Pink Floyd i ka hequr këngët nga shërbimet muzikore në Rusi dhe Bjellorusi

Bendi legjendar britanik Pink Floyd i ka hequr këngët nga shërbimet muzikore në Rusi dhe Bjellorusi, si pasojë e luftës që rusët e kanë nisur në Ukrainë.

Këtë e kanë bërë të ditur me një njoftim të shkurtër në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

“Duke qëndruar me botën në dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, krijimet e Pink Floyd, nga 1987 e tutje, si dhe të gjitha incizimet solo të David Gilmourit, po hiqen nga shërbimet digjitale muzikore në Rusi dhe Bjellorusi.” / KultPlus.com

Eurovisioni ndalon pjesëmarrjen e Bjellorusisë me këngën ‘I will teach you’

Eurovisioni ka ndaluar Bjellorusinë të marrë pjesë në konkursin e këtij viti me këngën ‘I will teach you’, e cila tallet me protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër diktatorit Alexander Lukashenko.

Kënga, e realizuar nga grupi ‘Galasy ZMesta’, u zgjodh nga transmetuesi kombëtar i Bjellorusisë për të konkurruar në Holandë në maj, në vend se të zgjidhej me një votim publik siç ishin hyrjet e tjera në vitet e fundit, njofton Guardian.

‘Galasy ZMesta’ kanë qenë mbështetës të zëshëm të regjimit të Lukashenkos, duke shkruar në faqen e tyre të internetit se ata ‘nuk mund të qëndrojnë indiferentë’ ndërsa protestuesit ‘po përpiqeshin të prishnin vendin që ne e duam dhe në të cilin jetojmë’. I pari i grupit, Dmitry Butakov, një ish-përkthyes ushtarak, ka thënë se ai ka një mentalitet “sovjetik” dhe ende e ka të vështirë të pranojë rrëzimin e BRSS.

Protestat masive shpërthyen në ish-shtetin sovjetik verën e kaluar kur Lukashenko, i cili ka qeverisur me Bjellorusinë për 26 vjet, pretendoi për fitore në zgjedhjet e manipuluara. Në një moment, protestat u dukën se rrëzuan regjimin e tij, por policia u përgjigj me një goditje të dhunshme, duke torturuar protestuesit e arrestuar dhe duke detyruar figurat e opozitës të largohen nga vendi.

Butakov e përshkroi këngën në gjuhën ruse si satirike dhe ka thënë se nuk i drejtohej lëvizjes së protestës. Por Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili drejton konkursin, ka thënë se kishte ngjyrë politike brenda tekstit të këngës.

EBU ka thënë se Bjellorusia do të duhet të rishkruajë këngën, të tentojë për një hyrje tjetër ose të përballet me skualifikim.

Përveç burgosjes së disa prej politikanëve opozitarë dhe protestueseve, regjimi i Lukashenkos ka burgosur edhe disa gazetarë që mbuluan protestat në Bjellorusi./ KultPlus.com

“Mollëkuqet” e Gjilanit përfaqësojnë Kosovën në Bjellorusi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e qendrës kulturore “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e cila së bashku me katër talentet na Gjilani, Edisa Ahmeti, Ilda Nuhiu, Valenta Selimi dhe Yllka Dema, do të nisen për në Minsk të Bjellorusisë për ta përfaqësuar Kosovën në festivalin ndërkombëtar të muzikës “Lemari”.

Kryetari Haziri, pasi u ka uruar suksese në këtë festival, ka thënë se ky është shembulli më i mirë i talenteve që ka Gjilani në këtë dhe disa fusha tjera.

“Unë ju uroj shumë suksese dhe shpresoj shumë që do ta në bëni krenarë të gjithëve me rezultatet e arritura. Mbështetjen e Komunës do ta keni në vazhdimësi”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtoresha e qendrës kulturore “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e madhe që i ka dhënë festivalit “Mollëkuqet”.

“Do ta bëjmë të pamundurën që ta përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrë sa më dinjitetshme dhe të rikthehemi me trofe të fituar nga ky event i madh ndërkombëtar, ku Kosova për herë të parë po merr pjesë. Më 17 prill do të jetë nata finale dhe besojmë që do ta bëjmë krenar vendin tonë”, ka thënë Haziri Nuhiu.

Në këtë takim, suksese i kanë uruar talenteve të Gjilanit edhe kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtoresha e Arsimit, Majlinda Hoxha./ KultPlus.com