Bebe Rexha dhe David Guetta me një tjetër sukses nga “I’m good (Blue)”, kënga zë vendin e parë si më e dëgjuara në botë

Kënga më e re nga artistja me famë botërore Bebe Rexha “I’m good (Blue)”, që vjen në bashkëpunim me DJ e njohur David Guetta, së fundmi ka shënuar një sukses tjetër në listat muzikore, shkruan KultPlus.

Kënga ka arritur që të qëndrojë disa javë e renditur lart në top-listat e kanaleve si Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes.

Ndërkaq, në iTunes, kënga ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në botë.

“I’m good (Blue)”, lë prapa në vend të dytë këngën “As it was” nga Harry Styles” dhe këngën “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare do të publikohet këto ditë edhe me videoklip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

“I’m good (Blue)”, po ashtu ka qëndruar për disa javë rresht e para edhe në ‘Official Charts’, e cila është top-lista zyrtare e kalkulimeve të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com

Albumi “Plastic Hearts” nga Miley Cyrus shënon histori në platformën ‘iTunes’

Miley Cyrus është bërë artistja e parë femër, albumi i së cilës ka shënuar histori në platformën ‘iTunes’, përcjell KultPlus.

“Plastic Hearts” është zyrtarisht albumi i parë femëror në histori ku të gjitha këngët e tij arrijnë numrin 1 në ‘iTunes’ në të paktën një vend anembanë botës.

“Plastic Hearts” është albumi i shtatë në studio i këngëtares amerikane. U lëshua më 27 nëntor 2020, nga RCA Records.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja me famë botërore, e cila shpërndau lajmin në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit. Unë i dua fansat e mi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos. / KultPlus.com

Sukses i jashtëzakonshëm për Ava Max, kënga e saj renditet e para në botë në iTunes

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.

Me prejardhje nga Shqipëria, këngëtarja 26-vjeçare i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj, me sukseset e shumta anë e kënd globit.

Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj – atë të ngjitjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My heart and my head”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My heart and my head” që ndodhet në majë të klasifikimit.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar e emocionuar Ava Max. / KultPlus.com

Dua Lipa në vendin e parë në botë në iTunes charts

Superylli shqiptar, Dua Lipa, po vazhdon vazhdon depërtimin e saj të suksesshëm në skenën muzikore ndërkombëtare.
Këtë po e dëshmon edhe suksesi që po i sjellë kënga e saj më e fundit e titulluar “Electricity”, shkruan KultPlus.

Ky bashkëpunim ka arritur që të mbledhë për vetëm dy ditë katër milionë klikime në YouTube, kurse projekti po shënon suksese edhe në top listën e iTunes.

Dua përmes një postimi në Instagram ka treguar se ndihet tejet e emocionuar që ka zënë vendin e parë në iTunes charts për gjithë botën.

Dua Lipa vetëm një muaj më parë, pati një paraqitje të jashtëzakonshme pranë publikut shqiptarë në kuadër të Sunny Hill Festival që u mbajt në Prishtinë./ KultPlus.com

Bebe Rexha me dy këngë në Top 10 të iTunes

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha po vazhdon të korrë suksese me këngët e saj.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka bërë të ditur se është në Top 10 në iTunes me dy këngë të saj, transmeton Koha.net.

“Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line mban vendin e pestë, përderisa me këngën më të re “Home”, në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, mban të nëntin./ KultPlus.com

Rita Ora zë vendin e katërt në iTunes

Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon shumë suksesin e saj së fundmi me Avicii.

Projekti i saj me producentin dhe deejayn e njohur ndërkombëtar ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe është bërë mjaft i pëlqyer.

Ajo ka zënë vendin e katërt në iTunes.

Ky sukses nuk ka mundur të kalojë me këngëtaren pa u gëzuar. Ajo në InstaStory ka publikuar një foto nga iTunes dhe momenti i gëzimit të saj./ KultPlus.com