Filmi ‘Galaktika e Andromedës’ vazhdon rrugëtimin në ‘Sofia International Film Festival’

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Galaktika e Andromedës’ nga regjisorja More Raça po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, ky film do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sofje, shkruan KultPlus.

Në faqen zyrtare të festivalit ndër të tjera shkruhet se ‘Galaktika e Andromedës’ është një film i ngrohtë i ndërtuar për marrëdhënien babë-bijë me një stil vizual krijues qët ë lë përshtypje dhe të tërheqë për talentin që posedon regjisorja.

Andromeda Galaxy is officially selected at Sofia International Film Festival. “Awarded in San Sebastian and nominated…

Posted by More Raça on Tuesday, February 23, 2021

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij./ KultPlus.com

https://www.actualno.com/cinema/13-vpechatljavashti-regionalni-filma-v-balkanskija-konkurs-na-25-ija-sofija-film-fest-news_1562715.html?fbclid=IwAR0f9lB9oKI3LB855LQ79zLMfP-Far7DeMK1E7gvvBuMGFU0i-F7EGLED9w

Filmi ‘’Galaktika e Andromedës’’ i More Raçës vazhdon rrugëtimin në Francë

Filmi i metrazhit të gjatë ‘’Galaktika e Andromedës’’ nga regjisorja More Raça po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, ai do të shfaqet në Francë përkrah filmave evropian, shkruan KultPlus.

Festivali i filmit ‘’Les Arcs’’ do të shfaq filmin shqiptar në programin ‘Hauteur’.

Regjisorja More Raça për KultPlus është shprehur se ndjehet tejet e lumtur për këtë sukses të radhës të filmit të saj dhe se filmin e presin edhe të reja të tjera, të cilat do t’i bëj publike më vonë.

‘’Ky është një program shumë i veçantë i festivalit sepse shfaq dhjetë filma evropian dhe autorial që trajtojnë tema shumë të rëndësishme dhe provokojnë mendjen e audiencës’’, thekson Raça për programin në të cilin do të shfaqet filmi.

Tutje, ajo tregon se ‘’Galaktika e Andromedës’’ do të zë vend përkrah filmave të dëshmuar në kinematografitë e popujve të ndryshëm.

‘’Andromeda do të shfaqet bashkë me filma tjerë të shkëlqyer dhe që kanë pas rrugëtim të suksesshëm ne festivalet më prestigjioze’’, ka shtuar regjisorja e filmit.

‘’Galaktika e Andromedës’’ është dëshmuar nëpërmjet pjesëmarrjeve në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Kajro dhe tanimë edhe në Francë. / KultPlus.com

‘Galaktika e Andromedës’ i More Raçës fiton çmimin Glocal in Progres

Filmi debutues i More Raçës “Galaktika e Andromedës” fiton çmimin Glocal in Pogress në kuadër të festivalit ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë, përcjellë KultPlus.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Me rastin e marrje së çmimit regjisorja u shpreh: “Filmi është prit jashtëzakonisht mire nga producentët dhe kompanitë me prestigjioze të filmit. Jemi shumë të kënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale.”

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com