Forbes: Kanye West, reperi i dytë që bëhet miliarder

Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.

Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KultPlus.

E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.

E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.

Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.

Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.

Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.

E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë. / KultPlus.com

Shqiptari Gezim Gashi, nga një refugjat tashmë me ligjëratë në Universitetin prestigjioz “Harvard”

Jeta Zymberi

Duket sikur jeta e vështirë prej një refugjati është shndërruar në forcë për shumë shqiptarë që gjatë kohës së luftës në Kosovë morën rrugën në vende të ndryshme të botës për të pasur një jetë më të sigurt, shkruan KultPlus.

Shumë nga këta persona sot gëzojnë një jetë me plot suksese e madje disa edhe me një famë të madhe botërore, çka ka bërë që shqiptarët të ndihen krenarë me këta emra.

Një ndër ta është edhe djali nga Kosova, Gezim Gashi. Ai është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë. Ai është një prej emrave më të njohur shqiptar në botën e artit në Suedi dhe emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.

Por, degëzimet e suksesit për të po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, është shprehur Gëzim Gashi për KultPlus.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post.

“Ndihem shumë krenar të ndaj historinë time dhe të njihem për atë që unë bëj për gjeneratën e re. Jam krenar që jam shqiptar dhe fakti që i bëj njerëzit e mi krenarë është shumë e rëndësishme për mua. Mezi po pres të marr pjesë në Harvard dhe të ligjëroj para studentëve nga e gjithë bota”, ka thënë Gashi.

Ligjërata nga Gëzim Gashi do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.  /KultPlus.com

Forbes publikon listën e artistëve më të paguar të vitit 2019

Forbes ka zbuluar listën e saj vjetore të artistëve më të paguar.

Qysh nga momenti famëkeq i Taylor Swift dhe Kanye West në MTV Video Music Awards një dekadë më parë, ata tash po kërkojnë titullin e artistit/es më të paguar. Këtë vit, Swift fiton.

Duke marrë fronin këtë vit, Taylor Swift fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekordesh, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit. Ajo kërcen nga vendi numër gjashtë i vitit të kaluar dhe është në krye të listës për herë të dytë në pesë vjet. Pas Swift është Kanye West në vendin e dytë, duke fituar 150 milionë dollarë për shkak të rritjes së shitjeve të atleteve të tij “Yeezy”.

Ed Sheeran dhe The Eagles bien përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, duke fituar 110 milionë dollarë dhe 100 milionë dollarë, për shkak të një koncerti të jashtëzakonshëm.

Në vendin numër gjashtë është Elton John, duke mbledhur 84 milionë dollarë gjatë turneut të tij të lamtumirës.

Dhjetë artistët më të paguar sipas Forbes për vitin 2019:

1. Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2. Kanye West (150 milionë dollarë)

3. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

4. The Eagles (100 milionë dollarë)

5. Elton John (84 milionë dollarë)

6. Jay Z (81 milionë dollarë)

7. Beyonce (81 milionë dollarë)

8. Drake (75 milionë dollarë)

9. Diddy (70 milionë dollarë)

10. Metallica (68. 5 milionë dollarë). / KultPlus.com

Shqipëria destinacion i 2020-ës, prestigjiozja “Fodors”: Vendi mesdhetar më tërheqës

Guida prestigjioze e udhëtimeve në botë, “Fodors”, e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve mesdhetare më tërheqëse për vitin 2020.

Kjo guidë ka publikuar dy lista, atë të vendeve ku nuk duhet shkuar dhe atë të vendeve ku duhet shkuar në 2020-ën. Shqipëria është listuar në vendet që duhet të shkuar, e madje cilësohet si vendi mesdhetar më tërheqës për 2020-n.

Shqipëria renditet nga prestigjiozja “Fodors” e dyta në listën e destinacioneve që duhet të vizitohen për vitin 2020 pas ishullit të Sicilisë, duke lënë pas Athinën, Bukureshtin, Ishujt Faroe, Andaluzinë në Spanjë dhe Britaninë.

“Liqenet e saj malore, pyjet magjepsëse dhe kultura e pasur e bëjnë këtë vend jo shumë të populluar bregdetar destinacionin më të nxehtë mesdhetar për vitin 2020”, kështu e nis shkrimin për Shqipërinë “Fodors”.

“E vendosur përgjatë deteve Adriatik dhe Jonit, Shqipëria ka një pozicion mahnitës në Mesdhe. Malet në veri janë shtëpi për disa nga liqenet më të bukur në Europë, përfshirë liqenin ngjyrësmerald të Komanit dhe liqenin e kristaltë të Ohrit, ndërsa vija bregdetare është e rrethuar nga plazhet me rërë të bardhë që mbeten freskuese dhe gjatë sezonit të pikut turistik dhe në brendësi të vendit gjenden qytete të vogla të tipit mesdhetar, si Gjirokastra që është shpallur si zonë e trashëgimisë botërore”, shkruan prestigjiozja e udhëtimeve në botë, “Fodors”.

“Pushimi i kafes në Shqipëri zgjat me orë dhe ndodh gjatë të gjitha orëve të ditës, ku kafenetë mbushen me shokë e kolegë të cilët e shijojnë kafen në stilin turk “avash-avash””, mbyllet shkrimi për vendin tonë. /atsh / KultPlus.com

Gezim Gashi i ftuar në darkën e prestigjiozes “Forbes” dedikuar Quincy Jones

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka mbajtur mbrëmjen speciale vjetore ku të ftuar kishte njerëz të rëndësishëm në biznesin botëror, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje ju dedikua në veçanti producentit më të njohur në botë, Quincy Jones, si njeriu me më së shumti Grammy Awards në histori.

Në këtë mbrëmje ishte ftuar edhe shqiptari Gezim Gashi, pasi ai është bërë shqiptari i parë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë.

Madje këtë vit Gashi ishte në Kosovë, ku bashkë me Dua Lipën u shfaqën në konferencën zyrtare të Festivalit “Sunny Hill” ku edhe njoftuan për bashkëpunimin mes tyre.

Aty u deklarua se Sunny Hill Foundation në bashkëpunim me Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation, përfaqësuar nga Gëzim Gashi, në vitin 2020 do të dërgojnë tre të rinj nga Kosova për në Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit. / KultPlus.com

Ja cila është aktorja më e paguar në Hollywood

Ka spostuar në renditje Emma Stone, e cila e zotëronte bindshëm postin e vendit të parë, si aktorja më e paguar për vitin 2017-të.

Këtë herë, është Scarlett Johansson që sipas revistës prestigjioze Forbes, renditet e para në top listën e aktoreve më të paguara për 12 muajt e fundit.Ylli i “The Avengers”, i rrëmbeu vendin e parë Emës, e cila e fitoi postin për shkak të performancës së saj si aktore protagoniste në filmin “La La Land”, me të cilin fitoi edhe një çmim Oscar.

Revista Forbes, llogarit fitimet e aktores për periudhën 1 qershor 2017-të deri më 1 qershor të këtij viti. Johansson doli në krye të listës, me fitime që kapin shifrën e afro 40.5 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.Angelina Jolie e ndjek Johansson-in në vendin e dytë në listën e Forbes, duke arritur fitime që kapin shifrën e 28 milionë dollarëve , kjo referuar rolit të fundit të aktores së famshme në “Maleficent 2”, ndërsa e treta është Jennifer Aniston me 19.5 milionë dollarë.