Lajm i mirë për gratë e Kosovës: Hapen 100 vende të reja të punës

100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania  “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësministri, Halil Matoshi.

“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës”, tuhet në njoftim.

Për punë mund të aplikojnë të gjitha të interesuarat për të punuar në fushën e dizajnit. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2418769205094678&id=100008848660199

Ministrja Dumoshi i ndan mirënjohje stilistes Lirika Matoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësin Halil Matoshi, pritën në takim stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditëve të fundit koleksioni i ri i veshjeve nga stilistja Matoshi me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, The New York Times.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur për suksesin e stilistes Matoshi e cila ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së modës në Amerikë duke sjellë me stilin unikal, dizajne që influencojnë kohët moderne.

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i ndau stilistes një mirënjohje në emër të saj si Ministre e Kulturës, për përfaqësimin e mirë që po i bën Kosovës në botë, me motivacionin “për punën e saj brilante në fushën e dizajnit dhe modës, në përmasa globale, duke e ngritur lartë emrin e Kosovës”.

Ministrja u shpreh edhe më e lumtur për suksesin e vajzave të Kosovës në Evropë e SHBA, emri i të cilave spikatet çdo ditë e më tepër në fushën e artit, muzikës e modës.

Stilistja Lirika Matoshi shpalosi detaje për veshjen e cila tha se bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë dhe e falënderoi Ministren Dumoshi për pritjen dhe njohjen që po i bën punës e artit të saj. / KultPlus.com

‘The New York Times’ shkruan për veshjet e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë luftës në Kosovë

Vajzat e gratë shqiptare çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me punën e tyre që po then edhe kufijtë.

Së fundi, disejnatorja Lirika Matoshi, ka marrë vëmendjen e medieve më të mëdha në Amerikë, menjëherë pas VOGUE, New York Times i kushtoi një artikull Matoshit, koleksionit të saj, e sigurisht se u përmend edhe periudha e errët gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vuajtjet që Matoshi kishte kaluar gjatë kësaj kohe, shkruan KultPlus.

“Veshja është një re e ëmbëlsirave pambuku e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeçare, një stiliste në New York. Me mbulesën e saj ngjyrë rozë pastel dhe me mëngë të mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e kohëve moderne”, fillon artikullin kushtuar Matoshit e përditshmja The New York Times.

Teksa shqiptarja ka prodhuar dizajnin origjinal të këtyre veshjeve, New York Times shkruan se si ka klientë që kanë ngelur të zhgënjyer nga veshjet imituese që kanë blerë në Amazon ose AliExpress.

Dizajnerja, Lirika Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë. “Kjo ju kujton kohë më të mira”, ka thënë ajo për gazetën njujorkeze.
“Por Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës, dhe fëmijëria e saj zor se ishte një gëzof apo një copë material me dizajn luleshtrydhe me erë të këndshme”, shkruan tutje NY Times.

‘Jam rritur me histori tmerri se sa dëme i bëri lufta vendit tonë, si gratë u dhunuan dhe u masakruan njerëz të pafajshëm’, tha ajo. ‘Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të udhëtoj dhe të përfaqësoj vendin tim dhe do t’i ndihmoj ata sa më shumë që mundem’.

Më tej, mediumi amerikan shkruan se stilistja Matoshi kishte pritur që shitjet e koleksionit të saj të binin për shkak të pandemisë; në vend të kësaj, tha ajo, shitjet janë rritur 1.000 për qind që kur koleksioni doli në shitje në janar në . ‘E gjithë jeta ime është kjo veshje’, tha ajo.

‘Është një siluetë kaq tërheqëse. Kjo e bën cilindo të duket si një zanë luleshtrydheje’, tha zonja Mayeur, e cila është një nga modelet që ka ekspozuar veshjet e Matoshit. ‘Të gjithë duken gjithmonë të lumtur kur e veshin një material të tillë’ / KultPlus.com

Lirika Matoshi në bashkëpunim me Disney, sjell fustane për princeshat e përrallave

Dizajnerja kosovare që vepron në Amerikë, e cila u bë e famshme me koleksionet e veshjeve të bëra prej saj që u ngjajnë fustaneve të princeshave nga përrallat, ka publikuar bashkëpunimin e saj të fundit (dhe më të madhin) me Disney.

Ky bashkëpunim ndodh në 70 vjetorin e filmit të Disney “Cinderella” (E përhitura). Lirika Matoshi do të krijojë interpretimin e saj eteral të stilit të princeshave, përfshirë këtu 4 dizajne të ndryshme që janë po aq romantike sa edhe fustani i saj me dredhëza.

Njëri nga fustanat na sjell ambientin përrallor rural të përrallës; një tyl i kaltër i gjatë deri në fund të këmbëve, me re të bardha dhe kodra të gjelbërta.

Tjetri fustan është një homazh i fustanit që Cinderella vesh në ballo, po ashtu tyl me ngjyrë pink pastel, i cili vjen në disa versione, njëri prej tyre i shkurtë, me një fjongo të madhe që e bën të i ngjajë një forme të zemrës, tjetri me fjongo të vogla të vogla gjithandej dhe një version i tretë, poashtu me tyl pastel pink dhe me copëza resh. / KultPlus.com

VOGUE shkruan për disenjatoren shqiptare, fustani i saj zgjedhet si më i famshi gjatë pandemisë

Disenjatorja e njohur shqiptare, e cila karrierën e saj e ka zhvendosur në Amerikë, tash e sa kohë po përjeton suksesin e punës së saj, ku sëfundi është bërë edhe pjesë e prestigjiozes Vouge, shkruan KultPlus.

Matoshi e projektoi për herë të parë fustanin e saj në korrik të vitit të kaluar. Në momentin që ajo e postoi atë në rrjetin social Instagram, fustani u bë shumë i njohur dhe i pëlqyer.

”Modelja e njohur amerikane, Tess Holliday e kishte veshur fustanin në Grammy, ndërkaq në postimin e fotografisë së asaj mbrëmjeje, ajo i referohej fustanin si ”nëse Lana del Rey dhe Torta me luleshtrydhe do të kishin një fëmijë’, kjo thënie më pas u bë virale”, deklaroi Matoshi për Vouge.

Padyshim që Matoshi këtë fustan ua ka dhuruar njerëzve më me ndikim, të famshmëve. Fustani me luleshtrydhe aktualisht është artikulli më i shitur nga koleksioni i Matoshit, së bashku me maskën kordinuese. ”Shumica e njerëzve që e blejnë fustanin tani, nuk e dijnë se ku do ta veshin atë, por ju pelqen ta veshin edhe në shtëpi.”, tha Matoshi para se të pohonte ‘Unë nuk do të di se ku ta vesh, nuk kam veshur fustan që nga fillimi i pandemisë”, shton tutje Matoshi për Vouge.

Arsyet pse fustani me luleshtrydhe është një histori suksesi, në kundërshtim me gjithçka që dimë për zakonet e epokës pandemike të blerjes është tek fakti është që veshja është e njohur pikërisht sepse nuk është praktike. Fustani i dedikohet ngjarjeve më të mëdha, si Met Gala, Oscar, kryesisht rasteve të veçanta.

”Por më shumë se kaq, ajo qepje e ëmbël e luleshtrydheve është thellësisht nostalgjike, në një pafajësi fëminore që ndihet veçanërisht qetësuese. Dhe megjithëse Matoshi e krijoi atë në një epokë parandemike, ky realizm i shërbeu asaj si frymëzim. “Shumica e modeleve të mia janë frymëzuar nga fëmijëria ime,” tha Matoshi. “Ndihem sikur gjërat që më bëjnë të ndjehen më mirë janë luleshtrydhet, veshja, fustanet, natyra në përgjithësi.”, përfundon Vouge.

Bashkangjitur gjeni artikullin e plotë nga Vouge. / KultPlus.com

https://www.vogue.com/article/strawberry-dress-lirika-matoshi-popular?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=onsite-share&utm_brand=vogue&utm_social-type=earned&fbclid=IwAR1-AGlcMgf_6z1tvt1ECJzoDmr9larikhH6IVUnKmj0cZI4P8RO4y-R-Ac

Kreatorja Lirika Matoshi mbledhë 23 mijë dollarë për familjet në nevojë në Kosovë

Kreatorja e famshme shqiptare në New York, Lirika Matoshi, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ka mbledhur 23.250 dollarë amerikanë për vetëm katër orë, për të ndihmuar familljet në nevojë në Kosovë, shkruan KultPlus.

Matoshi në kreacionin e saj të fundit ka krijuar maska kundër Covid19, të cilat mund të kombinohen me veshjet e përditshme.

Vlen të ceket që kjo nuk është hera e parë që kreatorja organizon kampanja të tilla.

Bashkangjitur gjeni postimet e plota të Matoshit. / KultPlus.com