kenë shumë respekt.
Por çfarë ka ndodhë në të vërtetë, Behluli ka thënë se Nimani ka tentuar të futet në një zyrë brenda Fakultetit të Arteve.

“Ka tentuar që të futet në zyrë, dhe ne kemi insistuar që të del prej zyrës”, ka thënë Behluli, duke thënë krejt për fund se nuk e ka sulmuar, sepse nuk është as kauboj./KultPlus.com

Alban Nimani sulmohet fizikisht në Fakultetin e Arteve

Artisti Alban Nimani është sulmuar sot fizikisht nga një profesor. Sulmi fizik ka ndodhur në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Nimani është shprehur i zhgënjyer nga kjo sjellje e sidomos kur bëhet fjalë për institucionin ku ka ndodhur sulmi.

Më poshtë po ju sjellim shkrimin e plotë nga Alban Nimani:

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt,
Alban Nimani