‘Deep Purple’ me koncert në Shkup

”Deep Purple” do të performojë më 28 maj në stadiumin e ARM-së në Shkup.

Gjatë një konference për shtyp, Avalon Production njoftoi koncertin e radhës të ”Deep Purple” i cili do të mbahet në stadiumin e ARM-së, në Shkup më 28 maj.

Kreu i produksionit Avalon, Boban Milloshevski tha se fatkeqësisht për tre vite për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk mund të organizonin koncerte.

“Ndihem disi mirë sepse mendoj se ne, publiku dhe industria jemi gati të përpiqemi të kompensojmë vitet e humbura”, tha Milloshevski.

Duke theksuar se kjo konferencë është një lloj festimi i kthimit të jetës në normalitet, Milloshevski tha se brenda gjashtë ditëve do të mbahen pesë koncerte dhe se janë të gatshëm të kompensojnë vitet e humbura.

Publiku maqedonas dhe ai rajonal do të mund të dëgjojnë drejtpërdrejt këngët klasike  ”Smoke on the Water”, “Hush”, “Strange kind of Woman”, “Woman from Tokyo”, “Knocking at your back door”, “Highway star” dhe shumë hite të tjera që shënuan pesë dekadat e ekzistencës së grupit në historinë e muzikës.

Grupi konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e rock&roll-it të të gjitha kohërave ndërsa anëtarët e tij janë Ian Gillan, Ian Pace, Roger Glover, Steve Morse dhe Don Airey./KultPlus.com

Elton John dhe Deep Purple zotohen se nuk do të performojnë më në Rusi

Yjet kryesorë të popit janë zotuar se tani nuk do të kthehen më në Rusi për të performuar atje, për shkak të veprimeve që ka bërë kjo e fundit së fundmi, përcjell KultPlus.

Performanca në ahengjet luksoze të oligarkëve rusë ka qenë prej kohësh një tjetër anë fitimprurëse për disa nga yjet më të mëdhenj të popit të Britanisë. Kjo tani mund të jetë një gjë e së kaluarës.

Elton John dhe grupi rok Deep Purple, të cilët të dy janë paguar më parë për t’u paraqitur në ngjarje private për elitën e vendit, mbrëmë denoncuan pushtimin dhe kritikuan Kremlinin.

John, një kritik i hapur i qeverisë së Vladimir Putin, tha se ai nuk do të luante ndonjë shfaqje të mëtejshme në Rusi “ose për këdo që është i lidhur me regjimin”.

Deep Purple për vite të tëra është dashuruar nga Dmitry Medvedev, ish-kryeministri i Putinit, i cili tani po shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të vendit. /KultPlus.com