Heidi Klum paraqitet në Oscars me fustanin magjik nga Valdrin Sahiti (FOTO)

Disenjatori shqiptar Valdrin Sahiti ka prezantuar punën e tij në ngjarjen e madhe të Oscars, shkruan KultPlus.

Është ylli i njohur Heidi Klum e cila shkëlqeu në këtë mbrëmje me një fustan tejet elegant të krijuar pikërisht nga Valdrin Sahiti.

Veshja me të cilën u prezantua Klum, shfaqte elegancë dhe tërheqtë vëmendjen dhe admirimin nga shikuesit.

Me një prekje të përkryer të detajeve, Sahiti arriti të vë në pah elegancën Heidi Klum në mënyrë të paimagjinueshme.

Ky është suksesi i radhës për disenjatorin shqiptar i cili deri më tani me punën e tij ka prekur skena prestigjioze duke bashkëpunuar me artistët më me nam në botë. / KultPlus.com

Kështu është dukur mbretëresha e Halloween, Heidi Klum 12 orë për këtë dukje (FOTO/VIDEO)

Heidi Klum njihet si mbretëresha e Halloween, e cila njihet edhe për ndejën e madhe që e realizon për këtë mbrëmje tash e sa vite me radhë, shkruan KultPus.

Ajo për edicionin e sivjetmë është prezantuar me një dukje shumë të veçantë, për të cilën ka shpenzuar 12 orë.

KultPlus ju sjell fotografi dhe video nga dukja e Heidi Klum./KultPlus.com

Heidi Klum mbretëreshë e Halloween (FOTO)

Tashmë duket se është pranuar nga të gjithë që askush nuk e merr Halloween më seriozisht se Heidi Klum, për sa i përket kostumeve.

U bënë shumë vite tashmë që ajo i lë të gjithë gojëhapur me kostumet e sofistikuara, aq sa ka marrë titullin mbretëresha e Halloweenit.

Modelja gjermane, nënë e katër fëmijëve, e organizoi festën e parë të Halloween në vitin 2000, dhe çdo vit ka qenë më ekstravagant se tjetri, transmeotn tch. /KultPlus.com

Heidi Klum e njohur si mbretëresha e Halloween, kësaj radhe me kostum të frikshëm (FOTO/VIDEO)

Krejt bota i mbanë sytë më 31 tetor nga modelja e njohur gjermane Heidi Klum, e cila tashmë është shndërruar një mbretëreshë e Halloween, pasi që ndryshimet e saja nga viti në vit janë aq mbresëlënëse, sa të gjitha mediet e presin paraqitjen e saj përfundimtare, përcjellë KultPlus.

Ajo këtë vit ka ardhur me një kostum të frikshëm, e cila është bazuar në videoklipin e famshëm të Michael Jackson, e cila e shoqëruar edhe nga të tjerë kanë bërë një paraqitje të paparë.
Heidi Klum, përgatitjet për këtë festë i ka ndarë me ndjekësit e sajë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale./KultPlus.com