Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishja dhe greqishtja e lashtë

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja deklaron se gjuha shqipe është një nga 3 gjuhët më të vjetra.

I ftuar në “Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH, Edmond Tupja jep alarmin e zhdukjes së gjuhës sonë si pasojë e globalizimit.

“Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indovropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur. Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta në botë për gjuhët indoevropiane, por të bësh debate për këtë dhe të harrosh ku po shkon sot gjuha shqipe?! Luftoni për origjinën, po kryesorja është ku po shkojmë? Po vdesin fjalët shqipe. Nuk thotë më njeri “u tremba”, “u frikësova”, por “u intimidova”. Ka plot fjalë në shqip, flalë që vdesin. Do bëhemi si latinishtja, greqishtja e vjetër nuk do të na flasë njeri”, thotë ai.

Për profesorin e njohur, globalizimi është një nga shkaktarët e rrezikimit të gjuhëve, mes së cilës edhe asaj shqipe.

“Shqipja nuk është gjuhë e lehtë, as gjermanishtja se janë lakimet. Por ne po i zhdukim lakimet. I marrim dhe i përdorim fjalët pa lakuar. Si është e mundur është pasuri, gjuhët e vjetra e kanë lakimin. Popujt më qëndrestarë e kanë këtë. E dyta po ikin strukturat e gjuhës shqipe. Kanë filluar thonë nën ndikimin e anglishtes “This is not true”. Kjo është jo e vërtetë. Po nuk është shqip. Shqip thuhet “Kjo është e pavërtetë”, “Kjo është e rremë”. Këta i flakin në koshin e plehrave. Ccfarë do bëhet me Shqipërinë? globalizimi është zhdukja e kulturës dhe e zakoneve. Marksi e thoshte: “Internacionale do të jetë bota e re”, “Globale do të jetë bota e re”,- thotë Soros”, nënvizon përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.

Mes humorit, Edmond Tupja nuk heziton që të nxjerrë në pah dhe një tipar të shqiptarëve. “Këtë e kam dëgjuar nga goja e Fatos Lubonjës kur fiste për mercenariatin e shqiptarëve. Mbretëria e Katerinës së Dytën ë Rusi u përball me disa fise mongole. Trupat ruse u nisën për luftë dhe kishin edhe mercenarë, ndër të cilët dhe kryesisht mercenarë shqiptarë. Mbaroi lufta të cilën e fitoi Caresha dhe i thotë truprojës: -Shko më sill prijësit e mercenarëve”.

Shkoi ai i solli. Ajo i pa, i numëroi dhe tha mungon një. Kush mungon? Shqiptari? Ik i tha ma sill këtu. Shkoi atje dhe u kthye i tronditur.

-Ku e ke prijësin? Ata po grinden se secili e quan veten prijës”, deklaroi shkrimtari Edmond Tupja./atsh/KultPlus.com

Kurti e Osmani do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha e Konushevci

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, do të vendosin nesër kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

“Sheshi i Dëshmorëve” në Podujevë do të vizitohet nga Kurti e Osmani gjatë ditës së nesërme.

“Në orën 10:10, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25 vjetorin e rënies”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë. /KultPlus.com

Komedia “Edmond” rikthen publikun artdashës në ArTurbina

Teatri Kombëtar riktheu publikun artdashës në skenë pas një mungese të gjatë që shkaktoi pandemia. Në ArTurbina u vu në skenë komedia “Edmond”, e autorit Alexis Michalik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi foto nga kjo komedi teksa u shpreh se “ishte emocion i veçantë të shihje skenën me aktorë e sallën me publik, të dëgjoje duartrokitje, të qeshura me humorin e këndshëm e karakteret pikante të “Edmond”.

“Mos e humbni shfaqjen e Teatrit Kombëtar, në sallën e ArTurbinës, me regji të Indrit Çobanit e Andia Xhungës”, tha Margariti. Ministrja e vlerësoj shfaqjen si frymëmarrje për artin shqiptar.

Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike, që tregon se si Edmond Rostand, krijoi një nga kryeveprat botërore të letërsisë dhe artit skenik, “Cyrano de Bergerac”.

Një histori e jashtëzakonshme, ku e ardhmja e Edmondit, vihet në provën e kohës. Për dy javë duhet të krijojë veprën më të bukur të jetës, për të shpëtuar nga dështimi dhe mjerimi. Në qindra pengesat që ka përpara, ku më e madhja është mungesa e subjektit të duhur, Edmondi ka vetëm një zgjidhje; të hedhë në letër një ngjarje rastësore që nisi si histori dashurie e mikut të tij të ngushtë dhe përfundoi si vepra më e susksesshme e Teatrit.

Kjo histori e pabesueshme, e treguar me vargjet e Siranoit dhe me prozën e Mishalik e  aktorëve Vasian Lami, Helidon Fino, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Laert Vasili, Genci Fuga, Myzafer Zifla, Besmir Bitraku, deri tek aktorja e re, që ishte surpriza tjetër e shfaqjes, Ilirda Bejleri. / KultPlus.com