Rraci: Kaloft ky virus, e na u ktheft njerzillëku

Aktivistja e të drejtave të personave me sindromën Down, Fjolla Rraci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë një ndërlidhje me pandeminë dhe tetorin, muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Tu e marr shkas pandemin e t’u fol per tetorin qe qellon me kon muji i ndergjegjsimit mbi sindromen Down..

-Çysh u ndjet qe ket’ t’mbyllun e dikush tjeter vendoske për levizjen e lire t’juj?

-A ju dukeshin t’mjaftushme hapsinat e shpis per me pas jete t’gzume?

-Po veq naj simptom t’vitusit me e pas a ju duke mire kur tjetri ta bojke “ik mos mu afro” ?

-A ish cfare ndjesie me e pas t’caktune n’cilat vende mundesh me shku e me tu mohu me hy brenda dikund?

Izolime, mos-perfillje e levizje t’percaktune prej tjetrit personat me sindromen Down kane pa qene kjo pandemi, ata krejt jeten e na disa muj’!

Kete muj sdu me e gzu e me e festu du me u rebelu per ne qe ankohemi e gjejm shkak me pas paknaqsi veq pse na teket pa u mundu me u mishnu me ata qe s’kane zgjidhje tjeter!

Shtese: Kaloft ky virus, e na u ktheft njerzillyku./ KultPlus.com

Tu e marr shkas pandemin e t’u fol per tetorin qe qellon me kon muji i ndergjegjsimit mbi sindromen Down..-Çysh u…

Gepostet von Fjolla Rraci am Mittwoch, 14. Oktober 2020

Modelja më e re me sindromën Down e ‘Gucc-it’ po bënë namin në rrjete sociale

Në botën e modës jemi mësuar që kryesisht të shohim vetëm modele të bukura e me forma trupore perfekte, po së fundmi duket se edhe emrat më të rëndësishëm të kësaj industrie duan të përfaqësohen me figura të reja: djem dhe vajza të zakonshëm dhe larg imazhit të së përsosurës.

Shtëpia e modës Gucci përballet shpesh me kritika sa i përket zgjedhjeve që bën për të përfaqësuar të bukurën.

Ditët e fundit një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein e cila punon si modele në kompani të ndryshme, transmeton KultPlus.

Quién es Ellie Goldstein, la modelo Gucci con síndrome de Down? | Mujer México

Ajo është me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Down përcjell vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e saj të ëmbël, transmeton living. Qartazi dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.

“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, ka thënë bukuroshja e emocionuar dhe falenderuese rreth asaj që po i ndodh.

Imazhet  e Ellie postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram kanë arritur plot 863 mijë pëlqime, që tregon se 18-vjeçarja është  pëlqyer shumë nga shikuesit. / KultPlus.com

Ellie, la prima modella con la sindrome di Down a posare per Gucci. Ha realizzato il suo sogno

Inspiron njerëzit në mbarë botën: Gjimnastja me sindromën Down bëhet modele

Vajza me sindromën Down, Chelsea Werner, nga California, e ka magjepsur botën me aftësitë e saj në gjimnastikë, dhe tani është bërë edhe modele.

Ajo është kampione e katërfishtë shtetërore në gjimnastikë edhe pse e ka sindromën Down, shkruan KOHA Ditore. Por Chelsea nuk e sheh paaftësinë e saj si një kufizim. Ajo filloi të merrej me gjimnastikë për t’i forcuar muskujt e saj, sepse toni i ulët i muskujve është një simptomë e diagnozës së saj.

Image

Duke e ditur se sa e do vajza e tyre gjimnastikën dhe sa arriti për vetëm katër vjet, prindërit e saj ia gjetën trajnerin më të mirë për t’i realizuar ëndrrat e saj.

Chelsea ishte e vendosur ta tregonte talentin e saj, kështu që filloi të ushtronte 16 orë në ditë. Puna dhe mundi i saj u shpërblyen dhe ajo i fitoi katër kampionate kombëtare në Olimpiadën speciale.

Përveçse merret me gjimnastikë, Chelsea është bërë edhe modele. Ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Teen Vogue”, bëri sfilatë në Javën e Modës në New York dhe udhëtoi në mbarë botën.

“Gjithmonë kam dashur të jem para kamerave. Gjithashtu më pëlqen shumë të udhëtoj. Puna ime e parë e modelimit ishte për H&M dhe atë e bëra në Havana të Kubës”, tha ajo me krenari.

Për shumë njerëz, tani kjo vajzë 22-vjeçare është një shembull.

“Kam dëgjuar shumë herë nga prindërit e fëmijëve të vegjël se unë jam shembull i tyre. Nëse mund ta ndihmoj ndokënd dhe të ngjall shpresë tek ata, kjo më bën shumë të lumtur dhe krenare”, tha ajo. / KultPlus.com

OMF apelon në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i bën thirrje të gjitha institucioneve në nivel qendror e lokal, për të shtuar vëmendjen dhe investimin, si dhe për të garantuar përkujdesje dhe të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët me Sindromën Down.

Për fat të keq pjesa dërrmuese e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, ende vijojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe nuk i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Shërbimet sociale në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara janë shumë të kufizuara. Për më tepër, këto shërbime janë të kufizuara edhe sa i përket fushëveprimit të tyre në komuna dhe lokacione të caktuara. Natyra sporadike e këtyre shërbimeve minimizon përfshirjen e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe kufizon një plan afatgjatë rehabilitimi të nevojshëm që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara të përmbushin potencialin e tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Komunat duhet të investojnë më shumë duke e bërë prioritet mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përmes ndarjes së buxhetit të nevojshëm për zbatimin e politikave, ligjeve dhe strategjive në sektorin e shëndetësisë, të mirëqenies sociale dhe atë arsimor. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin hapa konkretë e të menjëhershëm për të krijuar dhe zhvilluar shërbime si dhe për të mundësuar qasje, në mënyrë që të gjithë fëmijëve t’u sigurohen shërbimet adekuate pa diskriminim, e drejta për arsim cilësor, shëndetësi dhe mirëqenie.

Mbrojtja dhe të drejtat e këtyre fëmijëve duhet të jenë prioritet si për qeverinë e politikëbërësit, ashtu edhe për gjithë shoqërinë sonë. Nisur nga kjo, KOMF apelon edhe një herë për angazhimin e gjithë institucioneve, vendimmarrësve dhe profesionistëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, për të përmirësuar situatën aktuale kritike, duke mbrojtur gjithmonë interesin më të lartë të fëmijëve. / KultPlus.com

Fëmijët me Sindromën Down sjellin ekspozitën ‘Bukuritë përmes fotografisë’

Në kuadër të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down, Down Syndrome Kosova prezanton ekspozitën “Bukuritë përmes fotografisë”, përcjellë KultPlus.

Fotografitë janë realizuara në vende të ndryshme të Kosovës nga të rinjtë e Shoqatës Down Syndrome Kosova dhe janë vendosur në dru dhe në gurë nga fotografi Ridvan Slivova.

Kjo ekspozitë shitëse për ju do të thotë pak, mirëpo për shoqatën Down Syndrome Kosova do të thotë shumë.

Ekspozita do të hapet më datë 30 tetor, në ora 19:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com