Ava Max publikon këngën ‘Every Time I Cry’ (VIDEO)

Këngëtarja Ava Max është një nga talentet më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës,

Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar këngën e saj të re me titull “Every Time I Cry”, e cila në vetëm pak kohë është dëgjuar nga një numër i madh njerëzish në gjithë botën.

Projektet e saj renditen gjithmonë në vendet e para të klasifikimeve muzikore dhe priten me shumë interes nga publiku. / KultPlus.com

Pas fitores në “The Voice”, Gala Aliaj publikon këngën e parë si pjesë e label-it ndërkombëtar (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme shënoi një tjetër arritje të shqiptarëve në botë, për të cilat jemi krenarë. Vajza e Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo interpretoi në finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”. Momenti i fitores ka qenë emocionues për Galën, e cila e nisi këtë rrugëtim shumë rastësisht, por talenti gjithnjë vlerësohet.

https://www.instagram.com/p/CFAwZ-4jddX/?utm_source=ig_web_copy_link

Suksesi sapo ka nisur, pasi ajo ka publikuar vetëm pak orë pas fitores, këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music. Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFB3X3lAHNc/?utm_source=ig_web_copy_link

Sejat Jakupi së shpejti sjellë këngë të re, ia kushton atyre që luftojnë kundër kancerit

Sejat Jakupi është njëri ndër këngëtarët më të shquar shqiptar.

Ngjyra e zërit të tij është unike, ai ka arritur që të përcjellë shumë gjenerata si njëri nga këngëtarët më të mirë të rokut dhe funky-t në hapësirat shqiptare.

Karriera e tij është e lidhur me grupin “Telex”, me të cilin bashkëpunoi për tri decenie. Përvçese solist, Sejati, është edhe kitarist dhe kompozitor.

Së fundmi ai ka punuar në këngën e re solo, e cila do të vijë pas një periudhe të vështirë të cilën ai e kalojë.

Kënga titullohet “Dashuria vetëm mbetë”, dhe është e para video e Sejatit si solo-artist.

Kjo këngë, ka ritëm të ngadalshëm, melankolik dhe i është kushtuar të gjithë atyre që luftojnë kundër kancerit.

Videoklipi i këngës është inçizuar në Holandë. /KultPlus.com

Elina Duni publikoi “Wisdom” (VIDEO)

Zëri i veçantë shqiptarë, siç është Elina Duni, ka sjellë këngën e re, shkruan KultPlus.

“Wisdom”, është kënga e publikuar mbrëmë që vjen në bashkëpunim me grupin “Aksham” në përbërje të: Marc Perrenoudin, David Enhcon, Florent Nissen dhe Fred Pasquan.

Ndërkohë, Elina Duni përmes një postimi në Facebook ka shpalosur datat e koncerteve që do t’i mbajë në Francë dhe Zvicër:

Më 27.02. 2018 në Sunset Sunside Jazz Club, Paris
Më 28.02.2018 në Le Jam, Marseille, Francë
Më 02.03.2018 në La Spirale, Fribourg, Zvicër
Më 03.03.2018 në Nova Jazz, Yverdon, Zvicër
Më 04.03.2018 në City Club, Pully, Zvicër

Publikohet kënga më e re e Rita Orës me Liam Payne (VIDEO)

Rita Ora dhe Liam Payne sapo kanë sjellë këngën e tyre më të re “For You”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “Fifty Shades Freed”, shkruan KultPlus.

“Waiting for a lifetime for you / Been breaking for a lifetime for you,” “Wasn’t looking for love ’till I found you / Ooh na-na ayy, for love, ’till I found you”, është një nga pjesët që këndohet në këtë këngë.

Ditë më parë Rita Ora ka publikuar një video të shkurtër të realizimit të kësaj këngë të cilën duket se e ka shijuar mjaft shumë.

“Ne e bëmë këtë #ForYou, jam kënaqur shumë në studio me Liam Payne”, kishte shkruar Rita në Instragram.

Këngët e filmave tw Fifty Shades Freed, zakonisht kanë kryesuar toplistat, këtu duhet kujtuar disa nga këngët e suksesshme si kënga e Ellie Goulding “Love Me Like You Do, e cila qëndroi për kater javë e para në Official Singles Chart në vitin 2015, ndërsa bashkëpunimi i Zayn & Taylor Swift “I don’t want to live forever” në Fifty Shades Darker, arriti të jetë në pozitën e pestë vitin e kaluar./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngë të re (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka njoftuar se të premten do të publikojë këngën e re.

Projekti i ri i krijueses së hitit “Anywhere” pritet të jetë bashkëpunim me anëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne.

Kënga do të jetë kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngën e re në bashkëpunim me Cardi B (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora pas dominimit më 2017 planifikon të sjellë këngë të reja edhe në vitin e ardhshëm që janë pjesë e albumit të saj të dytë.

Ylli i “Anywhere” ka konfirmuar se në muajin e ardhshëm do të ketë duet me Liam Payne për filmin e ri të “Fifty Shades”, por sipas mediave britanike nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet për albumin e saj të dytë, transmeton Koha.net.

MTV shkruan se Rita Ora do të bashkëpunojë me reperen amerikane Cardi B në këngën “Girls”, që pritet të jetë kënga e tretë e albumit të saj.

Rita Ora e Cardi B të dyja janë pjesë e labelit të mirënjohur amerikan Atlantic Records, ndërsa shihet si bashkëpunim që do të rriste famën e Orës në Amerikë, e të Cardi B në Britani të Madhe.

Cardi B është e njohur për këngën e saj “Bodak Yelloë”./ KultPlus.com

Arilena Ara publikon “Borë në dhjetor”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, sapo ka publikuar këngën e saj më të re.

Pas hitit “Nëntori” që ishte një ndër këngët më të pëlqyera për audiencën shqipfolëse dhe jo vetëm, ajo sonte ka sjellë këngën “Borë në dhjetor”, shkruan KultPlus.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin Kirill Lupinos./ KultPlus.com

Bebe Rexha nesër publikon këngën e re, sjellë pamje nga videoklipi (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka paralajmëruar se nesër do të sjellë këngën e re, shkruan KultPlus.

Ajo përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka paraqitur edhe disa pamje nga spoti i ri.

Këtë këngë ajo e ka bërë në bashkëpunim me rok bendin X Ambassadors dhe reperin Machine Gun Kelly./ KultPlus.com

This Thursday. New song. @machinegunkelly X @xambassadors X Me 🙇🏼‍♀️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re (VIDEO)

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar projektin e tyre më të ri, shkruan KultPlus.

“Duqa mi Duqa” është projekti i tyre i punuar nga Pinkmoon ndërsa kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të ardhshëm “United States of Albania”.

Muzikën e kanë bërë Strike Beatz dhe K-Masteri, kurse miksimi është bërë nga Pressplay, me incizim të Rob Rial në studion Pint./ KultPlus.com

Gjiko sjellë këngën e re, Vedat Bajrami pjesë e videoklipit (VIDEO)

Reperi Gjiko, sapo ka publikuar këngën e tij më të re ‘Papuqe Gucci’, shkruan KultPlus.

Kjo këngën vjen me tekst nga vetë reperi ndërsa për videoklipin është përkujdesur REDBOX Entertainment.

Gjiko videoklipin e kësaj kënge e ka sjellë me skena mjaft interesante, ku përveç kolegëve të tij në videoklip është edhe aktori Vedat Bajrami me personazhin e tij të njohur Sahit Plisi./ KultPlus.com

Ledri sjellë këngën e re (VIDEO)

‘TTZ’ është kënga më e re me videoklip e reperit Ledri Vula, shkruan KultPlus.

Ai sot e ka publikuar këtë këngë muzikën e së cilës e ka bërë Big Bang (REDBOX Entertainment), ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperi.

Videoklipin e ka punuar Supercut me regji të Besian Durmishit e producente Adea Kelmendi./ KultPlus.com

Bebe Rexha sjellë këngën e re (VIDEO)

Bebe Rexha nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e projekteve të reja muzikore.

“Meant to be”, titullohet kënga e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një video të shoqëruar me tekstin.

Pas bashkëpunimeve të suksesshme, këtë herë ajo ka zgjedhur që të vijë me grupin amerikan Florida Georgia Line.

Ky i fundit përbëhet nga dy djem, të cilët kryesisht kultivojnë muzikë të zhanrit “country”, gjersa këtë herë e kanë sprovuar veten edhe në Pop.

Duket se kanë vendosur që ta sjellin vetëm audio dhe tekst për të parë suksesin që do të ketë dhe më pas pritet ta shoqërojnë edhe me klip.

“Kënga ime e re është publikuar tashmë në YouTube. Shumë shpejt do ta shohim edhe klipin e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe. / KultPlus.com

Mentor Haziri lanson këngën “Zemër e vrarë” (VIDEO)

Këngëtari Mentor Haziri, ka lansuar këngën e tij të re të titulluar “Zemër e vrarë”.

Tekstin e ka shkruar vetë Haziri ndërkaq producent është Gent Myftarai.

Klipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative në rrugën “B”, ndërsa është filmuar me vetëm një kuadër. / KultPlus.com

Rita Ora konfirmon datën e lansimit të këngës së re

Rita Ora siç duket do të lansojë së paku edhe një këngë gjatë këtij viti.

Ajo për MTV ka konfirmuar se do ta lansojë edhe një këngë para se të udhëheqë edicionin e sivjetmë të “Europe Music Awards”, që mbahet në Londër më 12 nëntor.

Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se kënga quhet “Anywhere”, dhe do të lansohet më 20 tetor.

“Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, është shprehur Ora.

Rita Ora kohëve të fundit ka lansuar dy këngë të suksesshme, “Your Song”, si dhe bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together”. / KultPlus.com

Alban Skenderaj sjellë ‘93’ (VIDEO)

Këngëtari Alban Skenderaj ka publikuar këngën e re me titull “93” të cilën e ka realizuar me reperin Lyrical Son dhe Dj Oltin.

Për tekstin dhe melodinë janë përkujdesur dyshja e këngëtarëve, derisa producent i këngës është Boocky.

“Nuk je vetëm” është kënga e fundit e Alban Skenderajt që u publikua 2 muaj më parë./ KultPlus.com