Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH pritet t’i besohet Jonida Vokshit

Në fund të tetorit, RTSH-ja bëri publike listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH, pa njoftuar se cili/cila do të jetë moderator/e. Gjasat janë që prezantimi t’i besohet Jonida Vokshit.

E ftuar në TCH, Jonida u pyet “A do ta prezantosh festivalin e fundvitit, meqenëse ta kanë propozuar?”.

Pas disa minutave heshtjeje, Jonida tha “kush ma ka propozuar?”, një përpjekje për të shmangur pyetjen. Pas këmbënguljes së dy moderatorëve, aktorja pranoi propozimin nga organizatorët dhe u shpreh “Jam duke e menduar”. / KultPlus.com