Sot nis edicioni i tretë i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”.
Festivali do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00 në Kino Atmata në Prishtinë.
“Art Without Limit International”, u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.
“Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive”, thuhet në njoftim.
Festivali do të zgjas deri më 3 dhjetor. / KultPlus.com
Hapet thirrja për aplikim në “Art Without Limit International Film Festival” 2022, shkruan KultPlus.
Pas realizimit me shumë sukses të edicionit të dytë të “Art Without Limit International Film Festival” 2021, i cili u mbajt në Kino Armata në Prishtinë nga data 01 – 03, 2021, tani është hapur thirrja për aplikim për filmat e rinj kombëtar dhe ndërkombëtar për edicionin e tretë të festivali.
Festivali ka karakter dedikues, ku të gjithë filmat që aplikojnë për tu përzgjedhur në programin 2022, duhet të kenë storie rreth aftësisë së kufizuar!
Edicioni i tretë i këtij festivali do të mbahet nga data 01 – 03, 2022 në Prishtinë!
Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës ishte ceremonia e natës finale dhe ndarja e çmimeve e “Art Without Limit International Film Festival”.
Duke patur parasysh se data 3 dhjetor është ditë Ndërkombëtare e aftësisë së kufizuar, mbrëmë ishte një emocion i veçantë pasi që e gjithë mbrëmja ishte në duart e përsonave me aftësi të kufizuar, duke filluar nga bendi i mrekulluar nga Shkodra “The Door-Albania” ku të gjithë anëtarët e bendit janë persona me aftësi të kufizuar!
Programi ishte i pasur me shumë momente të bukura sipas skenarit, por edhe me supriza dhe dhe dhurata për njëri tjetrin.
Faleminderit Teatrit Kombëtar, grupit të grave Lira, publikut të mrekullueshëm dhe artëdashësve që ishin prezent në sallën e Teatrit Kombëtar, korit diplomatik, Ambasadorëve të akredituar në Kosovë, përfaqësuesve të ambasadve, Organizatave të aftësisë së kufizuar, organizatave të shoqërisë civile, mediave, moderatorëve; Elvana Shala dhe Haki Kika, stafit të mrekullueshëm të “Art Without Limit International Film Festival” dhe gjithë atyre të cilët kontribuan që kjo natë të bëhet e mrekullueshme!
Ky edicion i festivalit ishte i përbërë nga 3 juri ; *Juria kryesore e Festivalit *Juria e mediave *Juria e organizatave të aftësisë së kufizuar Pjestarët e jurisë mbrëmë kan ndarë 11 çmime për të gjitha kategoritë e filmave;
1 BEST FICTION “LORIN” Switzerland 2 BEST DOCUMENTARY “POSITIVE ALL THE WAY” United States 3 BEST ANIMATION “PENALTY OF JUSTICE” Ukraine 4 BEST STORY IN THE FILM FOR EMPOWERMENT WOMEN “AFTER RIO” FRANCE 5 BEST SCRIPT “PACING THE POOL” AUSTRALIA
6 BEST CAMERA “THE LEGEND OF ORIOL” By Rubén Jiménez Sanz SPAIN 7 BEST DIRECTOR “TOM’S MARBLES” By Christian Vinciguerra, Rudy Marchello FRANCE
8 BEST STORY ABOUT RIGHTS OF PERSONS WITH DISABILITIES (Ky çmim është ndarë nga juria e organizatave të aftësisë së kufizuar) “THE MOTHER’S SCREENPLAY” By KASTRIOT SAQIPI KOSOVO
9 ART WITHOUT LIMIT (ky çmim ndahet nga drejtuesit e Art Without Limit International Film Festival) “NJË ZË I HESHTUR SHPRESE” ERGYS KAVAJA ALBANIA 10 SPECIAL MENTION “ENDRRA VAZHDON “ By MARVIKS SHANTOJA ALBANIA
11; BEST STORY IN THE FILM (çmim nga juria e mediave) “AURORA” by Massimiliano Gallo ITALY /KultPlus.com
Të mërkurën mbrëma është hapur festivali i filmit “Art Without Limit”, i cili ka fokus filmat që trajtojnë personat e personazhet me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.
Hapja e këtij festivali u bë me filmin “Light Sparks, ku rrëfehej për jetën e Fahri Krasniqit, një burrë që vetëm njërën dorë e kishte funksionale, por edhe me një dorë ai punonte sa një ekip njerëzisht me aftësi “të pakufizuara”.
Fahriu ishte mjeshtër i gdhendjes, përpuimit të drurit, ku krijonte figura e mjete të ndryshme.
Ai etëm me një dorë, kishte krijuar një çifteli speciale të cilës i binte veç me dorën e djathtë dhe i gëzohej jetës.
50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër do të shfaqen në këtë festival, të gjithë me fokus në personat me nevoja të veçantë.
Ceremonia përmbyllëse e këtij festivali do të bëhet me 3 dhjetor dhe ndarja e çmimeve të festivalit do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e dy ditë përpara do të bëhet shfaqja e filmave në “Kino Armata”.
Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit.
Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”. /KultPlus.com
Më 1 deri në 03 dhejtor në Prishtinë do të mbahet festivali ndërkombëtar i Filmit, Art Without Limit, transmeton KultPlus.
Në një njoftim për media thuhet se përveç filmave do të ketë edhe ekspozita, performanca muzikore, diskutime dhe konferenca.
KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Art Without Limit International Film Festival, që mbahet në Prishtinë më 01-03 Dhjetor, 2021”.
Ne besojmë në barazi në mes njerëzve. Ne njohim, pranojmë, çmojmë, festojmë dhe mbështesim dallimet. Ne qëndruam në solidaritet me njëri-tjetrin në edicionin tonë të parë gjatë vitit të kaluar. Ishte kohë reflektimi, mirësie dhe kujdesi më shumë se gjithçka tjetër. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet të cilat bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar .
Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave, hapja e ekspozitës,performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e cmimeve per filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore.
Ju mirëpresim
01-02 Dhjetor Kino Armata Prishtinë ora 18:00 ceremonia e hapjes së festivalit
03 Dhjetor Teatri Kombëtar ora 18:00 ndarja e cmimeve,ceremonia e mbylljes së festivalit
Përzemërsisht ekipi i Art Without Limit International Film Festival. /KultPlus.com
Festivali i Filmit “Art Without Limit International Film Festival” në Prishtinë, me datën 03 Dhjetor 2020 për nderë të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar do ti shfaq online 12 filmat fitues nga edicioni i parë i Festivalit “Art Without Limit International Film Festival” Filmat që do të shfaqen janë filma me shumë çmime kinematografike, poashtu të shperblyer në Festivalin “Art Without Limit International Film Festival” nga juria profesionale në krye me Presidentin e jurisë Z. Veit Heiduschka – Producent nga Austria dhe fitues i çmimit OSCAR! Filmat të cilët do të shfaqen janë; “MATCH” Regjia: Vincent Hazard, France “LOOK BEYOND APPEAREANCES” Regjia; Dervin Usta, Turkey “AN ELEPHANT ON THE MOON” Regjia; Benjamin Barthélémy, France “CUERDAS” Regjia; Pedro Solís García, Spain “MARTIN” Regjia; Donal Moloney, Ireland “HOSPICE OF SANTA BARBARA – MANUEL’S STORY” Regjia; Greg Kroes, Lou Figueroa, USA “WAVE” Regjia; Benjamin Cleary, Ireland “DELIVERY BOY” Regjia; Vinicius Saramago, Brazil “AZAR” Regjia; Diba Ehteshami, Iran “ROUTINE” Regjia; Bekim Guri, Kosovë “DIMA’S GAME” Regjia; Oussayma Canbarieh, Canada “BUILDING 50 HOMES IN MELAMCHI” Regjia; Justin Cava – Janes, Indonezia
Sot ka përfunduar edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”. Ky Festival i cili ishte planifikuar të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë covid 19 është mbajtur online nga data 28 – 30 Shtator 2020. Mbylljen e Festivalit e kanë bërë Drejtoresha e Festivalit; Znj; Ganimete Sava dhe Drejtori Artistik; Burim Haliti, pasi deklaruan se Presidenti i jurisë së “Art Without Limit International Film Festival” njëherit fitues i çmimit OSCAR, Producenti Austriak Z.Veit Heiduschka së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë Sadija Klepo nga Bosnia & Hercegovina, Monika Haas nga Gjermania, Jerzy Palatz nga Polonia, Dainel Edmondson nga Amerika, Shpend Bengu nga Shqipëria dhe Safete Rogova nga Kosova kan sjellur vlersimet e tyre dhe vendosur që të ndajnë 15 çmime në kategori të ndryshme:
FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë GOLD ka fituar filmi “Delivery boy” – nga Regjisori Vinicius Saramago – Brazil
FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë SILVER ka fituar filmi “Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë GOLD ka fituar filmi “Look beyond appearances” Regjia; Dervin Usta- Turqi
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë SILVER ka fituar filmi “Match” Regjia; Vincent Hazard – Francë
FILMI MË I MIRË ANIMACION në kategorinë GOLD ka fituar filmi “Cuerdas” Regjia; Pedro Solis Garcia – Spanjë
FILMI MË I MIRË ANIMACION- në kategorinë SILVER ka fituar filmi “An elephant on the moon” Regjia; Benjamin Barthelemy – Francë
REGJIA MË E MIRË “Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë
SKENARI MË I MIRË “Wave” Benjamin Cleary
KAMERA MË E MIRË “Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil “Martin” Donal Moloney – Ireland
Çmimi i veçantë “FUQIZIMI I GRUAS” i ndahet dy filmave “Azar” Regjia; Diba Ehteshami – Iran “Dimas game” Regjia Oussayma Canbarieh – Kanadë Dhe çmimi “PROJEKTI MË I MIRË I PORTRETIZUAR” i ndahet 3 filmave “Routine” Regjia; Bekim Guri – Kosovë “Building 50 homes in Melamchi” Regjia; Justin Cava Jones – Nepal “Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, Regjia; Greg Krones – USA
Sot më datë 28.09.2020 ka filluar zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” 1, ku nga 500 filma të cilët kan aplikuar, selektorët kan zgjedhur 40 prej tyre që të jenë pjesë e Festivalit. Festivali “Art Without Limit International Film Festival” 1 ishte planifikuar të mbahej në Kino Armata në Prishtinë mirëpo për shkak të pandemisë covid 19 ky edicion po mbahet online nga data 28 – 30 shtator 2020. Sot jan lansuar 13 filmat e parë në web faqen zyrtare www.artwithoutlimit-filmfestival.com dhe në faqen zyrtare në facebook; https://www.facebook.com/Art-Without-Limit-International-Film-Festival-103329747916446
Nesër me datë 29 do të publikohen 14 filmat e radhës, dhe me datën 30 shtator do të publikohen filmat e ditës së tretë! Organizatorët e Festivalit “Art Without Limit International Film Festival” 1 kan planifikuar të ndajnë 11 ҫmime për filmat fitues, e ato janë;
Filmi më i mirë i luajtur (Golden and silver) Filmi më i mirë dokumentar (Golden and silver) Filmi më i mirë animacion (Golden and silver)
Regjia më e mirë Skenari më i mirë Kamera më e mire
Fuqizimi i gruas Projekti më i mirë i realizuar
Juria profesionale në krye me presidentin e jurisë Producentin Austriak Z. Veit Heiduschka fitues I ҫmimit OSCAR, ka filluar ti vlerësoj filmat për secilën kategori, ku të mërkurën në mbrëmje me datë 30 shtator 2020 do ta bëjmë mbylljen e Festivalit dhe ndarjen e ҫmimeve për secilën kategori!