‘Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas…’ (VIDEO)

Kantautori shqiptar, Vlashent Sata, i cili jeton dhe vepron në Paris, i ka dhënë çdo herë publikut këngë të cilat përçojnë emocione e përshkruajnë një ndjenjë. Muzika e tij është mjaft e veçantë, si për nga teksti ashtu edhe nga zëri i tij karakteristik, shkruan KultPlus.

Një muzikë e tillë përplot me ndjeshmëri është edhe kënga ‘Frymë’, në të cilën kantautori përshkruan dhimbjen dhe dashurinë e pakusht për babain dhe humbjen e tij.

KultPlus më poshtë ju sjellë tekstin dhe videon e këngës:

Me pas ditë se ish’ kènë

i fundit përqafim

t’kisha rrok pak ma shumë,

pak ma shumë,

pambarim.

Me pas ditë se ish kènë

e fundit puthja jote n’ ballë

S’kisha lujtë,

skisha bza,

i vogël isha ba…

Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…

Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!

Me t’ shikju’  tuj fol’ tuj lujt’ me mu!

Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas

Ti t’m’kishe këndue njat kang’ t’vogël…

Nuk kam ditë me tkuptu’

                                                          Mbylli syte me të pa ty

e sa mke dasht’

                                                           Dorën n’zemër me t’ni ty

Sa gjithmonë je privu për gjithshka

                                                            Asnji kang

në qofte se mujshe me m’gzu’ mu’

                                                            smundet me mjaftu’

Thojnë nji ditë

                                                            Dashninë tande

dhe une kam me e provu

                                                             kam me ja kallxu’

kur t bahem ne jete me fmi,

kam me u ba edhe une

nje bab si ti…

Veç sot,

Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!

Me t’ shikju’  tuj fol’ tuj lujt’ me mu!

Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas

Ty  t’kisha këndue njat kang’ t’vogël…/ KultPlus.com

‘Frymë’ për të himnizuar dhimbjen, Sata: Është kënga më personale se flet për humbjen e babait tim

Suada Qorraj

Vargje dhimbjeje, dashurie por dhe një lidhjeje që kalon përtej shpjegimeve të zakonshme. E përjetuara që nuk zhbëhet, një jetë e humbur që lë shumë pas vetes, sekondat e fundit, e gëzimin e parë, por krejt në fund një botë e shembur. Pikërisht dhe kënga ‘Frymë’ vie si përjetim personal i kantautorit Vlashent Sata, por që arrin të gjej vend tek secili që dikur jeta i përballi me të njëjtën humbje, shkruan KultPlus.

‘Me pas ditë se ish’ kènë i fundit përqafim t’kisha rrok pak ma shumë, pak ma shumë, pambarim’, janë vetëm rreshtat e parë që krahas mistikes që mbanë në vete lidhja baba dhe djalë, shprehin mall të pafund e të pashoq.

Në një intervistë për KultPlus, Vlashent Sata tregon se kënga ‘Frymë’ mbanë në vete një ndër tekstet më personale, por më të vështira për tu shkruar.

“’Frymë’ është këngë më personale se flet për dhimbjen më të madhe, që është humbja e babait tim, e që besoj që ju ka fol shumë njerëzve që kanë humbur njerëzit e vet. Teksti ka qenë mjaft i vështirë për tu shkruar sepse nuk dija se çka doja të thoja. Më ka marrë plot dy muaj si këngë që të finalizohet komplet’’, thotë kantautori.

Sipas tij kënga flet për momentet e fundit nga periudha kur ti nuk do të jesh më njësoj, ato sekondat që nuk e dijmë që është hera e fundit që përqafon një njeri të dashur, që e dëgjon për të fundit herë, para se jeta të shembet, kurse e vemja shpresë të ngelet horizonti.

‘Frymë’ krahas ndjeshmërisë së madhe që posedon brenda tekstit, ka dhe një tjetër ndjeshmëri po aq të madhe në videoklipin e këngës, ngase mesazhi i saj përcillet dhe përmes kukullave, loja e të cilave sjellë përditshmërinë, dhe lidhjen e një prindi me fëmijën e tij, në një dimension krejtësisht ndryshe.

“Është kënga e vetme që mund ta shikosh po qa intensivisht sa mund ta dëgjosh. Mund të them është projekti më i veçantë që kam bërë, si një lloj ngushëllimi i dyanshëm mes publikut dhe meje, sepse dhimbja e humbjes së një prindi është diçka që nuk zhbëhet”, rrëfen Sata kur pyetet se pse zgjodhi kukullat për të përçuar mesazhin e tij.

Krejt në fund kantautori tregon se kënga është edhe një formë ngushëllimi për të gjithë njerëzit që kanë humbur dikë, me shpresën se dikur sado pak do të kaloj dhe nuk do të jetë nevoja që të shkruhen këngë të tilla./ KultPlus.com

Vlashent Sata publikon këngën ‘Frymë’ (VIDEO)

Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, sjell për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.

Projekti i tij më i ri muzikor titullohet ‘Frymë’, për tekstin dhe muzikës e së cilës është përkujdesur vetë Sata.

Më poshtë ju sjellim videon dhe tekstin e këngës:

Me pas ditë se ish’ kènë

i fundit përqafim

t’kisha rrok pak ma shumë,

pak ma shumë,

pambarim.

Me pas ditë se ish kènë

e fundit puthja jote n’ ballë

S’kisha lujtë,

skisha bza,

i vogël isha ba…

Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…

Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!

Me t’ shikju’  tuj fol’ tuj lujt’ me mu!

Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas

Ti t’m’kishe këndue njat kang’ t’vogël…

Nuk kam ditë me tkuptu’

Mbylli syte me të pa ty

e sa mke dasht’

Dorën n’zemër me t’ni ty

Sa gjithmonë je privu për gjithshka

Asnji kang

në qofte se mujshe me m’gzu’ mu’

smundet me mjaftu’

Thojnë nji ditë

Dashninë tande

dhe une kam me e provu

kam me ja kallxu’

kur t bahem ne jete me fmi,

kam me u ba edhe une

nje bab si ti…

Veç sot,

Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!

Me t’ shikju’  tuj fol’ tuj lujt’ me mu!

Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas

Ty  t’kisha këndue njat kang’ t’vogël…/ KultPlus.com

Shkodres i jepet za me edicionin e katërt të Zâ Fest (VIDEO)

Vlerat shqiptare që shkojnë krah për krah me artin, kulturën dhe traditën u shfaqen edhe këtë vit në edicionin e katërt të Zâ Fest. Ky edicion që sonte pati premierën e formatit online sot, do të ketë edhe netë të tjera me muzikë, poezi por edhe aktivitete të ndryshme, shkruan KultPlus.

Në natën e parë të edicionit të katërt, Zâ Fest udhëtoi në Kalanë e Rozafës në Shkodër ku performuan Vlashent Sata, Ilire Vinca, grupi muzikor Sytë dhe Shkodra Elekronike.

Në njoftimin e bërë nga organizatorët thuhej se kjo natë do t’ju bëjë të shijoni muzikën dhe traditën shqiptare ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.

KultPlus ju sjellë videon e plotë të natës së parë të Zâ Fest./ KultPlus.com

Vlashent Sata, mbyll festivalin “Jazz Fest Tetova 2020”

Shkruan: Jesir Hoxha – Muzikolog

Rrjedha e koncerteve në edicionin e pestë të festivalit JazzFest 2020, ka qenë e përfaqësuar me tre mbrëmje të cilat mbanin peshë të rëndësishme artistike. Duke filluar nga data 25 deri më 27 gusht, në skenën e festivalit janë paraqitur grupe të ndryshme artistësh të cilët veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Në një kuadër të tillë, mbrëmja e fundit e festivalit ishte e para parë për këngëtarin, pianistin e talentuar shqiptar Vlashent Sata.
Artdashësit Tetovarë, por jo vetëm, mirëpriten në shkollën e mesme të muzikës “Todor Skallovski Tetoec” talentin shqiptar sëbashku me muzikantët e tij si: Gent Rushi në fizarmonikë, Ermal Rodin në saksofon-klarinetë, Roni Gjura në kontrabas dhe bas kitarë si dhe Emiljano Dhimo në bateri.

Një ambient i ngrohtë, por jo edhe mjaft i rehatshëm për muzikantët, duke pasur parasysh epideminë globale që po kalon njerëzimi ata duheshin t’ju përshtateshin edhe këtij momenti kaq të pazakont. Ishte hera e parë që këngëtari Vlashent Sata kishte koncertin e tij për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Si rrjedhojë për këtë, ai ishte edhe i entusiazmuar që kishte ardhur në këtë qytet, duke treguar edhe dashurinë që kishte për qytetin, por edhe historinë e shqiptarëve që ai e kishte pikë të dobët.

Mbrëmja nisi me këngët dhe krijimet e vet këngëtarit Sata, që kryesisht janë krijime që ai i ka kompozuar dhe orkestruar për formacionin që përmendëm më sipër. Mënyra e këndimit që ky këngëtar shpreh në këngët e tij është nga ato mënyra që rrallë herë e shohim në skenat shqiptare. Me një timbër mjaft të butë dhe me një teknikë këndimi majft të avancuar, që kur vihen në bashkëveprim krijojnë korpusin e një këngëtari siç është Vlashent Sata. Prandaj, ai sot ka gjetur edhe shtegun e tij që ka depertuar aq shpejt, por edhe me aq cilësi të arrira artistike.

E vërteta është, që gjatë interpretimit të këngëve ai bën edhe improvizime të papritura, në disa raste të ndryshme edhe recitative duke shpreh ndjenjat në forma të tjera. Megjithatë, krijimet e tij gjithmonë janë të bazuara në historitë e tij intime, por edhe familjare që vet ai i shpjegonte gjatë rrjedhës së koncertit.

Ai ka kënduar majft këngë nga repertori i tij, por ndër to mund të theksojmë: “Copëzat”, “Me jetu”, “Erdhi Dita”, “Hana”, “Kaçurelat”, “Delja Rude” e shumë të tjera.

Mbrëmje të tilla, me artistë të tillë janë gjithmonë një hap i rëndësishëm për kulturën e vendit, por edhe rajonit duke krijuar miqësi artistike që këta këngëtarë mos ta harrojnë publikun jashtë trojeve të tyre.

JazzFest Tetova, tashmë ka krijuar identitetin si një festival që ka shije majft të theksuar artistike, që këtë më së miri e vërtetojnë artistët që ata ftojnë në skenën e tyre. / KultPlus.com

Erdhi dita

 

Vlashent Sata – Erdhi Dita – HANA Album
(‘Erdhi Dita’, këngë e Vlashent Satës dhe rastësisht edhe slogani i Vetëvendosjes)

Kisha kohë që e kisha mendue, sot,
due m’u kthy n’shpi me shkue

Veten time,
At’ që lashë gjithmonë atje nuk kam harrue,
due m’e e gjet prap’, m’iu bashkue
Renda renda renda…tuj g’zue,

Nuk e di ku m’rrita
E pashë di’llin
ishte i vetmi që s’kishte ndryshue

M’u mbushën syt’ n’drita…
Fjalt’ harruar kam si kangën e parë, atë që kndojsha fmi
Fjalt’ harru kam si rrugën e parë, atë që m’çonte n’shpi

« Erdhi dita, erdhi dita »
Qè, ashtu siç pata andrru
ma s’fundmi m’rrijta po’ t’tana kishin ndryshue
A jam unë a asht vendi

T’tanve i pveta me m’kallxu, asnjeni s’diti me m’tregu.
Renda renda renda një natë t’tanë, der sa m’u shfaq vedi,
At’ që n’shpi kisha lanë

Ai u drue,
me i fol unë deshta,
ai nuk m’njofti
e unë u heshta…

Marrì marrì
Due me gjet edhe unë nji shpi
Veç rrugën kam hup
Kam hup krejt tani

Fjalt harruar kam si valixhe t’randa po peshojnë k’to rrajë
Fjalt harruar kam unë me kryet prej dillit ecin kam’t nuk b’zajnë
Erdhi dita, ecin kam’t nuk b’zajnë
Erdhi dita, e me gjet një shpi

Erdhi dita, e me l’shu kto rrajë
Erdhi dita, e me l’shu kto rrajë …

Kantautori shqiptar Vlashent Sata sonte në Gjakovë

Vlashent Sata, kantautori i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Paris, vjen këtë të premte, 6 shtator, prej orës 20:30 në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë me koncertin “Zâni i të Premtës”.

Siç njofton kumtesa, me një talent të shquar për performancat e tij, Vlashenti sjellë në çdo skenë ndjenja të ngrohta duke afruar publikun me ritmet dhe dinamikën e teksteve të tij.

Vlashenti do të performoj së bashku me AJS Quartet, grup ky i përbërë nga Gent Rushi – piano, Ermal Rodi – saksofon/flaut, Emiljan Dhimo – bateri dhe Roni Gjura – kontrabas. Secili prej koncerteve të Vlashent Sata bashkë me AJS Quartet vlerësohet lartë për shfaqjen artistike përmes stilit të tyre, zërit karakteristik të Vlashentit dhe tinguj të instrumenteve që të lidhura bashkë shfaqin histori të thjeshta mirëpo magjepëse nga bota e tyre e madhe.

“Parku Kulturor është skena e Vlashentit për 6 shtatorin, ku nata do jetë hyjnore, e mbushur plot jetë, me emocione të cilat vazhdimisht do sillen përreth teje e që do kthehen prapë. Kjo ngjarje realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES”, thuhet në komunikatë.

Për më shumë informata ju ftojmë të ndiqni linkun e ngjarjes zyrtare në Facebook:

Vlashent Sata vjen me ‘Zâni i të Premtes’

Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, vjen në Gjakovë për një përjetim unik dhe shfaqje emocionesh përmes muzikës së tij.

Vlashenti, me zërin e tij të vecantë, kësaj radhe do t’i këndojë çdo përjetimi njerëzor e asaj që e sjellë atë kaq afër me publikun, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre, transmeton KultPlus.com.

Eventi do të mbahet më 6 Shtator, te premten, prej orës 20:30, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Ngjarja realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES. /KultPlus.com

‘Me zemrën e saj unë këndoja, me sytë e saj larg udhëtoja’

Janë të rrallë artistët shqiptarë të cilët sjellin emocion të mishëruar në çdo notë që del prej zërit të tyre.

Një prej tyre është Vlashent Sata. Djali simpatik ka plot këngë në repertorin e tij, dhe prej fytyrës e performancave të tij mund ta vëresh se ai përçon maksimalisht çdo notë të këngëve të tij.

Vlashenti aktivisht ka krijuar muzikë, por sot po e sjellim një prej këngëve të tij më të vjetra, këngë që hyn në baladat më të mira shqipe.

“Ëmbël” nuk do shumë fjalë, më shumë është këngë e cila duhet dëgjuar e përjetuar. Vlashenti me këtë këngë para disa vitesh ka marrë pjesë në një prej festivaleve muzikore në Shqipëri. / KultPlus.com

Vlashent Sata publikon këngën e dhimbjes shqiptare ‘Me jetu’ (VIDEO)

Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, ka sjellë për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet ‘Me jetu’ dhe është bërë me idenë e jetës së tij personale dhe të shumë të rinjëve shqiptarë.

‘Unë kam qenë një nga ata të rinjtë shqiptarë që kanë ikur jashtë për studime, mëgjithëse kjo ka qenë gjysmë e justifikuar  më tepër ka qenë ideja që në vendin tim nuk kisha ndonjë të ardhme me profesionin që kisha. Andaj kjo këngë tregon dhimbjen e prindërve tonë që janë shkëputur nga fëmijët e vet dhe sakrificen e tyre. Në anën tjetër ideja është që nëse s’të pelqen diçka me luftua dhe me e ndryshua. Është më tepër një këngë për me dhënë optimizëm dhe dritë, që shpresën e kultivon vet’, u shpreh për KultPlus vokalisti Vlashent Sata. / KultPlus.com

Më poshtë ua sjellim këngën ‘Me jetu’:

“Za Fest” rikthehet me muzikë, poezi e legjenda në Theth

Alberina Haxhijaj

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Nëmura, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë së Alpeve Shqiptare, shkruan KultPlus.

Festival “Za Fest” këtë verë mbushë dy vite dhe për dy net dhe tre ditë radhazi, më 20, 21 dhe 22 korrik, do risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë diapazonin kulturor.
Mirëpo në qendër të festivalit do vazhdojë të jetë muzika, sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit.

Kështu artistët Hasa-Mazzotta, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit, duke sjellë një repertor të pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore.

Edhe këtë vit qëllimi është zgjimi i kulturës shqiptare, prandaj ka ndërthurje midis muzikës, gojëdhënave, tregimeve e legjendave. Prandaj, disa nga legjendat më të bukura të zonës do rrëfehen dhe do të performohen nga regjisorja dhe aktorja Ema Andrea.

Mirëpo të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij festivali këtë vit, duhet që të përgatiten edhe për surpriza të reja.

Të përgatiten për një festival gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit, është shprehur organizatori i festivalit, Vlashent Sata për KultPlus.

“Risia e këtij viti është poezia të cilën do ta kemi. Këtë vit po ashtu do të kemi yoga, meditim, kinema verore në 1 mijë metra lartësi si dhe sigurisht performanca krejt të veçanta që nuk janë bërë më përpara e që janë vetëm më zë dhe instrument”, tregon ai.

Gjatë këtij edicioni, për herë të parë në Za Fest, do të organizohet një panair me ushqimet karakteristike të Thethit, 100% bio dhe të përgatitura me zemër.

Festivali ka nisur si një ide për ta realizuar një koncert në Theth, që do të shërbente edhe për ndonjë mesazh në raport me komunitetin dhe ndërlidhjen e tij me natyrën.

Tani tradita e festivalit po vazhdon fuqishëm duke gërshetuar natyrën e bukur të Thethit më aktivitet të ndryshme.

Këtu mund të veçojmë se instruktoret Rachel Berryman dhe Rowie Geraerts do të jenë në festival për të praktikuar bashkë me pjesëmarrësit yoga, duke e bërë kontaktin me natyrën e Thethit të papërsëritshëm./KultPlus.com

“ëmbël” koleksioni më i ri nga “besë” (VIDEO)

Alberina Haxhijaj

Kreatorja Besa Neziri Rugova, e cila jeton në New York dhe njihet për stilin e veçantë që kanë koleksionet e saj, ka zgjedhur që përmes një videoje të paraqes kreacionet e fundit nën sloganin “ëmbël”, shkruan KultPlus.

Videoja është një film i shkurtër që është xhiruar gjatë fotosesionit të fundit në New York e që i paraprinë fotografive të koleksionit të ri.

Kreatorja e cila jeton në New York por që dashurinë dhe shpirtin e mbanë të lidhur fortë me vendlindjen e saj, tregoi për KultPlus se elementet tradicionale vërehen edhe në këtë koleksion ashtu si në koleksionet e saj të kaluara.

“Edhe kësaj radhe kam qëndruar brenda elementeve estetike që e karakterizojnë stilin tim. Bërthamë e çdo koleksioni që krijoj janë kostumet kombëtare, e që tashmë janë bërë edhe vulë e brendit “besë””, tha ajo.

Në këtë koleksion vërehet edhe guximin që ka marrë kreatorja duke luajtur më shumë me forma dhe me kontraste të materialeve.

“Si gjithmonë, në veshjet e mia theksoj sensibilitetin femëror, i cili shprehet si në prerje dhe silueta e po ashtu edhe në materiale. Do të vëreni mitanin si inspirim, mëngët e fryra dhe jakat me plise, pastaj xhubletën të cilën e përsëris në çdo koleksion por gjithmonë i jap forma të reja, pa ja humbur esencën”, u shpreh ajo.

Videoja është bërë në bashkëpunim me fotografin Arton Sefa, me të cilin po punon kreatorja kohëve të fundit si dhe me modelen Erjona Ala.

“Me Artonin kemi gjetur të njëjtën energji pune që është e rrallë dhe e pazëvendësueshme, ndërsa kësaj radhe muzë e kampanjës është Erjona Ala, modele shqiptare me suksese ndërkombëtar, e cila prezanton shumë mirë gruan për të cilën dizajnoj. Erjona me energjinë dhe sharmin e saj i jep shpirt videos dhe veshjeve”, u shpreh kreatorja Besa Neziri.

Për të kompletuar ketë koncept mbi të cilin është krijuar koleksioni dhe videoja e fotosesionit është përdorur edhe kënga “ëmbël” e Vlashent Satës./ KultPlus.com

Për herë të parë “Hana” e Vlashent Satës do të prezantohet në Gjermani

Për herë të parë në Gjermani, kantautori Vlashent Sata me albumin e tij më të ri “HANA” do të paraqitet në skenën e Muzeut më të bukur të artit në Köln, Wallraf Richatz Museum.

Ky album tashmë është prezantuar me koncertet e Vlashent Satës në shumë shtete, po në Gjermani është hera e parë. Koncerti do të mbahet më 25 nëntor, në ora 19:30./KultPlus.com

Artistët forcojnë zërin në mbrojtje të xhevahirit të egër të Evropës

Artistët kthehen sërish pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, në Sheshin e Kryeqytetit, pranë Muzeut Kombëtar, në mbrojtje të Lumit Vjosa.

Në këtë concert sensibilizues do të marrin pjesë artistët si: Elina Duni, Eda Zari, Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo Grupi Ppolifonik Lunxhëria, Grupi i Bençës dhe Dj. ODA.

Në Shqipëri planifikohet ndërtimi i më shumë se 500 hidrocentraleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë. Eksperiencat e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizimit, thirrjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjësimet kolektive, shumica (fatkeqësisht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa. Politikë-bërësit nuk duan t´ja dinë. Por as artistët nuk duan t´ja dine. Solidarizim, duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhetarizmi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmë-dheun, se kjo kauzë ju përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshëm të ardhmes së vet dhe pasardhësve. Fakti që politikë-bërësit nuk përfillin fare edhe kur bëjmë tubime /protestë /koncert etj., kjo na forcon më fort zërin. Janë shkelur konventa dhe ligje kaq hapur, ndaj dhe çështja ndodhen në gjykatë, dhe kështu ajo do të shkojë qoftë dhe në atë ndërkombëtare. Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegjen e njerëzve skepto-apatikë që i ua kanë gozhduar trutë me propagandë-konsumizmi, thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet më datë 18 tetor, nga ora 19:00 në Tiranë – Sheshi përballë Muzeut Kombëtar. / KultPlus.com

“Zâ Festival” sjellë katër artistë shqiptarë

Në ditët më të nxehta të vitit, nga kurora më e lartë e natyrës shqiptare, do të kumbojë muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit, shkruan KultPlus.

Më 26 gusht, edicioni i parë i Zâ Festival mbledh në Theth kantautorët më të mirë të muzikës shqipe: Elina Duni, Shpat Deda e Vlashent Sata do të performojnë në të parin festival që i dedikohet trashgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare.

“Shpirti i Zâ Festival është i gjithë thesari gojor i “Bjeshkëve të Nâmuna”. Në skenën e festivalit, aktori i njohur edhe në nivel ndërkombëtare Arben Bajraktaraj do të na rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, si trashgimia më e vyer e paraardhësve tanë në këto vise”, thuhet nga organizatorët.

Ky festival premton të krijojë atmosferën e duhur për të shijuar traditën dhe natyrën e rrallë të Thethit. Një event që zhvesh nga harresa bukuritë e paçmuara të Alpeve. Zâ Festival, Theth, 26 gusht – Muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit. Festivali do të zhvillohet pranë Kishës në Theth.
Hyrja është e lirë për të gjithë pjesëmarrësit./KultPlus.com