Flaka Loxha një hap larg medaljes, derisa Erza Muminoviq eliminohet

Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, shkruan KultPlus.

Xhudistja jonë mundi me ippon spanjollen, Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, kategoria -57 kg.

Loxha do të luftojë për medaljen e bronztë ndaj turkes, Hasret Bozkurt.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq nuk ka arritur të vazhdojë garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit. /KultPlus.com

Erza Muminoviq mposhtet, por vazhdon për medaljen e bronztë

Xhudistja Erza Muminoviq është ndalur në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, shkruan KultPlus.

Ajo u mposht me IPPON nga francezja Melanie Vieu dhe nuk arriti që të kalojë në gjysmëfinale.

Muminoviq mposhti turken Gulkader Senturk, derisa në vazhdim do të garojnë edhe Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.

Kosova nuk ka arritur akoma të fitojë medalje, derisa një gjë të tillë po vazhdon të synohet. /KultPlus.com

Muminoviq e udhëhequr nga Majlinda Kelmendi kalon në rrethin e dytë

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka avancuar në rrethin e dytë të garave në Lojërat Mesdhetare në Ohan të Algjerisë, shkruan KultPlus.

Pas një meçi të vështirë ndaj turkes Gulkader Senturk, Muminoviq fitoi me IPPON.

Majlinda Kelmendi, në rolin e trajneres, e udhëhoqi xhudisten kosovare, e cila tani do të ndeshet me francezen Melanie Vieu.

Kosova akoma nuk ka arritur që të fitojë medalje në këto gara, derisa shpresat për të marrë një të tillë janë sot. /KultPlus.com

Sportistët nga Kosova në gjueti për medalje në Lojërat Mesdhetare

Sportistët nga Kosova do të vazhdojnë sot në ditën e 4-të të Lojërave Mesdhetare në Ohan të Algjerisë, shkruan KultPlus.

Duke filluar nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e deri te Shpejtim Bajoku në boks.

Ndiqeni më poshtë orarin e plotë të sportistëve, ditë në të cilën pritet që Kosova të fitojë medalje. /KultPlus.com

Kuka: Shpresojmë që Erza të marrë pasaportën shqiptare

Trajneri Driton Kuka, e ka prezantuar edhe një herë përpara publikut xhudisten Erza Muminoviqi, ku edhe ka shkruar për sukseset që kjo e fundit ka arritur, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Kuka, shkroi se Muminoviq është sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja.

“Po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë, të Shqipërisë, për pajisje me pasaportë shqiptare”, shkroi Kuka.

Postimi i tij i plotë:

“Për një ditë të mbarë …
Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!
Kampione Evropiane U18
Medaliste Botërore e Evropiane U21
Medaliste Olimpike U18
Një garuese me perspektivë e cila nese dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …
Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë 🇦🇱 për pajisje me pasaportë Shqiptare!”. /KultPlus.com

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionat Botëror

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë, transmeton KultPlus.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë.

Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale. / KultPlus.com

Xhudistja Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në ‘Kampionatin Evropian’ për junior në Luksemburg

Xhudistja Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior në Luksemburg.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës:

Bravo Erza, medaliste e bronztë e Evropës për junior.

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit.

Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.

Urime Erzës dhe Federës së Xhudos së Kosovës. / KultPlus.com