The Times e ‘kryqëzon’ Shqipërinë në Eurovision: Vajtim mistik, sikur kambana kishe

Albina dhe Familja Kelmendi performuan në natën e dytë gjysmë finale në Eurovizion. Megjithatë duket se kënga dhe interpretimi nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e të gjithëve.

The Times e ka cilwsuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.

“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet. / Express /KultPlus.com

Albina Kelmendi dhe familja dhurojnë spektakël në skenën e Eurovision 2023 (VIDEO)

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë performuar suksesshëm në natën e dytë të festivalit Eurovision Song Contest, përcjell KultPlus.

Publiku në skenën magjike në Liverpool kanë shijuar spektaklin nën interpretimin e këngës ‘Duje’.

Ndërkaq, tanimë votimi është i hapur dhe publiku evropian do të ketë mundësi për të përzgjedhur këngët finaliste./KultPlus.com

Shqipëria përfaqësohet sonte në Eurovision, Albina Kelmendi kërkon mbështetjen tuaj

Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillojë sot natën e dytë ku pritet të paraqitet edhe kënga përfaqësuese e Shqipërisë nga Albina dhe familja Kelmendi.

Albina Kelmendi ka kërkuar mbështetje e publikut sonte pasi është shprehur që ka shumë shpresë për këtë rrugëtim sepse sipas saj kënga është mirëpritur dhe shtete e forta po i shohin si konkurrentë.

“Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë”, është shprehur Albina në emisionin “Ditë pas Dite”.

Kënga “Duje” do të prezantohet sonte në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” rreth orës 22:22 me orën lokale (ose në orën 21:22 në Angli). / KultPlus.com

Performanca e plotë e Albina & Familja Kelmendi në eventin “Israel Calling” në Tel Aviv (VIDEO)


Këngëtarja Albina & Familja Kelmendi po e shijojnë rrugëtimin e tyre për në Eurovision, ku do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj, shkruan KultPlus.

Këto, ditë, artistët përfaqësues të Shqipërisë për në Festivalin e Këngës, kanë performuar live këngën e tyre “Duaje” në eventin “Israel Calling” në Tel Aviv.

Performanca e tyre është pritur mirë nga publiku, përderisa Albina është munduar të krijojë atmosferë në skenë dhe të integrojë edhe publikun për të kënduar bashkë këngën.

Me falënderime e duke dhuruar fjalë dashurie për Izraelin e Shqipërinë, Albina e ka përmbyllur këtë performancë të cilën ne po ju sjellim të plotë.

Ndërkohë ju kujtojmë që festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022. / KultPlus.com

“Duje” në Eurovision, Eriona Rushiti zbulon detaje nga performanca në skenë

Kompozitorja dhe tekstshkruesja Eriona Rushiti ishte e ftuara e Andri Xhahut paraditen e sotme në emisionin “Në radio”. Rushiti ka shkruar tekstin e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2023, e cila interpretohet nga Albina dhe familja Kelmendi.

Kjo nuk është hera e parë për Rushitin që prek magjinë e Festivalit Europian, pasi është edhe autore e këngës “Ktheju tokës” interpretuar nga Jonida Maliqi në vitin 2019. “Ndjesia është shumë e bukur sepse e dua Eurovision-in. Prej vitesh kam ndjekur konkurrencën dhe këngët që dalin hap pas hapi. Sigurisht që prezantimi im i parë ishte më emocional sepse preknim për herë të parë çdo etapë. Tani shumë aspekte të rrugëtimit dihen. Mezi pres periudhën në Liverpool që është fantastike.”

Kënga “Duje” u shpall fituese e çmimit të publikut në “Fest ‘61”, duke marrë të drejtën e prezantimit të Shqipërisë në Eurovision Song Contest. Versioni përfundimtar i këngës është punuar në një studio prestigjioze në Stamboll. “U zgjodh pikërisht ajo studio për faktin që mund të shfrytëzohej orkestra e harqeve “live” dhe shumë instrumente që i duheshin këngës. Aq më tepër që e njohin kulturën tonë. Nuk mund të zgjidhnim një studio të një vendi tjetër që nuk e njeh beat-in tonë dhe kulturën që kemi ne. Kënga mori një frymë më moderne. I kemi qëndruar besnik versionit që u paraqit në Festivalin e RTSH-së, por u fuqizuan disa elemente të tjera.”

Rushiti ndalet edhe te rëndësia që ka performanca skenike. “Këtë vit po punohet shumë mirë për “stage”-in. Aq më tepër që janë gjashtë persona në skenë, gjithçka duhet të jetë korrekte, mesazhi duhet të përcillet qartë. Kam shpresë që kënga “live” do të ketë shumë impakt.”

Performanca do të jetë e kuruar nga drejtuesja krijuese dhe koreografja suedeze Sacha Jean-Baptiste. “Sacha ka qenë bashkë me grupin e saj në Prishtinë për një javë. Ata punojnë me çdo “frame” sekondi, se si do të lëvizim kamerat dhe dritat. Ka punuar me koreografinë për të gjashtë anëtarët. Besoj se do të jetë shumë bukur.”

E pyetur në lidhje me komentet për tekstin e këngës, Rushiti shprehet: “Ne e dimë që Festivali ka gjithmonë konkurrencë. Ndahen fansat dhe ata që nuk donin që kjo këngë të fitonte u përpoqën të kapeshin diku. U kapën pikërisht në faktin që Albina ka krijuar një familje të re, për të cilën nuk bën fjalë kënga. Teksti prek një temë globale, flet për familjen, për dashurinë dhe traditën që kemi patur për familjen. Ishte familja Kelmendi që ma kërkoi tekstin pasi kishin vendosur që do të merrnin pjesë që të gjashtë në Festival. E kishin të qartë idenë: një familje e madhe që flet për vlerat e saj. Çfarë po ndodh sot, jo vetëm në Europë por edhe në Shqipëri, është kriza në familjet tona. Donim të vinim theksin pikërisht këtu: çfarë kemi qenë, ku jemi dhe si duhet të jemi.”

Duket se publiku e ka pritur mjaft mirë këngën. “Më çfarë kam vënë re, komentet kanë qenë të mira. Ka nga ata që e duan shumë këngën. Ka dhe nga ata që pëlqejnë më shumë këngët e bëra enkas për Eurovision-in, siç është kënga e Suedisë sivjet, një formulë e njohur suksesi. Kënga “Duje” është për skenë dhe besoj se aty do ta marrë të gjithë vlerën. Ajo që çoi këtë këngë të jetë fituese, është i gjithë rrezatimi i familjes në skenë. Kam përshtypjen që do të ndodhë edhe në Eurovision.”

Duke qenë se Eriona Rushiti nuk e ka për herë të parë përvojën e Festivalit Europian, ajo ka një këshillë. “Prova, prova, sa më shumë prova. Aq më tepër që janë gjashtë vetë në skenë. Është shumë i rëndësishëm sinkronizimi dhe puna në grup, sepse vokalisht Albina është fantastike. Dhe sa më shumë dashuri për fansat dhe gazetarët sepse kjo gjë ndikon shumë.”

/rtsh.al/

Albina Kelmendi publikon videoklipin e këngës që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

“Duaje” është kënga e interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovionin e këtij viti.

Përderisa jemi shumë afër nisjes së këtij festivali, sot është publikuar edhe videoklipi i këngës “Duje”.

Videoklipi vjen në harmoni me këngën dhe mesazhin që përcjell.

Kujtojmë se Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë të Eurovisionit, më 11 maj, në Liverpul të Britanisë së Madhe, ndërsa në garë janë 37 shtete. / KultPlus.com

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Albina Kelmendi në “Eurovision”

Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.

Festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022. / KultPlus.com

Ardianë Pajaziti për këngën fituese për në Eurovision: Këngë e masës dhe masa e votoi

Festivali i Këngës në RTSH mbrëmë mbylli edicionin e 61-të me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësojê Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen që me këngën ‘Duje’ rrëmbeu fitoren e këtij festivali, fitore kjo që erdhi nga votat e publikut.

Përkundër faktit që Albina mori një përkrahje të madhe nga mediat dhe populli, kishte edhe shumë kritike e njerëz të artit që nuk e vlerësuan këngën “Duje” si të duhurën për Eurovison.

Një reagim të tillë e bëri sot edhe drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti.

Sipas Pajazitit, ishte fat për Albinën që këtë vit fituesi shkoj më vota të publikut, sepse kënga ishte e masës dhe masa e votoi.

“Fat per Albina Kelmendin qe kete vit fituesi shkoj me vota te publikut, kenge e mases dhe masa e votoi”, shkruan Pajaziti.

Kujtojmë që këngëtarja Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por megjithatë Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet në Eurovision nga Albina Kelmendi bashkë me familje. / KultPlus.com

Albina Kelmendi dhe familja do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësojê Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen që me këngën ‘Duje’ rrëmbeu fitoren e këtij festivali.

Festivali i këngës në RTSH përgjatë këtyre tre netëve erdhi me përlot surpriza dhe këngë e interpretime mjaft të bukura./KultPlus.com

‘Hajredin Pasha’ nga Albina Kelmendi (VIDEO)

Këngëtarja e re nga Kosova, Albina Kelmendi, së fundmi ka përpunuar këngën ‘Hajredin Pasha’, shkruan KultPlus

Kjo këngë është përpunuar disa herë nga artistë të ndryshëm por Albina Kelmendi e ka sjellur atë me një performancë shumë të veçantë.

KultPlus, ju sjell këtu tekstin dhe videon e kësaj kënge të kënduar nga artistja e re Albina Kelmendi.

Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k’to malet e Dibres 2x

Valle ku jan o k’to male e Dibres
Bejn’ o kuvend o mo n’ ate fushe t’Gjorices 2x

Ne fushe t’ Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 2x

Se belaja pashen c’e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese 2x

Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane
2x

Hajredin Pasha o mor’ ky hutaq e
S`lidhet Dibra more me kerbaçe 2x

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrine
Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri 2x

N’Malet e Dibres o kane mbet te tane e
Nuk jane pak o mor po 12000 mije e 2x

Hic o ma pak o se 12000
kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti 2x

Hajredin pasha ku e ke lane atin,
ne Diber te Madhe e kam lane te ngratin2x

Albina Kelmendi and Band performojnë sonte në Rockuzinë

Albina, një këngëtare e dalluar nga Talent Show “The Voice Of Albania” performon sonte në Rockuzinë, lokal ky tani më i njohuri për shprehjen e talenteve dhe performancave muzikore të rrymës Rock.

Karriera e Albinës si këngëtare filloi nga Talent Show i njohur “The Voice Of Albania”, ajo nuk u ndal me kaq, pasi që në fillimet e saj u ngjit suksesëshëm edhe në skenën e finales së “Top Fest” me këngën “Nuk ka ma mirë”.
Nga ajo kohë, Albina realizoi edhe dy videoklipe duke filluar me = “Ëndrrën mos ma merr” dhe “Hera e parë”.


Ajo performon në shumë lokale të vendit tonë pasi talenti dhe zëri i saj çdo ditë e më shumë po pëlqehet nga publiku shqiptar.

Të gjithë ata që e duan rokun dhe zërin e Albinës kanë mundësinë ta shijojnë në një nga lokalet më të mira të vendit tonë ku performohet live, sonte në Rockuzinë./KultPlus.com

Albina Kelmendi and Band performojnë sonte në Rockuzinë

Albina, një këngëtare e dalluar nga Talent Show “The Voice Of Albania” performon sonte, me 24 shkurt, në Rockuzinë, lokal ky tani më i njohuri për shprehjen e talenteve dhe performancave muzikore të rrymës Rock.

Karriera e Albinës si këngëtare filloi nga Talent Show i njohur “The Voice Of Albania”, ajo nuk u ndal me kaq, pasi që në fillimet e saj u ngjit suksesëshëm edhe në skenën e finales së “Top Fest” me këngën “Nuk ka ma mirë”.
Nga ajo kohë, Albina realizoi edhe dy videoklipe duke filluar me = “Ëndrrën mos ma merr” dhe “Hera e parë”.


Ajo performon në shumë lokale të vendit tonë pasi talenti dhe zëri i saj çdo ditë e më shumë po pëlqehet nga publiku shqiptar.

Të gjithë ata që e duan rokun dhe zërin e Albinës kanë mundësinë ta shijojnë në një nga lokalet më të mira të vendit tonë ku performohet live, sonte në Rockuzinë. / KultPlus.com