Andrea Bocelli konfirmon datën e albumit të ri

Tenori italian, Andrea Bocelli, së shpejti do të publikojë albumin e tij të radhës.

Billboard shkruan se albumi i tij “Believe” do të publikohet më 13 nëntor, transmeton KOHA.

“Koncepti prapa ‘Believe’ bazohet në tri fjalë: besim, shpresë dhe bamirësi”, ka thënë Bocelli në një deklaratë. “Këto janë tri virtytet teologjike të krishterimit, megjithatë, përtej çdo besimi fetar, ato janë tre çelësa të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kuptim dhe plotësi jetës së secilit prej nesh”.

“Believe”, në bashkëproduksion me Steven Mercurion dhe Haydn Bendallin, është një koleksion të këngëve që kanë inspiruar Bocellin gjatë jetës së tij. / KultPlus.com

Andrea Bocelli kundër Qeverisë italiane për masat e koronavirusit, thirrje qytetarëve t`i refuzojnë ato

Këngëtari i operës italiane Andrea Bocelli ka thënë se është ndjerë “i poshtëruar dhe ofenduar” nga masat bllokuese të vendosura në vend për shkak të koronavirusit.

“Unë nuk mund të largohesha nga shtëpia edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim,” tha Bocelli.

Ai gjithashtu pranoi se nuk bindej rregullat e izolimit dhe beson se ashpërsia e pandemisë kishte qenë e ekzagjeruar. Komentet e tij do të befasojnë shumë pasi ai ishte bërë një simbol i unitetit kombëtar në kulmin e izolimit.

Të dielën e Pashkëve, Bocelli këndoi i vetëm në një katedrale të shkretë të Milanos në një shfaqje solo të transmetuar drejtpërdrejtë të quajtur ”Muzikë për Shpresën”.

Bocelli bëri komentet  e tij në një konferencë në Senatin e Italisë, ku morën pjesë politikanë të opozitës përfshirë Matteo Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë të “Lega Nordit”. Salvini ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte për trajtimin e krizës shëndetësore në Itali.

Një izolim kombëtar u vendos në Itali në fillim të marsit dhe u lehtësua në faza gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalimit të Bocellit, të cilin ai mbajti në italisht, 61-vjeçari tha se nuk iu bind rregullave të karantinës:  sepse nuk mendoja se ishte më mirë ose e më e shëndetshme të qëndroja në shtëpi në moshën time.

“Unë jam në moshë të caktuar dhe kam nevojë për diell dhe vitaminë D, shtoi ai. Bocelli gjithashtu sugjeroi që qytetarët e tjerë duhet të “refuzojnë të ndjekin rregullat”.

Ai tha se kishte menduar se shpërthimi epidemiologjik ishte i ekzagjeruar dhe se ai nuk e njihte njeri në terapi intensive. “Pra, për çfarë ishte gjithë kjo gjullurdi?” pyeti Bocelli.

“Le të refuzojmë të ndjekim këtë rregull. Le të lexojmë libra, të lëvizim, të njohim njëri-tjetrin, të bisedojmë, dialogojmë”, u shpreh këngëtari.

Bocelli, i cili ka dy djem të rritur nga martesa e tij e mëparshme dhe një vajzë me gruan e tij të dytë e cila është dhe menaxherja e tij , Veronica Berti, gjithashtu kritikoi qasjen e qeverisë italiane për rihapjen e shkollave.

“Unë kam një vajzë tetë vjeçare dhe është e paimagjinueshme që këta fëmijë do të duhet të shkojnë në shkollë të ndarë nga një copë peçikllazi dhe të fshehur pas një maske,” tha ai.

“Është e paimagjinueshme që shkollat u mbyllën kaq shpejt dhe me të njëjtën shpejtësi u hapen klubet e natës, ku të rinjtë shkojnë jo për të mësuar, por për të shpërndarë trurin e tyre”.

Bocelli pretendon që komentet e tij ishin “keqkuptuar”, duke shtuar se fondacioni i tij ka ndihmuar shumë njerëz që kanë pasur virusin. Rregullat e izolimit të Italisë tani janë rajonalizuar kryesisht, por maskat në fytyrë janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane, dhe distanca sociale prej një metri kërkohet në hapësirat publike.

Teatrot dhe sallat e koncerteve tani mund të rihapin me një maksimum prej 200 spektatorësh për shfaqje të mbyllura dhe me 1.000 spektatorë për shfaqje në natyrë.

Më shumë se 35,000 italianë kanë vdekur nga koronavirusi./BBC/

Andrea Bocelli: E kam kaluar koronavirusin

Tenori i njohur Andrea Bocelli ka deklaruar ditën e sotme para gazetarëve se ai ka qënë i infektuar me Covid-19.

Ai deklaroi se në 10 mars kishte bërë tamponin ku me pas kishte rezultuar pozitiv por Bocelli shpjegoi se nuk kishte pasur ndojnë problem të veçantë, vetëm pak ethe.

Më tej ai shtoi se e infektuar kishte qenë dhe gruaja e tij.

Ndërsa sot ai ishte në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimi.

Kujtojmë që Bocelli dha koncertin e tij më të bukur të kësaj kohe në sheshin e  boshatisur të ‘Duomos’  në Milano.

Ky koncert u transmetua live në të gjithë botën dhe ishte një përpjekje për të dërguar “dashuri”, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19. /KultPlus.com

Andrea Bocelli thyen rekord botëror me koncertin në katedralen e zbrazur “Duomo di Milano”

Andrea Bocelli ka thyer rekord pasi koncerti i tij “Music for hope” u bë ngjarja më e madhe klasike e transmetuar drejtpërdrejt nga të gjitha kohërat me 35 milionë shikime.

Koncerti magjepsës i Andrea Bocellit, “Music For Hope” nga katetralja e zbrazur Duomo di Milano ka thyer rekordet botërore, shkruan DailyMail.

Performanca e së dielës e këngëtarit të operas,  me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shidër prej 35 milionë personash që e shikuan koncertin 30-minutësh.

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.

Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.

Performanca e jashtëzakonshme e Bocellit ka qenë e transmetuar në më shumë se 100 vende të botës, dhe vazhdon të jetë trend global në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.

Shifrat mahnitëse e bëjnë atë ngjarjen më të madhe muzikore klasike të drejtuar nga të gjitha kohërat, pasi miliona njerëz e shikuan nga distanca në të gjithë botën.

Bocelli tha se është i kënaqur që ka marrë një reagim aq të madh ky koncert dhe që shkoi përtej pritjeve të tij.

“Për një artist, ngjarja është arsyeja e sakrificave të një jete të tërë; për një besimtar dhe një katolik siç jam unë, ishte konfirmim i mëtejshëm i buzëqeshjes dashamirëse me të cilën Ati Qiellor i shikon fëmijët e tij”, tha ai.

Këngëtari i operas tha se ishte nder dhe privilegj për të që dha zërin e tij për lutjet e miliona njrëzve.

Koncerti i Bocellit synonte të dërgonte ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali mes krizës së koronavirusit.

Shikuesit e 61-vjeçarit në të gjithë botën shpërthyen në lot ndërsa e shikonin atë të performonte nga Duomo di Milano e zbrazët. /KultPlus.com

“Muzikë për shpresë”, Andrea Bocelli performancë në Katedralen Duomo (VIDEO)

Tenori Andrea Bocelli po mban një performancë në katedralen Duomo të Milanos, në Itali me rastin e Pashkëve.

Performanca pa audiencë e tenorit vjen në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë. Të krishterët kanë kremtuar sot Ringjalljen e Krishtit në karantinë.

Ndërkohë, Bocelli sjell muzikë shprese në këto ditë të vështira, veçanërisht për italianët, që janë edhe ndër më të prekurit nga Covid-19./ Opinion.al / KultPlus.com

Andrea Bocelli këndon nga ballkoni, përlotë italianët e shkatërruar nga koronavirusi

Andrea Bocelli këndon nga “ballkoni” virtual i Instagramit me Chiara Ferragni dhe reperin Fedez për Spitalin e Camerino , një zonë e Italisë Qendrore e goditur nga tërmeti i vitit 2016, i cili është shndërruar në një Spital Covid 19 gjatë kësaj situate të rëndë për të gjithë italianët.

“Sot më shumë se kurrë, ne dëgjojmë ndërgjegjen tonë, përveshim mëngët dhe bëjmë atë për të cilën ne jemi krijuar për … Bërja e mirë për të tjerët mund të refuzohet në mijëra mënyra, por mbetet, për të gjithë, puna  përparësi. Ne jemi vëllezër, por ne jemi edhe kolegë ”, shtoi ai.

Bocelli ftoi të gjithë të bashkohen forcat, të mblidhen në të gjithë vendin, në mënyrë që së shpejti të mund të kthehemi vërtet për të përqafuar njëri-tjetrin.

Siç shihet gjatë një video në rrjete sociale, të vendosur së bashku nga këngëtari/reperi italian Fedez dhe bashkëshortja e tij, influencuesja e modës, Chiara Ferragni, Andrea Bocelli dhe i biri Matteo performuan muzikë nga shtëpia e tyre, e cila nuk u transmetua vetëm në mediat sociale, por dhe në qytetin e  Milanos, pasi fedez ishte kujdesur për të vendosur një megafon, që do të shpërndante muzikë për të gjithë njerëzit jashtë ndërtesës.

Andrea Bocelli u ul në pianon e tij dhe dha një shfaqje emocionale të “Ave Maria”. Ndërsa njerëzit dëgjonin në ballkonet e tyre, ata shikonin dhe flamujt italianë që valëvitësh nën tingujt e muzikës së zërit brilant, të këngëtarit të mirënjohur italian.

Pas një kënge tjetër të realizuar nga Andrea, të gjithë qëndruan në vend për një moment heshtjeje, me sa duket për të gjithë ata që janë prekur dhe madje kanë humbur jetën nga COVID-19. /KultPlus.com