Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Ajo po vazhdon të krijojë marrëdhënie të afërta me familjen mbretërore britanike.

Kim Kardashian së fundmi bleu gjerdanin ikonik të kryqit me ametist dhe diamant të Princeshës Diana në një ankand të Sotheby’s për 180 mijë euro.

Sipas një njoftimi për media nga Sotheby’s, pati konkurrentë të shumtë për të blerë këtë perlë të së ndjerës, por në fund u përzgjodh një nga familja Kardashian.

“Ne jemi të kënaqur që kjo pjesë ka gjetur një jetë të re në duart e një emri tjetër të famshëm global”, ndau në një deklaratë Kristian Spofforth, kreu i bizhuterive në Sotheby’s në Londër.

I quajtur Kryqi i Attallah-ut, ishte vënë nga Princesha e ndjerë e Uellsit në një gala bamirësie të vitit 1987 në Londër.

Ajo e kishte kombinuar me një fustan kadifeje të zi të përzier me të vjollcë nga Catherine Walker.

Princesha Diana në vitin 1987

“Kryqi ka një peshë totale diamanti prej afërsisht 5.25 karat dhe ka përmasa afërsisht 136 x 95 mm”.

“Kuptohet se kryqi është mbajtur vetëm nga princesha dhe pas vdekjes së saj, ai nuk është parë më kurrë në publik deri më tani”, thuhet më tej.

Kryqi është i mbuluar me ametistë me prerje katrore dhe i theksuar nga diamante me prerje rrethore

“Megjithëse ametisti përfaqëson tradicionalisht privilegjin e familjes mbretërore, zgjedhja e Dianas për të vënë varësen me një zinxhir jashtëzakonisht të gjatë përfshin aftësinë e saj për të ekspozuar koleksionin e bizhuterive mbretërore në një mënyrë unike, pa frikë të shkojë kundër traditës dhe të ndryshojë pjesët luksoze”. / KultPlus.com

Miliarderet e famshme që kryesojnë në listën e Forbes

Lista e cila dikur kryesohej nga Kylie Jenner, sot ka një tjetër emër të njohur në krye. Rihanna është miliarderia “self made” më e re në moshë në Amerikë sipas Forbes.

Këngëtarja dhe biznesmenja nga Barbados është në vendin e 21-të në listë, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.

Ajo ndiqet nga ylli televiziv Kim Kardashian e cila renditet në vendin e 14-të. Ylli i “The Kardashians” numëron një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh.

Forbes
A55f1163 D46f 4aeb Bc61 F2a67d23815f

Në vitin 2018, Kylie Jenne emërua miliarderja më e re e revistës.  Megjithatë, pas një rillogaritje u zbulua se pasuria e saj neto ishte 900 milionë dollarë në vend të 1 miliard dollarëve, edhe asaj iu hoq titulli. Tani, Jenner ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh dhe zë vendin e 41-të.

Ju kujtojmë që e renditur e 21-ta në listen Forbes, Rihanna është e vetmja miliardere në listë nën moshën 40-vjeçare. Pronarja “Fenty Beauty” më herët është shprehur në lidhje me pasurinë e saj, ku ka treguar se e gjitha kjo nuk është vetëm për vete, por edhe për njerëzit që kanë nevojë.

“Paratë e mia nuk janë për mua; gjithmonë mendoj se unë mund të ndihmoj dikë tjetër. Bota vërtet mund të të bëjë të besosh se gjërat e gabuara janë prioritet, dhe kjo të bën të humbasësh thelbin e jetës, çfarë do të thotë të jesh gjallë”, tha ajo për T Magazine.

Një nga përpjekjet e saj filantropike është Fondacioni Clara Lionel, i cili synon të mbështesë dhe financojë iniciativa novatore për edukimin dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke përfshirë mbledhjen e 60 milionë dollarëve për gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS përmes shitjeve nga linja e saj e buzëkuqëve me Mac Cosmetics. / Konica.al / KultPlus.com

Dua Lipa, Nicole Kidman dhe Kim Kardashian, në sfilatën Balenciaga Couture (VIDEO)

Më 6 korrik, jo një, jo dy, por pesë të famshëm dolën në sfilatën e Balenciaga Haute Couture në Paris, transmeton KultPlus.

Fillimisht erdhi Kardashian, më pas Dua Lipa, e ndjekur nga Nicole Kidman dhe në fund, supermodelet Naomi Campbell dhe Bella Hadid.

Secila ishte veshur në një mënyrë të veçantë për këtë sfilatë, e cila solli në pah kostume nga më të ndryshmet.

Ndërkaq, Dua Lipa ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”, duke e quajtur këtë sfilatë një nder dhe krenari të madhe.

Shfaqja e 51-të Balenciaga Haute Couture. Është nder dhe ëndërr të jem pjesë e spektaklit tuaj të bukur”, ka shkruar Dua Lipa. /KultPlus.com