PriFest mban edicionin e dytë në Tiranë

Nga 24-26 nëntor, në bashkëpunim me Tulla Culture Center, do të mbahet edicioni i dytë i eventit PriFest në Tiranë.

Sikurse edhe vitin e kaluar, PriFest sjell në Tiranë një pjesë të programit dhe atmosferës së PriFest-it. Në Qendrën Tulla, PriFest do të shfaq një seleksion të filmave fitues të edicionit të këtij viti.

Përveç filmave, do të ketë dhe festa me muzikë live dhe tryezë të rrumbullakët bisedimesh për gjendjen dhe zhvillimin e industrisë filmike të rajonit.

Ditëve në vijim do të shpaloset edhe programi e oraret. / KultPlus.com

‘The Land Within’ dhe ‘Blaga’s Lessons’ fitojnë çmimin kryesor “Vjosa Berisha” në PriFest

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 15-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 12 shtator ndërsa përfundon sonte më 17 shtator, shkruan KultPlus.

Tash e një vit çmimi kryesor titullohet “Vjosa Berisha”.

Filmi debutues nga regjisori shqiptar Fisnik Maxville “Toka brenda meje” ka fituar çmimin kryesor “Vjosa Berisha” në edicionin e 15-të të PriFest së bashku me filmin tjetër nga Bullgaria, “Blaga’s Lessons” nga regjisori Stephan Komandarev.

Industria e Filmit nga Izraeli, ishte fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest. /KultPlus.com

PriFest nis sonte, “Toka brenda meje” i prinë festivalit

PriFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, sonte nis edicionin e tij të 15-të, i cili do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023. Festivali premton një linjë tjetër emocionuese të kinemasë ndërkombëtare dhe rajonale, por të gjithë sytë janë te filmi i hapjes, “Toka brenda meje” (“The Land Within”), nga regjisori Fisnik Maxville.

Përveç filmit të regjisorit Maxville, PriFest do të sjellë edhe një mori filmash, ndërsa në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma.

TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)

Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.

SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)

Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.

BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).

Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.

ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).

Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.

NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).

Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.

PriFest do të mbajë sonte ceremoninë e hapjes në ora 19:00 në Kino Armata, ndërsa filmi pasues nis në ora 19:30. / KultPlus.com

Industria e Filmit nga Izraeli, fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest

PriFest po i numëron ditët deri në hapjen e edicionit të 15-të, e që për këtë edicion tashmë janë prezantuar disa nga kategoritë e prezantimit, shkruan KultPlus.

Në këtë vit, Industria e Filmit të Izraelit do të jetë në fokus të PriFest, për të cilën kanë njoftuar edhe organizatorët. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e këtij festivali.

Focus: Israel

Jemi të lumtur të ju njoftojmë që sivjet Focus Programi tradicional i PriFest do të përqendrohet te industria filmike e shtetit të Izraelit.

Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, në PriFest do të vijnë kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli, për t’i prezantuar filmat dhe projektet e tyre, si dhe për të marr pjesë ne platformën rajonale të industrisë së filmit PriForum.

4 projekte izraelite do të garojnë në Best Pitch, ndërsa do të shfaqen 1 Premierë Botërore, 1 Premierë Ndërkombëtare dhe 1 Premierë Kosovare si pjesë e programit Focus: Israel. Tri filmat që do të shfaqen janë:

Karaoke nga Moshe Rosenthal, Izrael / Premierë Kosovare (103 min)

Meir dhe Tova (60) jetojnë një jetë të klasës së mesme në periferi të një qyteti të qetë, të rrënuar nga një ndjenjë e pashprehur e zhgënjimit dhe keqardhjes. Kur Itsik Marziano (55), i cili më parë punonte si agjent i modeleve në Miami, vjen për të banuar në ndërtesën e tyre, epshi i tyre për jetën rindezet. Çifti magjepset nga beqari ndërkombëtar mendje-hapur, i cili nuk u nënshtrohet pritshmërive sociale. Meir përpiqet të ndryshojë pamjen e tij, në përpjekje për t’u shndërruar në një njeri modern, ndërsa Tova përpiqet ta kthejë Itsikun në mikun e tyre më të mirë. Por shumë shpejt, ata obsesionohen me Itsikun dhe shtyhen me fqinjët e tyre për pëlqimin e tij. Në përpjekjen e tyre për ta bërë atë për vete, e gjithë ekzistenca e tyre iu kthehet mbrapsht.

Bound nga Yotam Nissim Sas, Izrael / Premierë Ndërkombëtare (15 min)

Në periferi të Jerusalemit, një grup fëmijësh përfshihen në një luftë që del jashtë kontrollit drejt pasojave katastrofike. “Bound” paraqet mënyrën se si dhuna e formëson hierarkinë, por shpëtimi vjen vetëm me sakrificë e dhembshuri.

Revived nga Uriya Hertz, Izrael / Premiere Botërore (17 min)

Një natë në një gej bar në Jerusalem, Aaroni e humb çantën e tij. Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi pa të, ai merr ndihmë nga Sefi, banakieri. Fatet e të dyve do të lidhen sonte.

Së fundmi, Kosova dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje bilaterale për koproduksion të filmave. PriFest do ta organizojë një diskutim me panel gjatë festivalit për ta prezantuar këtë traktat dhe për të eksploruar mundësi të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet industrive filmike të dy shteteve.

Shkëlqesia e Saj Tamar Ziv, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, shprehi kënaqësinë e saj për praninë e madhe të kineastëve izraelitë në edicionin e 15 të PriFest, që do të mbahet gjatë përvjetorit të 75-të të Pavarësisë së Izraelit dhe përvjetorit të tretë të njohjes së Kosovës nga Izraeli. “Me marrëveshjen në fushën e koproduksionit kinematografik, unë besoj që bashkëpunimi jonë vetëm do të thellohet. Dua ta falenderoj PriFest-in dhe Drejtorin Fatos Berisha që e kanë vënë në fokus Izraelin sivjet, si dhe që i kanë ftuar 12 kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli për të marr pjesë në këtë festival të rëndësishëm. Jam e bindur që vitin tjetër do të shohim një rritje të numrit të koproduksioneve ndërmjet Izraelit dhe Kosovës”, tha Ambasadorja Ziv.

Drejtori i PriFest, Fatos Berisha, tha se e pret me ëndje Programin Focus të këtij edicioni: “Kënaqësi e madhe është për neve që po e presim një delegacion të madh të kineastëve nga Izraeli. Dua ta falenderoj znj Ambasadore Tammy Ziv për mbështetjen e saj. Ne në PriFest besojmë se ky është fillimi i miqësive dhe bashkëpunimeve të reja ndërmjet kineastëve të dy shteteve”.

PriFest do ta mbajë edicionin e 15 nga 12-17 shtator në Kino Armata, Prishtinë.

#Israel75 #prifest #forher #vjosaforever/ KultPlus.com

PriFest prezanton programin kryesor garues, “Toka brenda meje” i prinë festivalit

PriFest tashmë ka prezantuar programin kryesor garyes të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma shkruan KultPlus.

Më poshtë e sjellim programine  plotë të këtij festivali.

Jemi të lumtur të prezantojmë seleksionin e programit kryesor garues – filmat e metrazhit të gjatë Ballkanik. 5 filma te mrekullueshëm nga rajoni, që të gjithë premiera në Kosovë.

TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)

Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.

SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)

Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.

BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).

Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.

ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).

Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.

NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).

Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.

Mirë se vini në edicionin e 15-të të PriFest, nga 12-17 shtator në Kino Armata.

#prifest #forher #vjosaforever./ KultPlus.com

PriFest prezanton filmat garues në programin e filmave të metrazhit të mesëm

PriFest ka prezantuar programin e filmave të metrazhit të mesëm të edicionit të sivjetë, përcjell KultPlus.

Në vijim gjeni postimin e plotë të PriFest:

Prezentojmë filmat garues në programin e filmave të Metrazhit të Mesëm. Dy premiera botërore dhe dy ndërkombëtare. Filma emocionues nga katër vende evropiane në këtë format unik filmik.

SI NE VAJ – nga Aulona Mustafa, Zvicër/ Premierë Ndërkombëtare(25 min).

Nadie, një e ve e re, jeton nën vëzhgimin e vazhdueshëm nga kunatat e saj. Një autoportret që i shfaqet asaj nga e kaluara, e vë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

A BIG WALL – nga Maarten Loix Belgjikë /Premierë Ndërkombëtare (42 min).
Një vit pasi babai i tyre vdiq, një astrofizikan dhe vëllai i tij, një ndërmjetës sigurimesh, fillojnë procedurën për të shitur një pjesë të vogël të tokës që kanë trashëguar.

DENISE EST MORTE CE SOUIR – nga Loïc Vanelle, Francë/ Premierë Botërore (35 min).
Merlin, arkëtar, komunikon me të vdekurit në supermarketin e tij. Natalie dëshiron të dëgjojë mendimet e fundit të shoqes së saj Denise.

TUNNEL AT THE END OF THE LIGHT – nga Pető Szabolcs, Hungari/ Premierë Botërore (49 min).

Përmes fatit individual të një njeriu, filmi ynë i pavarur artistik tregon se si do të jetë jeta jonë në një të ardhme jo shumë të largët, kur bota jonë është shumë e ndryshme në gjithçka, përveç pamjes. Një njeri, duke u fshehur, mundohet të gjejë lirinë në një botë shtypëse. Nëpërmjet historisë së tij, ne reflektojmë nëse është e mundur të mbetemi njerëzor në një botë të tillë./KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e filmave të metrazhut të mesëm

PriFest prezanton jurinë e filmave të metrazhut të mesëm. Kjo kategori përfshin filma nga 25-60 minuta dhe PriFest është i vetmi festival në rajon që ka këtë kategori filmash.

Dhe anëtarët e jurisë janë:

Shahar Rosen u diplomua me nderime nga JSFS, Jerusalem, 1996. Është vlerësuar me regjisorin më të mirë në Konkursin e Filmave të Shkurtër të Çmimeve të Institutit të Filmit Izraelit. Çmuar Drama më e mirë televizive për “Mother V” në Festivalin e Filmit në Jerusalem 2001.

Përmendje e veçantë në Cinema Tout Ecran, Zvicër. Liebe Perla mori çmimin Magnolia në festivalin e filmit në Shangai dhe dokumentari më i mirë në Festivalin e Filmit në Stamboll 2000. Skenari më i mirë për “Rosat, një legjendë urbane” në POFF, Talin 2022. Mësues i kualifikuar i Chubbuck Technique dhe themelues i Studios së Aktrimit Chubbuck Israel.

Rina Krasniqi është një aktore kosovare. Ajo filloi të këndojë, të aktrojë dhe të performojë në moshën katër vjeçare. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ajo u zgjodh në rolin e saj të parë për “Virgjëresha Shqiptare” (2021). Filmi mori çmime në çdo festival të madh filmi ku mori pjesë. Duke bërë histori, Rina fitoi çmimet “Aktorja më e mirë” dhe “Aktori më i mirë” për rolin e saj si Luana/Jack në edicionin e vitit të kaluar të PriFest (2022). Rina vazhdon të japë performanca magjepsëse dhe karriera e saj është në ngjitje duke e forcuar atë si një yll ndërkombëtar në rritje. Veprat e tjera të saj përfshijnë: ‘Illyricvm’ (2022) dhe Heshtja e Sirenave (2023). Belkıs Bayrak lindi në Turqi në vitin 1984 dhe mori diplomën master në Film dhe Televizion në Universitetin Bilgi të Stambollit. Ajo realizoi filmin e saj të parë të shkurtër The Apartment në 2018. Ajo themeloi kompaninë e saj të prodhimit Saba Film. Filmi i saj i dytë i shkurtër Cemile u shfaq në më shumë se 50 festivale ndërkombëtare të filmit duke përfshirë Dublinin, Stambollin, Bosforin, Shorts Mexico dhe fitoi disa çmime. Filmi i saj debutues Gulizar ishte fitues i çmimit të pikut më të mirë në PriForum në vitin 2019. Filmi është aktualisht në post-produksion dhe i pari bashkëprodhim Turqi-Kosovë. Ajo është një studente e Torino Film Lab, Reclaim The Frame’s Filmonomics Program dhe një anëtare e EWA.

Edicioni i 15-të i PriFest, nga 12-17 shtator.

PriFest zbulon jurinë kryesore të edicionit të 15-të

PriFest ka zbuluar emrat që do të përbëjnë jurinë kryesore të edicionit të 15-të i cili do të mbahet në datat 12-17 shtator, përcjell KultPlus.

Këtë vit, juria e Prishtina International Film Festival përbëhet nga kineastë të nivelit të lartë dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota.

Në vijim gjeni njoftimin e PriFest:

PriFest është i lumtur dhe i nderuar të zbulojë jurinë kryesore të edicionit tonë të 15-të, e cila përbëhet nga kineast të nivelit të lartë dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota. Ju prezantojmë programin e Jurisë së Konkurrencës së Filmit Ballkanik:

Mark Forstater është një producent amerikan i filmit dhe TV, autor, producent audio, producent muzikor dhe sipërmarrës teknologjik, i shquar për prodhimin e filmit komedi klasik Monty Python and the Holy Grail. Forstater prodhoi gjithashtu klasiken e kultit të fantashkencës Xtro. Filmi i tij i fundit quhet Sëipe Fever, një rom-com për audiencën e Gen Z dhe Millennial, i planifikuar të dalë në kinema në Ditën e Sëipe Fever, 7 tetor 2023. Krahas kompozitorit dhe regjisorit të Sëipe Fever, Nathan Neuman, Forstater po lançon gjithashtu një platformë ëeb3 të quajtur Dreambird e cila synon të demokratizojë industrinë e filmit.

John Mathieson është një kinematograf anglez, producent video muzikore dhe regjisor komercial. Ai është një nga një grup kineastësh që dolën nga industria e videove muzikore në fund të viteve 1980 dhe 1990. Ai është një bashkëpunëtor i shpeshtë me regjisorin Ridley Scott, duke vepruar si drejtor fotografie në shumicën e filmave të tij, si Gladiator (2000), për të cilin ai fitoi një çmim BAFTA dhe u nominua për një çmim Oscar për Kinematografinë më të Mirë. Ai gjithashtu ka punuar me regjisorë si Joel Schumacher, Roëan Joffé, Mattheë Vaughn, Guy Ritchie, James Mangold dhe Rob Letterman.

Claudia Landsberger punon si producente kreative në zhvillimin e skenarëve dhe projekteve, si dhe këshillim të përafërt. Ajo është këshilltare programore në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit, si Festivali i Filmit Nordic & Baltic në Bjellorusi, Black Nights Star Program në festivalin e filmit Pöff Black Nights në Talin dhe programin e industrisë PriForum të Festivalit të Filmit në Prishtinë në Kosovë. Për shumë vite ajo ishte anëtare e komisionit përzgjedhës të Programit të Konkurrencës Berlinale, Ditëve të Venecias dhe Fondit të Filmit në Hamburg. Landsberger ka qenë i rëndësishëm në sjelljen e shumë filmave në krye të festivaleve botërore të filmit dhe fitimin e dy çmimeve të Akademisë në gjuhë të huaj dhe katër nominimeve për çmimet Oscar për Holandën. Ajo ishte këshilltare artistike dhe mikpritëse e Jerusalem Pitch Point dhe ishte anëtare e bordit të festivaleve të ndryshme të mëdha ndërkombëtare të filmit. Me ekspertizën e saj në industrinë ndërkombëtare të filmit, Landsberger ka shërbyer si eksperte dhe mentore e industrisë për programe të ndryshme trajnimi ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtare e jurisë në festivale të shumta ndërkombëtare të filmit. Për dy dekada ajo shërbeu si drejtoreshë menaxhuese e EYE International në Institutin e Filmit në Holandë dhe ishte bashkëthemeluese dhe Presidente e organizatës Panevropiane të promovimit të filmit European Film Promotion. Ajo është anëtare e Bordit Drejtues të Fondit të Filmit në Hamburg dhe anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Producenti i nominuar për Oscar nga Izraeli, Kobi Mizrahi prodhon filma të shkurtër, artistikë dhe dokumentarë në bashkëpunim me regjisorë të rinj dhe novatorë. Veçoritë e tij përfshijnë Rrugën drejt Eilat (2022): 3 çmime duke përfshirë filmin më të mirë në Jerusalem IFF, 11 nominime të Akademisë Izraelite; The Dive (2018): 4 çmime duke përfshirë filmin më të mirë në Jerusalem IFF, 2 çmime në Lokarno; dhe Uji (2012, omnibus film izraelito-palestinez): Çmimi i Amnesty International, hapi Javën e Kritikëve të Venecias. Filmat e tij të shkurtër, duke përfshirë Ëhite Eye (të nominuar për Oscar) dhe Mission Hebron (në listën e ngushtë të EFA), janë shfaqur në festivale të mëdha në mbarë botën si në Kanë, Venecia, IDFA, Locarno, Toronto, Telluride, SXSË dhe janë shitur në HBO, Canal+ dhe më shumë.

Cheryl Johnson është një shkrimtare, aktiviste dhe regjisore nga KëaZulu-Natal, Afrika e Jugut. Filmat e saj janë shfaqur në festivalet e filmit në Montreal, Tiranë, Pragë, Londër, Los Anxhelos dhe Kosovë. Ajo studioi film në Shkollën Ndërkombëtare të Filmit në Londër, ku shërbeu në bordin e shkollës si guvernator i studentëve për dy vjet. Në vitin 1987 ajo mori një bursë Fuji për punën e saj në filmin fitues të çmimeve ‘Macheath’ me John Hurt. Pas lirimit të Nelson Mandelës, ajo u kthye në Afrikën e Jugut, ku u zgjodh Sekretare e Përgjithshme për Artet dhe Kulturën (Southern Natal) për Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC). Gjatë kësaj periudhe ajo realizoi disa dokumentarë, duke përfshirë AMANDLA! – historia e kthimit të ansamblit kulturor të ANC në mërgim në Afrikën e Jugut. Në vitin 1999, sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë e tërhoqën atë në Shqipëri, ku nën mbrojtjen e OJQ-së italiane INTERSOS, ajo dokumentoi krizën humanitare në rajon. Ajo bëri një dokumentar për kosovarët e zhvendosur që jetonin në kampin e refugjatëve Fisthe dhe pas armëpushimit ajo realizoi, me Fatos Berishën, turneun në Afrikën e Jugut të produksionit të Teatrit Kombëtar të Kosovës të regjisorit britanik “Hamlet”, David Gothard. Ajo ka qenë e ftuar e rregullt e Festivalit të Filmit të Sarajevës që nga viti 2000 dhe është përzgjedhëse filmash dhe anëtare e jurisë së skenarit për PriFest. Në vitin 2003, INTERSOS e dërgoi atë në Pakistan për të dokumentuar punën e tyre të refugjatëve në Provincën Kufitare Veriperëndimore dhe në Afganistan. Ajo u emërua ambasadore e markës për Komisionin e Filmit KëaZulu-Natal (KZNFC) në vitin 2015. Ajo aktualisht është duke realizuar një dokumentar për projektin Hamlet të Teatrit Kombëtar me Fatos Berishën.

Edicioni i 15-të i PriFest do të mbahet nga data 12-17 shtator. Mirë se vini!/KultPlus.com

Filmi i Aulona Selmanit “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm në PriFest

PriFest lanson programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm duke prezantuar “Si në vaj” nga Aulona Selmani si film të parë të kësaj kategorie.

Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj qe e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

Aulona Selmani, filmbërëse dhe aktore, u lind në Zvicër në 1997. Ajo kreu studimet baqellors në degën Film dhe TV në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet master në degën e Filmit në Zürcher Hochschule der Künste në qershor 2023.

“Si në vaj” do ta ketë premierën ndërkombëtare në PriFest.

Programi i filmave të metrazhit të mesëm prezanton filma 25-60 minuta. PriFest është i vetmi festival i filmit në rajon që e ka këtë kategori.

Ndërkaq edicioni i 15-të i PriFest do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023./KultPlus.com

PriFest prezanton filmin përmbyllës të programit kryesor garues

PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – do ta mbyll programin garues të filmit të metrazhit të gjatë në edicionin e 15-të të festivalit, me shfaqjen e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, të regjisorit Gentian Koçi dhe producente Blerina Hankollari, përcjell KultPlus.

Drejtori i festivalit Fatos Berisha shprehi gëzimin e tij që Programi Garues i filmave Ballkanik do të mbyllet me një koproduksion të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur që sivjet do ta hapim dhe mbyllim programin garues me filma që janë koproduksione me Kosovën”, tha ai. “Për më tepër, këta filma veç se janë dëshmuar me premiera botërore në festivale të kategorisë A”.

Shfaqja e “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” demonstron përsëri përkushtimin e festivalit për të sjellur para publikut filma që festojnë trashëgiminë e pasur kinematografike të rajonit.

Ky film është përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në Oscars.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është produkt i një bashkëpunimi mbresëlënës ndërmjet Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës. Në film luajnë aktorë të shquar si Edgar Morais, Rafael Morais dhe Drita Kabashi, aktore me origjinë nga Kosova e cila po luan për herë të parë në një film në gjuhën shqipe.

Disa prej aktorëve tjerë nga Kosova që luajnë në film janë Shkumbin Istrefi, Hajat Toçilla dhe Alban Goranci. Producent kosovar i filmit është Liridon Cahani.

Ky film është përkrahur nga Qendrat Kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Filmi e dërgon audiencën në një udhëtim emocional në Tiranën e sotme. Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë në të tridhjetat, që nuk dëgjojnë që nga lindja, jetojnë nën të njëjtën çati. Ana, e dashura e Gëzimit, një vajzë tejet e hareshme, i viziton ata shumë shpesh. Një mbrëmje, Agimi në timon, duke u kthyer në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal! Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje shumë të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Të zhytur ngadalë drejt një errësire të heshtur e të padurueshme, në pamundësi për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me botën, me Anën të vetme përkrah tyre, dy vëllezërit duhet të marrin së bashku një vendim të fortë rreth një filxhani kafeje, me këpucë të reja veshur.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” e pati premierën botërore në programin kryesor garues të Tallinn Film Festival.

PriFest ka kënaqësinë ta prezantojë premierën kosovare të “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” në edicionin e 15-të. PriFest do të vazhdojë me përkushtim ta promovojë kinemanë kosovare dhe rajonale, si dhe filmbërësit e saj.

Nga 12 deri më 17 shtator, PriFest do të shfaq një përzgjedhje të shkëlqyeshme të filmave, kështu që ruani datat dhe ejani ta shijojmë së bashku mrekullinë e filmit. / KultPlus.com

PriGlobal fillon sot, ju pret një javë me përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave

PriFest ka zgjeruar aktivitetet e tij me lansimin e PriGlobal, si javë e filmit e ndarë nga ngjarja kryesore që do të mbahet në shtator, përcjell KultPlus.

Nga sot, 24 prill e deri më 28 prill, PriGlobal sjell cdo natë duke filluar nga ora 20:00, një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave të pavarur artistik në qendër të qytetit, në Kino Armata. Tregime prej vendeve të ndryshme të botës që të nxisin të mendosh, të realizuara me qasje regjisoriale inovative, të shpalosura në 5 ditë të bukura pranvere.

Përzgjedhjen e filmave për PriGlobal e ka bërë Claudia Landsberger.

5 filma do të garojnë për filmin më të mirë, 3 nga këta filma janë premiera regjionale dhe 2 filma janë premiera në Kosovë.

PriFest falenderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë & Sportit të Republikës së Kosovës dhe Bankën Raiffeisen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe Kino Armatën për bashkëpunimin. / KultPlus.com

Prifest lanson programet PriGlobal dhe Pridox

Prishtina Film Festiv njofton se kanë filluar aktivitetet e tyre të vitit 2023 me lansimin e PriGlobal dhe PriDox si javë të filmit të ndara nga ngjarja kryesore që do të mbahet në shtator.

Në vijim gjeni njoftimin e plotë:

PriFest me javë të filmit të ndara nga ngjarja kryesore që do të mbahet në shtator.programe te reja.

PriFest po zgjerohet! Jemi të lumtur që po i fillojmë aktivitetet tona të vitit 2023 me lansimin e PriGlobal dhe PriDox si
Nga 24 deri më 28 prill, PriGlobal sjell një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave të pavarur artistik në qendër të qytetit, në Kino Armata. Tregime prej vendeve të ndryshme të botës që të nxisin të mendosh, të realizuara me qasje regjisoriale inovative, të shpalosura në 5 ditë të bukura pranvere… po na pret diçka e bukur! Përzgjedhjen e filmave për PriGlobal e ka bërë Claudia Landsberger.

Jo shumë më vonë, prej 6 deri më 10 qershor, do ta mirëpresim debutimin e PriDox. Programi i mirënjohur i filmave dokumentar u themelua si kategori jogaruese e kalendarit të PriFest në 2011, evoluoi në një program garues në 2017, dhe tani po shkëputet për t’u bërë një ngjarje e veçantë që selekton dhe prezanton punimet më mbresëlënëse në fushën e krijimit të filmave dokumentarë. Përzgjedhjen e filmave për PriDox do ta bëjë Alush Gashi.

Lajmërimi i sotëm po na gëzon, pasi që programi jonë tani do të na bashkojë më shpesh, për ta ndarë me njëri tjetrin dashurinë që e kemi për filmin, e për t’u kënaqur me atmosferën festive për të cilën njihet PriFest-i.

PriFest falenderon përzemërsisht Ministrinë e Kulturës, Rinisë & Sportit të Republikës së Kosovës dhe Bankën Raiffeisen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe Kino Armatën për bashkëpunimin dhe miqësinë./KultPlus.com

PriFest shkon në Tiranë, festivali Tulla vjen në Prishtinë gjatë muajit tetor

Fundjava e fundit e muajit tetor sjell PriFest-in në Tiranë. Projekti i përbashkët i Tulla Tiranë dhe PriFest Prishtinë sjell një pjesë të festës filmike të edicionit të 14-të që u mbajt kohë mē parë në Prishtinë, duke shfaqur filmat fitues në Tiranë.

Me datat 28-29-30 në Tulla Culture shfaqet programi i larmishëm filmik, pasuar me festë muzikore dhe një panel diskutim mbi gjendjen e industrisë filmike shqipfolëse.

Programi i plotë:

28 tetor (e premte) ora 19:00 hapja solemne e eventit, shfaqja e filmit ukrainas KLONDIKE nga Maryna Er Gorbach, Ukrainë/Turqi 100 minuta, fitues i çmimeve Best Global dhe Media Jury Prize në Prifest 14; afterparty me DJ;

29 tetor (e shtunë), ora 19:00 shfaqja e 2 filmave të shkurtër NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 minuta dhe TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 minuta, fitues të çmimeve filmi më i mirë i shkurtër dhe mirënjohje speciale; afterparty me DJ;

30 tetor (e diel), ora 12:00 debat: Kinematografia në gjuhën shqipe: sfidat dhe mundësitë, në ora 19:00 filmi i metrazhit te mesëm COW BELLS nga Charles HABIB-DROUOT, Belgjikë/Francë 45 minuta, fitues i çmimit Best Medium Length Film në PriFest 14.

Ky event është bërë i mundur me përkrahjen e Bashkisë Tiranë. PriFest 14 i është dedikuar kujtimit për Vjosa Berishën, drejtoreshen dhe bashkëthemeluesen e festivalit./ KultPlus.com

Ag Apolloni kritikon ndarjen e çmimeve në PriFest: Ky idiotizëm s’ka ba vaki kurrë në botë

PriFilm Fest mbrëmë ka mbyllur edicionin e tij të 14-të i cili ka nisur me 20 shtator. Në këtë mbrëmje u ndanë edhe çmimet e festivalit, shkruan KultPlus.

Aktorja Rina Krasniqi ka fituar dy çmime, atë për aktoren më të mirë dhe për aktorin më të mirë pasi që Krasniqi ka luajtur dy role në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, njëri si Luana dhe tjetri si një burrneshë me emrin Jack.

Kjo është hera e parë në historinë e çmimeve “PriFest” që një aktore arrin të fitojë të dy çmimet.

Por për këtë vlerësim ka reaguar shkrimtari Ag Apolloni i cili ka vlerësuar që kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në botë dhe sipas tij është idiotizëm.

“Në PriFilmFest një aktores (femër) i është ndarë çmimi i dyfishtë ‘Aktorja më e mirë’ dhe ‘Aktori më i mirë’. Ky idiotizëm s’ka ba vaki kurrë në botë. Cate Blanchett, Barbara Straisend, Linda Hunt, Hillary Swank, Glenn Close, Tilda Swinton, Meryl Streep, Angeline Jolie etj., kanë luajtur role meshkujsh, por kurrë s’janë nominuar në kategorinë “aktori mashkull më i mirë”. Po ashtu, shumë aktorë meshkuj kanë luajtur rolin e femrës, por kurrë s’janë nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë”. Do të ishte tallje, në mos ofendim, në të dy rastet”, shkruan Apolloni i cili tutje ka potencuar se kur thuhet ‘aktori’ ose ‘aktorja’, nënkuptohet gjinia e personit që luan, jo gjinia e personazhit të cilin e luan.

“Cate Blanchet ka luajtur Bob Dylanin, por është nominuar në kategorinë “aktorja më e mirë”. Është kaq e thjeshtë. Ti mund t’i japësh aktores çmimin “Aktori më i mirë”, por është njësoj si ta lavdërosh një grua, duke i thënë “gjynah që s’je burrë”, ose “je aq e mirë sa meriton me qenë burrë”. Pastaj, s’mund t’ia japësh një aktoreje dy çmimet kryesore për dy gjini, edhe sikur aktorja të jetë hermafrodite. Nejse, Kosova shkruan histori në budallaki. Dhe, natyrisht, budallakia ka emër (edhe pse unë s’i di emrat e jurisë)”, shkruan Apolloni. / KultPlus.com

Rina Krasniqi shkruan histori në “PriFest”, çmimet ia dedikon nënës së saj dhe Vjosa Berishës

Aktorja Rina Krasniqi ka arritur të shkruajë histori në festivalin e filmit “PriFest”, shkruan KultPlus.

Krasniqi ka luajtur dy role në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, njëri si Luana dhe tjetri si një burrneshë me emrin Jack.

Kjo është hera e parë në historinë e çmimeve “PriFest” që një aktore arrin të fitojë të dy çmimet, pra për aktoren më të mirë dhe për aktorin më të mirë.

Gjatë fjalës që mori kur fitoi çmimin e parë, Krasniqi tha se këtë film ia dedikon nënës së saj.

“Ajo është personi më i çmuar në jetën time. Gjithashtu këtë çmim ua dedikoj të gjitha vajzave dhe grave të guximshme që kanë lënë gjurmë në jetë. Një prej tyre është Vjosa Berisha”, tha ajo, raporton KultPlus.

Në historinë e Oscars, edhe pse nuk ka asnjë kufizim që një interpretues të fitojë çmimet për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në të njëjtin vit për dy role në të njejtin film, kjo ende nuk ka ndodhur. – edhe pse ka pasur raste kur interpretues janë nominuar për të dy çmimet në të njëjtin vit. /KultPlus.com

PriFest shpërblen me çmimin “Vjosa Berisha” filmin “Virgjëresha Shqiptare”

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 14-të të PriFilm Fest, i cili ka nis më 20 shtator ndërsa përfundon sonte më 25 shtator, shkruan KultPlus.

Tashmë çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Çmimi kryesor “Vjosa Berisha” shkoi për filmin “Virgjëresha Shqiptare” me regji të Bujar Alimanit.

Ky ka qenë vlerësimi i jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë së kryesuar nga: John Mathieson – kinematograf anglez dhe regjisor komercial, Anna Machukh – Drejtoreshë Menaxhuese e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Odesa nga viti 2020, EDVINASI RRAH – anëtar i Akademisë Europiane të Filmit.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. / KultPlus.com

PriFest shpall Alban Ukajn si kineastin më të mirë

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 14-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 20 shtator ndërsa përfundon sonte më 25 shtator, shkruan KultPlus.

Çmimi kineasti më i mirë për vitin 2022 shkoi për aktorin Alban Ukaj për suksesin e tij ndërkombëtar që ai pati në këtë vit.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. / KultPlus.com

“North Pole” dhe “To Vancouver” triumfojnë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në PriFest

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 14-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 20 shtator ndërsa përfundon sonte më 25 shtator, shkruan KultPlus.

Aktualisht po ndahen cmimet e kategorisë së filmave të shkurtër, ku “North Pole dhe “To vancouver” triumfuan.

Përzgjedhjen e fituesve e ka bërë juria e përbërë nga: “Rona kastrioti, Dritan huqi dhe Mitko Panov”. /KultPlus.com

‘Virgjëresha Shqiptare’ mbyll ‘PriFest’, shpaloset fati i gruas shqiptare nëpërmjet dokeve kanunore

Era Berisha

Filmi që ka bërë bashkë aktorët nga Kosova e Shqipëria zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, kur një vajzeje i duhet të sakrifikojë dashurinë e jetës së saj për të vënë drejtësinë në vend. Personazhi i Luanes që vjen nën interpretimin e aktores Rina Krasniqi portretizon njërën ndër traditat tona shqiptare, e që në këtë rast vjen si më e dhimbshmja. “Burrneshat”, janë gratë që sakrifikuan jetën e tyre duke jetuar e vepruar si burra deri në fund të jetës dhe në një moment apo tjetër dëshmohet për rëndësinë që këto gra kanë në trojet shqiptare. Me këtë temë sa të brishtë por aq edhe të guximshme, na shfaqet një histori që nuk e hasim dhe aq shpesh në këtë mënyrë në kinematografinë shqiptare. Andaj, skenaristja Katja Kitendorff, regjisori Bujar Alimani si dhe kasta e mrekullueshme e aktorëve sollën para publikut një temë kaq të veçantë për popullin shqiptar me rastin e premierës së filmit “Virgjëresha shqiptare” në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.

Pak minuta para se ora të shënonte 21:00, ishin të pranishmit ata që dalëngadalë po hynin brenda hapësirës së Kino Armatës. Ishte një radhë tejet e gjatë e një interesim i paparë deri më tani, për të parë filmin e për të shijuar kryeveprën e regjisorit Alimani. E koha që ky film i shumëpritur nga të pasionuarit për traditat shqiptare dhe jo vetëm, të niste, më në fund erdhi. E vetmja dritë nga ekrani i madh në sallë, do të ishte foleja e publikut përgjatë gjithë 120 minutave.

Qysh në skenën e parë, shikuesi rrëmbehet me lumturinë, ndjesinë e paqes dhe lirinë e portretizuar nga disa fëmijë që luajnë mes vete afër liqenit, por shumë shpejt kokën e fusin edhe mospëlqimet e disa çunave për prezencën e vajzës së vetme të pranishme, Luana, e cila bëri që lojën ta fitojnë kundërshtarët e tyre. Është viti 1958 dhe Luana si vajzë e vogël në atë vend takon Agim Shalën, i cili njashtu kritikohet nga çunat e fshatit se ai është asgjë tjetër pos një armik i popullit ngaqë babai i tij, Zef Shala jeton në qytet dhe me këtë rast ai pëson nga ata një lëndim të vogël në kokë nga guri i gjuajtur në drejtim të tij, por shumë shpejt Luana i vjen në ndihmë dhe shkojnë tek shtëpia e tij, aty ku nëna e Agimit, një mjeke me profesion, ia pastron plagën dhe nis të tregojë një tregim, tregim ky që në mënyrë simbolike do të jetësohet përgjatë gjithë filmit.

Luanës, vajzës së qetë me sy kafe si gështenjë, papritmas i përmbyset e gjithë bota. Babai i saj, ia vë një gjerdan në qafë e i tregon që ajo është e “dhanun” te Flamur Fiku, derisa vdekja t’i ndajë. Ai gjerdan do të jetë dëshmitari i gjithë fëmijërisë së Luanës, derisa ajo të rritet e të kalojë nëpër rrugëtime që do të ndryshojnë krejt rrjedhën e jetës së saj. Por deri atëherë, ajo dhe Agimi, takohen fshehurazi diku afër buzës së shkëmbit, aty ku Luana i dhuron bukë e në shkëmbim ai e mëson të lexojë. Takimet e tyre nuk zgjasin shumë, por për aq sa rrinë bashkë, lindin edhe ndjenja të njëjta mes tyre.

Filmi tregon historinë e tyre, të cilët rriten së bashku në fshat por historia e tyre familjare i mban të dy në një shkëmb të varur, por që megjithatë miqësia e tyre do të mbahet e ruajtur për plot 10 vite. Aktorja Rina Krasniqi e sjell Luanen, personazhin kryesor që vazhdimisht rrëshqet nëpërmjet sfidave dhe gropave të krijuara në jetën e saj, por që stabilitetin e saj e arrin atëherë kur zëri i saj bëhet fuqia më e madhe të cilën ajo e posedon.

“Ne nuk jemi kafshë, andaj kemi nevojë për Kanun. Kjo është e vërteta. Lexoje, mësoje Kanunin. Bindu rregullave. Djalin nuk ke me e pa ma”, qenë fjalët e babait të Luanes, drejtuar saj, pasi që fjalët se ata të dy takoheshin vetëm, kishin nisur të qarkullojnë nëpër fshat.

Skenat e radhës vijnë si një pushtim i fuqishëm që shpalosin anët e errëta të fatit të vajzave që rriten në fshat. Një familjare e afërt e Luanës, Angelika, është vrarë nga babai i saj, për arsye të shkeljes së rregullave dhe “çnderimit” të saj, pa martesë. Kjo ndodhi e trondit gjithë familjen deri në rrënjë dhe kësisoj bëhet një “mësim” për Luanën dhe fatin e saj, nëse edhe ajo mendon të ndjek të njëjtën rrugë.

Është viti 1968 dhe Luana, tanimë një e rritur ende është akoma kokë e këmbë e dashuruar me Agimin. Ai ndodhet në shërbimin ushtarak, por kthehet shpejtë dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë këta të dy. Kur ai merr vesh se Luana së shpejti do të bëhet nuse, ai tenton që ta bind për t’u arratisur nëpërmjet kalimit të liqenit të Shkodrës. Por Luana është kokëfortë e kryelartë, e i thotë që ai të niset vetë.

Ndërkohë, në shtëpinë e saj, ajo kushton 1400 grosh. Ky është çmimi i saj si nuse për Flamur Fikun, i cili në takimin e parë të vetëm me të, e ngacmon seksualisht, duke i thënë se “dëshiron ta dijë a është e ndershme”, e i thotë sa ka dëgjuar ca fjalë për një dashnor. Ai tutje i thotë se do t’i mësojë asaj ca rregulla të reja, ngaqë nuk di të sillet në një mënyrë të caktuar, siç dëshiron ai.

Këtë akt, e dëgjon dhe e sheh duke ndodhë edhe vetë babi i Luanes, i cili në tentim e sipër për ta larguar Flamurin nga shtëpia e për ta ndalur martesën për shkak të sjelljes së tij, ai vritet me pushkë nga Flamuri, i cili tutje konstaton se e ka bërë për vetëmbrojtje. “Nuk e kam vra unë por turpi i vajzës suaj e ka vra”, thotë ai në mes të tjerash.

Pa një burrë mbi katër shtyllat e shtëpisë, tanimë jeta e Luanes është në duart e familjarëve të afërt të saj. Xhaxhai i saj dhe të afërmit e tjerë e shpërfillin gjakmarrjen për babanë e saj dhe tutje vendosin që martesën ta qojnë deri në fund. Dhe për ta vazhduar martesën, ajo “testohet” se a është ende e virgjër apo jo. Pasi që del të jetë e “ndershme” ajo është e lirë të martohet me të fejuarin e saj, Flamurin.

Dashuria është ajo që triumfon mbi të gjitha. Luana nuk dëshiron të shkojë nuse në një shtëpi ku gjaku për babanë e saj nuk është marrë. Ajo vendos që të largohet me Agimin dhe familjen e tij, por që fatkeqësisht nuk del të jetë zgjidhja e duhur. Babai i Agimit vdes nga pushkatimi në liqenin e Shkodrës, ndërsa Luana shpëton, dhe në breg e gjen gjerdanin që vjen si një “mallkim” për të. Ajo e pati heq para se të hyjë në ujë por tanimë e merr në dorë dhe përfundimisht vendos që të hakmerret për vrasjen e babait të saj. Ndërkaq, Agimi në këtë kohë është i arrestuar dhe i rrahur në qeli.

Është një moment mes vdekjes dhe të qenurit e gjallë por e vdekur përbrenda. Luana zgjedh këtë të fundit.

Filmi me skenar të Katja Kitendorff, trajton tema mjaft komplekse, dualistike. Ka konceptin ‘burrnesha’ si koncept e nocion ekzistues i Kanunit, që është një nga shtyllat kryesore të këtij filmi. Jo vetëm për ‘burrneshën’ e brendshme të Luanes, por edhe atë të jashtme, në momentin që legjitimohet vendimi i saj për tu bërë pikërisht e atillë.

Luana tanimë si burrneshë, me flokë të prera, me veshje të burrit, e me pushkë në dorë, niset të marrë hakun. Para derës së shtëpisë të Flamur Fikut, në një pozicion gati në mes të ballit, ajo e vret Flamurin me vetëm një plumb. Luana tanimë nuk është nuse për t’u “dhanë” por është “burri” i shtëpisë dhe është personi që motrën e vetë e jep nuse për dashurinë e një djaloshi që kërkon dorën e motrës. Një dashuri të cilën Luana nuk pati fatin ta jetojë.

Karakteri i fuqishëm i Luanes krijohet si rrjedhojë e vendimeve, sakrificave, vizionit dhe gjindshmërisë në momente vendimtare dhe të vështira në jetë, tipare këto që i “përkasin” vetëm një burri. Por, Luana është ajo që i ka të gjitha këto tipare, që s’i patën as edhe familjarët e saj, me ç’rast në një moment të fuqishëm ajo iu drejtohet atyre duke i thanë: “Ju nuk ishit aq burra me marr gjakun për babën tem.”

Shtysa e brendshme mentale e shpirtërore është forca e çlirimit dhe emancipimit, e cila rrjedhimisht në këtë kontekst, e bënë karakterin e Luanes të marrë vendime bazuar në racionalitetin e fakteve, parimeve morale dhe vizionit të së ardhmes.

Përmes këtij filmi është shpalosur para botës një sakrificë e dashurisë për një qëllim të lartë siç është drejtësia në vend. Sakrifica, besimi, komunikimi e respekti, janë shtyllat kryesore të dashurisë.

Pamundësia e marrjes së vendimeve, vendosjes së drejtësisë apo ruajtja e trashëgimisë duke qenë një grua, cilësohen si disa nga arsyet se pse një grua, lejuar nga Kanuni, merr vendimin që të bëhet burrneshë. Prandaj, dhe është një ndër trajtat më dualistike në jetën e atyre grave, gjersa ato të detyruara sakrifikojnë veten e tyre që të fitojnë për herë të parë të drejtat e barabarta në rrethin familjar dhe shoqëror.

‘Besa’ është një normë e virtyt moral, i cili qëndron konstant përgjatë gjithë historisë shqiptare. Mbrojtja e saj është pothuajse e përjetshme në kontekstin e mbajtjes së një ndërgjegjeje të pastër. Luana është një vajzë e cila e mbron me mish e shpirt këtë virtyt, i cili rrjedhimisht lidhet me premtimet e dhëna ndaj familjes dhe ruajtjes së nderit familjar.

Është Luana ajo e cila tani bënë jetën e një “burri”. Pozicioni i uljes, pirja e rakisë, mbajtja e pushkës, veshja, qëndrimi, karakteri, duket se nuk qenë të vështira për t’u portretizuar nga aktorja Rina Krasniqi. Me orën e babit në dorë të saj, ajo tani ka detyrën që të qetësojë gjakrat mes dy familjeve. Dhe këtë e arrin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Tani krejt çka mbetet është paraqitur në vitin 1990. Tanimë, djem e vajza luajnë afër liqenit dhe nuk ka më dallime në mes tyre. Ndërkohë, Luana takohet edhe një herë me dashurinë e saj të parë e të vetme dhe pas kaq shumë kohësh, shikimet mes tyre rrezatojnë plot mall e dhimbje.

Me një copë qelqi është krejt ajo se me çfarë mahnitshëm mbyllet skena e fundit. Në bjeshkë të malit, në vendin e tyre të fshehtë, me qiellin e pastër si uji sipër saj, Luana drejton atë copë drejt diellit dhe gjen paqen në brendësinë shpirtërore të saj, edhe pse copa e zemrës së saj do të mbetet përherë e thyer.

Pastaj, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta ato që në publik dëgjoheshin në një masë tejet të madhe dhe vazhduan për një kohë të gjatë. Ndërsa, pas shfaqjes së filmit ishte ekipi i “Virgjëresha shqiptare”, anëtarët e së cilit dolën në skenë për një fjalë rasti.

“Faleminderit shumë që keni ardhur sonte për të parë premierën e filmit që njëkohësisht përmbylli këtë festival. Është një nder i madh për mua për të japë premierën e filmit këtu sonte. Ky është një film për gratë e forta dhe gjegjësisht është edhe një dedikim për gruan e fortë, Vjosa Berisha”, ka thënë producentja Anita Elsani.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Virgjëresha shqiptare’, të pranishëm ishin aktorët: Alban Ukaj, Rina Krasniqi, Kasem Hoxha dhe Shkurte Sylejmani, producentja Anita Elsani si dhe këngëtarja Eda Zari.

“Herën e parë që lexova për virgjëreshat shqiptare ishte në një artikull në ‘New York Times’ dhe gjithashtu në disa gazeta gjermane dhe më lanë shumë përshtypje. U futa më thellë në këtë temë dhe kjo ishte atëherë në vitin 2008. Prindërit e mi janë nga Prizreni dhe unë kam lindur në Gjermani, por me luftën e humbëm lidhjen me zonat në Shqipëri dhe Kosovë. Doja të rilidhesha në një moment artistik, kështu që iu afrova një shkrimtareje gjermane dhe ajo më pyeti pse do të shkruante një histori shqiptare, kështu që i thashë se ajo është një shkrimtare shumë e mirë dhe është mirë të ekzistojë një këndvështrim nga perëndimi mbi fenomenin. Ne filluam procesin e zhvillimit dhe ishim shumë të suksesshëm me këtë. Por ishte shumë e vështirë dhe një proces i gjatë për të realizuar një film shqiptar nga Gjermania. Pak nga pak, e kemi përfunduar. Dhe na u deshën 10 vjet, sepse është një strukturë e pazakontë. Gjithçka është xhiruar në Shqipëri dhe Kosovë me aktorë shqiptarë dhe kosovarë. Jam e kënaqur që tani gjithçka ka përfunduar dhe tani mund ta nxjerr në botë.” – Anita Elsani

“Ky film mua më ka rritur shumë edhe profesionalisht edhe personalisht si njeri, qenie e aktore. Ka qenë një proces jashtëzakonisht i rëndë por njëkohësisht shumë i mirëfilltë e i dashur për mua për arsye se e kemi bërë me shumë pasion e motiv shumë të madh. Kur njoftohesh me njerëz të nivelit profesional, atëherë edhe ti lartësohesh profesionalisht. Aq sa ka qenë e vështirë, aq ka qenë edhe e lehtë, sepse ka rrjedhë gjithçka si një lum. Është një nga eksperiencat më të veçanta në jetën time. Kemi xhiruar tre muaj gati dhe shpeshherë mbes pa fjalë kur e mendoj se çka kemi kaluar gjatë procesit të xhirimeve. Ne i kemi parë edhe njerëzit që jetonin me të vërtetë atje, në ato skena që ju i shihni në film dhe kjo ka qenë shumë ndihmuese për mua.” – Rina Krasniqi

“Dëshira ishte që muzikalisht tema të rrumbullakoset me një tingull dhe ai tingulli të jetë në vendin e duhur, kohën e duhur. Kemi pasur edhe një ngërç të vogël sepse tema e punës bazohet në një këngë që është e folkut të jugut, asaj pjese të repertorit toskë dhe interesantja ishte qe ndodheshim në veri, që e bënë këtë edhe më epike. Por, i mirë qe edhe bashkëpunimi me kompozitorin kryesor, që ka bërë një ngjizje efikase dhe emocionale, duke afruar kuadrin pranë rolit kryesor, dhe nga ana tjetër është kapur çasti më i fuqishëm emocional.” – Eda Zari

“Kur kam biseduar me Anitën për të luajtur Fikun, që është një burrë në moshë dhe vetë fakti që djali im në film, nuk ka dallim shumë të madh në moshë me mua, ka qenë diçka në të cilën unë kam dyshuar. E dija që grimi bëhej por nëse nuk gjetet një farë ritmi i brendshëm, grimi shkon poshtë. Ndonëse mund të dish ecjen e posaçme, pozitën e trupit, ritmin e posaçëm të brendshëm e jashtëm, përsëri është diçka që nuk mund të gënjehet kur shikohet në sy. Dhe aty e kam pasur ndoshta edhe dyshimin më të madh. Dyshoja se a mund ta arrij të ndërtoj një marrëdhënie që kur personazhi futet në një shtëpi fisnike shqiptare të asaj kohe, vërtetësia e tij të jetë e shpalosur në atë mënyrë që i duhet filmit. Kam qenë goxha skeptik dhe nga paranoja ime, i kam bërë presion të gjithëve. Nuk kam pasur një vetëbesim të duhur por unë kam përcjell shumë rrethanat dhe besa e kam vjedhë ecjen e Arben Camajt, trajneri i kuajve në film.” – Alban Ukaj

“Fillimet e filmit tek ‘Virgjëresha shqiptare’ kanë qenë interesante, e sidomos kur e kujtoj audicionin. Kam parë shumë aktorë të tjerë dhe nuk kam besuar që mund të hyj në një film kaq të gjatë si ky, andaj ka qenë shumë e bukur për mua. Në fillim nuk është se i kam besuar shumë vetës për të arrirë deri aty por falë ndihmës së Anitës dhe Bujarit, që më kanë ndihmuar shumë për të kaluar këtë sfidë, unë ia kam arritur. Roli i Luanës si fëmijë, është një rol shumë sfidues por unë kam arritur të njoh një burrneshë që më ka ndihmuar shumë në rol, e ajo është Rina Krasniqi. Ajo më bëri të besoj se burrneshat ekzistojnë dhe ato janë shumë të forta. Ndihem shumë e lumtur që jam në film.” – Shkurte Sylejmani

“Të qenit shqiptar dhe të jetuarit si shqiptar në Gjermani, e për të bë filma në Kosovë e Shqipëri, është një sfidë me vete, por është shumë e bukur. Në Shqipëri si dhe në Kosovë, është një dashuri tjetër për të bërë filma dhe kjo ndoshta vjen nga mundësitë e pakta që kemi. Unë vij këtu dhe luaj me një pasion krejt tjetër, sepse e gjej këtë dashuri këtu dhe ajo të rrëmben shumë lehtazi dhe i harron të gjitha. Por ndoshta kjo është ajo që na mban me këmbë në tokë, ajo që na bënë të dashurojmë filmin.” – Kasem Hoxha

Kujtojmë se filmi ”The Albanian Virgin” pas premierës botërore në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar, ka fituar dy çmime kryesore, “Çmimin Special të Jurisë” si dhe “Çmimin Ekumenik”.

Po ashtu, “Virgjëresha Shqiptare” ka triumfuar edhe në Festivalin e Filmit në Ostend, duke fituar “Çmimin e Publikut”.

Gjithashtu, aktorja Rina Krasniqi me rolin e saj në “Virgjëresha Shqiptare” është shpërblyer me ‘Special Mention’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cabourg.

Në filmin ”The Albanian Virgin” luajnë: Rina Krasniqi, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku, Alban Ukaj, Shkurte Sylejmani, Lum Veseli, Mimoza Azemi, Rebeka Qena, Blerta Surroi, Valmir Krasniqi, Viktor Zhusti, Nik Xhelilaj, Lulzim Zeqja, Igli Zarka, Jonida Vokshi, Gezim Rudi, Erjon Hodo, Ersiljano Xhelollari etj. / KultPlus.com

“Richter” me regji të Koloreto Cukalit prezantohet me premierë në natën e katërt të ‘PriFest’

Era Berisha

Një tërmet me magnitudë 6.4 ra në orën 03:56 të mëngjesit. Vështirësitë e ndryshme, ndjenja e shpresës që luhatet nëpër skaje kontrastesh dhe të qenurit i qetë në një situatë pa rrugëdalje, është ajo me çfarë duhet të përballet personazhi kryesor, Armando i cili zgjohet nga gjumi në orët e hershme të mëngjesit dhe i shpëton dollapit që bie mu në shtratin e tij. Bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi i metrazhit të mesëm “Richter” nga regjisori Koloreto Cukali është shpalosur mbrëmë me rastin e premierës në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.

Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:56 më 26 nëntor 2019. Dridhja u ndje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe në vende aq larg sa Taranto dhe Beograd, rreth 370 kilometra në verilindje të epiqendrës. Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.

Armando (Besmir Bitraku) vihet në kërkim të ndonjë personi që potencialisht ka mbetur gjallë. Nën rrënoja, ai zbulon trupa të vdekur të banorëve në pallatin ku ai banonte. Prek këmbë e duar të vdekura por asnjëherë nuk ndalon së gjeturi të paktën ndonjë person që ka nevojë ndihmën e tij.

Nuk kalon shumë kohë kur ai dëgjon të qarat e një fëmije, nënë e së cilit është Jerina, personazhi të cilin asnjëherë nuk e shohim por vetëm e dëgjojmë. Të dytë ndërrojnë ca muhabete, teksa mësojnë më shumë për jetët e njëri-tjetrit. Të vetmuar, në errësirë dhe të shtrirë, ata bëhen spiranca shpëtimi për njëri-tjetrin derisa shpresojnë që dikush të vijë për t’i ndihmuar, shpresojnë që të mos jetë shumë vonë dhe shpresojnë që të dalin gjallë nga aty.

05:15

Armando zbulon se valët në telefon i punojnë. Me të shpejtë thirr ndihmën e gjithë shërbimeve, por më kot, askush nuk e hap. Provon të thërrasë edhe burrin e Jerinës, por ai nuk e hap.

06:05

Dridhje të vazhdueshme sa vijnë e shtohen, duke shkaktuar kështu lëndime në dorën e Armandos, i cili shqyen bluzën e tij për të lidhur dorën e për të larguar sadopak dhembjen. Asnjëherë nuk shihet duke qarë, por duke buzëqesh edhe përkundër dhimbjes së tij në kyçin e dorës.

Edhe humori i zi përgjatë skenave të ndryshme, nuk është se mungon. Pastaj, nis e kërkon ndonjë dalje, por çka të shoh tjetër përpos trupave të vdekur. Kthehet në vendin ku ka qenë dhe nis të flasë me veten, duke thënë se ai i mjeri që nuk beson në Zot është gjallë, ndërsa njerëzit e Zotit (fqinji)  kanë vdekur tashmë.

06:32

Gjumi për të shndërrohet në një rutinë më të shpeshtë se zakonisht. Pastaj, vazhdon të lexojë lajme nga telefoni i tij. Në ndërkohë, edhe nëna e tij nga Anglia e telefonon dhe i bën presion që të gjejë një nuse, por Armando asnjëherë nuk e zbulon se ai gjendet i gjallë, nën rrënoja. Vazhdon e shpreson se do të dalë i gjallë nga aty.

Edhe pse asnjëherë nuk kemi ndonjë perspektivë nga bota e jashtme dhe ndodhive jashtë, regjisori Cukali na dhuron botën e brendshme të Armandos.

Duka vazhduar që përsëri të lexojë lajme, Armando sheh se ekipet e shpëtimit po vijnë në vendin e ngjarjes.

Tutje, nuk mungojnë as thirrjet nga puna e tij duke i kërkuar që të vijë më shpejtë apo edhe nga banka ku i kërkojnë që ta paguajë kredinë, të cilat bien ndesh me realitetin që Armando vendos t’ia shfaq atyre.

Ndërsa, edhe pse i shoqi i Jerinës del të jetë një person arrogant që shtyp gruan e tij, Armando vihet në rolin e babait dhe nis e këndon për fëmijën e Jerinës, në mënyrë që sadopak t’ia heq urinë.

16:15

Telefoni i tij është për pak duke iu fikur. Ekipet e shpëtimit më në fund arrijnë në rrënojat ku Armando gjendet, por duhet të presin edhe pak derisa do të mund që potencialisht ta nxjerrin nga aty.

Pas një dridhjeje tjetër, Armando pëson dëmtim edhe në bark për shkak të peshës së rëndë që i bie përsipër.

Nga lëndimet e shumta që pëson, nën meloditë e një pianoje që dëgjohej në prapavijë, Armando fillon të gjakosë nga goja dhe vdes.

Bateria në telefon ndërkaq vie drejt një fundi, duke portretizuar tashmë edhe vdekjen e tij që ngadalë po vinte.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet ato që u dëgjuan në publik. Ndërsa, para shfaqjes së filmit, për një fjalë rasti në skenë doli regjisori Koloreto Cukali.

“Shumë faleminderit që keni ardhur. Është një film i bërë me shumë halle në fakt, financiare dhe jo vetëm. Është një film për dramën e madhe që kemi kaluar si komb në rastin e tërmetit. Dhe më shumë sesa filmi im, ky është filmi i Besit, sepse ju do e kuptoni që filmi me të vërtetë është Besi si aktori në rolin kryesor”, ka thënë Cukali.

Kujtojmë se filmi “Richter” ka arritur të ketë suksesin e parë në “Best Istanbul Film Festival”. Besmir Bitraku ka arritur që të rrëmbejë çmimin “Best Male Performance” me rolin e tij në këtë film. / KultPlus.com

“Nënë” premierë në ‘PriFest’, në fokus pafajësia e fëmijërisë dhe dashuria e dëlirë për nënën

Era Berisha

I bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi “Nanë” me regji të Valbona Jasharit është i vendosur në vitet 1950 në Shqipëri, ku një djalosh i ri me emrin Leka përpiqet të shpëtojë nënën e tij që po vdes. Është një realitet i ashpër i jetës me të cilin ai ballafaqohet në një moment dhe pafajësia e tij si fëmijë është ajo që të rrëmben pas ekranit e të bënë të ndjesh dashurinë, zhgënjimin, vështirësitë dhe të gjitha emocionet që portretizohen përbrenda njëzet minutave, me rastin e premierës së filmit në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.

Është një përvojë emocionale që ka prekur të gjithë të pranishmit mbrëmë në ditën e katërt të festivalit “Pri Fest”. Salla e mbushur në Kino Armatë ka përjetuar një histori sa prekëse e të dhimbshme, aq edhe të bukur e përrallore.

Skena e parë është ajo me të cilën nis gjithçka dhe qysh në fillim regjisorja Jashari ka vendosur të shpalos dashurinë e nënës ndaj fëmijëve dhe anasjelltas. Është një melankoli e mahnitshme që shpërfaqej në tërë hapësirën teksa nëna e Lekës i këndonte fëmijëve me aq ëmbëlsi. Ndërsa, Leka si një djalosh i urtë, i cili punon në pazar ngaqë babai i tij, Gania, gjendet në burgun e Goli Otokut për arsye të mbrojtjes së vatanit, detyrohet të punojë e të kujdeset për nënën dhe tre vëllezërit e tij.

Në anën tjetër, ishin kuadrot e mahnitshme që i ngjasonin fotografive të vjetra të kulturës së hershme shqiptare, ato që thjesht të detyronin që sytë të nguleshin tek ekrani. Bukuria e Parkut Kombëtar të Valbonës në Shqipëri, fshatit Kukaj në Kosovë, fshatit Dardhë në qytetin e Korçës, të linin pa frymë e pa fjalë.

“Nanë” është një version i rritur i një përralle që me vendndodhjet, kostumet dhe dizajnin e prodhimit ka kaluar pritshmëritë e gjithsecilit. Çdo aspekt i filmit ka arritur të arrijë përsosmërinë dhe kjo vërehej qysh në minutat e parë.

Nëna e Lekës qe personazhi që vuante më së shumti. Ishte diçka që nuk e kuptonte as ajo vetë. Teksa lante këmishën me gjak, djersët i shkonin rrëke dhe ishte vetë djali i saj, Leka që ishte i pranishëm në ato momente. Siç shprehej ajo vetë se shpirti i saj po kallej, teksa mushkëritë e saj po nxeheshin, ajo i kërkon Lekës të shkojë e të gjejë tezën Minire, por që fatkeqësisht ajo nuk ishte prezente në shtëpinë e saj. Ndërmjet fjalëve, ajo kërkonte borën: “Ta kisha pas do borë”, dhe kjo ishte tashmë një paralajmërim për atë se çka do të pasonte.

Leka, entuziast në personalitet e naiv në sjellje, vihet në kërkim të borës me shokun e tij më të ngushtë të fshatit. Por, kalon një kohë e gjatë derisa të dytë arrijnë në bjeshkë dhe e mbledhin atë me dy parë duar të vockla. Të gjitha emocionet që lidheshin drejtpërdrejt me personazhet, vinin akoma më me intensitet atëherë kur meloditë e këngëve si “Baresha” dhe “Këngë me fyell” hynin si një rrjedhë e pastër mallëngjimi, me ç’rast e zgjuan nga gjumi të gjithë mëshirën e mbledhur përbrenda secilit të pranishëm në sallë.

Me të kthyer në shtëpi, Leka e gjen nënën e tij të shtrirë në dyshek, ia vendos borën e pakët mu në vendin ku ajo kishte dhimbje, ia puth duart e fytyrën, e i lutet Zotit për ta shpëtuar. Ndërsa, qiriri i dhomës digjej ngadalë në një kënd, edhe shpirti i Lekës nga pak fillonte të digjej.

Një lloj i dëlirë i dashurisë mes nënës dhe fëmijës dhe pafajësia e fëmijërisë janë temat të cilat u shtjelluan në filmin “Nanë”.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta e të gjata ato të cilat zunë vendin e duhur në publik. Ndërsa, para shfaqjes së filmit, për një fjalë rasti në skenë doli regjisorja Valbona Jashari.

“Faleminderit shumë të gjithëve që keni ardhur sonte, e në veçanti familjes time dhe miqve të mi. Ky film është shumë personal për mua dhe ka të bëjë me ngjarjen se si e ka humbur gjyshi im, nënën e vetë. Si të gjithë filmat e tjerë, edhe ky film është bërë me shumë dashuri e përkushtim. Shpresoj shumë që të ju pëlqej”, ka thënë Jashari. / KultPlus.com

“Ditë e Kuqe” premierë në ‘PriFest’, një ditë alarmi për realitetin e vrazhdë të shoqërisë

Era Berisha

Përpjekja e jashtëzakonshme e një nëne dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja e tyre për të marrë atë që ato e meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve, janë shpalosur mbrëmë nëpërmjet premierës së filmit “Ditë e Kuqe” nën regjinë dhe skenarin e Besim Ugzmajlit, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtë gjeti fillimin e tij tek në orën 17:08, teksa të pranishmit veçse kishin zënë vendin e tyre në ulëset në sallën e Kino Armatës. Me një sallë pothuajse të mbushur, errësira qe shoqëruesi i publikut për gjatë gjithë pesëmbëdhjetë minutave.

Me një mënyrë unike, regjisori Ugzmajli ka hedhur dritë mbi shumë faktorë negativ të shoqërisë. Ai nëpërmjet simboleve të ndryshme, artit filmik dhe mënyrës së trajtimit të ngjarjeve, na sjell historinë e Arsa Nolit, një 13 vjeçare e cila është një person me aftësi të kufizuara dhe pasi që ajo nuk mund të flas, ndeshet me sfida të shumta që i hedhen rrugëtimit të saj artistik për të interpretuar lirshëm në një skenë teatri.

Arsa, një vogëlushe e shurdhër dhe nëna e saj Dodona, ish-aktore, duan të jenë pjesë e “Festivalit të Performancës”. Arsa nuk është në listën e pjesëmarrësve por ajo dhe mamaja e saj janë gati të bëjnë gjithçka.

“Ditë e Kuqe” simbolizon një ditë alarmi për shoqërinë, duke sjell në vëmendje gruan si vlerë kulminante. Çështjet sociale krejt lehtazi tregohen nëpërmjet rrëfimeve që ndërtohen në rrafshin psikologjik të situatave dhe personazheve. Imazhet komunikuese janë ato që të shtyjnë drejt njohjes së secilit karakter dhe secilës ndodhi.

Është i realizuar vetëm në “One-Shoot”, dhe xhirimet e filmit kanë përfunduar brenda vetëm një dite, mirëpo në realizimin e tij janë përfshirë afro 150 persona të cilët kanë sjell një pikëpamje ndryshe nga e zakonshmja. Sinkronizimi dhe harmonia përbrenda ekipit, dukshëm kanë rezultuar që filmi të arrijë perfeksionimin. Kjo vërehet më së miri edhe nga puna e mahnitshme e aktorëve si: Teuta Krasniqi, Agron Shala, Orgesa Mehmeti, Bin Sylejmani, Gresa Gashi, Sherif Bega, Egzona Salihu, Milot Salihu e të tjerë.

Ndërsa, përgjatë gjithë filmit në sekuenca të ndryshme vërejmë edhe këndimin njëzëri të korit tashmë të suksesshëm “Siparantum” të cilët qëndrojnë në prapaskenë tërë kohën, me ç’rast këtij filmi ia kanë shtuar edhe një plus tjetër.  

Nëpërmjet “Ditë e Kuqe” shpalosen mesazhe shumështresore, andaj edhe perceptimi i tyre mëton të jetë ndryshe për çdokënd. Diskriminimi, pabarazia gjinore, ngacmimet seksuale, shtypja ndaj grave, paragjykimi, egoizmi e nënçmimi, shtjellohen në mënyrë të duhur dhe shumë reale. E gjitha ndodh në prapaskenë, aty dhe ku këto raste ndodhin më së shpeshti në realitet.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet në publik ato që dukshëm dëgjoheshin në mesin e audiencës. Ndërsa, para shfaqjes së tij ishte ekipi i filmit “Ditë e Kuqe”, anëtarët e të cilit dolën në skenë për një fjalë rasti.

“Faleminderit që sonte jeni këtu me neve. Filmi ka pasur një udhëtim të gjatë, mirëpo asnjëherë ne nuk jemi ndjerë të plotësuar përderisa nuk e kemi shfaqur premierën vendore këtu. Ky film është bërë me shumë pak para por tepër shumë dashuri. Janë mbi 150 persona që kanë marrë pjesë në këtë film dhe ndjej një nevojë të veçantë për t’i falënderuar për gjithë angazhimin e tyre, për shkak se kemi punuar në kushte jo më të mirat të mundshme, mirëpo dashuria i ka tejkaluar krejt ato telashe dhe sot pas këtij viti relativisht të suksesshëm të filmit, kemi fatin që ta shfaqim para jush me shumë kënaqësi”, ka thënë regjisori Ugzmajli.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Ditë e Kuqe’, i pranishëm ishte vetëm regjisori Besim Ugzmajlit.

“Shpeshherë perceptimi i audiencës për të famshmit apo për njerëzit që merren me industrinë e filmit, konsideroj që është komplet një lloj stigmatizimi. Ideja jonë ka qenë për të prezantuar atë se shpeshherë ajo që ndodh prapa perdeve është shumë herë më interesant sesa ato që ne i prezantojmë publikut dhe për të treguar se sa e vështirë është ajo rrugë, në jo vetëm shoqërinë ballkanike por edhe në botë”, thotë ai.

Sipas tij, para së gjithash, për të, procesi është ‘imazhet’ dhe atmosfera, andaj ai këto i vendos në një situatë të caktuar duke i inkuadruar edhe personazhet që ai i konsideron që janë interesant për t’i parë mes vete.

“Filmi ka qenë pjesë e më shumë se tridhjetë festivale, deri tash ka marrë dy çmime dhe momentalisht është i nominuar për ‘filmin më të mirë’ në Gjeorgjia të Amerikës dhe së shpejti do t’i marrim edhe rezultatet. Dje ishte premiera kombëtare e filmit dhe sigurisht që ky nuk është fundi i tij”, përfundon ai.

Kujtojmë se filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në “KO:SH FILM FEST / National Competition”.

Po ashtu, filmi me regji të Besim Ugzmajlit “Ditë e Kuqe” është shpërblyer edhe me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Cerdanya” në Spanjë, konkretisht me “Kinematografia më e mirë”. / KultPlus.com

‘Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra’ premierë në ‘PriFest’, personaliteti që vendosi themelet e kinematografisë kosovare

Era Berisha

Regjisori Besim Sahatçiu është padyshim emër i madh i artit shqiptar, i cili arriti të krijoi karrierë të bujshme e të jashtëzakonshme. Për këtë personalitet me influencë në shoqërinë shqiptare, mbrëmë në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, u shpalos premiera e dokumentarit “Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra” skenarin dhe regjinë e të cilit e krijoi Burbuqe Berisha por që fatkeqësisht e la pa përfunduar, shkruan KultPlus.

Filmbërësja shqiptare vdiq më 27 tetor të këtij viti në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi. Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të “Operës së Kosovës”.

Andaj, mbrëmë në nderim dhe kujtim të saj, është shfaqur dokumentari ‘Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra’, një vepër që regjisorja Berisha na e la si kujtim të fundit.

Ndonëse, salla në Kino Armatë nuk u mbush plot, ishin kujtimet e shumta të personave në dokumentar, ato që sollën një ngrohtësi të papërshkrueshme. Rrëfimet nga Besa Sahatçiu, Besnik Sahatçiu, regjisori Isa Qosja, profesori i dizajnit grafik, Shyqri Nimani, aktorja Shirine Morina, aktorja Safete Rogova dhe aktori Enver Petrovci, jetësuan figurën e regjisorit Besim Sahatçiut, si dhe njëkohësisht shfaqën dashurinë, nderin dhe respektin që e kishin rrënjësisht për të.

Besim Sahatçiu, ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit. U lind më 2 tetor 1935, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen, Besim Sahatçiu i kreu në qytetin ku u lind. Më tej ndoqi dy vjet letërsi botërore në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve, për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, punoi katër vjet si përkthyes në “Rilindje”. Më pas u regjistrua në degën e regjisurës pranë Akademisë së Teatrit e të Filmit në Zagreb, të cilën e përfundoi më 1972. Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra filmave, regjisor i teatrit, regjisor i dhjetëra e dhjetëra emisioneve televizive dhe laureat i dhjetëra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.

Përveç informacioneve që treguan e shtjelluan jetën e tij, ca kujtime interesante si dhe vlerësime të duhura, zunë vend në këtë dokumentar që nisi fiks në orën 21:06.

Ishte regjisori Isa Qosja që kujtonte se “117” ishte një film i jashtëzakonshëm. Një film që sipas tij, solli diçka të re në kinematografinë e Ballkanit. Reagimet e publikut serb në Beograd, ishin të mëdha. Gjatësia e kuadrit, atmosfera e natës dhe para-mëngjesi, cilësohen nga Qosja si diçka e paparë deri atëherë e që pati një ndikim të jashtëzakonshëm.

Po ashtu, ai thoshte se Besimi qe një njeri i urtë i filmit kosovar dhe se komunikimi me aktorët, ishte pika e tij më e fortë. E kujtonte kohën kur Besimi e përtëriti konkursin tradicional “Katarina Josipi” e në juri përfshiu emra të njohur, si: Anton Pashku, Rexhep Ismajli, Ibrahim Rugova, Muharrem Qena.

“Unë tek ‘Era dhe Lisi’ e konsideroj që ka qenë një grimcë e vogël e mundësisë sime për ta parë atë si regjisor. Por kur i kam shikuar veprat e tij dhe duke u rikthyer në kujtesën time se çfarë kam parë, e shoh që Besimi ka vendos themelet e kinematografisë kosovare. Pra, me dy krijimet e tij; ‘117’ dhe ‘Era dhe Lisi’.”

Ndërsa, profesori i dizajnit grafik, Shyqri Nimani kujtoi kohën kur ai dizajnoi posterin e “117”, ku 50% ishte vizuale e pesëdhjetë tipografike. Ai thotë se Besimi qe fëmija i nëntë i familjes, dhe i cili i ka ikur zanatit familjar prej nga dhe vjen mbiemri i tyre.                                                  

“Besimi ka qenë një personalitet i jashtëzakonshëm. Ka qenë një njeri meritativ, ka menduar për temën qysh nga ideja e deri në implementim. Në këtë mënyrë, ai me të vërtetë ka arritur që secilin film ta afrojë drejt përsosmërisë.”

Gjithashtu, aktorja Safete Rogova kujton se Besimi punën më të madhe e ka bërë me aktorët. Ajo e cilëson atë si një pedagog shqiptar që dëshironte t’i mësonte studentët. Sipas saj, pjesën e parë të provave e bënte me rolet kryesore, ndërsa krejt klasën e përfshinte në rolet dytësore.

“Ne kishim nevojë për të. Ai ishte vërtetë një njëri shumë i kulturuar, e njihte klasiken ruse, dramaturgjinë angleze dhe amerikane. Na furnizonte me libra dhe literaturë të bollshme. Ai për të na e heq tremën, shpeshherë ulej ku ulet publiku e na vështronte që ne të liroheshim. Besimi na thoshte se çdo shfaqje është provim për ju dhe kur ballafaqoheni me të, ju veçse e keni dhënë provimin. Na thoshte se mos të mësojmë menjëherë rolin por të studiojmë autorin e të mëshirohemi me personazhin.”

Ajo tutje mbante mend se Besimi pati dëshirë të krijonte edhe “Pigmalonin” me Adem Mikullovcin dhe Dibran Tahirin, por që xhirimet e “Era dhe Lisi” e larguan atë nga teatri, kur dhe rrallë më e panë.

Kurse, aktorja Shirine Morina e kujtonte Besimin si një njeri të afërt me të por edhe shumë inteligjent.

“Atëherë mendonim se Besimi e ka lexuar krejt bibliotekën e Pejës.”

Në anën tjetër, aktori Enver Petrovci e vlerëson Besimin si një shembull me të cilin duhet të punohet në një serial.

“I kam thënë Besimit se ai ka qenë për mua jo vetëm regjisor i parë i filmit në Kosovë, por ai ka qenë një shembull se si vërtetë punohet në një serial. Ka qenë një zotëri në punë. Asnjëherë nuk ka përfol. Sado që ka dhënë, ai ka pas dijeni me dhënë edhe shumë më tepër. Besimi ka lënë gjurmë të mëdha.”

Gruaja e Besimit, Besa Sahatçiu tregonte kohën kur ai pati konkurruar në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Zagreb, dhe se nga gjithsej treqind persona, ishin pranuar vetëm pesë, njëri ndër ta qe edhe vetë Besimi. Për Rita Orën, mbesën e Besimit, Besa thoshte se Rita gjithmonë e kujton dhe e falënderon gjyshin e saj.  

“Rita kujtonte se gjyshi ishte ai që i ka thënë se gjithmonë ajo do të mbërrij lartë dhe Ritës këto fjalë i janë dukur se e kanë shtyrë përpara e se ka arrirë aty ku ajo është. Gjithmonë e kujton dhe e falënderon gjyshin e saj. Besimi ishte shumë i kënaqur e sidomos kur Rita e pati xhiruar filmin e parë, dhe atëherë Besimi më pati thënë mua se Rita do të arrijë shumë.”

Besnik Sahatçiu, djali i Besimit, e kujtonte babin e tij nëpërmjet këshillave të tij.

“Ai ka qenë një idol për mua, na ka dhënë disa këshilla si të gjendemi e të lundrojmë në jetën tonë, në të ardhmen tonë. Na dha atë ndjenjën e drejtë që të mos lakmojmë por të shkollohemi e t’i shikojmë punët e kombit e shtetit. T’i mësojmë gjeneratat e sidomos fëmijët tanë, për të gjitha ato pikëpamje. E shfrytëzoj rastin të them se Rita e donte gjyshin e vetë dhe e përmend shumë. Ajo mburret me prejardhjen e saj dhe veprimtarinë e gjyshit të vetë.”

Përveç këtyre artistëve që shpalosnin kujtime, momente e çaste të ndryshme përbrenda dokumentarit, të futura qenë edhe disa video të vetë Besim Sahatçiut, nga ku edhe po i sjellim disa sekuenca më poshtë.

“Unë i shpëtova zejes së babës dhe katragjyshit, kjo qe për shkak se vëllezërit u rritën e u punësuan në dyqanet e babit. Ky ishte fati im. Në shkollë isha një nxënës i shkëlqyer ndërsa në gjimnaz, merrja pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore. Kësisoj, më lindi dashuria ime e pavetëdijshme për teatrin, filmin, e sidomos për librin.”

“Për artin e regjisë, duhet vite të tana, studime të tana dhe praktikë të madhe për të zbatuar atë në mënyrë të suksesshme.”

“Mbaj mend vetëm që shumë kemi vuajtur së bashku. Shumë erëra e stuhi janë përplasur mbi supet tona.”

Pas shfaqjes së dokumentarit ‘Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra’, duartrokitjet e zjarrta zunë vendin e fjalëve dhe kujtimeve që përçoheshin në atmosferë. Ndërsa, producenti Agron Vula, i cili ka përfunduar filmin e fundit të regjisores Burbuqe Berisha, doli në skenë për një fjalë rasti.

“Ky është filmi i fundit i Buqes, të cilin ajo nuk arriti ta përfundojë por më erdh mua si amanet dhe e kam pasur shumë vështirë ta kryej. Montazhi më ka zgjatur afro tre muaj, dhe gjithmonë e dëgjoja zërin e Buqes, andaj edhe ka zgjatur aq shumë. Buqja ia ka kushtuar filmin një regjisori i cili ka kryer shkollën në Zagreb. Besimi ka qenë ai që i ka nënshkruar diplomat e secilit punëtor të Radio Televizionit të Prishtinës, në atë kohë, e që më pas janë bërë regjisorë”, thotë Vula.

Sipas tij, përpos këtij filmi, regjisorja Berisha e ka pasur idenë për një seri prej dhjetë filmave dokumentarë që ajo i ka pas të përgatitura për t’i nisur por që fatkeqësisht nuk mund të realizohen më.

“Filmi nuk është i përfunduar sepse unë nuk kam dashur të ndërroj asgjë prej asaj që e ka bërë Buqja. Nëse kishim hyrë në montazh së bashku, besoj kish pas ende xhirime të shumta për t’i kryer. Por megjithatë jam shumë i lumtur që filmi është kryer”, përfundon Vula.

Kujtojmë se dokumentari ‘Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra’ është jashtë konkurrencës në “PriFest”. / KultPlus.com

“Drita” premierë në ‘PriFest’, një luftë e dhimbshme ndërmjet hakmarrjes dhe dëshirës për falje

Era Berisha

Një histori e dhimbshme në Kosovë ku konflikti i zgjedhjes ndërmjet faljes dhe hakmarrjes vihet në një piedestal që nuk ka të ndalur, është ajo që ka jetësuar mbrëmë premierën e filmit “Drita” me regji të Daniel Kruglikov në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘. Ndonëse, është krejtësisht ndryshe nga ajo se çfarë publiku kosovar është mësuar të shoh, filmi i stilit ndërkombëtar, mbushi boshllëkun e një zbrazëtie që ka kohë pa u prekur, shkruan KultPlus.

Pak minuta para se ora të shënonte 19:00, ishin njerëzit e shumtë të cilët po mbushnin sallën në Kino Armatë, duke zënë vendet e tyre të posaçme. Pas fikjes së dritave, nën terrin që kaploi vendin, filmi gjeti fillimin e tij.

E cilësuar si një poemë kinematografike për një dashuri të humbur, “Drita” është një dramë në gjuhën shqipe që shpërfaq anët më të errëta të aktit të hakmarrjes. Filmi vë në fokus dashurinë mes Dritës (Arta Dobroshi) dhe Flamurit (Genc Jakupi) në një kohë të trazuar. Por, vdekja e Dritës është krejt ajo që dërgon drejt vorbullës së dhunës, si e vetmja përgjigje kundrejt padrejtësive të shumta.

Kjo ndodh mu atëherë kur i dashuri i saj, Flamuri, kthehet në Prishtinë. Flamuri e di mirë se kush është vrasësi i saj, por cikli shkatërrues i vendos të dy rivalët përballë njëri-tjetrit, aty ku dhuna lëshohet mbi trupin e tyre dhe lufton për mbijetesë.

Lufta shpirtërore e Flamurit midis dashurisë, urrejtjes, hakmarrjes dhe faljes është pika kryesore nëpërmjet së cilës zhvillohet drama. Në atdheun e tij, Flamuri fillon të luftojë me kujtimet, me fajin dhe instinktin primar që e qon drejt hakmarrjes, një reagim ky që shpërfaq ambientin në të cilin ai është rritur.

Lufta është krejt ajo se çfarë ka njohur Flamuri, ndërsa pretendimet si: “Me marr gjak, me marr hak”, apo “Sy për sy”, veçse e bëjnë hakmarrjen, zgjidhjen më të lehtë e më të ndershme që ekziston ndonjëherë. Nëpërmjet kuadrove të ndryshme, të shumta e të llojllojshme, filmi mëton të tregoj se si mund të tejkalohet kjo dallgë vicioze.  

“Drita” është një copëz historie që shpalos luftën e traditën dhe njëkohësisht flet për nevojën për ndryshim me ç’rast shfaq fuqinë e dashurisë, si arma më e fuqishme në mesin e heshtjes, derdhjes së gjakut dhe vrasjes.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet e shumta ato që dëgjoheshin në publik. E në mesin e tyre ishin edhe ato të ekipit të filmit ‘Drita’ të cilët ngadalë dolën në skenë për një fjalë rasti.

Bashkë-producenti Armond Morina, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i ftoi të gjithë për një koktej rasti.

Ndërkaq, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth filmit ’Drita’, e pranishme ishte vetëm aktorja Arta Dobroshi.

“Karakteri i personazhit Drita është arsyeja që ia kemi vendos emrin filmit. Më duket se filmi është i dedikuar ndaj faljes dhe falja është një gjë me shumë rëndësi, andaj edhe mesazhi kryesor është se jeta duhet të vazhdoj përpara. Filmi është plotësisht shpirtëror dhe as ndoshta nuk mund ta shpjegoj, sepse është krijuar në atë mënyrë”, thotë ajo.

Sipas saj, gjatë kohës së provave, kasti i aktorëve ka pasur edhe ndikim në atë se çfarë thuhet në film.

“Sikurse është monologu im në fillim, që i bashkëngjitet edhe videos së refugjatëve. Të gjithë ne kemi qenë shumë të lirë në krijim. Kamera ishte edhe karakter vetë, andaj roli i tij është pothuajse i një personazhi. Ishte një improvizim total”, ka thënë Doborshi.

Krejt në fund, ajo tregon se filmi “Drita” është thjesht një shprehje që vjen nga brendësia shpirtërore dhe del në imazh.

“Regjisori është me prejardhje ruse dhe kur i shohim filmat rusisht të vjetër, e kanë njëfarë ‘voice-over’ që ne e kemi bërë në film, veçse në të njëjtën kohë nuk kemi pasur shumë rregulla në mënyrën e xhirimit. Nuk tregohet një mesazh që duhet me patjetër të merret, por është thjesht një shprehje e shpirtit që del në imazh. Dhe kjo është e bukura e artit”, përfundon Dobroshi.

Regjisori dhe skenaristi David Kruglikov ka një përvojë disavjeçare kryesisht në filma të metrazhit të shkurtër. “Lula” (2007) dhe “Farewell” (2011) janë dy prej projekteve të tij që i kanë paraprirë “Dritës”.

I xhiruar në nëntor të vitit 2018, “Drita” sjell në rolet kryesore aktorët si: Arta Dobroshi, Genc Jakupi dhe Florist Bajgora. Përveç tyre, edhe Armond Morina e Ilire Vinca kanë role në të.

Producentë të filmit janë: Shkumbin Jakupi, Armond Morina dhe Genc Jakupi, ndërsa producent ekzekutiv është Steve Mcqueen (regjisori i filmave ‘12 Years a Slave’, ‘Shame’, ‘Hunger’). / KultPlus.com