“Kryemjeshtri”, libri për kampionin Driton Kuka promovohet nesër në Prishtinë

“Kryemjeshtri” është libri që u botua së fundmi e që i dedikohet kampionit Driton Kuka. Libri që ka për autor Arsim Maxhera, nesër do të promovohet në Prishtinë në kuadër të agjendës shtetërore për 15-vjetorin e Pavarësisë, përcjell KultPlus.

Kjo ngjarje promovuese e librit organizohet me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe ka për qëllim të shfaqë jetën dhe veprën e një prej kampionëve më të mëdhenj të xhudos të të gjitha kohërave, siç është dokumentuar nga gazetari Maxhera.

Promovimi mbahet nesër, me datë 22 shkurt, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, në ora 12:00 – 13:00.

Bashkohuni në këtë promovim për të nderuar trashëgiminë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të kryemjeshtrit Driton Kuka. / KultPlus.com

Driton Kuka nga shkolla ku vijoi mësimet: Ta ruajmë e forcojmë Kosovën tonë me dashuri e fanatizëm



Trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ftuar si mysafir nderi në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, ku ai ndoqi mësimet si fëmijë, përcjell KultPlus.

Në këtë takim që i dedikohen 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ai u prit ngrohtë nga drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, stafi dhe sidomos nga fëmijët e kësaj shkolle të cilët ishin veshur me ngjyrat e flamurit dhe po mbanin në duar flamurin e shtetit tonë.

Kuka ka ndarë një fotografi nga ky takim, teksa shprehet që Kosovën duhet ta ruajmë e forcojmë me dashur e fanatizëm.

“Në shkollën fillore ku vijova mësimet!
Këtu mësuan dhe u edukuan edhe Kampionet tona Olimpike 🏅🏅🏅
Tani më Dita e pavarësisë së shtetit tonë po afron.
Ishim mysafirë në SHF “ Asdreni” në Pejë ku u pritëm ngrohtë nga stafi dhe Drejtoresha Agime Lajqi e me theks të veçantë nga fëmijët e mrekullueshëm 👌👌
15 Vjet Shtet,një foshnjë e lindur që po rritet e forcohet çdo ditë!
Ta ruajmë e forcojmë Kosovën tonë me dashuri e fanatizëm
🇽🇰❤️🇦🇱”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Distria Krasniqi rrëmbeu të artën në Paris, Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar sot medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan KultPlus.

Pas kësaj fitore reagoi edhe trajneri Driton Kuka e cila e cilësoi fantastike performancën e xhudistes Krasniqi.

Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:

Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë.

Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!

E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!

Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves./ KultPlus.com

Kuka: Nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, e ka uruar xhudisten Distria Krasniqin, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror të Xhudos në Tashken.

Sipas tij, Krasniqi në të gjitha luftërat ishte dominonte në çdo aspekt, njofton Klan Kosova.

“Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës. Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes në gjysmëfinale e ndalën nga finalja e madhe. Përndryshe krejt luftërat ishte dominuese në çdo aspekt”.

“Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen. Sporti i xhudos po vazhdon tutje, e mua, nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada”.

“E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook./ KultPlus.com

Kosova përfaqësohet nga 4 xhudistë në Kampionatin Botëror të xhudos, mungon kampionia olimpike

Ekipi i Kosovës në xhudos do të marrë pjesë në garën më të rëndësishme, që prej përfundimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Është Kampionati Botëror i xhudos, që prej 6 deri më 13 tetor 2022 do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova përfaqësohet me katër garuese. Ekipit i prinë Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).

Krasniqi është kampione olimpike Tokio 2020 dhe medaliste e bronztë e botës 2019, Kuka është medaliste e bronztë e botës 2019, ndërsa Fazliu që po shijon formë të mirë këtë vit, është nënkampione e Evropës 2022. Loxha dalëngadalë po ngritet në nivele të larta. Të gjithë janë bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Botërorit do t’i mungojnë familja Gjakova, Nora dhe Akili. Të dy sipas trajnerit Driton Kuka mungojnë shkaku i lëndimeve. Nora është kampione olimpike Tokio 2020, ndërsa vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Botëror, në kategorinë -57 kg. Akili është kampion i Evropës 2021, kategoria -73 kg dhe vendi i shtatë në Tokio 2020.

“Xhudistët tanë nisin garat të premten, kur në tatami është Krasniqi. Loxha, garon të shtunën, Fazliu të dielën, ndërsa të martën Kuka”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024.

Ndërkaq, Krasniqi mbetet një nga favoritet për të sjellë medalje në Kosovë. /KultPlus.com

Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga UP (VIDEO)

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” është mbajtur të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.

Seleksionuesi i Kosovës në xhudo i është ndarë titulli i nderit për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e trajnerit më të mirë të xhudos për vitin 2021, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën. / KultPlus.com

Kuka kërkon që punësimi të jetë praktikë edhe për trajnerët

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kuka, ka thënë se me këtë vendim po avancohen të drejtat e sportistëve që arrijnë rezultate kulminante.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria Shqiptare duhet që patjetër të parasheh që punësimi të jetë praktikë edhe për trajnerët.

Postimi i plotë:

“Kampionet Olimpike do jenë me vendim të qeverisë Shqiptare bartëse të titullit të Nderit- Kolonel të Ushtrisë Shqiptare,të kuptohem Grada Nderi dhe poashtu do kenë paga Mujore! Kryeministri Shqiptar Edi Rama me këtë vendim po avancon të drejtat e sportistëve që arrijnë rezultate Kulminante! Luiza Gega dhe Briken Calja poashtu do mbajnë gradën e nderit Kolonel. Praktika e Shtetit Shqiptar është praktikë në pothuajse çdo shtet Evropian! Praktikë që jemi duke e diskutuar me Ministrin Çeku të filloj edhe në Kosovë.Patjetër që duhet kritere të veçanta e jo ndryshe! Por që është praktikë e mirë sdiskutohet aspak. Qeveria Shqiptare patjetër duhet të parasheh që punësimi të jetë praktikë edhe për trenerët! Prapë me kritere të veçanta.Spo flas për veten time aspak! Nga Shteti Shqiptar do doja vetëm Pasaportën Shqiptare sepse e kam për zemër!Krenar me Sportistët tanë Shqiptar kudo që janë Shqipëri e Kosovë …Pa komente politike ju lutem”, thuhet në postimin e Driton Kukës. /KultPlus.com

Driton Kuka për suksesin e xhudistësve të tij: Përtej imagjinatës sime

Sot është bërë një vit që nga fitorja madhështore e Distria Krasniqit në Olimpiadë, duke u bërë kështu Kampione Olimpike, shkruan KultPlus.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm, trajneri Driton Kuka shprehet se ishte përtej çdo imagjinate të tij.

Postim i plotë:

“Përtej imagjinatës time …
Pas luftës mblodha një grup fëmijësh në lagjen time,mesin e tyre edhe Majlinda,Disi,Nora e shumë të tjerë!
Për ti larguar nga traumat e luftës dhe për të u mësuar sportin e bukur tê xhudos!
Këta fëmijë shkuan përtej imagjinatës time,shkuan larg,dëshmuan se sa shumë ja vlen të punohet me të rinjtë Shqiptar!
Sot një vjet 24 Korrik 2021
Distria Krasniqi vazhdoj rrugën e Majlindes!
Distria Krasniqi mbretëroj në Budokan Tokyo 24 korrikun e vitit të kaluar
Arriti kulmin e të arriturave në sport!
Një vajzë e cila shumë pak flet por ka punuar shumë!
Ka punuar shumë për ëndrrën e saj.
Urime Disi 1 vjetorin e titullit –
Kampione Olimpike
Titullin që bëre krenar një Komb!
Shteti ynë i ri po bahet i fuqishëm në Botën e sportit por jo vetëm”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Kuka kritikon gjeneratat e reja: Rrjetet sociale, shisha e konsumimi i alkoolit penguesit kryesor të zhvillimit të tyre

Trajneri i suksesshëm i xhudos, Driton Kuka, ka publikuar sot një shkrim ku kritikon gjeneratat e reja që nuk po bëjnë sport sa duhet për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale.

Kuka potencon se shisha dhe konsumimi i alkoolit janë bërë penguesit kryesor.

“Nga këndi i trenerit… Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!”, është shprehur Kuka.

“Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane, Botërore e Olimpike por … Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!”, shtoi ai.

“Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!”.

“Kjo po del tash problemi kryesor! Gjenerata tjera, mentalitet tjetër”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Driton Kuka: Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar

Kosova ka arritur që të fitojë edhe një medalje tjetër në kuadër të Lojërave Mesdhetare, shkruan KultPlus.

Medalja e gjashtë për Kosovën erdhi nga xhudistja Loriana Kuka, e cila fitoi të artën me paraqitje të shkëlqyeshme.

Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në “Facebook” se xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

“Day 3 …
Medalja nr 5 🥇🥇🥇🥉🥉
Loriana e artë 78 kg
Lojërat Mesdhetare Algjeri
Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin Shqiptar”, thuhet në postim. /KultPlus.com

Trajneri Kuka: Dita 1 – një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë

Xhudoja sot i solli medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën.

Krasniqi ishte e pakompromis në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e fituar çdo ndeshje.

Në anën tjetër, Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi nga trajneri i tyre, Driton Kuka.

“Dita 1. Një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë. Lojërat Mesdhetare Algjeri. Kosova power”, shkroi Kuka. / KultPlus.com

Kuka: Këndej ka vlera sa të dush, Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, shkruan KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm para liderëve ku me theks të veçantë foli për liberalizimin e vizave duke ju drejtuar shefave të BE-së: Unë jam e vetmja në tryezë që duhet të marr vizë.

Vizat shpesh kanë qenë pengesë kryesore edhe për artistët e sportistët.

Duke qenë se e ka provuar në lëkurën e tij, trajneri Driton Kuka ka reaguar sot përmes një statusi në facebook ku shprehet optimist dhe kujton se Kosova ishte e para në Lojërat Olimpike në Sportin e Xhudos prej krejt shteteve evropiane, andaj mos liberalizimin e vizave e sheh diskriminim nga ana e Evropës.

#kosovapower

Për një ditë të mirë miq …

Po e ripostoj pamjen pas Lojërave Olimpike në Sportin e xhudos!

Shteti me ma pak se 2 Milionë banorë që gjendet në zemër të Evropes shteti ynë ishte nr 1 prej krejt shteteve Evropiane!

Tregon se këndej ka vlera sa të dush por …

Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë!

Po shpresoj që sot të kemi ndoj lajm pozitiv edhe pse personalisht spo besoj.

Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca,Holanda e ndonjë tjetër aspak sqëndrojnë!

E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës!

Stop diskriminimit të Kosovës, u ba shumë!

Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Agron Kuka anëtar i bordit të Federatës Evropiane të Xhudos

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se zyrtarisht Agron Kuka është bërë anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook, ai ka shkruar se Agron Kuka do të ketë detyrën specifike të drejtorit sportiv.

“Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa. Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë. Urime kryetarit të federatës tonë për postin, post ky i ofruar nga tashmë presidenti i EJU, Laszlo Thot marrë parasysh vlerësimin që ata bajnë për xhudon e Kosovës”, ka shkruar ai. /KultPlus.com

Trajneri Kuka i bindur për medalje të reja për Kosovën

Sot në qytetin e Pejës është mbajtur turneu tradicional “Judo for Peace”, shkruan KultPlus.

Trajneri Driton Kuka, ka njoftuar se ky turneu mblodhi xhudistë e xhudiste nga shtetet e rajonit.

Postimi i plotë:

“Një ditë e bukur me xhudo në qytetin e Pejes!Turneu tradicional “ Judo for Peace” sot mblodhi xhudistë e xhudiste nga shtetet e rajonit dhe poashtu dha pamje të mirë për garuesit me perspektiv të vendit tonë! Sporti me kampionet Olimpike do vazhdoj tutje jam i sigurtë drejt medaljeve e sukseseve të reja për vendin tonë!Mirënjohje përkrahësve e sponsorëve që janë shtytje e madhe për kontinuitet të rezultateve!#Paris2024”, ka shkruar ai. /KultPlus.com

Kuka pranon çmimin si trajneri më i mirë për vajzat në Evropë gjatë vitit 2021

Trajneri kosovar, Driton Kuka, ka fituar çmimin si trajneri më i mirë për vajza në Evropë gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Kuka e ka pranuar çmimin në një ceremoni të organizuar nga Federata e Xhudos në Kosovë, ku është shprehur shumë krenar për këtë arritje.

“Është një nder i madh për mua, ky është i vetmi trofe të cilin nuk e kisha në sirtarin tim si një trajner. Kështu, shpresoj që në të ardhmen të kem edhe çmime të shumta për Kosovën, është një krenari e madhe që të fitojë këtë çmim, e shpresoj që vitin tjetër të jem edhe trajneri më i mirë për djem. Së shpejti do të kemi projekte shumë të mëdha në Kosovë. Shpresoj që ta bëjmë xhudon sport më masiv në Kosovë që të kem rezultate edhe më të mira”, është shprehur Kuka gjatë kësaj ceremonie. /KultPlus.com

Trajneri Kuka uron Majlinda Kelmendin për ditëlindje: Gëzove popullin shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!

Xhudistja Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen. Sukseset e saj të mëdha në fushën e sportit, e bëjnë atë një ndër personat më të rëndësishëm të vendit tonë e cila ka shkruar histori në sportin kosovar, shkruan KultPlus.

Sot, në ditëlindjen e saj, trajneri Driton Kuka e ka uruar Kelmendin duke kujtuar që ishte Majlinda ajo që gëzoi popullin shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë.

“Urime ditëlindjen Majlinda! Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!
Legjendë e sportit Botëror …
Dominoj Botën për afër 10 vite!
Kampione 4 X🥇🥇🥇🥇Evropiane
Kampione 2X 🥇🥇Botërore
Kampione 🥇Olimpike
Krenar me ty!”, ka shkruar Kukaj.

E lindur në Pejë më 9 maj 1991, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Zhaneiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si “numri një” në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. Kelmendi ruajti titullin botëror në vitin 2014. Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të vitit 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj Driton Kuka insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga wADA.

Në vitin 2021, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar. Një muaj më vonë, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në rastin e saj në Grand Slam Xhudo Tel Aviv 2021 të mbajtur në Tel Aviv, Izrael.  /KultPlus.com

Driton Kuka fiton çmimin për trajnerin më të mirë për vajza në Evropë 2021

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë për vajza në Evropë për gjatë vitit 2021, në kohën kur edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike, shkruan KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë lajmin për publikun, derisa edhe ai ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi.

“I nderuar që isha pjesë e ceremonisë së @europeanjudo në Sofje për nder të trajnerit kosovar @KukaToni . Atij iu nda çmimi i trajnerit më të mirë për vajzat në Europë 2021. Momente të tilla na mbushin krenari e emocion. Përgëzime Driton, të jemi përzemërsisht mirënjohës”, ka shkruar Ministri Çeku.

Në anën tjetër, Kosova ka arritur që të fitojë dy medalje evropiane në Kampionatin “Sofia 2022”. /KultPlus.com

Laura Fazliu afër finales, Kosova vazhdon suksesin në xhudo

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shkruan KultPlus.

Fazliu arriti që pas vazhdimeve ta mposht Renata Zachovan nga Republika Çeke, derisa tani ajo do të luajë për finalen e madhe,

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi (fitoi medaljen e bronztë), Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova (është eliminuar gjatë ditës së sotme) dhe Laura Fazliu. /KultPlus.com

Për të 10-tin vit radhazi fiton medalje në Kampionatin Evropian, Kuka: Kosova mbi të gjitha

Kosova ka filluar suksesshëm Evropianin në sportin e xhudos, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë, duke fituar medalje përmes Distria Krasniqit, shkruan KultPlus.

Trajneri Driton Kuka ka thënë që edhe kur nuk ecin gjërat sipas planit prapë një medallje vjen për Kosovën, kjo për faktin se Krasniqi fitoi medaljen e bronztë.

Postimi i plotë i Kukës:

“Medalja Elitare e para për sivjet u fitua…
Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sips planit prapë sjell medalje për Kosovën!
Distria e bronztë …
Kampionati Evropian për të rritur!
Kategoria e saj e re 52 kg!
Edhe në një ditë jo të mirë me disponim për luftë Distria merr medaljen e radhës!
Flaka Loxha vendi i 7 me dy fitore e dy humbje kategoria 57 Kg!
Plasmani i saj më i mirë në gara zyrtare për të rritur.
Meritoj plasman më të mirë ndoshta edhe medalje,por me randësi që tregoj që i përket kreut të xhudos Evropiane
Neser garojnë Akili e Laura shpresojmë në rezultat e medalje!
Kënaqësi që gjatë garës kishim mysafir Ministrin Çeku gjatë tërë ditës ishte me ekipin e tij në përkrahje të sportistëve tanë.
Mirënjohje edhe Ambasadorit të Kosovës në Bullgari dhe stafit të Ambasadës!
E unë si trener po jau shpalos një gëzim  timin si trener!
Është viti i 10 me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur!
E kemi filluar me 2013 e sivjet 2022 bahen plot dhjetë vite që kthehemi me medalje nga Evropiani për të rritur.
Kosova mbi të gjitha …
Xhudo për Kosovën e popullin Shqiptar po vazhdon tutje”. /KultPlus.com

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me çmimin “Ditët e Shqipes” për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës

Trajneri dhe sportistja më e mirë në histori të Kosovës janë shpërblyer sot me çmimin “Ditët e Shqipes”.

Ky nder iu bë atyre në ditën e veteranëve të betejës së Koshares, ku u vlerësua lartë sakrifica e madhe e dëshmorëve në betejën e Koshares.

Organizimi u bë nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Kuka dhe Kelmendi u vlerësuan lartë për punën dhe përkushtimin e madh në sport, i cili i solli rezultate kulminante Kosovës

Atyre, çmimin ua ndau Rrustem Berisha, ish-komandant i kësaj brigade.

Me këtë rast, Kuka u shpreh i nderuar me çmimin e marrë.

Trajneri pejan shtoi se ai dhe garuesit e tjerë po e ndjekin rrugën e luftëtarëve.

Ndërsa, Majlinda Kelmendi tha se ndihet krenare që e ka ngritur lart flamurin shtetëror të Kosovës.

Ajo ndihet me fat dhe e nderuar që e pati mundësinë t’ia tregojë botës vlerat që i ka vendi i saj.

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi ia kanë sjell Kosovës sukseset më të mëdha në sport, duke fituar medalje të artë olimpike. / KultPlus.com

Kryetari Hyseni pret në takim drejtues së Federatës së Xhudos: Tashmë e kemi identifikuar vendin për ndërtimin e palestrës së xhudos

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e klubit të xhudos – Gjilani, ka pritur sot në takim një delegacion të Federatës së Xhudos së Kosovës në përbërje, Agron Kuka – kryetar, trajnerin e njohur Driton Kuka dhe kampionen olimpike dhe krenarinë e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi.

Kryetari Hyseni tha se temë kryesore në takim ka qenë mundësia e bashkëpunimit dhe ndërtimi i palestrës së xhudos në Gjilan.

“Unë e njoftova kryetarin e Federatës për gatishmërinë e Komunës për bashkëpunim, ndërkaq ne veç e kemi identifikuar vendin ku mund të bëhet ndërtimi i palestrës së xhudos. Na mbetet që bashkë me MKRS-në të dakordohemi edhe për pjesën e ndërtimit dhe finalizimit të projektit. Me vullnetin që e kemi për ta përfunduar këtë punë, besojmë që Gjilani do të jetë njëra prej komunave ku do të bëhet ndërtimi i kësaj palestre e shpresojmë që do të nxjerrim edhe ne kampionë olimpikë”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Në emër të Federatës së Xhudës ka folur kryetari i saj, Agron Kuka, i cili e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe për lajmin e mirë për gjetjen e parcelës për ndërtimin e palestrës së xhudos.

“Duke e ditur faktin që jemi për një qëllim të mirë, për promovimin dhe zhvillimin e sportit të xhudos, e falënderojmë kryetarin për gatishmërinë e tij dhe të Komunës së Gjilanit për ndarjen e një parcele për ndërtimin e një palestre specifike për sportin e xhudos. Uroj që ky projekt të realizohet sa më shpejt dhe klubi i xhudos Gjilani të ketë një hapësirë adekuate për zhvillimin dhe avancimin e sportit të xhudos”, ka thënë Kuka. / KultPlus.com

Kosova fiton 2 medalje në Greqi, Kuka: Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin, shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin

Shteti i Kosovës ka arritur që të fitojë dy medalje të tjera në sportin e xhudos, kjo pasi Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq triumfuan në Greqi, shkruan KultPlus.

Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se tashmë është bërë traditë që Kosova të fitojë medalje në vende të cilat nuk e njohin pavarësinë e këtij shteti.

Postimi i tij i plotë:

“Kupa Evropiane U21 Athinë Greqi!
Dy medalje për Kosoven 🇽🇰
Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.
Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg.
Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke.
Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.
Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.
Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.
Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.
Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet.
Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”. /KultPlus.com

Kuka: Shpresojmë që Erza të marrë pasaportën shqiptare

Trajneri Driton Kuka, e ka prezantuar edhe një herë përpara publikut xhudisten Erza Muminoviqi, ku edhe ka shkruar për sukseset që kjo e fundit ka arritur, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Kuka, shkroi se Muminoviq është sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja.

“Po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë, të Shqipërisë, për pajisje me pasaportë shqiptare”, shkroi Kuka.

Postimi i tij i plotë:

“Për një ditë të mbarë …
Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!
Kampione Evropiane U18
Medaliste Botërore e Evropiane U21
Medaliste Olimpike U18
Një garuese me perspektivë e cila nese dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …
Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë 🇦🇱 për pajisje me pasaportë Shqiptare!”. /KultPlus.com

Driton Kuka nominohet për titullin e trajnerit më të mirë në Evropë për vitin 2021

Federata Evropiane e Xhudos ka nominuar trajnerin e Kosovës, Driton Kuka, për titullin e trajnerit më të mirë në Evropë për vitin 2021, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kuka përmes një postimi në “Facebook”, ku ka ndarë me publikun se në muajin prill do të udhëtojë drejt Bullgarisë.

Postimi i tij i plotë:

“Për mbramje të mirë … Federata Evropiane e Xhudos më ka nominuar për titullin : Best European Womens Coach 2021 Po ndaj me ju mailin e ardhur për pjesëmarrje në Ceremoninë e më të mirëve që do mbahet gjatë Evropianit në Bullgari në fund të muajit prill!”.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur trajnerin nga Kosova, Driton Kuka, si trajnerin më të mirë për vitin 2021 në xhudo më 18 dhjetor. /KultPlus.com