Emina Çunmulaj emërohet Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida: Me nder dhe përulësi pranoj rolin

Modelja shqiptare e njohur në botë, Emina Çunmulaj është shpallur nga shteti shqiptar Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida, shkruan KultPlus.

Kredencialet e Konsulles së Nderit i janë dhënë modeles Çunmulaj nga ambasadori shqiptar në ShBA, Ervin Bushati.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Këshilli Koordinues i Diasporës, përmes një postimi në facebook.

“Emina Cunmulaj: “Me nder dhe përulësi pranoj rolin e Konsulles së Nderit të Shqipërisë në Florida”

Me një mesazh sa modest aq edhe domethënës shqiptarja e mrekullueshme ka pranuar rolin e ri, në të cilin është prezantuar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati, ndërsa i ka dorëzuar edhe kredencialet.

Këshilli Koordinues i Diasporës shpreh urimet e thella dhe përgëzimet më të sinqerta për anëtaren tonë të denjë, duke shprehur bindjen se Emina Cunmulaj do të kryejë një vepër madhore e patriotike edhe në këtë rol, siç ka vepruar deri më sot”, thuhet në njoftim.

Emina Çunmulaj: Dikur milja lopët në fermë, sot jam në jurinë e Miss SHBA-ja

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenë anëtare e jurisë në konkursit të bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

51 vajza nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista. Vajza që fitoi kurorën këtë vit ishte Noelia Voigt nga Utah, e cila mori kurorën nga Miss USA Morgan Romano nga Karolina e Veriut.

Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë.

Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja u shpreh e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.

Ndërsa në një tjetër video, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, Emina ka emocionuar me rrëfimin e saj, duke thënë:

“Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse ëndrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për veten time por edhe për çdo vajzë shqiptare”./balkanweb/KultPlus.com

Tri ditë rrugë për fotosesionin 30 minutësh, Korenica sjell Emina Çunmulajn me pamje të re

Gjithsej katër foto të shkrepura nën manovrimin e duarve të fotografit Artan Korenica së fundmi kanë gjetur protagonisten e tyre. Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është shndërruar në muzën e momenteve të veçanta që vetëm një nënë mund ti përjetojë e që kësaj radhe këto momente janë shpalosur në një fotosesion të realizuar nga kjo dyshe, shkruan KultPlus.

Ndonëse këto foto vijnë në versionin bardh e zi, është ngjyra e bardhë ajo që kap vëmendjen e shikuesve duke lënë përshtypjen se ndjenjat të cilat përçohen përmes këtyre fotografive janë pikërisht ato të mirësisë, paqes e elegancës.

Modelja Emina Çunmulaj kësaj radhe erdhi në një frymë krejtësisht spontane, nëpërmjet së cilës dallohet dëshira që këto foto të duken sikur janë shkrepur në një kohë relativisht të shkurtër e që në realitet ashtu edhe janë realizuar.

Andaj, për të treguar më shumë rreth realizimit të këtij fotosesioni, për KultPlus foli fotografi Artan Korenica.

“Ideja e këtij fotosesioni ka ardhur gjatë verës ku kemi dashur të realizojmë këtë sesion pikërisht në vendlindjen e Emines por kjo gjë nuk ndodhi për disa arsye. Pastaj, Emina më ftoj në Los Angelos ku edhe e realizuam më në fund’, tregon Korenica.

Sipas tij, e veçanta e këtij sesioni është realizimi i të gjitha fotove për gjithsej 30 minuta në kuadër të një udhëtimi tre ditor.

Ky bashkëpunim i cili nuk vjen për herë të parë duket se ka marrë kaq pak kohë jo vetëm për arsye se dyshja kanë një miqësi të vërtetë por edhe se puna e tyre e veçantë dhe fakti se ata janë në kontakt vazhdimisht, gjithmonë përfundon në një rezultat të tillë të cilën edhe publiku ka mundësi ta shoh e ta admiroj.

Në anën tjetër, Korenica për KultPlus bëri të ditur se ai po planifikon disa projekte në të ardhmen por për momentin ai është fokusuar tek filmi i shkurtër artistik së bashku me ekspozitën, i titulluar ‘Pritja’ e që në fokus ka të pagjeturit e Kosovës.

Ndërkohë, më poshtë gjeni fotografitë në të cilat modelja duket se na dërgon drejt një rrugëtimi të panjohur përmes këtyre fotove të cilat dhurojnë iluzionin se janë porsi një film në lëvizje të vazhdueshme. / KultPlus.com

Emina Çunmulaj e bën me shtëpi një familje: Njerëzimi është fuqia jonë

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është e njohur për zemërgjerësinë dhe bamirësinë e saj, shkruan KultPlus.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë në rrjete sociale një video, në të cilën shihet se Çunmulaj në bashkëpunim me fonacionin “Fundjavë ndryshe” e kanë bërë një familje me shtëpi.

“Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme”, ka shkruar Çunmulaj.

Tutje ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj, teksa në video shihet jetesa e mëparshme e familjes dhe pamje nga shtëpia e re.

“Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë”, ka thënë modelja.

Për fund, ajo ka bërë thirrje për bashkim në këtë iniciativë. / KultPlus.com

Emina Çunmulaj: Më kujtohet kur nëna ushqente dhe vishte refugjatët e Kosovës në shtëpinë tonë

Me disa foto nga periudha e luftës në Kosovë, Emina Çunmulaj ka kujtuar të gjithë periudhën e vështirë atje, momentet që mban mend nga fëmijëria edhe sot e kësaj dite dhe që e kanë shoqëruar për shumë kohë.

“Këto janë imazhet që unë mbaj mend nga fëmijëria. Më kujtohet që e shikoja këtë në TV çdo ditë.

Më kujtohet gjithashtu kur nëna ushqente dhe vishte refugjatët e Kosovës në shtëpinë tonë, dhe babai im me pjestarët e tjerë të fshatit duke u përpjekur për t’i çuar ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet si diçka normale.

Kjo është arsyeja përse un sot festoj për të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina në postimit të saj.

Në një intervistë të dhënë për ‘Historia ime’ në ‘Tv Klan’, Emina ka treguar gjatë për veshtirësitë e jetesës në Malin e Zi dhe gjithë problemet e adoleshëncës.

Megjithatë dëshira për të pasur një të ardhme të sigurt dhe për të qenë më mirë e zhvendosën Eminën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku nisi të punojë duke u kthyer më pas në një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm atje. / KultPlus.com

Emina Çunmulaj surprizon 27 fëmijë, i dërgon në plazh për herë të parë

27 fëmijë kanë realizuar një ëndërr, ata të cilët nuk e kishin parë dhe shijuar asnjëherë plazhin me ndihmën e Emina Cunmulajt e realizuan, pasi modelja shqiptare u plotësoi këtë dëshirë duke i dërguar këta fëmijë në det.

Këta 27 fëmijë bashkë me Cunmulajn kanë kaluar ditën në Velipojë.

Emina Cunmulaj ka shkruar se shumica prej këtyre fëmijëve janë nga emisioni “Fundjavë ndryshe”, të cilëve u ka ndihmuar bashkë me të tjerët për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e kushteve./KultPlus.com

Emina Çunmulaj: Jam krenare që jam shqiptare

Modelja Emina Çunmulaj është në prag të lindjes së fëmijës së saj të dytë.

Por bukuroshja nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe një fakt i tillë duket qartë në foton e fundit që ka publikuar, shkruan koha.net.

Eminën e shohim me kostum popullor dhe krahas kësaj veshje ka shkruar: “I vogli im! Të premtoj se do të rris me të njëjtat vlera me të cilat me ka rritur mamaja ime. Të premtoj që do të të kujtoj gjithnjë se nga vjen mamaja jote dhe sesa krenare jam për këtë. Kultura ime është pasuria më e madhe dhe puna ime do të jetë përgjithmonë të të mësoj ty dhe Ella Farias bukurinë e saj,” – përfundon Emina në rrjete sociale./KultPlus.com

Emina Çunmulaj në veshje kombëtare (FOTO)

Modelja shqiptare e cila karrierën e saj e zhvillon në SHBA, Emina Çunmulaj, gjithmonë në mënyra të ndryshme tregon se sa krenare është me origjinën e saj, shkruan KultPlus.

Ushqimet tradicionale shqiptare, muzika folklorike dhe veshjet kombëtare asnjëherë nuk mungojnë te Emina.

Kësaj radhe modelja e njohur ka postuar disa fotografi me veshje tradicionale shqiptare.

Kështu, duke dëshmuar edhe njëherë se sa shumë dashuri ka për vendin e saj dhe sa me xheloyi e i ruan traditat shqiptare. / KultPlus.com