Brad Pitt prezanton në Kanë ‘The Gardener’

Pas Bob Dylan dhe George Clooney, një tjetër personazh i famshëm, i jep një pjesë të saj edhe botës së pijeve alkoolike.

Brad Pitt do të prezantojë krijesën e tij të re në Festivalin e Filmit në Kanë, një xhin të quajtur ”The Gardener” dhe të prodhuar në bashkëpunim me distiluesin e njohur Tom Nichol dhe familjen Perrin, që ishin partnerë me aktorin në eksperiencat e tij të para të verës dhe që së fundmi u bashkuan me të edhe për një linjë për kujdesin ndaj lëkurës, që përdor mushtin e mbetur nga prodhimi i verës.

”The Gardener” është një xhin i thatë londinez, i distiluar në Francë nga një bazë drithi me një përzierje botanike që përfshin dëllinjë, koriandër, jamball dhe angjelikë, limon, grejpfrut rozë dhe portokalli nga Antibet.

Xhini i Brad Pitt do të prezantohet në formën e një kokteji të quajtur ”The Secret Garden”.

Dy herë fituesi i Oscar-it, Brad Pitt hodhi hapat e tij të parë në botën e alkoolit duke blerë pronën Château Miraval në 2011 për rreth 67 milionë dollarë./KultPlus.com

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për abuzim në aeroplan privat

Angelina Jolie ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre në mënyrë të dehur gjatë një fluturimi me avion privat, duke e shtyrë atë të bëjë kërkesë për divorc, transmeton KultPlus.

Në një padi të paraqitur nga Jolie thuhet se Pitt e kapi atë për koke dhe sulmoi dy nga fëmijët e tyre në udhëtimin e vitit 2016.

Pitt gjithashtu abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi familjen e tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos, thotë ajo, shkruan BBC.

Në anën tjetër, Pitt ka mohuar akuzat, edhe pse ky pretendim për ish-bashkëshortin për sjellje abuzive nga Pitt në fluturimin e 14 shtatorit 2016 është shfaqur në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit fitues të Oskarit. Incidenti u hetua nga FBI në vitin 2016, derisa autoritetet vendosën të mos ngrinin akuza.

Çifti kishin pasur aksione të përbashkëta me njëri-tjetrin, derisa Pitt argumenton se ai dhe ish-gruaja e tij kishin rënë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.

Jolie e kundërshton këtë dhe fajëson Pitt për përfundimin e negociatave për blerjen e aksioneve të saj të pronës. Ankesa e saj e së martës thotë se aktori ka qenë fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre – të moshës 8 deri në 15 vjeç në atë kohë – gjatë fluturimit me aeroplan privat.

Avokatët e saj pretendojnë se ylli i Fight Club filloi të bërtiste, duke e akuzuar atë se ishte “shumë respektuese ndaj fëmijëve”.

Menjëherë në fluturim, Pitt “e tërhoqi atë në banjë” në pjesën e pasme të aeroplanit, thuhet në padi.

“Pitt e kapi Jolie nga koka dhe e tundi, dhe më pas e kapi shpatullat dhe e tundi përsëri përpara se ta shtynte në murin e banjës”, shton dokumenti.

Pitt ka paditur zonjën Jolie, duke pretenduar se vendimi i saj për t’i shitur aksionet e saj në pronë një oligarku rus ishte një përpjekje për të “minuar” investimin e tij dhe për t’i shkaktuar “dëm të lirë” z. Pitt, i cili kishte “derdhur para dhe djersitje kapitali në biznesin e verërave”.

Avokatët e zonjës Jolie thonë në dosjen e tyre se aktorja “ka bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur fëmijët e tyre nga rijetimi i dhimbjes që Pitt i shkaktoi familjes atë ditë”.

Ata shtojnë se vendimi i saj për të shitur aksionet e saj në sipërmarrje ishte pjesërisht për shkak të “dukjes së saj gjithnjë e më të pakëndshme me vazhdimin e pjesëmarrjes në një biznes të lidhur me alkoolin, duke pasur parasysh ndikimin e problemit të njohur të Pitt të abuzimit me alkoolin në familjen e tyre”.

Pitt i tha New York Times në vitin 2019 se ai ishte bashkuar me Alkoolistët Anonim pas ndarjes së tij nga zonja Jolie.

Regjistrimi në gjykatë i zonjës Jolie nxjerr në pah tensionin mes çiftit mbi planet e tyre për kantinë. Pitt, i cili më parë ka folur për dashurinë e tij për arkitekturën dhe dizajnin, vendosi që kështjellës i duhej një pishinë e pestë me një kosto prej 1 milion euro dhe donte që një shkallë të rindërtohej katër herë, sipas zonjës Jolie. /KultPlus.com

Angelina Jolie fiton betejën ligjore kundër Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë të përfshirë në një betejë të komplikuar ligjore mbi kantinë e verës Chateau Miraval.

Aktorja ka fituar një betejë ligjore kundër ish-bashkëshortit në ‘luftën’ e tyre të ashpër mbi kantinë e verës Chateau Miraval, ku u martuan në vitin 2014. Çifti mori kontrollin e kompanisë së famshme të verërave roze në vitin 2008 kur u vendosën në kullë. Por Jolie ia shiti aksionet e saj “gjigantit” Stoli duke nisur një seri betejash në SHBA, Francë dhe Luksemburg midis Pitt, Jolie, bizneseve të tyre përkatëse dhe partnerëve të ndryshëm të biznesit.

Ekipi i Jolie përpunoi dokumente nga Pitt, menaxheri i tij i biznesit dhe kompania e tij, Mondo Bongo. Ata luftuan që gjykata të mohonte kërkesën e Jolie për dokumentet dhe korrespondencën. Por të premten, një gjykatës në Los Anxhelos tha se Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i dorëzojnë ata te avokatët kundërshtarë dhe tha se nuk mund të pezullohen derisa të apelojnë vendimin.

Burime pranë operacionit të biznesit të Jolie thanë se Pitt po lejon që zemërimi i tij për ndarjen e tyre të pengojë sensin e përbashkët të biznesit. “Çdo njeri i arsyeshëm do të ishte i lumtur të ishte partner i Stolit. Ata kanë marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë”, thanë ata, duke shpjeguar se kompania ofron mundësi të jashtëzakonshme për të rritur biznesin. “Ai thjesht nuk mund të shohë urrejtjen e tij ndaj Jolie.”

Çifti, i cili ka gjashtë fëmijë, u nda në vitin 2016. Ata ishin bashkë që nga viti 2005./abcnews.al/ KultPlus.com

Brad Pitt: Jam në fund të karrierës

Tani për tani, e vetmja gjë që Brad Pitt i ka thënë vërtet lamtumirë është cigarja (“Unë jam në një moshë që nuk më bëjnë mirë”), por shumë shpejt ai mund të ndërpresë edhe aktrimin, pasi mendon se ka ardhur koha për ta bërë këtë, sipas corriere.it.

“Mendoj se kam arritur në fazën e fundit të karrierës sime”, tha aktori 58-vjeçar në një intervistë për GQ.

Pitt nuk e di ende se cilën rrugë do të ndjekë për t’i dhënë fund një karriere tridhjetëvjeçare, plot kënaqësi dhe çmime, por ajo që është e sigurt është se ai po e mendon këtë.

“Mendoj se kam kaluar vite në depresion dhe kur arrita të pajtohem me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetes, të mirat dhe të këqijat, arrita t’i kap këto momente gëzimi. Tani ndihem i lumtur”, tha Pitt.

Dhe pikërisht në emër të kësaj lumturie të re, Pitt po mendon të mbyllë karrierën e tij hollivudiane për t’iu përkushtuar gjërave të tjera që i pëlqejnë, si skulpturat (gjatë pandemisë ai mësoi të bënte punime me qeramikë), dhe mobiljet (në shkollën e mesme ai ndoqi kurse në një punëtori zdrukthtarie).

“Unë jam një nga ato krijesa që flas përmes artit. Gjithçka që dua është të krijoj. Kur nuk e bëj, ndihem sikur po vdes”, tha aktori.

Megjithatë, duke gjykuar nga numri i projekteve në të cilat ai po punon dhe është përfshirë si në filmat; “Bullet Train” që do të publikohet më 25 gusht, “Babylon” në dhjetor; dhe përmes kompanisë së tij të produksionit “Plan B Entertainment” (këtë vit do të publokohet “Women Who Talk”, një adaptim i romanit të Miriam Toews dhe “Blonde”; filmi i shumëpritur i Netflix për Marilyn Monroe, ndarja nga kinemaja nuk duket dhe aq e afërt./atsh/ KultPlus.com

Lewis Hamilton dhe Brad Pitt së bashku në një film

Lewis Hamilton do të bashkojë forcat me Brad Pitt për një film dramë, pasi kompania e njohur Apple fitoi të drejtat për filmin në një marrëveshje të raportuar prej 130 milionë dollarësh.

Sipas Deadline, filmi do të shohë Pitt, të luajë një shofer garash që del nga pensioni për të konkurruar me një fillestar, me ish-kampionin e botës, Hamilton, i cili është gjithashtu edhe si producent në këtë projekt.

Filmi, i cili ende nuk ka titull, do të drejtohet nga Joseph Kosinski.

Lewis nuk është i huaj për Hollywood-in, pasi ai ka marrë pjesë edhe në filma të tjerë, si “Cars 2”, “Cars 3”, “Zoolander 2” e në mars, Apple siguroi të drejtat për një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.

Ndërkohë, Brad Pitt ka një karrierë të jashtëzakonshme në aktrim dhe ky film pritet që të bëjë bujë të madhe. /KultPlus.com

Brad Pitt padit ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie

Angelina Jolie “kërkoi t’i shkaktonte dëm” ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt kur ajo shiti aksionet e saj në vreshtin e tyre në pronësi të një oligarku rus, pretendojnë dokumentet e reja ligjore, transmeton KultPlus.

Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku në 2008.

Ai tha se vendimi i saj për t’ia shitur pjesën e saj një oligarku rus e detyroi atë në partneritet me “një të huaj me shoqata dhe qëllime helmuese”.

Jolie ende nuk ka komentuar publikisht.

Çifti bleu një interes kontrollues në Chateau Miraval SA, një kompani franceze që përfshin një shtëpi dhe vresht në jug të Francës, në vitin 2008.

Dyshja e listës A u martuan atje gjashtë vjet më vonë.

Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.

Në dokumentet ligjore të marra nga agjencia e lajmeve PA, pretendohet se Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike me bazë në Luksemburg, të kontrolluar nga oligarku rus Yuri Shefler, pa dijeninë e Pitt./ KultPlus.com

Brad Pitt dhe Hamilton të gatshëm për të prodhuar një film së bashku

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, duket se janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një film të suksesshëm në Formula 1 me dy herë fituesin e çmimit Oscar, Brad Pitt.

Interesi për Formula 1 ka shpërthyer vitet e fundit, në një pjesë jo të vogël të suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili solli një mori fansash të rinj nga SHBA.

Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të filmit.

Ndërsa ylli i Hollivudit, Pitt tashmë është konfirmuar si kryesuesi i projektit ende të pa titulluar, shtatë herë kampioni i F1 Lewis Hamilton është lidhur gjithashtu me një rol në film.

Në një intervistë për ESPN, Hamilton tha: “Nuk e di nëse do të jem i mirë në aktrim. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provoj”, ka thënë ai.

Akoma nuk është bërë e ditur se si do të jetë skenari i filmit. /KultPlus.com

Brad Pitt
SAO PAULO, BRAZIL - NOVEMBER 12: Fastest qualifier

Filmat më të njohur, lidhja me Angelina Jolie dhe jeta e tij – Brad Pitt feston ditëlindjen e 58-të

William Bradley Pitt është një aktor dhe producent filmi amerikan, ai gjithashtu njihet si një aktor i jashtëzakonshëm ku edhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare, transmeton KultPlus.

Përpos çmimeve nga Akademia Britanike e Filmit, gjithashtu edhe Golden Globe, Pitt ka arritur që në sirtarin e tij të çmimeve të përfshijë edhe një Oscar.

Ai njihet për partneritetin e tij me Angelina Jolie, ku pas disa problemeve që kishin pasur më vonë edhe nënshkruajtën letrat e divorcit, ku edhe në vitin 2019 ai vendosi epitetin beqar.

Disa prej filmave më të njohur të Brad Pitt janë: Moneyball, Wolrd War Z, Fight Club, Ad Astra, Meet Joe Black, Se7en, War Machine, Inglorious Basterds, Monkeys etj.

Në këtë ditë, Pitt feston ditëlindjen e tij të 58-të, derisa tani është foksuar shumë edhe si producent i filmave. /KultPlus.com

Brad Pitt to keep it 'low-key' on 58th birthday amid custody battle with  Angelina Jolie
Brad Pitt Performed His Own 'Bullet Train' Stunts | IndieWire

Brad Pitt nuk mjaftohet vetëm me aktrimin

Brad Pitt nuk mjaftohet vetëm me aktrimin dhe tashmë po i hedh sytë edhe nga industria e muzikës. Aktori 57-vjeçar është bashkuar me producentin muzikor fitues të çmimit “Emmy” Damien Quintard për të rihapur “Miraval Studios” – objekti legjendar i regjistrimit të vendosur në Château Miraval në Correns, Francë, që ka organizuar seanca për Pink Floyd, Sting dhe Cranberries – pas një ridizajni të plotë.

Studioja muzikore, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, mbeti kryesisht e papërdorur për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të bërë regjistrime të reja.

Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se ai u kuptua menjëherë me Pitt kur të dy u takuan në Paris.

“Ishte një moment intensiv ku ne thjesht folëm dhe folëm për zërin. Isha i habitur se sa i ndjeshëm dhe i saktë ishte ai në analizën e tij të muzikës”, tregoi ai.

Studioja e përditësuar do të shfaqë shumë nga pajisjet e saj origjinale të regjistrimit të integruara në një mjedis modern—duke përfshirë një tavolinë të projektuar personalisht nga Pitt dhe Quintard. Ambienti do të ketë gjithashtu kabina të shumta regjistrimi, stacione pune për redaktimin e zërit dhe videove, pajisje dhe sintetizues të rrallë muzikor dhe një kat i ndërmjetëm me pamje nga e gjithë studioja.

Nga çizmet e Julia Robertsit te xhaketa e Brad Pittit, rreth 900 gjësende të “Hollywoodit” në ankand

Të gjithë mund të kenë një copëz Hollywoodi në shtëpi, ndërsa mbi 900 objekte ikonë të filmave të famshëm do të shkojnë në ankand.

Çizmet e famshme të Julia Robertsit të mbathura në filmin “Pretty Woman” dhe xhaketa që Brad Pitt e veshi në “Fight Club” janë vetëm disa prej pjesëve të koleksionit të çmuar.

Adhuruesit e disa prej filmave më të pëlqyer të dekadës së fundit, së shpejti do të jenë në gjendje të rikrijojnë skenat e preferuara në shtëpi, pasi gati 1.000 objekte do të dalin për shitje në një ankand online. Mes objekteve tjera ikonë që do të shkojnë “nën çekiçin” e ankandit të Prop Store Entertainment, në fillim të dhjetorit, janë edhe një telekomandë R2-S8 e “Star Wars”, dhe koka me efekte speciale e një alieni në prodhimin hit, “Alien”. Artefaktet janë përzgjedhur me kujdes nga themeluesi i Prop Store, Stephen Lande, përmes rrjetit të tij të producentëve, aktorëve, kompanive prodhuese e distributorëve

“Themelova Prop Store nga pasioni për të koleksionuar dhe gjithçka ka të bëjë me gjuetinë, e dini, cili do të jetë objekti i radhës? Shumë prej këtyre artefakteve janë hedhur diku pas prodhimit, ose do të hidhen”, tha Lande.

Në total më shumë se 900 objekte nga rreth 350 filma dhe shfaqje televizive do të dalin në ankandin 2-ditor. Mes xhevahireve të koleksionit, Lande përmend shpatën e dritës së përdorur nga personazhi i Obi Van Kenobit në “Star Wars: Revenge of the Sith”, e cila vlerësohet nga 80 mijë deri 120 mijë funte, fedora e Xhokerit Xhek Nikolson te filmi “Batman” apo kostumi i trajnimit të James Bond te “Skyfall”.

Katalogu përfshin po ashtu kapelën e piratit Jack Sparrow në “Pirtatët e Karaibeve” dhe helmetën e mbajtur nga Tom Hanks në “Shpëtoni ushtarin Rayan”.

Ankandi që do të zhvillohet online më 1 dhe 2 dhjetor pritet të gjenerojë rreth 5 milionë funte. \ A2News/ KultPlus.com

Brad Pitt do të luajë në filmin e ardhshëm “Bullet Train”

Aktori shumë i dashur amerikan, Brad Pitt, është angazhuar në një film të ri regjinë e së cilit do ta bëjë regjisori i filmave, “Deadpool 2” dhe “Fast And Furious Presents: Hobbs & Shaw”, David Leitch.

Ylli i njohur hollywoodian, i cili vitin e kaluar e fitoi një shpërblim Oscar për rolin e tij në dramën, “Once Upon A Time In Hollywood”, ka nënshkruar kontratë për të luajtur në filmin e ardhshëm të zhanrit aksion dhe triler, “Bullet Train”, transmeton Koha.

Revista “Variety” ka raportuar se Leitch do të bëjë regjinë e projektit të prodhuar nga studioja “Sony Pictures”, dhe i cili bazohet në romanin japonez “Maria Beetle”, të autorit Kotaro Isaka.

Kelly McCormick, Antoine Fuqua dhe Kat Samick, po ashtu vijnë në rolin e producentëve të këtij filmi, derisa skenari i tij është duke u shkruar nga Zak Olkewicz.

Deri me tani nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë se kur do të fillojnë xhirimet e filmit, “Bullet Train”.

Ndërkaq, romani i përkthyer në gjuhën angleze me të njëjtin titull, e rrëfen historinë e disa anëtarëve të një grupi të fshehtë kriminel në Japoni, të cilët e gjejnë veten të ngërthyer në një situatë të rrezikshme, si pasojë e urdhrave kontradiktore.

Libri do të publikohet në gjuhën angleze gjatë vitit 2021.

Rrëfehet Angelina Jolie, zbulon arsyet e ndarjes me Brad Pitt

Ylli i Hollywood, Angelina Jolie hedh dritë mbi arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt.

“Asnjë marrëdhënie nuk është vetëm bardh e zi. Unë dhe Brad kishim pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje. Dhe arsyet pse shkuam drejt divorcit ishin pikërisht pikëpamjet e ndryshme që kishim mbi fëmijët tani”, tha aktorja për Entertainment Today.

Ndërsa theksoi se një arsye tjetër ishte varësia e Brad ndaj alkoolit.

“Varësia e tij ndaj alkoolit ishte arsyeja pse humbi shumë mundësi në Hollyëood. Ai ishte xheloz dhe nuk më lejonte të promovoja biznesin tim. Sidoqoftë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë nuk dua të flas shumë për këtë”, shtoi Jolie.

Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Njoftimi për ndarjen e tyre në shtator 2016 pas një dekade së bashku shokoi fansat e tyre në të gjithë botën.

Angelina Jolie: Aktrimi së bashku me Brad Pitt ka rezultuar të jetë ide e gabuar

Angelina Jolie së fundmi në një intervistë ka treguar se vendimi për të bërë një film së bashku me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt në vitin 2015, më pak se një vit përpara ndarjes së tyre, kishte qenë një ide e gabuar shkruan Hello, përcjellë KultPlus.

Ata së bashku janë paraqitur në filmin “By the Sea”, që është një dramë romantike amerikane e vitit 2015 e shkruar dhe dirigjuar nga Angelina Jolie.

“Doja që ne të bënim një punë serioze së bashku, dhe doja ta shihja atë duke e bërë këtë punë, prandaj mendova se mund të ishte një mënyrë e mirë që të komunikonim me njëri-tjetrin , dhe një njëfarë mënyrë edhe ka qenë e tillë. Në anën tjetër ne kemi mësuar disa gjëra gjatë asaj kohe, por ka pasur një hidhërim gjatë asaj situate që vazhdoi edhe më tutje “, është shprehur aktorja gjatë intervistës.

Duke folur për marrëdhëniet e tyre, ajo shtoi “Gjërat ndodhin për arsye të ndryshme”. Ylli gjithashtu tregoi edhe për jetën e saj të hershme, dhe pranoi se fakti i asaj që prindërit e Jolie, kishin qenë aktorë dhe që ajo ishte rritur në Hollywood, pritjet ndaj saj kishin qenë të bëhej aktore.
Ajo më tutje shpjegoi: “Shumë njerëz në këtë qytet mendojnë se të jesh një aktor është gjëja më e madhe në botë dhe profesioni më i mirë, kështu që ju jeni të shtyrë të jeni e tillë para se të jeni në gjendje të shqyrtoni mënyra të tjera të jetës”, është shprehur tutje aktorja Jolie./ KultPlus.com

Aktori shqiptar sjellë parodi me figurën e Tarantinos dhe Brad Pittit (VIDEO)

Pas shfaqjes “Die Mücke” (Mushkonja) që u shfaq para disa muajve për publikun gjermano-folës në një nga teatrot e Vjenës, aktori dhe regjisori Labinot Morina do të sjellë projektin e tij të ri filmik “Manson Parody”, shkruan KultPlus.

Personazhi që Morina ka sjellë identifikohet si Louis Marques. Ai me këtë film nuk kursen nga parodia as figurat e mëdha hollivudiane si Quentin Tarantino dhe Brad Pitt. Lidhur më këtë film regjisori dhe skenaristi Tarantino shprehet: “Pritet përfundimi i një drafti final për filmin më të ri që ndërlidh anëtarët e familjes Manson, në veçanti Charles Manson”.

Familja Manson (The Manson Family) quhej një grup i grave dhe burrave të rinj rreth Charles Manson, i cili kishte kryer disa vrasje në vitin 1969 në Kaliforni. Sipas një gjykate, Manson shfrytëzoi përdorimin kolektiv të drogës, karizmin e tij dhe dhunën seksuale për t’i bindur pasuesit e tij, sipas rezultateve dhe sprovave. Regjisori Morina po ashtu parodon mu me këtë figure, të cilën ai e quan pak më ndryshe Charlie Manson. Sipas disa burimeve mediatike, Tarantino ka shfaqur shume interesim që në rolin kryesor ta angazhoj Brad Pittin.

Aktualisht regjisori Morina së bashku me ekipin e tij janë duke punuar në projektin tjetër filmik të metrazhit të shkurtër, në të cilin përsëri ka futur nuanca parodike,e që disa prej tyre lidhen me producentin Harvey Weinstein./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=6d4ZOqR1-G8