Komuniteti shqiptar në Festivalin Provincial të Emigrantëve në Argjentinë

Komuniteti shqiptar në edicionin e parë në Festivalin Provincial të Emigrantëve në vitin 1975 në Berisso, Argjentinë.

Në të njëjtin vit u zgjodh mbretëresha e emigrantësve, e cila ishte një lituaneze. Ndër vite më pas ky Festival u kthye në traditë dhe vazhdon të zhvillohet ende sot me një pjesëmarrje masive.

Festivali tashmë zhvillohet në mënyra të ndryshme sipas traditave që vende të ndryshme kanë, një festival shembull i bashkimit dhe tolerancës. / KultPlus.com

Në Argjentinë protestohet kundër mbylljes së shkollave dhe kalimit në mësimin online

Qindra njerëz në Argjentinë protestuan ndaj pezullimit të qeverisë të arsimit ballë për ballë për shkak të përkeqësimit të fundit të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit (COVID-19), transmeton KultPlus.

Qindra njerëz u mblodhën tek obelisku “Obelisco” në qendër të kryeqytetit Buenos Aires me thirrjen e opozitës, duke protestuar kundër qeverisë së presidentit të Argjentinës, Alberto Fernandez, dhe masave të marra pasi rritjes së shifrave të rasteve të Coronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po arsimit ballë për ballë” dhe “Hapini shkollat” shkruante në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët po ashtu brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Protesta u mbajtën gjithashtu përpara rezidencës presidenciale, Rezidencës Olivos, si dhe në vende të ndryshme në Buenos Aires. Demonstratat vazhduan deri vonë.

Presidenti argjentinas Fernandez më 15 prill njoftoi një seri masash të reja kundër pandemisë, pasi rastet me COVID-19 arritën nivelet më të larta në vend.

Në mesin e masave janë pezullimi i arsimit ballë për ballë, kufizimi i qarkullimit jashtë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe mbyllja e qendrave tregtare.

Fernandez njoftoi se masat e reja vlejnë për Rajonin Metropolitian Buenos Aires (AMBA), që përfshin kryeqytetin Buenos Aires, ku jetojnë rreth 15 milion njerëz, dhe 40 rrethe të tjera. Rajoni është më i populluari në vend dhe më i prekuri nga COVID-19. / KultPlus.com

Fuqia e interpretimit të Jahos dhe Pirgut në operën ‘La Traviata’ përmes fotografive (FOTO)

Dy artist të mëdhenj shqiptarë, mbrëmë kanë arritur të mrekullojnë publikun në Buenos Aires. Ermonela Jaho e Saimir Pirgu kanë sjellë një interpretim të shkëlqyer para publikut atje gjatë prezantimit të shfaqjes operistike “La Traviata”, shkruan KultPlus.

Duke sjellë në skenë dy rolet kryesore, me një lojë të mrekullueshme, duke kaluar nga skena në skenë, artistët shqiptarë kanë mahnitur të pranishmit.

Violeta, e sjellë nga Ermonela Jaho dhe Alfredo sjellë nga Saimir Pirgu, janë mëshiruar për mrekulli nga këta dy artistë të cilët u duartrokitën nga publiku i cili qëndroi në këmbë hiq më pak se pesë minuta.

Përmes disa fotografive të publikuara nga Ermonela Jaho, ju mund ta ndjeni fuqinë e interpretimit të këtyre dy artistëve dhe shpirtin artistik që është derdhur në një skenë të madhe siç është ajo në Argjentinë.

Sa duket një interpretim i egër me plot shpirt e emocione, aq edhe një fuqi e madhe që shkrinë një histori, ky interpretim do të mbahet gjatë në mendje nga publiku që e ka ndjekur nga afër. Por, këto emocione e këtë fuqi, mund ta ndjejmë edhe në përmes këtyre fotografive/ KultPlus.com