Alicia Keys fton Bebe Rexhën në një performancë në Show-in e famshëm, Bebe mahnitë me performancë (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar në Show-in e famshëm botëror ‘Late Late Show’, prezente ishte edhe artistja shqiptare Bebe Rexha, shkruan KultPlus.

Bebe perfomoi së bashku me këngëtaren Alicia Keys këngën e njohur të kësaj të fundit ‘Gramercy Park’. Performancë kjo që nxiti komente shumë pozitive të fansave drejtuar Bebes.

Poashtu vlen të ceket se Bebe ishte e ftuara speciale e Keys.

Bebe publikoi një pjesë të kësaj performancë në rrjetin social Instagram ku u shpreh të jetë shumë e nderuar për ftesën e këngëtares.

‘Alicia Keys më ftoi që të këndoja me të këngën e saj ‘Gramercy Park, natën e kaluar në Late Late Show dhe ndjehem e nderuar Një këngë e bukur e performuar për një turmë të vogël makinash. Urime për albumin e ri Alicia, të dua’, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimin në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ZpkuhGqairU

Dua Lipa sjell versionin parodi të këngës ‘New Rules’ me këshilla për Covid19 (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e famshëm britanik të James Corden, ‘The Late Late Show’, përcjellë KultPlus.

‘Late Late Show’ është ndër emisionet më komike e nuk kishte si të dilte ndryshe edhe me Duan si mysafire. Dua dhe James sollën versionin parodi të këngës ‘New Rules’, duke përfshirë në të këshilla për takime dashurie gjatë periudhës pandemike.

Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.

“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej ndër të tjera në këngë.

Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie, duke mbetur ndër këngët më të pëlqyera të Duas.

Poashtu vlen të ceket se paraqitja e Duas në emision me veshjen e saj plot shkëlqim mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=fN6uzhy5uvU&feature=emb_title