Dua Lipa sjell versionin parodi të këngës ‘New Rules’ me këshilla për Covid19 (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e famshëm britanik të James Corden, ‘The Late Late Show’, përcjellë KultPlus.

‘Late Late Show’ është ndër emisionet më komike e nuk kishte si të dilte ndryshe edhe me Duan si mysafire. Dua dhe James sollën versionin parodi të këngës ‘New Rules’, duke përfshirë në të këshilla për takime dashurie gjatë periudhës pandemike.

Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.

“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej ndër të tjera në këngë.

Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie, duke mbetur ndër këngët më të pëlqyera të Duas.

Poashtu vlen të ceket se paraqitja e Duas në emision me veshjen e saj plot shkëlqim mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. / KultPlus.com

Dua Lipa, shqiptarja e parë që arrin 2 miliardë klikime në Youtube

Dua Lipa tash së fundi është bërë shqiptarja e parë që ka arritur t’i ketë 2 miliardë klikime vetëm me një video në Youtube, shkruan KultPlus

”New Rules”, hiti i këngëtares shqiptare, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në Youtube.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

”Ju falenderoj shumë për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo është një çmenduri”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas publikimit.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, një këngë që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën. / KultPlus.com


Kënga e Dua Lipës vjen nga Erika në ‘The Voice’ në Amerikë (VIDEO)

Kënga “New Rules” e Dua Lipës ndoshta është kënga më e mirë e këngëtares, me të cilën ajo edhe mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë.

Para disa ditësh, në The Voice 2018 në Amerikë, kënga e Duas u soll nga një prej konkurrenteve – Erika Zade.

Në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në Youtube, Kelly Clarkson – këngëtare e njohur dhe fituese e American Idol në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Zade, shkruan KultPlus.

Ky është sezoni i 15-të i The Voice, në juri me Kelly Clarkson, Jennifer Hudson, Adam Levine dhe Blake Shelton.

Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën. / KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës përdoret në videon kundër ngacmimeve seksuale në punë

Wellington Law Revue, një grup të rinjsh i përbërë nga profesionistë si dhe nga studentë të fushës së juridikut kanë shfrytëzuar melodinë e këngës “New Rules” nga Dua Lipa për të realizuar videon e tyre të radhës.

Në këtë video teksti i këngës së Dua Lipës është ndryshuar duke zgjuar kështu vëmendjen te ngacmimet të cilat ndodhin në vend të punës dhe duke kërkuar ndalimin e tyre.

Ekipi realizues ka punuar me muaj për të realizuar tekstin dhe për të filmuar videoklipin e këngës së improvizuar të cilën e këndon Lejlani Taula, pjesë e kompanisë Law Revue. / KultPlus.com

“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit, mes tyre dhe ai i Dua Lipës

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

Singer Lady Gaga attends the press conference for “Gaga: Five Foot Two” during the 2017 Toronto International Film Festival at TIFF Bell Lightbox September 8, 2017, in Toronto, Ontario. / AFP PHOTO / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-të.

Dua Lipa nominohet për çmimin kryesor në “Video Music Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po vazhdon rrugëtimin e saj me hapa të suksesshëm. Ajo mbrëmë është nominuar në tri kategori në “Video Music Awards”, shkruan KultPlus.

Me hitin e saj të suksesshëm “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Dua Lipa është shprehur tejet e emocionuar për këto tri nominime.

Kujtojmë se Dua Lipa ka qenë një nga këngëtaret më të nomuniara edhe në Brit Awards. / KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (9433574w)
Dua Lipa
38th Brit Awards, Show, The O2 Arena, London, UK – 21 Feb 2018