Në krahët e tu

Nga: Charles Aznavour
Shqipëroi: Bujar Meholli

Kur jam në krahët e tu
jam në fund të botës,
kur jam në krahët e tu
nuk ekziston gjë tjetër
përveç teje,
nga trupat tanë
që afrohen dhe bashkohen
lind ekstaza brenda nesh
nga vdekja dhe dashuria.

Kur jam në krahët e tu
shpirti im bëhet rebel,
në krahët tu kur jam
më kaplon zjarri
i zemrës tënde.

Bredh e bredh i dehur
dhe për ty ëndërroj
me sy gjysmë të mbyllur,
kam nevojë të jetoj gjatë
kaq shumë dashuri ndiej brenda vetes…

Kur jam në krahët e tu
shkrihem nga kënaqësia
dhe dridhem si purtekë
e ëndërroj
kur ti natën vonë
m’i thua në vesh
ato fjalë që ndryshojnë jetën time.

Jam krejt i pushueshëm
dhe i çlodhur në krahët e tu,
jeta pezullohet
dhe ikë nga toka
për në një tjetër planet.

Sikur në ëndërr jetoj
kur jam në krahët e tu,
nuk kam lodhje
as rraskapitje,
vetëm buzëqesh
ngrohtësia jote më siguron,
Zoti im jam aq mirë.

Të lumtur të lumtur
në delirium,
nocionin e realitetit e humb
mespërmes lotëve dhe qeshjeve,
ti më bën ta zbuloj qiellin.

Në krahët e tu dua të jem
derisa të agoi dita,
në krahët e tu
dua të qëndroj
për dashurinë tonë të thellë
deri në fund të botës
deri atje ku nuk ka gjë tjetër
përveç përjetësisë… /KultPlus.com

French-Armenian singer Charles Aznavour poses during a photo session in Paris on November 16, 2017. / AFP PHOTO / JOEL SAGET

Charles Aznavour, ambasadori i këngës franceze në botë

Reagimet ndaj vdekjes së Charles Aznavour kanë ardhur nga e gjithë bota. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai ishte ne mesin e artistëve të paktë francezë që arritën famë, nga Japonia, Rusia, Kanada dhe shumë shtet të tjera. Ai për gati 70 vjet, ishte ambasadori më i famshëm i këngës franceze duke performuar në më shumë se 100 vende ku i la adhuruesit pafjalë.

Në fund të të 50-tave Charles Aznavour ishte një yll në Francë por ai kërkonte më shumë. Ai ëndërronte Amerikën. Më shumë përpjeke dhe këmbëngulje ai e arrit famën edhe në New York. Përgjatë paraqitjes së tij të parë në Carnegie Hall dhe paraqitjes se fundit në vitin 1999, ai këndoi plotë 46 herë në sallat prestigjioze të New York-ut.

Charles Aznavour mbetet një nga shembujt e paktë të Francezë që arritën suksese në Amerikë. Frank Sinatra, Liza Minnelli dhe Bob Dylan, të gjithë treguan për respektin e madh që kishin për këtë njeri. Madje Bob Dylan nw vitin 1987 tregoi për takimin e tyre për revistën e famshmen Rolling Stone.Liza Minnelli, Barbra Streisand, Quincy Jones, Josh Groban apo Lenny Kravitz po ashtu e kujtuan atë.

Edhe shteti i Kanadës e nderoi të hënën Charels Aznavour, vend në të cilin ai bënte muzikë dhe u nderua si qytetar nderi.
“Një burrë me talent të madh vdiq sot, qytetar nderi i qytetit të Montrealit, ai na bëri të udhëtonim në tingujt e poezisë së tij dhe muzikës së tij, pusho në paqe z. Aznavour”, tha kryetarit të bashkisë së Quebec, Valérie Plante. “Kujtimet dhe trashëgimia e tij do vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës së tij”, ka shkruar Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau.

Charles Aznavour ka udhëtuar në shumë vende nëpër botë dhe ka kënduar në gati 100 vende të tilla. Veçantia e tij ishte se ai shumë shpejt arrinte që të këndonte në gjuhën e vendit që e mirëpriste. Ai ishte një yll edhe në Japoni ku mbajti një koncert në fillim të shtatori, por edhe në Rusi ku kërkonte që të gjente rrënjët e tij sllave. Prandaj me rastin e vdekjes së tij në gjithë botën njerëzit i bën homazhe/culturebox.francetvinfo.fr/KultPlus.com

(FILES) In this file photo taken on November 16, 2017 French-Armenian singer Charles Aznavour poses during a photo session in Paris. French singer/songwriter Charles Aznavour has died at the age of 94 it was announced on October 1, 2018. / AFP / JOEL SAGET

Vdes këngëtari Charles Aznavour

Në vitin e 70-të të karrierës e në moshën 94 vjeçe, sot ka vdekur Charles Aznavour.

Ai ka kompozuar më shumë se 1 400 ka xhiruar mbi 60 filma, transmeton Koha.net.

Me rastin e vdekjes së tij, gazeta Le Monde sot shkruan se Charles Aznavour, ishte Franca.

Me origjinë nga Armenia, ai kurrë s’i harroi rrënjët e veta dhe zë i fuqishëm i këtij edhe para pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Aznavour cilësohet po ashtu si francez i madh pasi karrierën e zhvilloi kryesisht në këtë vend.

Edhe pse ishte aktor, ai nuk pushoi kurrë së qeni këngëtar.

“Jam i interesuar për të gjitha stilet e muzikës. Jam krenar që disa sosh jam i pari që i kam bërë në Francë. Për këtë arsye kam pasur sukses në Magreb, te hebrenjtë e të rusët” kishte thënë ai me një rast./KultPlus.com

Medalje për Charles Aznavour për ndihmën ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit

Këngëtari i famshëm franko-armen, Charles Aznavour (93 vjeç) kaloi ditë të mbushura me emocion në Izrael, kur gjatë një vizite të shkurtër u nderua nga presidenti izraelit, Reuven Rivlin, dhe nga një fshat izraelito-palestinez për ndihmën e dhënë hebrenjve të kërkuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai mori edhe duartrokitje të zjarrta nga admiruesit e tij gjatë një koncerti në Tel Aviv.

Gjatë fundjavës, Aznavour u prit në Jeruzalem, në rezidencën zyrtare të Rivlin dhe mori medaljen e vlerësimit “Wallenberg” për kurajon e treguar nga ai dhe e motra, Aida, gjatë luftës në Paris, kur familja Aznavourian mikpriti, duke rrezikuar mjaft, shumë hebrenj, armenë dhe aktivistë politikë të ndjekur nga nazistët.

Ndërkohë, fshati Neve’ Shalom i dedikoi një pemë ulliri në kujtim të prindërve të tij, Micha dhe Knar Aznavourian./ KultPlus.com

Një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood për Charles Aznavour

I përket thuajse një epoke tjetër dhe është dashur të kalojë shumë kohë, por këngëtari legjendar, Charles Aznavour më në fund e ka një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood.

I njohur për shumëkënd si Frank Sinatra francez, Aznavour ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 vende të ndryshme, këndon dhe flet shumë gjuhë.

Ai ia ka dedikuar madje edhe jetëgjatësinë e tij trashëgimisë së tij kulturore: “Unë jam francez dhe armen. E të dyja këto nuk mund t’i ndaj nga njëra-tjetra. Është si t’i hedhësh qumësht kafesë. Nuk mund t’i ndash. Unë jam i tillë. Kam një emër armen, Sharl Aznavurian dhe në frëngjisht unë jam Sharl Aznavour. Është fantastike të kesh dy kultura të ndryshme”.

Në moshën 93-vjeçare, Aznavour vazhdon të performojë dhe pritet që vitin e ardhshëm të ndërmarrë edhe një turne ndërkombëtar./ KultPlus.com