Tetori, muaji i ndërgjegjësimit mbi sindromën Down

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit mbi sindromën Down.

Zakonisht në muajin tetor mbahen shumë aktivitete që përshfijnë ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down, ndërkaq, këtë vit akoma nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet i tillë pasi situata pandemike me shumë gjasë do të pamundësojë aktivitete të tilla.

Termi sindromë nënkupton një varg karakteristikash të cilat shfaqen së bashku.

Për herë të parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik të dr. Longdon Down, në vitin 1886, për nder të të cilit është emërtuar me po këtë emër.

Sindroma Down nuk është sëmundje, ndaj dhe nuk ofrohet kurë mjekësore për të. / KultPlus.com

Babai beqar adopton vajzën me sindromën Down, që u refuzua nga 20 familje

Fati i një vajze të re ka ndryshuar pasi ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20-të familje potenciale për birësim.

Historia e udhëtimit të Luca Trapanese për të adoptuar Alba-n, ka thyer rekorde në botën e mediave për disa arsye, kryesorja e të cilave mund të jetë fakti që shërbimet shoqërore shpesh nuk i japin kujdestari një burri të vetëm, e sidomos kur ai është homoseksual.

Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Sipas BBC, 41-vjeçari italian Luca publikoi një libër ku ai rrëfen udhëtimin e tij për tu bërë babai i Alba-s, një vajzë me sindromën Down.

Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse “shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen”.

Në Itali, birësimet për prindërit homoseksualë dhe beqarë kanë qenë tradicionalisht një çështje e ndërlikuar.
Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj.

Vetë Luca kishte punuar në një mori qendrash të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba.

Kjo ishte arsyeja pse, pavarësisht se nuk kishte partner, ai vendosi të vazhdojë përpara me adoptimin e Alba-s, e cila tani gëzon një shtëpi të lumtur me babanë e saj. /KultPlus.com

“Edhe unë jam një vepër arti”, tashmë edhe në çantën e ideatores Soela Zani

11 fëmijë me sidnromën Down, përgjatë vitit 2014 ishin vënë në fokusin e fotografes Soela Zani, e cila nëpërmjet këtyre fëmijëve, kishte rikrijuar kryeveprat botërore, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë që ishte hapur fillimisht në Tiranë, më pas për tu prezantuar edhe në ballon presidenciale, në atë kohë me president Bujar Nishani, e më pas për tu prezantuar edhe në Itali, kishte marë edhe vëmendjen e medieve prestigjioze, duke shkruar kështu për punën e fotografes Soela Zani, e cila këtë projekt e kishte titulluar “Edhe unë jam një vepër arti”.

Dhe krejt tashti, fotografja shqiptare ka vendosur që këtë projekt që e kishte punuar me aq përkushtim ta ofrojë edhe më afër vetës, duke printuar njërën nga këto fotografi në një çantë dore.
Vetë Soela Zani ka treguar për këtë projekt, e cila me dashuri është shprehur se tashmë ka një çantë të personalizuar./KultPlus.com