2 gushti, Dita e Holokaustit ndaj Romëve

Në shumë vende europiane përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.

77 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në Europën e pushtuar nga nazistët, në ditën përkujtimore të sinti dhe romëve, të shpallur nga Parlamenti Europian, 2 Gusht. Kjo datë kujton 4.300 sintit dhe romët e fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau. / KultPlus.com

Koha kur 1,500 hebrenj janë dërguar në dhomat e gazit në Aushvic, një nga aktet më famëkeqe të gjenocidit

Holokausti, i njohur ndryshe si shoah, ishte gjenocidi i hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milion hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.

Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vite më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën… disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrejtë, romët dhe sllavët.

Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin; Kampi i Aushvicit, Dahaut, Mauthausenit dhe Belsenit. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-fashist.

Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.

Emërtimi

Fjala “holokaust” është me origjinë greke nga fjala holokauston , që do të thotë flijim me zjarr, dhe ka gjetur përdorim të madh që nga shekulli i II para epokës sonë, kur për herë të parë u përkthye në këtë gjuhë nga libri i shenjtë i Judaizmit (Torah). Në kuptimin biblik, “holokausti” paraqet një flijim të veçantë të kafshëve për hir të Zotit, ku kafshët e flijuara nuk hahen, por digjen tërësisht si kushtim për perëndinë. Ky term filloi gradualisht të zërë vend edhe në rastet kur ushtrohej dhuna kundër hebrenjve. Përdorimi i termit teologjik “holokaust” për të emëruar krimet e ideologjisë naziste që kishte për qëllim asgjësimin e hebrenjve konsiderohet tejet fyes për çdo hebre,për arsye se krimit i jepet dimension hyjnor.

Nocioni i dytë me të cilin është munduar të zëvendësohet termi “holokaust” është fjala hebraishte “shoah”, që në disa gjuhë përkthehet me fjalën “katastrofë”.

Persekutimi me ardhjen e nazistëve në pushtet

Ylli i verdhë i Davidit me mbishkrimin ‘Jude’ (Hebre), të cilin komuniteti hebre u detyrua të qepte në rroba.

Më 1 prill 1933, nazistët nxitën aksionin e tyre të parë kundër hebrenjve gjermanë duke shpallur një bojkot të të gjitha bizneseve të drejtuara nga hebrenjtë. Dy vite më vonë, ndërkohë që pushteti i tyre vijonte të konsolidohej, Partia Naziste miratoi të ashtuquajturat Ligje të Nurembergut , të miratuara më 15 shtator 1935, të cilat ishin krijuar për të përjashtuar hebrenjtë nga jeta publike. Këto ligje u hoqën hebrenjve shtetësinë gjermane, ndaluan martesat midis gjermanëve dhe hebrenjve dhe vendosën precedentin ligjor për legjislacionin anti-hebre që pasoi.

Brenda natës më 9 dhe 10 nëntor 1938, nazistët nxitën një pogrom kundër hebrenjve në Austri dhe Gjermani të quajtur Kristallnacht (Nata e kristaltë), ku përkrahës të Partisë Naziste plaçkitën dhe dogjën sinagoga, biznese hebrenjsh, thyerjen e xhamave të bizneseve dhe dhunë e sulme fizike ndaj hebrenjve. Rreth 30,000 hebrenj u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda një nate.

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, nazistët urdhëruan hebrenjtë të mbanin një Yll të verdhë të Davidit në veshjet e tyre, në mënyrë që ata të mund të njiheshin dhe të shënjestroheshin lehtësisht.

Konferenca e Wannsee dhe Zgjidhja Përfundimtare

Konferenca Wannsee u mbajt në Janar 1942, në liqenin Wannsee në afërsi të Berlinit dhe ishte një takim i zyrtarëve nazistë që zyrtarizoi axhendën për vrasjen masive të miliona hebrenjve evropianë. Konferenca siguroi bashkëpunimin e degëve të ndryshme të qeverisë gjermane në qëllimin nazist të “Zgjidhjes Përfundimtare”, eliminimin e të gjithë hebrenjve në territoret e pushtuara nga forcat gjermane.

Inspektimi nga ana e partisë naziste dhe Himleri në kampin e Dachaut më 8 maj 1936.

Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz

Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura… ishin bërë të zakonshme.

Tani terrori ndaj njerëzve në kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin t’i mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit.

Mbytja me gaz brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrej.

Statistikat e holokaustit

Holokausti është një nga aktet më famëkeqe të gjenocidit në historinë moderne. Mizoritë e shumta të kryera nga Gjermania naziste para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shkatërruan miliona jetë dhe ndryshuan përgjithmonë fytyrën dhe historinë e Evropës.

Sipas Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në SHBA, pak më shumë se 17 milionë njerëz u vranë gjatë Holokaustit, por asnjë dokument i vetëm nuk ekziston që të regjistrojë numrin e përgjithshëm. Gjashtë milionë prej tyre ishin hebrenj – gati dy të tretat e të gjithë hebrenjve evropian. Rreth 1.5 milionë fëmijë hebrenj dhe mijëra fëmijë romë, gjermanë dhe polakë vdiqën në Holokaust.

Kampi i Dachaut u krijua për të mbajtur kundërshtarët politikë. Në kohën e Krishtlindjeve 1933 rreth 600 të burgosur u liruan si pjesë e një veprimi falës. Tabloja e mësipërme përshkruan një fjalim nga komandanti i kampit Theodor Eicke drejtuar të burgosurve që po liroheshin.

Në kampin e Aushvicit vetëm u vranë mbi 900.000 hebrej. Përveç hebrejve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë.

Holokausti dhe shqiptarët

Para nisjes së luftës, qëndrimi i Mbretit Zog ndaj hebrenjve ka qenë dashamirës, madje ai bëri thirrje edhe për pranimit në Shqipëri të hebrenjve të cilët do t’i pajiste edhe me toka, me qëllim që të fitonte përkrahjen e komunitetit të fuqishëm ndërkombëtar hebre. Deri në fund të luftës, Shqipëria ishte shtëpia e rreth 3.000 hebrenjve për shkak të guximit të shqiptarëve që treguan solidaritet duke rrezikuar jetën e tyre për të siguruar një strehë për hebrenjtë që arratiseshin nga vendet fqinje.

Në Shqipëri, gjermanët nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe regjistrimit, grumbullimit dhe deportimit të hebrenjve për në kampe të shfarosjes, kryesisht për shkak të numrit të vogël të popullsisë hebreje në Shqipëri. Sipas statistikave gjermane të vitit 1941, në Shqipëri banonin rreth 200 hebrenj. Udhëheqja shtetërore vendase, e cila përkrahu pushtuesit, ishte më e pavarur prej tyre komandës gjermane. Në Shqipëri nuk dolën kurrë ligje antihebreje as nga drejtuesit e saj dhe as nga gjermanët, siç dolën në vende të tjera dhe as nuk iu kërkua hebrenjve të qepnin në rroba Yllin e Davidit.

Ndërkohë që shumica e vendeve të pushtuara, nisën të dorëzojnë popullsitë hebreje te autoritetet gjermane, në Shqipëri ndodhi e kundërta.. Shqiptarët i mbrojtënhebrejtë dhe i mbajtën edhe në familjet e tyre. Në Shqipëri nuk pati ndjenja naziste apo struktura të mirëfillta të partisë Naziste. Kishte individë progjermanë, por jo nazistë. 

Lamtumirë Shqipëri! Më keni dhënë kaq shumë mikpritje, mbrojtje, miq dhe aventura. Lamtumirë Shqipëri! Një ditë do t’i them botës se sa të guximshëm, se sa të patrembur, se sa të fortë dhe se sa të besës janë djemtë e tu, sesi as vdekja dhe as djalli nuk mund t’i trembin. Në qoftë e nevojshme, do të them se si mbrojtën ata një refugjate dhe nuk lejuan që ajo të dëmtohej edhe në qoftë se ajo mbrojtje do të kërkonte jetën e tyre. Portat e vendit tuaj të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. – Irene Grunbaum, e mbijetuar. Marrë në librin e saj autobiografik “Shpëtimi përmes Ballkanit”. / KultPlus.com

Zentralbild Das im März 1933 von der Hitlerfaschistischen Diktatur für politische Gegener eingerichtete Kozentrationslager Dachau. Zum Weihnachtsfest 1933 werden aus den verschiedenen Lagern etwa 6000 Häftlinge im Rahmen einer Gnadenaktion entlassen. U.B.z.: die Rede des Lagerkommandanten an die im KZ Dachau zur Entlassung kommenden.

Shpëtoi 669 fëmijë nga Holokausti, befasia që i bënë pas 50 vitesh emocionon pafund (VIDEO)

Ky burrë ishte i ftuar si një spektator në një spektakël televiziv. Nuk arrinte të kuptonte përse papritur të gjithë u ngritë në këmbë. Përgjatë 50 vjetëve ai ka ruajtur një sekret të madh, i cili më në fund u zbulua.

Nicholas Winton filloi i vetëm të shpëtonte fëmijë hebre nga holokausti, arriti të shpëtonte 669 fëmijë, pjesa më e madhe ishin fëmijë hebre nga Cekoskollavkia duke i dërguar në Angli. I ndihmoi duke u gjetur familje të reja për ta. Pjesa më e madhe e prindërve të këtyre fëmijëve kishin vdekur në kampin e përqendrimit të Auschwitz. Winton nuk ka folur kurrë me askënd për këta fëmijë, deri në momentin që Greta, gruaja e tij, gjeti një album të dhënash, 50 vite pas ndodhisë.

Albumi përmbante emrat edhe fotografit e  çdo fëmije të shpëtuar nga Winton. Gruaja e tij dërgoi njërin prej albumeve një gazetari dhe Nicholas u ftua në një spektakël televiziv. Ishte gjithçka e qartë se njerëzit ulur afër tij ishin fëmijët që ai kishte shpëtuar. Ishin rritur dhe kishin ardhur personalisht ta falënderonin për ndihmën e dhënë.

Nicholas Winton vdiq në vitin 2015 në moshën 106 vjeçare. /KultPlus.com

Një histori nga Holokausti: Dhoma e fshehtë që shpëtoi jetën e një vajze të vogël

Një vepër e rëndësishme e piktorit rus Vasil Kandinski mund të shitet për një shifër rekord në Londër pas disa javësh. Por pas shitjes qëndron tragjedia dhe heroizmi i një familjeje, e gjitha e përshkruar në një ditar të papublikuar, shkruan “BBC”.

Ai nis me një vajzë të vogël që fshihet në një dhomë sekrete. Një grua i thotë “rri urtë, shumë urtë, mos bëj zë, askush nuk mund ta dijë që je këtu, askush! Më dëgjon?” Gruaja është dadoja e vajzës, e cila kujdesej  për të në shtëpinë ku qëndronte me nënën e gjyshen.

Nëse bën zhurmë dhe dikush e dëgjon, mund të vritemi të gjithë nga gjermanët. Më kuptove?” vajza nuk e di se nuk do ta shohë më shtëpinë dhe të ëmën e gjyshen sërish. Ajo nuk e njeh këtë vend, shtëpinë e dados apo familjen e saj. Por ajo do të kalojë 2 vjet e gjysmë këtu, e fshehur në një dhomë të vogël, pa askënd veç një elefanti lodër të quajtur Xhambo dhe e gjitha për shkak të një sekreti vdekjeprurës.

Vajza e vogël, Dolli, është çifute. Është viti 1943 në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët.

Historia e Dollit ka paralele mbresëlënëse me historinë e famshme të luftës, Ana Frank dhe në fakt, Ana fshihet në një shtëpi tjetër më pak se dy milje larg në të njëjtën kohë. Vajzat nuk e njohin njëra-tjetrën dhe nuk takohen kurrë. Ana dhe familja e saj u kapën në vitin 1944 dhe u dërguan në Aushvic. Nëna,  babai dhe gjyshja e Dollit vriten në Aushvic, por ajo mbijeton.

Tregimet e Anës  për jetën në fshehtësi, “Ditari i një vajze të re”, bëhet një nga dokumentet më të rëndësishme të Holokaustit. Historia e Dollit se si ajo ia del t’i mbijetojë luftës është ruajtur në një ditar të pabotuar, por lidhet më shumë me një vepër arti se sa një libër.

Është një kryevepër epokale moderniste dhe është qendra e një fushate për të vendosur përkatësinë e familjes së Dollit mbi një koleksion arti që e humbën gjatë luftës. Piktura do të dalë në shitje më 1 Mars dhe mund të arrijë vlerën e 42 milionë Dollarëve, një rekord botëror për artistin që e krijoi.

Ata thonë se çdo pikturë rrëfen një histori dhe kjo tregon historinë e familjes së Dollit, kush ishin dhe çfarë iu ndodhi. Vepra është Murnau mit Kirche II, e pikturuar më 1910 nga mjeshtri rus Vasil Kandinski. Ajo varet dikur në vilën elegante ku jetonin gjyshërit e Dollit, në Potsdam, jashtë Berlinit.

Në kujtimet e saj, Dolli përshkruan një skenë të dëshpëruar teksa prindërit e saj ia besuan vajzën e tyre dados Ana ndërsa bënin maksimumin për ta mbrojtur nga tmerri që do të ndodhte.

Ishte natë e vonë, unë isha në gjumë kur zëri i butë i nënës sime më zgjoi. ‘Dolliçen, duhet të zgjohesh tani. Nuk ka zbardhur ende’. Ajo erdhi dhe u ul në shtratin tim e më pas edhe babai im. Ata thanë se duhet të largoheshin për dy javë sepse gjermanët kështu donin, por më pas do të ktheheshin… zilja e derës papritur ra fort dhe gjatë dhe babai im hapi derën. Tre oficerë të policisë naziste hynë brenda, me këpucët e tyre që bënin një zhurmë të fortë kërcitjesh. Ata bërtisnin me zë të lartë dhe të ashpër të gjitha llojet e urdhrave që të gjithë të nxitonin: ‘Shpejt, shpejt, ndryshe do të qëllojmë!’ U fsheha  pas Anës dhe isha e frikësuar, shumë e frikësuar”.

Prindërit e Dollit u kapën. Kjo ishte hera e fundit që ajo do t’i shihte. Ditën tjetër ajo përshkoi e vetme  rrugën e rrezikshme përmes qytetit për në shtëpinë e Anës. Nazistët i detyronin hebrenjtë si Dolli që të mbanin një yll të verdhë por Ana e kishte shqepur nga xhaketa e vajzës dhe i kishte thënë se tani ajo duhet ta thërriste teze. Një pjesë e shtëpisë së Anës shërbente si dhomë vizitash mjekësore dhe kishte një aneks të vogël e të fshehur.

Kjo u bë shtëpia e Dollit për 30 muajt e ardhshëm.

Ajo kishte dy libra, një Bibël fëmijësh dhe disa përralla, që i lexonte e rilexonte.  Një poster i zbehur që shkruante “Zoti sheh gjithçka”varej në mur dhe Dolli pyeste veten se si ai mund t’i shihte të gjithë, përfshirë atë.

Në mbrëmje kur kishte vizita, unë duhet të qëndroja në errësirë gjatë vjeshtës e dimrit. Shpesh shtrihesha  në dysheme dhe numëroja këmbët e pacientëve që prisnin nëpërmjet një të çare të derës”.

Vetmia e saj thyhej nga tmerri i kontrolleve policore. Ana e fshihte Dollin poshtë pllakave të dyshemesë ose në një raft nën lavaman. Ajo bëhej ‘e padukshme’ mes koshave e shtupave.

Kur oficerët gjermanë hynin në kuzhinë, Ana luante të pafajshmen. Ajo bënte humor gjerman dhe i sillte rrotull me një gisht, por sapo ata largoheshin, ajo binte si leckë e lagur dhe dridhej e tëra”.

Për një vajzë të vogël, një nga gjërat më të vështira ishte të rrinte urtë, kështu që kur forcat aleate çliruan Amsterdamin më 1945 dhe Dolli nuk fshihej më, lumturia dhe çlirimi i shprehej edhe në zhurmat e përditshmërisë.

Si shumë të tjerë nuk kisha këpucë. Ky problem u zgjidh me ca nallane druri që krejt papritur shiteshin ngado. Një shollë druri dhe dy rripa. E adhuroja kërcitjen. Më lejohej të isha aty dhe çdokush mund ta dëgjonte dhe i lejohej ta dinte. Lejohesha të jetoja sërish, plotësisht e gjallë”.

Dolli jetoi deri në të 70-at dhe duke gjykuar nga ditari i saj, e shijoi jetën.

Piktura Murnau mit Kirche II është një nga më të rëndësishmet e Kandinskit sepse vjen nga një periudhë e artit të tij kur po hynte në gjininë abstrakte, e cila do të kishte një ndikim shumë të madh në shekullin XX. Historianët e artit thonë se piktori kishte dhuntinë e sinestezisë: ai mund të shihte një ngjyrë dhe të dëgjonte muzikë.

Duket e drejtë që kryevepra e tij e humbur dhe e gjallë të lidhet me historinë e një vajze të vogël që gjente lumturinë në muzikën e përditshme të hapave në rrugët e çliruara./ KultPlus.com


Mes kujtimit të së kaluarës dhe reflektimit në të ardhmen, përkujtohen viktimat e Holokaustit

Flonja Haxhaj

Për herë të parë në Kosovë, në dy vjetorin e shënimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe në shënimin e 78-vjetorit të Holokaustit, u mbajt ceremoni përkujtimore në Ditën Ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të ngjarjes që mbeti një njollë e zezë në histori, shkruan KultPlus.

Rreth 6 milionë hebrenj u vranë mizorisht në kampet e përqendrimit të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mesin e tyre gra, burra e fëmijë.

 Në këtë akademi përkujtimore, e para fjalën e mori ambasadorja  e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv e cila u shpreh e nderuar për organizimin e kësaj ceremonie, e cila vjen pas dy vitesh marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Shteti i Izraelit dhe Republika e Kosovës shënojnë sot 2-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me njëri-tjetrin. Dhe sot është një nder i madh të mblidhemi këtu në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për t’iu bashkuar ceremonisë së përkujtimit organizuar për herë të parë në Kosovë në nderim të Ditës Ndërkombëtare të kujtimit të Holokaustit”, u shpreh Ziv

“Kanë kaluar saktësisht 78 vite, që nga janari i vitit 1945, dita e çlirimit të Aushvicit, kampit gjerman të koncentrimit, e kjo ndodhi pas pesë viteve vonesë. Kampi i Aushvicit ishte fabrika më e madhe e vdekjes në Luftën e Dytë Botërore, e fatkeqësisht edhe në kampet e tjera ky horror vazhdoi për muaj të tërë”, tha Ziv duke përkujtuar viktimat e Holokaustit, një prej ngjarjeve më të rënda në histori.

Më pas, fjala iu dha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili fillimisht shprehu mirënjohjen e tij në pjesëmarrjen e ceremonisë përkujtimore të viktimave të Holokaustit, që u mbajt për herë të parë në Kosovë.

“Si një shenjë e një miqësie të re mes dy kombeve, ne jemi mbledhur këtu për të përkujtuar Holokaustin, një prej rezultateve më të errëta të historisë së njerëzimi”, deklaroi kryeministri Kurti.

“Në mes të kësaj errësire kishte edhe një fije drite, 27 janari i vitit 1945 nuk ishte një ditë e trishtë, por një ditë e lumtur sepse atë ditë Aushvici u çlirua dhe ka gjithashtu histori të njerëzve të guximshëm në mbarë Evropën, përfshirë edhe familje nga Kosova që me dëshirë u siguruan strehim miqve, fqinjëve dhe refugjatëve hebrenj, ndonjëherë në rrezik të madh edhe për veten e tyre”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

I ftuar në këtë ceremoni përkujtimi ishte i pranishëm ishte edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, i cili u shpreh se për të të jetë në këtë ngjarje i jep shpresë dhe dëshmi për një të nesërme më të mirë.

“Jemi mbledhur këtu për të përkujtuar Holokaustin, për të kujtuar të kaluarën dhe gjithashtu për të reflektuar në të tashmen dhe në të ardhmen. Holokausti është një prej katastrofave më të mëdha të shkaktuara nga njerëzimi, një ngjarje horror i cili la të vdekur rreth gjashtë milionë gra, burra e fëmijë hebre”, tha diplomati gjerman.

Ndërkaq, në këtë ceremoni foli edhe Lekë Rezniqi, stërnip i Asllan Mustafa Rezniqit, kosovarit të parë me titullin ‘Fisnik mes kombeve’ i dekoruar nga instituti ‘Yad Vashem’ për kontributin e tij në shpëtimin e hebrenjve në Kosovë.

Lekë Rezniqi tregoi rrëfimin e familjes së tij për shpëtimin e hebrenjve dhe tregimin e zbulimit të tyre, duke theksuar se akte të ngjashme kishin kryer edhe shumë familje të tjera shqiptare.

“Dua të përfundoj duke nënvizuar edhe një herë vlerën e studimit të vazhdueshëm të kësaj historie në kombin tonë, për të cilin ne kemi shumë nevojë, si dhe edukimin për Holokaustin, të cilit i jam përkushtuar sinqerisht dhe me zjarr për brezat e ardhshëm”, përfundoi ai.

Pas këtyre fjalimeve, kompozitori Valton Beqiri dhe sopranoja Besa Llugiqi interpretuan këngët “Eli, Eli, shelo yigamer le’olam” (“Zoti im”), të bazuar në poemën e titulluar “LeKeisarya” (Çezarea), të shkruar nga ish-luftëtarja e rezistencës hebreje hungareze e Luftës së Dytë Botërore, Hannah Szenes, të cilën kompozitori izraelit David Zehavi e shndërroi në këngë më 1945 dhe Këngën “Ha’ayara Bo’eret” (“Qyteti i vogël po digjet”), teksti i së cilës buron nga poema e vitit 1936 “Es brennt” nga Mordechai Bertig, një poet dhe kompozitor polak me ndikim i periudhës së mes luftës, i vrarë nga nazistët më 1942.

Po ashtu aktorja Fitore Jashari interpretoi një monolog të bazuar në romanin e Annelies Marie “Anne” Frank, një vajzë hebreje e lindur në Gjermani, e cila mbante një ditar në të cilin dokumentonte jetën e fshehur nën persekutimin nazist.

Gjithashtu, për të pranishmit u dha edhe dokumentari “Ata më dhanë jetë” (“They Gave Me Life”) me protagoniste Rena Quint, e mbijetuar e Holokaustit.

E krejt në fund, u ndezën gjashtë qirinj, një nga një, në kujtim të gjashtë milionë viktimave të Holokaustit./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti përkujton Ditën e Holokaustit: Shqiptarët kanë kultivuar një empati të veçantë për këto lloj krimesh

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Ditën e Holokaustit, në nderim të miliona hebrejve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, përcjell KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e plotë të tij:

“27 janar 1945. U gdhi. Mbi dysheme, grumbulli i turpshëm i gjymtyrëve të thara, sendi Somogi. […] Rusët erdhën, ndërsa Sharli dhe unë po e çonim Somogun pak më larg. Ishte shumë i lehtë. E përmbysëm barelën mbi dëborën ngjyrë gri. Sharli hoqi kapelën. Mua më erdhi keq që s’kisha kapelë. Nga të njëmbëdhjetë vetët në Infektionsabteilung, Somogi qe i vetmi që vdiq gjatë dhjetë ditëve. Serteleti, Kanjolati, Tovarovski, Lakmakeri dhe Dorgeri, vdiqën disa javë më vonë, në infermierinë e përkohshme ruse të Aushvicit.”

Kështu e kujton Primo Levi kimisti italian me origjinë hebreje, ditën e 27 janarit 1945, në veprën e tij mbi Holokaustin “Nëse ky është një njeri”, teksa përshkruan vdekjen e shokëve të tij, kur ushtria ruse hyri në kampin e përqendrimit Aushvic në Poloni, aty ku Levi kishte qenë i burgosur mbi 11 muaj, që nga shkurti i vitit 1944. Në Aushvic I, Aushvic II-Birkenau dhe Aushvic III-Monowitz, nazistët kishin vrarë mbi 1.1 milionë njerëz, prej të cilëve 960 mijë hebrenj. Kjo datë, 27 janar, që përkon me ditën e sotme, do të shpallej më pas nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Sot, në këtë ditë, ne i kujtojmë gjithë ata njerëz që u vranë me plumba dhe gaz si dhe u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Holokausti dhe krimet e kësaj lufte, i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”, të konceptualizuar më 1944 nga juristi polak Raphael Lemkin, për të emërtuar aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor. Në vitet aq të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur hebrenjtë përndiqeshin gjithandej dhe vriteshin si dhe kur pak dyer ishin të hapura për ta, disa qindra hebrenj të ikur nga vende të ndryshme të Europës, u morën nën mbrojtje nga shqiptarët dhe u strehuan duke u shpëtuar. Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia mbi ta, shqiptarët kanë kultivuar një empati të veçantë për këto lloj krimesh që nga koha e Holokaustit. Dhe kjo empati rezultoi të ishte e ndërsjellë, kur më 12 prill 1999, një i mbijetuar tjetër hebre i Aushvicit dhe Buhenvaldit, nobelisti i paqes Eli Wiesel, e përqasi Kosovën me Holokaustin në diskutimin e tij “Rreziqet e indiferencës: mësimet e një shekulli të dhunshëm”, në kuadër të “Mbrëmjes së Mijëvjeçairt”, organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton. Pasi kishte vizituar kampet e refugjatëve të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova prej forcave serbe, duke këshilluar që të mos bëheshin krahasime pasi çdo vuajtje është unike, Wiesel tha se “kjo situatë kërkon veprim dhe jo krahasim”, duke mbështetur ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Koha u dha të drejtë të dyve: si Wieselit edhe Clintonit!

Duke nxjerrë mësime edhe nga Holokausti, ShBA-ja dhe vendet e NATO-s që bombarduan Jugosllavinë më 1999, ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. Atë kohë edhe Izraeli priti dhe strehoi disa dhjetëra refugjatë shqiptarë nga Kosova. 20 vite më pas, Izraeli njohu shtetin e Republikës së Kosovës. Duke i përkujtuar gjithëherë, populli dhe institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë asnjëherë viktimat e Holokaustit, të asaj kohe kur duke strehuar dhe shpëtuar hebrenjt e ikur, shqiptarët dhanë provën e tyre tashmë të njohur botërisht, si njerëz fisnikë mes kombesh. / KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‪”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪‎të Holokaustit”.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët. Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, pas 76 vitesh, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪‎

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore. ‪‎Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre. / KultPlus.com

Të mbijetuarit e Holokaustit që pritën deri tani për të treguar historitë e tyre

Një 89-vjeçar i mbijetuar i Holokaustit ka treguar më në fund historinë e tij, 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, transmeton KultPlus.

Léon Placek, i cili jeton në Paris, ka nxjerrë një libër të titulluar I Was 10 Years Old in Bergen Belsen – një kujtim i kohës së tij në kampin nazist të përqendrimit në Gjermaninë veriore.

Pasi i mbijetoi një prej kapitujve më të tmerrshëm në historinë njerëzore, Léon fillimisht nuk donte të tregonte historinë e tij. Ishte presioni i njërit prej djemve të tij që e bëri atë të pranonte të tregonte përvojat e tij.

Placek i tha AFP: “Më ngacmoi për dy javë! U dorëzova.”

Placek, një kontabilist i autorizuar që ende praktikon me firmën e tij Placek & Apelbaum, fillimisht qëndroi përballë një grupi nxënësish të shkollës së mesme për të treguar historinë e tij.

Më pas, me ndihmën e gazetarit Philippe Legrand, ai shkroi dëshminë e tij. Në libër, ai flet për pasigurinë e tij për të folur deri tani: “Ne ishim si të huaj, duke u kthyer nga një botë nga e cila në përgjithësi nuk kthehet. Unë hezitova për një kohë të gjatë për të thyer këtë heshtje… Fjala ime? Pse ta them? A do të ketë peshë kjo fjalë? Çfarë mund të them?”

Dëshmi të pathëna

Pothuajse tetë dekada mund të duken një kohë e gjatë për të pritur për të treguar një histori, por nuk është e pazakontë midis të mbijetuarve të Holokaustit, shumë prej të cilëve donin të ecnin përpara pas luftës dhe të mos diskutonin atë që kishin jetuar.

Për më tepër, siç thekson profesori i letërsisë franceze Dominique Moncond’huy në librin e tij The Human Species and Other Writings from the Camps, kur njerëzit dolën përpara, dëshmitë shpesh trajtoheshin me indiferencë ose mungesë kuptimi.

“Asgjë, pa dyshim, nuk mund të ishte më e dhunshme për të mbijetuarit, në shqetësimin e kthimit mes të gjallëve nga të cilët i ndante një distancë e pakalueshme, sesa të vihej re se zëri i tyre nuk u dëgjua”, shkruan ai.

Megjithë vështirësinë e natyrshme për të treguar këto histori traumatike, disa të mbijetuar të Holokaustit kanë botuar kohët e fundit kujtime, ndoshta me vetëdijen se pas 77 vjetësh, numri i tyre po pakësohet.

Lili Keller-Rosenberg, një tjetër e mbijetuar e Bergen Belsen, botoi And We Returned Alone vitin e kaluar në moshën 88-vjeçare. Ajo tha se për herë të parë ia tregoi historinë e saj një grupi studentësh në vitin 1983, por gjeti guximin për ta bërë atë në letër kohët e fundit.

“Unë nuk fle më”, shkruan ajo në librin e saj. “Nuk jemi më të shumtë, të dëbuarit. Në Hauts-de-France [rajoni më verior i vendit], unë jam i mbijetuari i fundit që mund të dëshmoj ende.”

Génia Obœuf, një e mbijetuar e kampit të përqendrimit të grave në Ravensbrück, nëpër të cilin kaloi edhe Keller-Rosenberg, vdiq në moshën 98-vjeçare përpara publikimit të kujtimeve të saj më vonë këtë muaj të titulluar Génia et Aimé.

Julia Wallach, një e mbijetuar e Aushvic-Birkenau, priti deri në moshën 96-vjeçare përpara se të publikonte historinë e saj. Romani i saj, God Was on Vacation, i bashkëshkruar me Pauline Guéna, do të publikohet këtë nëntor.

“Edhe tani, e kam të vështirë të tregoj historinë time,” thotë ajo. “Mbërritja në Birkenau! Edhe tani, i kam ende të qarat në vesh.”/KultPlus.com

Ministrja Gërvalla vizitoi Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jeruzalem

Në vazhdim të vizitës në Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

“Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysëm fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, thotë MPJ.

Izraeli nderon gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit

Sirenat janë ndezur në orët e hershme të së enjtes në Izrael, për të shënuar vrasjet e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

Njerëzit janë ndalur në vendet ku kanë qenë duke ecur dhe vozitësit kanë dalë nga makinat e tyre, për të ulur kokën si shenjë kujtimi për viktimat e gjenocidit të nazistëve.

Autoritetet izraelite kanë planifikuar një mori ngjarjesh për të shënuar këtë ditë.

Izraeli është themeluar më 1948 si vend i shenjtë për hebrenjtë, pas Holokaustit.

Rreth 165,000 të mbijetuar jetojnë në këtë shtet.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë në orët e vona të së mërkurës se bota nuk duhet të krahasojë Holokaustin me ngjarje tjera në histori.

Ai ka bërë këto deklarata pasi presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë ngritur paralele të luftës aktuale dhe gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Teksa vitet kalojnë, po shtohet diskursi në botë që krahason ngjarjet tjera të vështira me Holokaustin. Por jo. Asnjë ngjarje në histori, sado mizore që mund të ketë qenë, nuk krahasohet me shfarosjen e hebrenjve të Evropës nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar shtetin që të mos lejohen ndasitë e mëdha.

Fjalimi i kryeministrit izraelit është bërë edhe në kohën kur familja e tij ka pranuar një letër me një plumb dhe kërcënime me vdekje.

Autoritetet izraelite kanë rritur sigurinë rreth perimetrit të familjes së tij dhe janë duke hetuar rastin./REL / KultPlus.com

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t’i shihni patjetër

27 janari përkon me (Holocaust Memorial Day), ditën kur e gjithë bota kujton viktimat e Holocaust-it, ku mbetën të vrarë rreth 6 milionë hebrenj. Sot, bëhen plot 77 vite nga çlirimi i kampit të  Auschëitz-Birkenau, njohur ndryshe si “kampi i vdekjes” të nazistëve në Poloni.

Më poshtë do të gjeni një listë me filma/serialë që rrëfejnë historitë rrënqethëse dhe çnjerëzore që ndodhën brenda kampit fatkeq. 

1. The Pianist (2002)

Bazuar në librin autobiografik me të njëjtin titull, ky film tregon për jetën dhe kujtimet e një pianisti polak-hebre,  W?adys?aë Szpilman, që i shpëtoi Holocaust-it. 

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

2. La Vita e Bella 

Një dramë-komedi italiane e vitit 1997 me skenar dhe pjesëmarrje të Roberto Benigni-it. La Vita e Bella tregon për rrugëtimin e një familjeje që përballet me internimin në kampet e përqëndrimit të nazistëve. E gjithë historia shihet nga sytë e një vogëlushi dhe përpjekjet e të atit për t’i zbukuruar realitetin horror që iu desh ta përjetonte që herët. 

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

3. Schindler’s List

Schindler’s List, një dramë historike e 1993-shit me regji të Steven Spielberg. Filmi flet për Oskar Schindler, gjermanin që shpëtoi me mijëra refugjatë hebre-polakë nga Holokausti duke i punësuar në fabrikat e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

4. The Boy in the Striped Pajamas

Bruno është djali 8-vjeçar i komandantit të kampit të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rastësisht ai takon moshatarin e tij hebre përtej gardhit të kampit dhe mes tyre lind një miqësi e pastër. Çfarë nuk dinte vogëlushi ishin pasojat e kësaj miqësie prej të cilave nuk mund të shpëtonte.

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

5.Holocaust (1978)

Mini-serial që tregon perceptimet e ndryshme të familjeve gjatë asaj periudhe. Dy familje gjermane nga Berlini: njëra palë e krishterë, pjesëtarët e të cilës u bënë nazistë si pasojë e nevojave ekonomike, ndërsa familja tjetër hebre, përfunduan duke qenë viktimat e tyre.

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

6. Train of Life (1998)

Një tragjikomedi që flet për historinë e hebrenjve nga Europa Lindore dhe përpjekjet e tyre për t’i shpëtuar Holocaust-it.

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

7. Anne Frank: The Whole Story (2007)

Mini-seriali i bazuar në ditarin e famshëm të Anne Frank dhe perceptimi i botës sipas syve të saj, menjëherë pasi kupton që krejt papritur ajo dhe familja nuk kanë më të drejta.

7 filma rreth Holocaust-it që duhet t'i shihni patjetër!

Burimi: Filmatic / KultPlus.com

OKB-ja miratoi rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”.

Rezoluta u miratua në prani të një grupi njerëzish që i mbijetuan gjenocidit nazist që vrau rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebreje të Evropës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Votimi vjen në të njëjtën ditë, 80 vjet më parë, gjatë Konferencës së Wansee, kur zyrtarët e lartë nazist diskutuan dhe koordinuan gjenocidin e popullit hebre, duke krijuar sistemin e kampeve naziste të vdekjes.

Duke prezantuar rezolutën, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, vetë nip i viktimave të Holokaustit, Gilad Erdan, tha se bota jeton “në një epokë në të cilën trillimet tani po bëhen fakt dhe Holokausti po bëhet një kujtim i largët”.

“Mohimi i Holokaustit është përhapur si kancer, është përhapur nën vëzhgimin tonë”, paralajmëroi ai.

Sipas rezolutës, ky gjenocid “do të jetë përgjithmonë një paralajmërim për të gjithë njerëzit për rreziqet e urrejtjes, fanatizmit, racizmit dhe paragjykimeve”.

Në tekst, Shtetet Anëtare shprehin shqetësimin për “prevalencën në rritje të mohimit ose shtrembërimit të Holokaustit nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit”.

Ai gjithashtu u kërkon të gjitha shteteve anëtare të “refuzojnë pa asnjë rezervë çdo mohim ose shtrembërim të Holokaustit si një ngjarje historike, plotësisht ose pjesërisht, ose çdo aktivitet për këtë qëllim”. /KultPlus.com

Image

Për herë të parë në Dubai, Ekspozitë Përkujtimore e Holokaustit

Një Ekspozitë Përkujtimore e Holokaustit, e cila është e para e këtij lloji në botën arabe, është hapur në Dubai.

Ekspozita “Ne kujtojmë” në Muzeun e Kryqëzimit të Qytetërimeve, tregon dëshmitë e dorës së parë të mbijetuarve të Holokaustit, transmeton KultPlus.

Rabini Levi Duchman, Rabbi në Emiratet e Bashkuara Arabe, i tha Euronews se është thelbësore për të ndihmuar në ndërtimin e themeleve të Komunitetit Hebre në Dubai.

“Fakti që ky muze ka vendosur një shfaqje përkujtimore të holokaustit është diçka vërtet e rëndësishme. Është një vend ku ne mund të sjellim fëmijët tanë. Ne mund të sjellim shkolla nga komunitete të ndryshme për të ardhur për të parë historinë e popullit hebre dhe atë që ata kaluan në Evropë ” – tha ai.

(Rabini Levi Duchman, Rabbi në Emiratet e Bashkuara Arabe)- Euronews

Më shumë se gjashtë milion hebrenj u vranë nga nazistët në mes të viteve 1941 dhe 1945. Kjo ekspozitë synon të kujtojë atë që ndodhi gjatë Holokaustit dhe të rrisë ndërgjegjësimin midis më shumë se 200 kombësive në Dubai.

I kuruar nga Yael Grafy, kjo ekspozitë gjithashtu përfshin një seksion kushtuar tërësisht arabëve dhe myslimanëve që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve.

“Ky është një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit. Ishte me të vërtetë e rëndësishme për ne së bashku me galeritë e tjera rreth tolerancës dhe bashkësive të tjera … ne donim të tregonim shpresën dhe të paraqesim myslimanët dhe njerëzit nga zona që ndihmuan për të shpëtuar njerëzit.” Tha Yael Grafy.

Një imazh në madhësi të jetës së një djali të ri – ‘Djali Ghetto i Varshavës’ i rrethuar me armë nga lufta është pjesa qendrore e galerisë. Pikat tjera kryesore përfshijnë historitë e Selahattin Ülkümen – diplomatit turk që ndihmoi për të shpëtuar disa nga hebrenjtë e Rodosit nga deportimi, dhe Dr. Mohammed Helmy – një mjek egjiptian që shpëtoi disa hebrenj nga persekutimi nazist në Berlin.

(Yael Grafy, kuratore në Kryqëzimin e Qytetërimeve) – Euronews

Themeluesi i muzeut, Ahmed Obaid AlMansoori, thotë se koha e shfaqjes së kësaj ekspozite është e përshtatshme pasi hapen pjesë të rajonit të Lindjes së Mesme dhe bëhen lëvizje drejt normalizimit të marrëdhënieve midis këtyre vendeve.  “Ka pasur shumë incidente dhe tendenca të një rritje të antisemitizmit kohët e fundit dhe racizmit në botë, kështu që mendoj se është koha e duhur për të ” thotë ai.

AlMansoori tha se Dubai ka një “sistem dhe kulturë të bashkimit dhe solidaritetit” duke shtuar “ky është vendi ku njerëzit mund të vijnë dhe të mësojnë nga përvoja jonë e bashkimit”./ KultPlus.com

Nga një piktor i dështuar në një diktator të tmerrshëm, faktet e padëgjuara rreth Hitlerit

Diktatori i njohur gjerman, Adolf Hitler ka vdekur më 30 prill të vitit 1945. Shpesh thuhet se ky i fundit ka bërë vetëvrajse, e shpesh herë edhe se ka mashtruar për vdekjen e tij.

Ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera.Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Këto janë disa nga faktet e padëgjuara rreth tij.

Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, KultPlus ju sjell disa fakte të panjohura për diktatorin gjerman.

Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall  i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.

Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.

Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.

Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.

Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.

Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse  Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.

Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.

Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit. / KultPlus.com

Hetime ndaj një profesori rus që e mohoi Holokaustin

Në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, një profesor është nën hetim pasi ka mohuar publikisht Holokaustin. Gjatë një seminari, ky profesor kishte deklaruar se Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore është “një mit” dhe “trillim”.

Me të marrë informacionin për këto deklarata, zyra e prokurorit rajonal të Leningradit filloi hetimet. Një njoftimin e kësaj prokurorie nuk u bë i ditur identiteti i profesorit.

Por, kryeredaktori i radios Ekho Moskvy në Shën Petersburg, Valery Nechai, tha në fillim të janarit se trajnimi në fjalë u mbajt nga profesori, Vladimir Matveyev, i Universitetit Shtetëror të Ekonomisë të Shën Petersburgut dhe Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike.

Nechai, duke iu referuar një videoje të siguruar nga trajnimi, tha se Matveyev ka deklaruar aty se numri i hebrenjve të vrarë gjatë luftës ishte “i ekzagjeruar”, duke bërë një përfundim se “gjenocidi ndaj hebrenjve” nuk mund të quhet Holokaust.

Por, kryeredaktori i radios Ekho Moskvy në Shën Petersburg, Valery Nechai, tha në fillim të janarit se trajnimi në fjalë u mbajt nga profesori, Vladimir Matveyev, i Universitetit Shtetëror të Ekonomisë të Shën Petersburgut dhe Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike.

Nechai, duke iu referuar një videoje të siguruar nga trajnimi, tha se Matveyev ka deklaruar aty se numri i hebrenjve të vrarë gjatë luftës ishte “i ekzagjeruar”, duke bërë një përfundim se “gjenocidi ndaj hebrenjve” nuk mund të quhet Holokaust.

Qëllimi i ligjeratës së tij ishte përgatitja e mësuesve për mësimet mbi historinë e Holokaustit dhe çlirimin e të burgosurve nga Ushtria e Kuqe në kampin e përqendrimit në Aushvic më 1945.

Matveyev u pushua nga puna pas skandalit që shpërtheu në muajin janar . Ai po hetohet sipas një ligji të vitit 2014 kundër rehabilitimit të nazizmit. Ai mund të përballet me burgim deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjve, vrasje kjo e organizuar nga partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945. Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë kësaj kohe.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar. Me këtë datë, në vitin 1945, forcat sovjetike e çliruan kampin në Aushvic-Birkenau.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara./KultPlus.com

Sot, përkujtojmë 76-vjetorin e dhënies fund të Holokaustit nazist


Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‪”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪‎të Holokaustit”.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët. Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, pas 76 vitesh, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪‎

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore. ‪‎Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre. / KultPlus.com

50 vite më parë Brandt ra në gjunjë për viktimat e Holokaustit

Pesëdhjetë vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman, Willy Brandt u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte shkatërrimin e getos hebreje të kryeqytetit polak.

Dhe ky gjest është kujtuar sot nga qeveria gjermane me një film me metrazh të shkurtër të asaj kohe, postuar në faqen e qeverisë në Twitter.

“Brandt manifestoi kështu ndjenjën e turpit për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist”, thuhet në video.

Dhe zgjedhja e tij për t’u ulur në gjunjë emocionoi shumë persona, duke u bërë një “moment historik në pajtimin” mes Polonisë dhe Gjermanisë./atsh/ KultPlus.com

Në luftën kundër COVID-19, Gjermania ndihmon me 450 milionë dollarë viktimat e Holokaustit

Gjermania do të shpenzojë 450 milion dollarë për të ndihmuar 240,000 viktima të Holokaustit në të gjithë botën për ta luftuar koronavirusin, shkruan Daily Mail.

Fondet, të cilat do të dorëzohen në formën e dy donacioneve 1,200 euro për secilin të mbijetuar gjatë dy viteve të ardhshme, do të shkojnë te afro 240,000 njerëz në të gjithë botën, kryesisht në Izrael, Amerikën e Veriut, ish-Bashkimin Sovjetik dhe Europa Perëndimore, transmeton Indeksonline.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore tani 75 vjet në të kaluarën, të mbijetuarit e Holokaustit janë të gjithë të moshuar dhe për shkak se shumë u privua nga ushqimi i duhur kur ishin të rinj sot ata vuajnë nga çështje të shumta mjekësore/ KultPlus.com

Facebook vendos sanksione të reja ndaj mohuesve të Holokaustit

Facebook ka marrë vendim që do sanksionojë çdo gjuhë që mohon apo shtrembëron tragjedinë e Holokaustit.

Këto vendime rrjeti i njohur social i mori sot gjatë ditës, duket thënë se nga fundi i këtij viti, do të drejtojë njerëzit që kërkojnë terma të lidhur me Holokaustin ose mohimin e tij. Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, në vitin 2018 kishtë thënë përmes një interviste se ishte ndier i fyer kur kishte parë një përmbajtje që e mohonte tragjedinë e njohur.

“Kam luftuar mes qëndrimit rreth shprehjes së lirë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi apo mohimi i tmerrit të Holokaustit. Mendimi im ka ndryshuar pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të madhe antisemitike”, ka shtuar Zuckerberg.

Vendimet e fundit i ka mbështetur edhe Kongresi Botëror Hebre dhe Komiteti Hebre Amerikan, duke shtuar se duhen rishikuar shumë publikime në rrjetin social Facebook, dhe t’i klasifikojnë si gjuhë urrejtjeje./ KultPlus.com

Hapet ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti”

Në kuadër të Konferencës të nivelit të lartë “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”, e cila shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare, u inagurua edhe ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” me pjesëmarrjen e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, delegacioneve zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shprehu se kjo konferencë do të shërbejë për të konfirmuar zotimet tona për angazhimin e pakompromis kundër të gjitha trajtave të antisemitizmit, punën e pakursyer kundër gjuhës së urrejtjes e përpjekjen e pandalur për të forcuar shoqëritë demokratike nëpërmes edukimit cilësor.

Gjithashtu ai theksoi se edhe pas 75 vjet nga çlirimi i Aushvicit, antisemitizmi mbetet prezent në mënyra të ndryshme dhe forma të fshehura në të gjithë Evropën. Ndaj liderët botërorë duhet të dënojnë fuqishëm çdo akt të antisemitizmit dhe krimeve të urrejtjes.

Kryediplomati Cakaj u ndal në kontributin shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës së shkëlqyer fetare. Në mbyllje, Cakaj falënderoi kontribuesit që bënë të mundur realizimin e kësaj ekspozite. / KultPlus.com

Ditari i pazbuluar për 75 vjet zbardh historinë e të mbijetuarës së Holokaustit

Sheindi Miller-Ehrenwald jeton në Izrael. Nuk ishte gjithmonë kështu. Në pranverën e vitit 1944, atëherë 14-vjeçare, u dërgua nga nazistët në kampin e përqendrimit Auschvitz -Birkenau. U ngarkua me punë të vështira. Familja iu vra. Vajza shkroi ato që i përjetoi në ditar, duke rrezikuar jetën e saj.

”Jam në gjendje vetëm sot, që t’ia them botës historinë time”, thotë 90-vjeçarja. “Së shpejti do të vdes dhe nuk dua që njerëzit që u vranë atje të harrohen”. Sot, 75-vjet pas çlirimit të Auschvitzit-Birkenau, Sheindi Miller-Ehrenwald është një nga të mbijetuarit e fundit të Holokaustit. Dëshmitë e saj në 54 faqe, ku ajo shpalos për tmerret që kanë përjetuar ajo dhe familja e saj, do të publikohen tek tani.

Fati tragjik i familjes së saj – dhe i qindra mijëra hebrenjve të tjerë – erdhi pas pushtimit të Hungarisë nga forcat gjermane naziste më 19 mars 1944; qyteti i vogël Galanta, ku jetoi Ehrenwalds (dhe që tani i përket Sllovakisë) u pushtua gjithashtu.

Si pasojë, hebrenjtë u persekutuan, nuk gëzonin asnjë të drejtë, jetuan në geto dhe u internuan në kampet vdekjeprurëse naziste.

Për shembull, Miller-Ehrenwald në ditën e dëbimit të saj në qershor të vitit 1944: shkruan: “Ne po i paketojmë gjërat. Të gjithë kanë diçka në duart e tyre. Nxitoni, nxitoni. Gjithçka duhet të dalë nga banesa … Dera përplaset dhe mbyllet. Unë dëgjoj çelësat në bravë … Një copë e zemrës sime është thyer”.

Galanta, një qytet me 4 mijë banorë afër kufirit austriak, kishte një komunitet me rreth 1 mijë e 200 hebrenj, në mesin e tyre edhe familja e Sheindi Miller-Ehrenwald. Qyteti i vogël deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Austro-Hungarisë, e nga viti 1920 Çekosllovakisë dhe prej 1938-s sërish Hungarisë, dhe familja e saj fliste hungarisht, gjermanisht dhe sllovakisht.

Babai i saj, Leopold (54 vjeç në kohën e dëbimit) kishte një dyqan verërash; nëna e saj, Cecilia, asokohe 50 vjeçe, e ndihmonte në biznes. Sheindi Miller-Ehrenwald ishte fëmija i dytë më i vogël. Motrat e saj Jitti (20) dhe Dori (12), si dhe vëllezërit e saj Rüvi (25) dhe Beri (17), po ashtu jetonin në shtëpinë e familjes. Dy vëllezërit më të mëdhenj po luftonin në frontin lindor.

Vendosur në vagonin për bagëti, familja u transportua në Auschvitz- Birkenau. Përmes procesit të përzgjedhjes naziste, gjyshërit, prindërit e saj dhe disa nga motrat e saj u dërguan në dhomat e gazit.

Sheindi Miller-Ehrenwald u detyrua që të punonte në një fabrikë armësh në Silesia të poshtme. Gjatë gjithë kohës, ajo mbante me vete faqet e ditarit të saj – vetëm copa letre të bëra duq.

Në fabrikën e armëve “Karl Diehl” në Peterwaldau afër Breslau, fleta të hedhura shënimesh përdori për të krijuar ditarin e saj. Arriti të mbante të fshehura shënimet e saj derisa u lirua në maj të vitit 1945.

Sheindi, motra e saj Jitti dhe vëllai i saj Jezeziel ishin të mbijetuarit e vetëm të familjes së tyre.

Ekspozita që zbuloi për herë të parë dëshmitë personale të Sheindi Ehrenwald për persekutimin, dëbimin dhe asgjësimin e hebrenjve hungarezë prej 23 janarit zë vend në Muzeun Historik të Gjermanisë në Berlin. Me titullin “Deported to Auschwitz – Sheindi Ehrenwald’s Notes” (E deportuar në Auschwitz – Shënimet e Sheindi Ehrenwaldit) e organizuar në bashkëpunim me botuesin “Axel Springer”, do të mbetet si pjesë e ekspozitës së përhershme. /DW/ /KultPlus.com

Në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Në mbarë botën më 27 janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, për të nderuar viktimat e luftës së dytë botërore që u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz dhe u lanë të vdisnin urie, shkruan KultPlus.

Bashkësia Hebraike në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë ngjarjen që shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Të pranishëm për të hapur këtë ngjarje do të jenë edhe shumë fytyra publike të njohura, si George Katcharava, Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, Ambasadori Jan Braathu, Votim Demiri kryetar i Komunitetit Hebre të Kosovës, Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Në këtë ngjarje do të hapet edhe ekspozita ”Komuniteti Hebre i Kosovës para luftës së dytë botërore dhe pas saj”, duke vazhduar më pas edhe me një prezantim të Muezut të historisë së hebrenjëve të Kosovës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

Ngjarja do të mbahet në Doku Kino – Kompleksi Europa, më datë 27 janar të këtij viti, duke filluar nga ora 12 në mesditë. / KultPlus.com

Menduan se njëri nga ta kishte vdekur gjatë Holokaustit, takohen pas 75 vitesh

Një video prekëse e cila tregon momentin kur Morris Sana, 87 vjeç dhe Simon Mairowitz, 85 vjeç, u takuan  në Tel Aviv, Izrael, pas dekadash duke besuar për njërin tjetrin se u vranë në kampet e përqendrimit

Ata u ribashkuan të enjten e kaluar pasi të afërmit e tyre kuptuan se miqtë e fëmijërisë ishin akoma gjallë pasi i gjetën në Facebook.

Kushërirët po qanin dhe thanë se ishin të lumtur ta shihnin njëri-tjetrin 75 vjet më vonë, por ishte vetëm Morris që njohu në fillim anëtarin e tij të vjetër të familjes.

Morris, i cili jeton në Izrael dhe Simon nga Britania e Madhe, u ndanë pasi shpëtuan nga Rumania në vitet 1940 me familjet e tyre kur qeveria u rrëzua dhe vendi u detyrua të bëhej aleat me Gjermaninë naziste.

Morris dhe Simon janë dy nga mijëra të cilët nuk e kishin idenë se çfarë u ndodhi të dashurve në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. / KultPlus.com


Violonçeli që ia shpëtoi jetën në Holokaust

“Racizmi nuk është çrrënjosur, fatkeqësisht, por si pjesëtarë të racës njerëzore jemi përgjegjës për njëri-tjetrin”, thekson Anita Lasker-Wallfisch. “Askush nuk erdhi në botë i veshur me petkun e ‘supernjeriut’ ose ‘subnjeriut”. Ne jemi ata që i kemi sajuar këto etiketime”.

E mbijetuara e Holokaustit është nderuar gjatë javës me Çmimin Kombëtar Gjerman, një shpërblim që ka vlerën e tridhjetë mijë eurove, për përkushtimin e saj ndaj vlerave njerëzore dhe tolerancës. Duke iu referuar numrit në ngritje të incidenteve antisemite në Gjermani viteve të fundit, Lasker-Wallfisch megjithatë e ka pranuar se është paksa pesimiste: “Kur lufton kundër antisemitizmit, ndiheni si një milingonë që dëshiron të ngjitet në malin Everest – thjesht e pafuqishme”, ka deklaruar ajo gjatë ceremonisë së pranimit të shpërblimit.

Ajo ishte kthyer në një avokate të zëshme të paqes në vitet e fundit. Më 2018, mbajti një fjalim përkujtimor në Parlamentin gjerman për të shënuar 73-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit. Për dekada me radhë kishte refuzuar të fliste për fëmijërinë e saj në Gjermani ose për vitet e saj në kampet e Auschwitzit dhe Bergen-Belsenit. Pastaj në fillim të viteve nëntëdhjetë shkroi kujtimet e saj “Inherit the Truth”, dhe nisi ta vizitonte rregullisht Gjermaninë, një vend në të cilin kaherë kishte refuzuar të shkelte, shpesh duke e treguar historinë e saj nëpër shkolla. Koha.net/KultPlus.com