Udhëtimi frymëzues i Lewis Hamilton: Nga fillestar në një ikonë të Formula 1

Lewis Hamilton është një pilot britanik i garave i cili konsiderohet gjerësisht si një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1 në histori. Ai është shtatë herë kampion bote, pasi ka fituar kampionatin në 2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020, shkruan KultPlus.

Hamilton ka lindur më 7 janar 1985 në Stevenage, Hertfordshire, Angli. Ai filloi të garonte në një moshë të re dhe në kohën kur ishte dhjetë vjeç, ai kishte fituar tashmë kampionatin e tij të parë në karting. Në vitin 1998, ai u nënshkrua nga McLaren dhe filloi të konkurronte në Programin e Mbështetjes së Shoferëve të Rinj të Mercedesit McLaren.

Hamilton bëri debutimin e tij në Formula 1 në 2007, dhe në sezonin e tij të parë, ai përfundoi në podium në nëntë nga 17 garat, duke përfshirë një fitore në Çmimin e Madh të Kanadasë. Në vitin 2008, ai u bë shoferi më i ri që fitoi Kampionatin Botëror, dhe vazhdoi ta fitojë atë përsëri në 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020.

Gjatë karrierës së tij, Hamilton ka arritur shumë rekorde dhe vlerësime. Ai ka fituar një rekord të barabartë (së bashku me Michael Schumacher) me shtatë kampionate botërore, dhe ai është gjithashtu shoferi me më shumë pole-positions, më shumë pikë në një sezon të vetëm dhe më shumë gara të fituara në një sezon të vetëm.

Përveç suksesit të tij në pistë, Hamilton është i njohur edhe për filantropinë dhe avokimin e tij për çështjet mjedisore dhe sociale.

Pavarësisht arritjeve të tij të shumta, Hamilton është përballur me kritika dhe polemika gjatë gjithë karrierës së tij. Në vitin 2009, ai u përfshi në një përplasje me shokun e skuadrës dhe rivalin, Felipe Massa, në Çmimin e Madh të Hungarisë, dhe në vitin 2017, ai u akuzua për shkelje të rregulloreve duke vozitur shumë ngadalë gjatë një seance kualifikuese në Çmimin e Madh të Meksikës.

Pavarësisht këtyre pengesave, Hamilton ka mbetur një nga pilotët më dominues dhe më të respektuar në Formula 1, dhe ai nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Ndërsa vazhdon të konkurrojë në nivelin më të lartë, është e qartë se ai do të mbetet në histori si një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /KultPlus.com

Agresioni rus ndaj Ukrainës, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë

FIA ka njoftuar se i ka hequr Rusisë të drejtën për të pritur një Grand Prix të Formula 1 për sezonin e ardhshëm.

Organizata tha se “është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”, thuhet në një deklaratë.

“Kampionati Botëror i FIA Formula 1 viziton vendet në mbarë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit, duke bashkuar kombet,” thuhet tutje.

“Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës aktuale.”

Të enjten, një nga pilotët më të suksesshëm të sportit, kampioni i botës katër herë Sebastian Vettel, tha se do të refuzonte të konkurronte në garë nëse ajo shkonte përpara, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Lëvizja vjen pasi organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, njoftoi se i kishte hequr qytetit rus të Shën Petersburgut të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2022./ KultPlus.com

Brad Pitt dhe Hamilton të gatshëm për të prodhuar një film së bashku

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, duket se janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një film të suksesshëm në Formula 1 me dy herë fituesin e çmimit Oscar, Brad Pitt.

Interesi për Formula 1 ka shpërthyer vitet e fundit, në një pjesë jo të vogël të suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili solli një mori fansash të rinj nga SHBA.

Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të filmit.

Ndërsa ylli i Hollivudit, Pitt tashmë është konfirmuar si kryesuesi i projektit ende të pa titulluar, shtatë herë kampioni i F1 Lewis Hamilton është lidhur gjithashtu me një rol në film.

Në një intervistë për ESPN, Hamilton tha: “Nuk e di nëse do të jem i mirë në aktrim. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provoj”, ka thënë ai.

Akoma nuk është bërë e ditur se si do të jetë skenari i filmit. /KultPlus.com

Brad Pitt
SAO PAULO, BRAZIL - NOVEMBER 12: Fastest qualifier

F1 realizon pit-stopin e parë në botë mbi një urë

Faza e fundit e filmit promovues në Stamboll u zhvillua në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut dhe në të paraqiten dy pilotë të Formula 1, Alexander Albon nga Red Bull Racing dhe Pierre Gasly nga AlphaTauri.

Pilotët po ashtu realizuan pit-stopin e parë ndërkontinental në botë mbi urë.

Videoja promovuese ka për qëllim të arrijë deri te qindra miliona shikues në gjithë botën dhe përmban lokacione simbolike të Stambollit, duke përfshirë xhaminë ”Sulltanahmet”, Urën e Gallatës, Tunelin e Euroazisë, Kullën e Vajzës dhe Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut.

Çmimi i Madh i Turqisë do të mbahet më 15 nëntor në pistën ”Intercity Istanbul Park”, në  anën aziatike të Stambollit./atsh/ KultPlus.com

Shqiptari që synon Formula 1: Do të bëj shqiponjën në podium

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në ekonominë globale, në jetën e miliona njerëzve dhe në sport. Nëse futbolli është ai që ka ngritur më tepër zërin për problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike, edhe në botën e motorëve po ndihet shumë kjo krizë. Në garat me makina garon i vetmi shqiptar në kategoritë Formula, pikërisht në Formula 3.

Lirim Zendeli i lindur në Bochum të Gjermanisë nga prindër shqiptarë ëndërron të jetë shqiptari i parë që bën hapin e madh për të garuar në Formula 1

“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1”, tha Zendeli në intervistën për A2.

Kur u pyet nëse do të mund të shikohet ndonjëherë flamuri shqiptar në një podium të Formula 1, Zendeli u shpreh: “Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”. / KultPlus.com

Ndërron jetë Stirling Moss – legjenda e Formula 1

Legjendari britanik i garave motorike, Sir Stirling Moss, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Moss i cili ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e rëndë, është vlerësuar si një nga shoferët më të mëdhenj të Formula 1, pavarësisht asaj se nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai u tërhoq nga jeta publike në Janar të vitit 2018 për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Moss ka fituar 16 nga 66 garat në F1 nga viti 1951 deri në 1961. / KultPlus.com