Dua Lipa së shpejti vjen në bashkëpunim me reperin DaBaby

Dua Lipa tashmë i ka bërë bashkë yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”. Por, kush mund të jetë bashkëpunëtori i saj i radhës?

Së fundmi këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri të ditur lajmin se reperi, DaBaby do të jetë bashkëpunëtori i saj i ardhshëm në realizimin e një remixi të ri të këtij hiti, që pritet të lansohet të premten më 2 tetor.

Ndërkaq, mbrëmë ylli i hitit “Don’t Start Now” e postoi një video në Instagramin e saj, përmes së cilës e paralajmëron këtë bashkëpunim me reperin e famshëm.

https://www.instagram.com/p/CFr3Rx3n6km/?utm_source=ig_embed

Ndoshta talenti i yllit të muzikës rep, DaBaby do ta ndihmojë këngën “Levitating” që të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”.

Remixi i parë i këngës erdhi nga albumi i ri i Lipës i realizuar në bashkëpunim me producenten The Blessed Madonna, i cili e mban titullin “Club Future Nostalgia”. Ky incizim shënoi suksese të jashtëzakonshme, kryesisht në toplistat e muzikës dance dhe elektronike./ KultPlus.com

Vesa Luma paralajmëron për këngën e re, bashkëpunim me artisten me famë botërore

Këngëtarja Vesa Luma e cila prej vitesh jeton në Zelandën e Re, mbrëmë në po këtë vend është takuar me një tjetër artiste shqiptare të njohur botërisht, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për këngëtaren Njomza Vitia e cila karrierën e saj po e zhvillon në Amerikë, por një koncert që ajo mbajti mbrëmë në Zelandë të Re bëri që të dy shqiptaret të takohen dhe me këtë rast të konfirmojnë një lajm të ri.

Vesa, përmes një statusi në Instagram ka bërë të ditur që ato janë bërë bashkë për të sjellë një projekt, teksa edhe ka shpërndarë një fotografi të përbashkët.

 “Çfarë nate, Njomza ju jeni e mahnitshme. Çfarë zëri, çfarë performance, shumë krenare me juve. Mezi po pres për këngën tonë, ky është lajmi”, ka shkruar krahas këtij imazhi Vesa.

Një bashkëpunim që po pritet me padurim është edhe ai në mes të Bebe Rraxhës dhe Mc Kreshës.

Kujtojmë që Njomza këtë erdhi në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B3WkgXaJBWc/

Elvana Gjata zbulon bashkëpunimin me reperin e famshëm amerikan (FOTO)

Elvana Gjata javë më parë ka publikuar një album mjaft të suksesshëm të titulluar “3EP”, këngët e të cilit po vazhdojnë të dëgjohen mjaft shumë, shkruan KultPlus.

Tanimë këngëtarja shqiptare do të sjellë një këngë tjetër e që është bashkëpunim me reperin e famëshem Ty Dolla $ign.

Bashkëpunimin me reperin amerikan e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Titulli i këngës është “Off Guard” ndërsa kënga do të publikohet në fillim të muajit tjetër, më 6 prill.


Elvana Gjata po vazhdon rrugën e saj për sukses ndërkombëtar ndërsa është duke bashkëpunuar me producentin Poo Bear./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngën e re në bashkëpunim me Cardi B (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora pas dominimit më 2017 planifikon të sjellë këngë të reja edhe në vitin e ardhshëm që janë pjesë e albumit të saj të dytë.

Ylli i “Anywhere” ka konfirmuar se në muajin e ardhshëm do të ketë duet me Liam Payne për filmin e ri të “Fifty Shades”, por sipas mediave britanike nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet për albumin e saj të dytë, transmeton Koha.net.

MTV shkruan se Rita Ora do të bashkëpunojë me reperen amerikane Cardi B në këngën “Girls”, që pritet të jetë kënga e tretë e albumit të saj.

Rita Ora e Cardi B të dyja janë pjesë e labelit të mirënjohur amerikan Atlantic Records, ndërsa shihet si bashkëpunim që do të rriste famën e Orës në Amerikë, e të Cardi B në Britani të Madhe.

Cardi B është e njohur për këngën e saj “Bodak Yelloë”./ KultPlus.com