Koncert në TKOB me kompozimet e Ennio Morricone-s

Kompozimet e mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, më datën 5 qershor, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane.

Ky koncert do të zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.

Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit.

Ennio Morricone vdiq 3 vjet më parë, në korrik të vitit 2020 në moshën 91-vjeçare.

Koncertin e fundit ai e dirigjoi në Palazzo Madama, disa muaj para se të ndërronte jetë./atsh/KultPlus.com

BOLOGNA, ITALY – NOVEMBER 24: Composer Ennio Morricone performs at Unipol Arena on November 24, 2012 in Bologna, Italy. (Photo by Roberto Serra – Iguana Press/Redferns via Getty Images)

‘TIFF’ do të hapë siparin me filmin dokumentar për Ennio Morricone-n

Tirana International Film Festival (TIFF) do të nisë me “Ennio”, një film dokumentar i regjisorit Giuseppe Tornatore, kushtuar Ennio Morricones, kompozitorit legjendar të kinematografisë botërore.

“Ennio” është portreti i plotë i kompozitorit më të dashur e më prodhimtar, të shekullit të 20-të, i vlerësuar gjithashtu edhe nga kritika e fitues i dy çmimeve Oscar. Ennio Morricone vjen në 156 minuta, me kompleksitetin e tij, si autori i mbi 500 kolonave zanore, të paharrueshme. Dokumentari i prezantuar në 2021, vjen në TIFF si një premierë kombëtare dhe rrëfen përmes një interviste të gjatë të Tornatores me Maestron, dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve, si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone e Quentin Tarantino.

Tornatore ka sjellë skena fiction por edhe imazhe arkivore. Dokumentari “Ennio” është gjithashtu një hetim që synon të zbulojë atë që dihet pak për Morricone. Ashtu si pasioni i tij për shahun, i cili ndoshta ka lidhje misterioze me muzikën e tij. Por edhe origjina e vërtetë e disa prej intuitave të tij muzikore, siç ndodh për klithmën e kojotës, që sugjeron temën e “The good, the ugly, the bad” apo ajo e përplasjes ritmike të duarve në disa kanaçe nga protestues në rrugët e Romës, të cilën e shfrytëzoi për të sjellë temën e bukur të “Sosenga Pereira”. Një aftësi për shpikje që konfirmohet nga dëshira e vazhdueshme për eksperimentim./ KultPlus.com

‘Ennio’ dokumentari unik kushtuar Morricones

Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 janar, dhe më pas në të gjitha kinematë nga data 17 shkurt, shpërndarë nga Lucky Red në bashkëpunim me TimVision, sipas faqes më të njohur kinematografike italiane, cinemaitaliano.info.

Në të tillë format do të mbërrijë pas pak ditësh dokumentari i titulluar “ENNIO” nga  regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Ennio Morricones, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit Oscar dhe autor i mbi 500 kolonave të paharrueshmeve zanore.

I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në Bif & St, dokumentari rrëfen Morriconen përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone, Quentin Tarantino, Clint Eastwood, Bruce Springsteen, skena fiction, muzikë dhe imazhe arkivore.

“Kam punuar për 25 vite me Ennio Morriconen”, thotë Giuseppe Tornatore.

“Unë kam bërë pothuajse të gjithë filmat e mi me të, pa përmendur dokumentarët dhe  reklamat. Gjatë gjithë kësaj kohe miqësia jonë është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Kështu, film pas filmi, si njohja e karakterit të tij si burrë dhe si artist i thelluar, gjithmonë mendoja se çfarë lloj dokumentari mund të bëja për të. Dhe sot ëndrra ime është realizuar”, thekson ai./ KultPlus.com