‘Unë do t’i laj këmishat tua, nga komplimentet e saj’ (VIDEO)

Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore dhe zemrën e mijëra adhuruesve. Ka filluar të këndojë që e vogël.

Jehona Sopi, këngëtare e njohur e muzikës argëtuese, në një baladë të sajën e thotë ‘Unë do ti laj këmishat tua’.

Balada është ndër më të fuqishmet e Jehonës ndër vite. Po e sjellim sot, me premtimin për këngë të tjera të mira në të ardhmen.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Ju jeni rritur bashk…
Me sy kuptoheni
Ditën e natën bashk
Vetëm s’martoheni…

Ajo qesh,ti bëhesh diell
Thua se për të i lindur je…
Nuk di mua pse më ke…

Dhe çdo gjë që jetës takoni
Bashk e qani,bashk e festoni
Mua nuk më ftoni…

E unë i laj këmishat tua
Nga komplimentet e saj
Gjersa çahen duart
Sa duroja sa të jem gjallë…

Dhe do ti laj këmishat tua
Ashtu si ti kërkon…
Tapetin e kuq unë do t’ja shtroj
Para jetës tënde hapat kur ja dëgjoj

Vetem se të dashuroj…

Ju jeni rritur bashk…
Me sy kuptoheni
Ditën e natën bashk
Vetëm s’martoheni…

Ajo qesh,ti bëhesh diell
Thua se për të i lindur je…
Nuk di mua pse më kë…

Vetëm shoqe t’jetës e pate
Arsyetimet a janë fakte
Sa ju xhelozoj…

E unë i laj këmishat tua
Nga komplimentet e saj
Gjersa çahen duart
Sa duroja sa të jem gjallë…

Dhe do ti laj këmishat tua
Ashtu si ti kërkon…
Tapetin e kuq unë do t’ja shtroj
Para jetës tënde hapat kur ja dëgjoj

Vetem se të dashuroj…

Do ti laj këmishat tua
Nga komplimentet e saj
Gjersa çahen duart
Sa duroja sa të jem gjallë…

Dhe do ti laj këmishat tua
Ashtu si ti kërkon…
Tapetin e kuq unë do t’ja shtroj
Para jetës tënde hapat kur ja dëgjoj

Vetem se të dashuroj. / KultPlus.com

‘Muaj i mallkuar ish janari’

Këngë nga Jehona Sopi

Sërish acar e dimri ky plaku i vjetër
Plaget e zemrës si njeh
Sërish një shall kapele
Por shikimi është tjetër
Lotët si lumi i fsheh
Dhe sërish një darkë një përvjetor
Kur më the s’të dua për ne është vonë.

[ref:]
Muaj i mallkuar ish janari
Ra e u fundos margaritari
Thell ne zemër vend për mua s’pate fakte
T’hidhura paska kjo jetë.

Prej kur nuk zgjohemi bashkë
Dashuri ime e vjetër
Vetëm udhetoj përsëri
Druaj qe dora jote perkdhel dike tjetër
S’dua ta shoh as ta di.
Sa batica e zbatica qe
Dhe mbaruam si shumica ne….

[ref:]
Muaj i mallkuar…/KultPlus.com

Jehona Sopi rikthehet me këngën “Anej” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur kosovare, Jehona Sopi, i është rikthyer skenës muzikore të Kosovës. Jehona Sopi ka munguar për një kohë të gjatë në skenën muzikore por ajo u rikthye me këngën “Anej” me të cilën konkurron në festivalin e “Këngës Magjike”.

Teksti i këngës është realizuar Aida Baraku dhe muzika nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa orkestrimin e ka bërë Fatjon Miftari dhe Yll Limani. /KultPlus.com

‘Unë do t’i laj këmishat tua, nga komplimentet e saj’ (VIDEO)

Dita e fundit e një jave pune është e premtja.

Dhe si çdo të premte, ia vlen edhe sot të dëgjojmë muzikë të mirë. Megjithatë, muzikë e mirë është ajo që i mbijeton kohës.

Jehona Sopi, këngëtare e njohur e muzikës argëtuese, në një baladë të sajën e thotë ‘Unë do ti laj këmishat tua’.

Balada është ndër më të fuqishmet e Jehonës ndër vite. Po e sjellim sot, me premtimin për këngë të tjera të mira në të ardhmen. / KultPlus.com

Muaj i mallkuar ish janari

Këngë nga Jehona Sopi

Sërish acar e dimri ky plaku i vjetër
Plaget e zemrës si njeh
Sërish një shall kapele
Por shikimi është tjetër
Lotët si lumi i fsheh
Dhe sërish një darkë një përvjetor
Kur më the s’të dua për ne është vonë.

[ref:]
Muaj i mallkuar ish janari
Ra e u fundos margaritari
Thell ne zemër vend për mua s’pate fakte
T’hidhura paska kjo jetë.

Prej kur nuk zgjohemi bashkë
Dashuri ime e vjetër
Vetëm udhetoj përsëri
Druaj qe dora jote perkdhel dike tjetër
S’dua ta shoh as ta di.
Sa batica e zbatica qe
Dhe mbaruam si shumica ne….

[ref:]
Muaj i mallkuar…

Jehona Sopi këndon ‘Dashurinë ku e kam’ nga Armend Rexhepagiqi

Ka kohë që Jehona Sopin nuk e kemi parë me projekt të sajin personal muzikor.

Megjithatë, këngët që ajo i ka sjellë ndër vite janë secila e veçantë dhe secila e ka gjetur audiencën e saj.

Jehona Sopi u paraqit së fundmi në xhirimet e Vitit të Ri duke sjellë pikërisht një këngë të Armend Rexhepagiqit, për një prej televizioneve tona.

“Dashurinë ku e kam” është këngë e Armendit por që iu besua Jehonës në këtë projekt – ‘Kartolinë nga Kosova’.

Jehona ka bashkëpunuar në disa këngë të saja me Armendin dhe me Aidën, duke përfshirë këtu “O tradhtar” dhe “Do t’i laj këmishat tua’. / KultPlus.com