Fasada me gurë e Fakultetit të Arteve mbulohet me stiropor

Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë filluar disa punime në fasadën e tij.

Pjesa e poshtme e objektit e cila ka qenë me gurë , është duke u mbuluar me stiropor.

Ky veprim ka ngjallur reagim tek qytetarët të cilët e cilësojnë si veprim të shëmtuar, duke ia humbë origjinalitetin e objektit e me këtë edhe historinë e tij.

Ndryshe, veprim i ngjashëm është bërë edhe në Fakultetin Teknik, ku objekti është mbuluar nga materiali i njëjtë.

Inspektorati i Arsimit anulon rregulloren e Arteve

Inspektorati i Arsimit ka vendosur dje, më 17 korrik 2018, ta anulojë rregulloren për avancime në Fakultetin e Arteve dhe pjesërisht konkursin e Universitetit të Prishtinës (pjesën e Fakultetit të Arteve) për zgjedhjen e stafit akademik, njofton kumtesa nga Organizata për rritjen e cilësisë në arsim.

Ky vendim i Inspektoratit vjen pas rekomandimeve të dërguara nga Inspektorati i Arsimit për Universitetin e Prishtinës me datë 22 qershor 2018 ku kërkoheshin ndryshimet e përcaktuara në vendimin e tashëm. Për shkak të mosveprimit të Senatit të UP-së, rekomandimet janë lëshuar tashmë në formën e vendimit të përmendur, transmeton Koha.net.

Më 18 maj 2018, ORCA ka ushtruar kërkesën për inspektim te Inspektorati i Arsimit ku ka kërkuar anulimin e rregullores për avancimin e profesorëve në Fakultetin e Arteve të UP-së dhe rrjedhimisht anulimin e pjesshëm të konkursit për zgjedhjen e stafit akademik të UP-së.

ORCA i ka bërë këto kërkesa për faktin se rregullorja aktuale e Fakultetit të Arteve e miratuar në muajin prill, cënon rëndë cilësinë e mësimdhënies në UP duke mospërfillu ekzistencën e gradës “Doktor i Arteve”, duke e njohur vetëm gradën “Master i Arteve”, kësisoj duke pamundësuar konkurrencën e doktorëve të arteve dhe doktorantëve të arteve në këtë fakultet.

Miratimi i kësaj rregulloreje do ta rrezikonte të ardhmen e Fakultetit të Arteve për sa i përket akreditimit të programeve ku kërkohen doktorë të shkencave apo doktorë të arteve, dhe po ashtu do ta pamundësonte hapjen e programeve të doktoraturës së arteve në të ardhmen e rrjedhimisht prodhimin e kuadrove që do të mund t’i bartnin programet e këtij fakulteti sipas ligjeve në fuqi. /KultPlus.com

Alban Nimani sulmohet fizikisht në Fakultetin e Arteve

Artisti Alban Nimani është sulmuar sot fizikisht nga një profesor. Sulmi fizik ka ndodhur në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Nimani është shprehur i zhgënjyer nga kjo sjellje e sidomos kur bëhet fjalë për institucionin ku ka ndodhur sulmi.

Më poshtë po ju sjellim shkrimin e plotë nga Alban Nimani:

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt,
Alban Nimani