Maks Velo, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Ai la një gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com

Maks Velo, artisti që la një gjurme të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. Ai la një gjurme të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com

Margariti: Mirënjohje piktorit dhe arkitektit Maks Velo, gjithnjë mes nesh

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot në vëmendje, në kuadër të “Muajit të Kujtesës”, piktorin dhe arkitektin Maks Velo.

“Mirënjohje arkitektit, piktorit, shkrimtarit Maks Velo, prania e të cilit do jetë gjithnjë mes nesh”, u shpreh Margariti.

Maks Velo u lind në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

Me të mbaruar gjimnazin Maksi vazhdoi studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë. Në vitin 1960 ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë dhe më pas ka punuar pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Vitet ’78-’79 ishin vitet më të vështira të jetës së tij pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg.

Ai ka vuajtur dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është kushtuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.

Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele”, etj./atsh/ KultPlus.com

Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare

Në parathënien e librit “Jetë paralele”, libri me dosjen sekrete të përndjekjes nga Sigurimi i Shtetit të Maks Velos (UET PRESS), Alda Bardhyli tregon për historinë e një pikture të Maks Velos që mundi t’i shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat. Dihet miqësia e hershme që Kadare ka pasur me Velon.

Krijimtaria e Velos piktor ndahet në dy periudha: atë nga fillimet deri në vitet 1978 (kur i sekuestrohen dhe digjen nga policia me vendim gjykate 249 vepra të ndryshme arti) dhe periudhën pas viteve ’90, që është më e pasura për sa i përket krijimtarisë jo vetëm në pikturë, por edhe letërsi, studime e skulptura.

Periudha e parë fatkeqësisht nuk njihet, për shkak të eliminimit fizik të veprave të cilësuara nga pushteti komunist i kohës si “dekadente”, “me ndikime të artit perëndimor”, vepra të cilat u bënë dhe aktakuza kryesore e dënimit të Velos me 10 vjet heqje lirie.

Në këtë libër ne kemi bashkangjitur disa nga fotot e veprave të fotografuara në hetuesi, më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës nga Ruko Sako, me urdhër të kryetarit të gjykatës, Viktor Konomi.

Nga ky koleksion kanë shpëtuar disa vepra që artisti ia pat dhuruar mikes së tij franceze, Odile Daniel dhe një vepër e ruajtur në familjen Kadare. Bëhet fjalë për veprën “Vallja labe” që çifti Kadare e vendosi në dhomën e gjumit për ta ruajtur për gati 20 vjet.

Vetë Kadare e shihte këtë vepër si të bukur e dramatike, duke parë aty reflektimin e një bukurie që arrinte të sfidonte dhe frikën e një bastisjeje që mund t’ia behte nga momenti në moment. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve ish-komuniste, kur një shkrimtar mbron një artist duke i strehuar veprën në shtëpinë e tij.

“Ndonjëherë mendoja në duhet t’ia ndryshoja emrin, pasi do të ishte më e lehtë për ta ruajtur dhe emri i tij Velo mezi dallohej”, do të kujtonte Kadare kohë më parë teksa e pyeta për këtë histori”, shkruan Bardhyli./gazeta-shqip/ KultPlus.com

Maks Velo: Mendoja se kisha shokë artistë, por ata ishin përbindësha!

Arkitekti dhe artisti tashmë i ndjerë Maks Velo akuzonte kolegët e tij artistë, të cilët e kishin raportuar në Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës. Velo e cilësoi Lidhjen e Shkrimtarëve një qendër të ish-Sigurimit të Shtetit, ku analizoheshin dhe kontrolloheshin të gjitha punimet artistike qoftë në letërsi, ashtu dhe në artet e tjera. Dhe ishin, sipas Velos, po artistët e Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilët bënin analiza artistike dhe ideologjike të veprave artistike të kërkuara nga Sigurimi i Shtetit.

Duke cituar një emër të përveçëm, Llambi Blido, Maks Velo thoshte se ai kishte bërë 27 denoncime, të cilat i ka hedhur poshtë dhe Sigurimi i Shtetit si të pavërtetuara. Ai akuzon Edison Gjergon apo Safo Markon, të cilët edhe ishin të goditur nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunonin me të. Me trishtim dhe aspak optimist për të ardhmen, Maks Velo shprehet se nuk po i ndahet përndjekja dhe në ditët tona. Velo tregonte se pasi i kanë marrë shtëpinë e gjyshërve në Dardhë të Korçës, e kishin penguar të shkojë në fshatin e të parëve, madje duke e kërcënuar. Duke denoncuar edhe nivelin aktual në arte, Velo kërkonte veting si ai i gjyqtarëve, edhe për artistët. Por dëshpërimin më të madh arkitekti e lidh dhe me Teatrin Kombëtar. Sipas tij, vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një Teatër të ri bashkë me një kompleks kullash, Maks Velo e cilësonte korrupsion të pastër. “Të ndërtosh kulla në këtë mënyrë në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, është e turpshme”, shprehej Velo.

Maks Velo

Libri është i rëndësishëm për disa arsye. Unë kam vite që e them se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka qenë një tmerr. Kur e thosha këtë, të gjithë më dilnin kundër. Tani kur lexon librin, e kupton që kjo është e vërteta. Po ashtu dhe ai dokumenti që doli dje te “Panorama” për Fadil Paçramin, ekspertizën që kishte bërë Dalan Shapllo dhe Llazar Siliqi për dramat e Fadil Paçramit. Po si mund të futësh në burg një dramaturg meqenëse personazhet thonë këto gjëra?! Që kur ka lindur drama e deri më sot, meqenëse personazhet mund të thonë disa gjëra, duhet të futet çdo dramaturg në burg?! Nuk futet piktori në burg pse nuk të pëlqen piktura e tij. Kjo ishte Lidhja e Shkrimtarëve, ky ishte Dritëroi. Duhet ta kemi të qartë. Dritëroi po të ishte i drejtë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, duhet të ishte larguar.

Ai i dinte të gjitha. Ekspertizat e gjyqit për artistët janë bërë nga Lidhja. Lidhja e Shkrimtarëve nuk duhet të ishte qendër e Sigurimit të Shtetit, kur ajo merrte në analizë dhe kontrollonte të gjithë artistët. Si është e mundur që Llambi Blido ka bërë 27 denoncime dhe duke gënjyer madje, sepse vetë Sigurimi i Shtetit thotë: “Këto informacione që na jep Llambi, nuk na vërtetohen nga anë të tjera”. Ose i jep Llambit çantën që të vijë te studioja ime dhe Llambi do jepte informacione dhe njëkohësisht do jepej informacioni dhe nga çanta që të vërtetonin se kush gënjente. Unë nuk arrij ta kuptoj. Thonë në një vend në dosje, se si është e mundur që Maksi i beson akoma. Po si mund të mos i besoj unë një piktori, një artisti?! Çfarë bëja unë? Unë nuk thosha, do vras Enver Hoxhën! Të shohësh një libër për Pikason me vizatime, nuk është krim.

Sigurisht që janë implikuar shumë njerëz. Për Edisonin (Gjergon) më ka ardhur keq, nuk e besoja se Edisoni bënte raporte. Unë Edisonin e njihja që ishte natyrë e dobët, por në fakt e doja. Më erdhi keq kur lëshoi ato deklarata dhe u ndamë keq në Spaç. Megjithatë, kjo është një gjë e trishtuar, por ne duhet ta analizojmë sepse ka rrezik që kjo histori të na rikthehet në forma të tjera. Dëgjova vajzën e Llambit, që thotë se “babai im ka qenë burri i mirë dhe Maksi nuk di çfarë flet…”.

Si nuk i vjen turp që nxjerr nga goja këto fjalë?! Mua m’u shkatërrua e gjithë familja, babai vdiq i tmerruar, vëllain e hoqën nga kirurg, që ishte kirurg i shkëlqyer në Vlorë, motra shkoi në çmendinë. Çfarë njerëzish janë këta xhanëm?! Çfarë shpirt krimineli kemi?! Nuk arrij ta kuptoj! Si na ka bërë kështu ajo çadra e Urdoglusë?!

Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë rreth vetes, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloj Safo Markon, se i kishin arrestuar djalin, ajo më raportonte mua te Sigurimi. Nejse, megjithatë mendoj se nuk kemi ndryshuar shumë, po ata artistë janë, vetëm se tani e bëjnë në forma të tjera. Tani nuk të fusin dot në burg, por bllokojnë Galerinë. Tani kemi vetëm një piktor të madh që e cakton dikushi, të tjerë nuk ekzistojnë. Nejse!

Unë mendoj se në jetë kam bërë në mënyrë instiktive detyrën time dhe detyra ime është të krijoj. Sigurisht që jam shumë i trishtuar për këtë ecuri të jetës sime. Në fshatin Dardhë, më kanë marrë shtëpinë e gjyshit e të babait, aty ka lindur babai, ka lindur vëllai, dardharë. Dhe kush e bëri, do thoni ju? Teodor Laço, Koço Çomi, që Maksi të mos vijë në Dardhë. Më dolën me sëpatë në rrugë dhe kur, tani në 2018-n.

Sot është tjetër gjë, nuk të çojnë te Sigurimi i Shtetit, por të dalin me sëpatë. Shko nëpër gjykata po deshe që të gjesh të drejtën tënde. Kam 15 vjet që shkoj gjykatave dhe asgjë. Mesa duket, kështu do ta mbaroj jetën. Kisha gjithë dëshirën për t’i dhënë këtij vendi, por është e pamundur. Sepse problemi është se artistët tanë janë injorantë dhe kur injoranca bashkohet me ligësinë bëhet një eksploziv. Ti nuk i çan dot. Ne po bëjmë vetingun e gjykatës dhe të gjithë po shohim që nuk ka ngjarë në historinë e njerëzimit që një trupë gjyqësore të jetë e tillë. Të dalë gjykatësi të thotë: “Më hodhën 210 mijë euro në dasmë!” Tjetri thotë: “Fitova 50 mijë euro në bixhoz”. Vetingu për gjyqtarët ishte i vonuar, por unë këmbëngul se duhet bërë vetingu dhe për artistët. Sepse vjedhin pa turp dhe nuk bëhet diferenca e atij që vërtet bën një gjë origjinale dhe me atë që vjedh në mënyrë të sofistikuar. Dhe kështu nuk ecet përpara. Do na duhet një kohë shumë e gjatë që gjërat të ndryshojnë. Unë jam shumë pesimist, pesimizëm që ma ka shtuar dhe kjo çështja e Teatrit. Korrupsion më të pastër se me Teatrin nuk ka, të ndërtosh kulla në këtë mënyrë në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, është e turpshme. / KultPlus.com

Maks Velo: Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër, kanë 500 vjet që e urrejnë Skënderbeun

Piktori dhe intelektuali kontrovers, Maks Velo, në një intervistë për të përditshmen Mapo kishte shpjeguar mes të tjerave se përse i ndan gegët nga veriorët dhe përse nuk i do këta të fundit.

Ja argumentet që rendit ai për shqiptarët e veriut, ku logjikisht futet edhe Kosova: “Le të vijmë te Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit? Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit të kaluar”?

“Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kishte 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Evropës. Dukagjini kishte mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta.

Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën, dhe na shkatërroi me themel.

Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin”.

Ai thotë se është antimysliman “prej 500 vitesh”.

“Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara… Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj, jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por, nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Evropën, me krishterimin. Prandaj, ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, shqipja nuk do të ishte një nga pesë gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit”, ka thënë Velo.

Kjo intervistë është publikuar në Mapo, në vitin 2014 kur edhe e ka dhënë këtë mendim artisti shqiptarë për veriorët dhe kosovarët/ KultPlus.com

Përkujtohet piktori dhe arkitekti Maks Velo në 90-vjetorin e lindjes

Si sot, më 31 gusht 1931 u lind në Paris piktori, studiuesi, arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo.

Pas lindjes së tij në Francë, familja Velo vendos të kthehet përsëri në Shqipëri, në Korçë ku Maksi kaloi fëmijërinë.

Me të mbaruar gjimnazin Maksi vazhdoi studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë. Në vitin 1960 ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë dhe më pas ka punuar pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Vitet ’78-’79 ishin vitet më të vështira të jetës së tij pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg.

Ai ka vuajtur dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.

Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele”, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave duke përkujtuar publikoi sot materialin e mbledhjes së organizatës së Lidhjes së Shkrimtarëve ku flitet për Maks Velon. / KultPlus.com

Një vit pa Maks Velon, Artan Shkreli: Veprat e artistit po shiten në tregun e nëndheshëm

Maks Velo u nda nga jeta një vit më parë, por për intelektual si ai vdekja nuk është kapitulli i fundit.

“Maks Velo i mungon botës intelektuale, pasi ai nuk ishte intelektual i mirëfilltë, në kuptimin e një njeriu që domosdoshmërish bën opinion publik, por ai përcillte zërin e asaj pjese të opinionit publik që nuk e artikulonte dot mendimin përtej tavolinave apo rretheve të ngushta shoqërore. Ai kishte forcën ta nxirrte në media. Kjo, sepse i mungonin filtrat, që ne i kemi me bollëk. Madje ndonjëherë kemi aq shumë filtra në mendimin tonë, saqë ajo që themi nuk i shërben më as shoqërisë civile edhe as njeriut të thjeshtë. Në këtë kuptim mungesa e Maksit bëhet ulëritëse. Për këtë Maksi u stigmatizua nga institucionet, por mori edhe vlerësimin e arkitektëve, duke u shpallur i pari brenda komitetit të arkitektëve nga SHASH”, rrëfen arkitekti Artan Shkreli.

Shkreli e përshkruan Maks Velon, si një punëtor të madh, që kudo ku jetoi diti të militoi për punën në shërbim të të tjerëve.

“Këtë e bëri dhe kur ishte në burg, duke projektuar godinën e komandës së burgut në Spaç me detaje që i kuroi vet. Njeriu i punës arrin që të nxjerrë të bukurën, duke bërë mbi normalen dhe në kushtet ekstreme të tij. Kështu Maksi edhe në burg mori disa materiale të gdhendura nga të burgosurit, duke nxjerr primitivitetin, që ishte e refuzuar nga akademikët e kohës. Ai lloj arti përçmohej si një art i ultë. Por, ai jo vetëm u dha zë, por i detyroi këta të burgosur, që të realizonin gdhendjet e veta.  Arti popullor shqiptar është i mbështetur mbi simbolin, kjo tregon shkallën e lartë të abstraksionit të atyre që e kanë lëvruar me kalimin e kohës. Sot kemi në duar botimin që nisi në të gjallë të Maks Velos, që ai nuk arriti ta shikojë dot edhe pse e kishte përzemër. Ka dhënë thelbin e një arti, që në qindra vite vetëm ishte ngërthyer në vetvete, por nuk qe shpërthyer si art”, shpjegon Shkreli.  

Ndërsa, akademiku Vasil Tole tregon se dhe pas vdekjes prezenca e artistit në Akademinë e Shkencave është edhe përmes statujës së ideuar prej tij, që u dorëzohet fituesve të çmimeve që ndan ky institucion

“Edhe unë ndaj mendim të njëjtë me kolegët, që e cilësojnë Maksin si një personalitet shumë të çmuar, që ka dhënë kontribut në disa drejtime. Ajo që doja të thoja në mënyrë të veçantë ka qenë bashkëpunimi me të, si koleg, por edhe në ASH, pasi ka qenë anëtar i Komitetit të Trashëgimisë, por doja të ndalja në mënyrë të veçantë tek prezenca e tij, përmes statuetës së famshme që është ideuar prej tij ne japim për çmimet që ndajmë si institucion. Kur e pyeta se çfarë ka dashur të thotë përmes saj? Më tha: Vasil është përpjekja edhe mundimi i njeriut primitiv për të bërë diçka, edhe gjykoj se e njëjtë është edhe përpjekja e studiuesve edhe shkencëtarëve dhe studiuesve, të cilët bëjnë maksimumin e tyre për të nxjerr diçka të vlefshme për shoqërinë. Një vit iku shpejt, por Maksin e kemi midis nesh edhe përmes këtij botimi”, shprehet Tole

Zëri kritik i poliedrikut, anti-konformistit që mbronte interesat e përbashkëta u mungon të gjithëve, qytetit, publikut e veçmas arkitektëve

“Ne na ka munguar të gjithëve, sepse Maksi ishte një institucion publik më vete, që përmes argumenteve që ai jepte ishte më i fuqishëm, se zëri i shumë njerëzve bashkë”, shprehet Vokshi.

Por, sa i përket dilemës se çfarë u bë me veprat që la pas Maks Velo? Artan Shkreli jep alarmin, se po qarkullojnë në treg pa u inventarizuar

“Isha ndër nismëtarët që duhet të bëhej në radhë të parë inventarizimi i veprës së Maks Velos, përmes ngritjes së një grupi pune nga arkitektura, letërsia edhe piktura, por kjo gjë nuk u bë. Procesi u vonua. Këto duhet të bëhen me orë, jo me ditë dhe muaj. Pasi as të afërmit s’kano të drejtë të bllokojnë pasurinë e një intelektuali që me dekret konsiderohej e të gjithëve ne. Për fat të keq disa gjëra të veprës së Maksit kanë nis që të qarkullojnë në tregun e nëndheshëm.  Mua më dhembë zemra kur e mendoj këtë, por më vjen keq, se nuk do dihet asnjëherë nëse janë apo jo të tij. Duhet që bllokimi të bëhej të nesërmen. Unë s’jam koleksionist, ata që i koleksionojnë m’i kanë treguar. Inventarizimi duhej bërë, se flitej për një trashëgimi intelektuale, që duhet ruajtur. Por, ndonjëherë i thonë “më mirë vonë, se kurrë””, përfundon Shkreli.

Maks Velo u shua në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në gjak. Si arkitekt ka realizuar projektin e sallës së “Milleniumit”, Pallatit “Kadare”, godinës së ATSH-së, shkolln“Emin Duraku”. Gjatë regjimit komunist u dënua me dhjet vite për “agjitacion e propagandë”, me akuzën se inspirohej nga “Modigliani, Braque-u dhe Picasso-ja, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist”.  Ndërsa, iu sekuestruan dhe dogjën 260 vepra. /shqiptarja/ KultPlus.com

Jeta paralele e Maks Velos

 

Maks Velo u lind në Paris, në vitin 1935, në familjen e Sotirit, mjek të diplomuar në Athinë dhe të specializuar si okulist në Francë, dhe Ani Poros – vajzës së një emigranti nga Dardha e Korçës. Kur ishte pesë vjeç, familja e tij u kthye në Korçë, ku Maksi kreu studimet deri në vitin e dytë gjimnaz.

Me 7 maj të 2020, Velo shuhet në banesën e tij në Tiranë.

Në Korçë ka qenë nxënës i piktorit Vangjush Mio. Në vitin 1952, familja është zhvendosur në Tiranë, ku Maksi ka përfunduar dhe studimet e larta në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit – Arkitekturës

Edhe pse me profesion arkitekt, piktura ka qenë një pasion, të cilin Maksi e ushtronte rregullisht, i tërhequr nga rryma impresioniste, ekspresioniste dhe surrealiste. Këto prirje në pikturë dhe qëndrimi kundër doktrinës socialiste në art dhe politikë, sollën dërgimin e tij në disa fshatra derisa e arrestuan në vitin 1978, kur ishte 43 vjeç. Dy vite më parë ai ishte ndarë nga bashkëshortja, me të cilën ka një djalë. Ish-bashkëshortja dëshmoi kundër Maksit për qëndrimet e tij moderniste në pikturë. U akuzua për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe u dënua me 10 vjet burg. Shumë nga pikturat dhe objektet artistike që iu gjetën në shtëpi (249), u shkatërruan me urdhër të Gjykatës. U lirua me amnisti para mbushjes së afatit të dënimit, në vitin 1986.

Në vitet 1990, Maks Velo ka botuar një varg librash me tregime dhe skica rreth kohës së burgut, si dhe një koleksion të madh pikturash.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Historia e jetës së Maks Velos është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar.

Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

Cikël i ri i piktorit Maks Velo. Përshtypjet lirike për Parisin

Ky është një cikël i ri i piktorit Maks Velo me përshtypjet lirike për Parisin, vendlindjen e tij. Pa u kujdesur shumë për detajin, por duke dhënë gjendje të tij të çastit, ai na shpalos emocionin e qytetit më romantik të botës. Duket se adhurimi për këtë qytet e bën më të çlirët, por nga ana tjetër e nguc të shpalosë me forcën e materialit të vizatimit atë që e ngërthen brenda dhe e mban kaq të lidhur me qytetin e madh… / KultPlus.com

Shtëpia e Maks Velos nuk do të bëhet muze, Gjykata rrëzon vendimin e Ministrisë së Kulturës

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale, Ministria e Kulturës vendosi që shtëpinë e tij ta shpallë monument kulture të kategorisë së II.  Ky vendim, pas padisë së ngritur nga nipi i Velos, i cili është edhe trashëgimtar i tij, është shfuqizuar nga gjykata e Tiranës.

Duke e konsideruar këto akte administrative të paligjshme, paditësi i cili nuk është njoftuar për procedurën i është drejtuar gjykatës duke pretenduar se; i është cenuar e drejta e pronësisë se tij.  Konkretisht nuk është respektuar parimi i ligjshmërisë,  parimi i transparcës, parimi i informimit, parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit, parimi i proporcionalitetit, i drejtësisë dhe paanësisë, parimi i objektivitetit, përgjegjësisë dhe deburokratizimit dhe i eficencës.

“Nuk e kuptojmë se si ky proces mund të ndodhë paraprakisht, kur në fakt duhet të ishte një proces invers. Kuptojmë që kjo nismë erdhi si pasojë e një emocioni të momentit dhe ndoshta për të treguar se sa shumë e donim dhe vlerësonim të ndjerin xhaxha, por duket qartazi që është një nismë jo vetëm e pamenduar mirë, por në kufijtë e talljes dhe të papërgjegjshmërisë”, është shprehur në padinë e ngritur trashëgimtari i Velos.

Në të dy shkresat e dërguara nga ana e palës së paditur, sqarohet se: Ministria e Kulturës duke vlerësuar figurën, kontributin profesional, të intelektualit, artistit, arkitektit dhe shkrimtarit Maks Velo, si dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e personalitetit të shquar, ka arritur në ketë vendimmarrje.

Por ligji për trashëgimitë edhe muze një ndërtesë mund ta shpallë Monument Kulture të  kategorisë së II për vlerat e spikatura arkitektonike edhe për pamjen e jashtme.

Ndërtesën nuk e ka ndërtuar as Maks Velo edhe as ndonjë arkitekt i njohur dhe sipas paditësit nuk i rezulton që kjo ndërtesë të ketë ndonjë vlerë të spikatur për pamjen e saj të jashtme. Prandaj ndoshta do ishte më mirë të deklarohej një monument kulture një godinë e arkitektura nga z. Velo dhe jo një shtëpi që nuk ka as një vlerë arkitektonike.

Pra, nga tërësia e kësaj veprimtarie administrative, gjykata vlerëson se pala e paditur Ministria e Kulturës nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor, por edhe në atë me karakter administrativ, pasi nuk i ka dhënë mundësi paditësit për t’u dëgjuar dhe mbrojtur në këtë proces, i cili në thelb kufizon të drejtën e pronësisë, aspekt shumë i rëndësishëm i të cilës është disponimi si dhe e drejta për ta zhvilluar atë, në bazë të ligjit nr. 107/2014 ‘’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’’.

Përsa më sipër, gjykata çmon se Urdhri nr. 163, date 08.05.2020 “Per deklarimin e pasurise kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”, nr. 57/2” Tirane”, i Ministrit të Kulturës dhe vendimi nr. 130 datë 08.05.2020 dhe i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dhe si të tillë duhen shfuqizuar, kjo, në mbështetje të nenit 40 të ligjit nr. 49/2012 datë 03.05.2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje, gjykata ka arritur në konkluzionin që padia të pranohet si e bazuar në ligj dhe prova, në datë 08.05.2020 “Për deklarimin e pasurisë kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”. /shqiptarja/ KultPlus.com

Hoxha: Maks Velo, Shesheli i Shqipërisë

Nga: Rexhep Hoxha (1929-2019)

Reagim ndaj mendimeve të Maks Velos, të shprehura në gazetën “Java”, më 2006

Në gazetën “Java” e lexova me kureshtje shkrimin e Maks Velos se si “kosovarët akoma janë primitivë, qaramanë. Do të votoja kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, kosovarët janë popull i kategorisë së dytë. Kaherë isha i bindur nga vetë kosovarët. Prandej edhe Qosjen e marr akademik të dorës së dytë. Ai, duke e goditur Kadarenë, na ka fyer të gjithëve sepse ai është krenaria kombëtare. Qosja na detyroi t`i hiqnim këpucët në shtëpinë e tij. Çfarë fyerje! Kosovarët gjithmonë do t`i bëjnë gropa Shqipërisë si Ajdin Sejdia. Po, pas mbylljes së asaj grope Qosja hapi një gropë tjetër, virtuale. Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata, që e tradhtuan fenë e të parëve dhe fenë e gjithë Ballkanit, Krishterimin. Të paktën tani, pasardhësit e tradhtarëve të heshtin”, e çka e çka mos tjetër u njoha mirë me habitusin kosovarofob, krishteromesjetar dhe racor të Maks Velos, sipas Virion Graçit, “njeri me aftësi të shumanshme krijuese si arkitekt, piktor, shkrimtar, publicist dhe antikomunist i hershëm”, që të jetë edhe më i rrezikshëm se kosovari “primitiv” nga ngarkesa me urrejtje ndaj njerëzve dhe bindjeve, që s`i përgjigjen atij.

Ndoshta prej ndonjë Maks Velo tjetër të Shqipërisë do të cilësohesha si primitiv po të deklaroja se kurrë nuk kam dëgjuar për këtë emër me reputacion aq të lartë në jetën publike shqiptare. Mirëpo, nganjëherë, më llogari është që njeriu të jetë primitiv i sinqertë se filozof dinak, i ngarkuar me emocione të tmerrshme të shpirtit, të qesë në shesh qyqarinë e tij pse s`ka arritur t`i realizojë synimet e veta të paarritshme, pikërisht ai që pledon me vendosmëri për krishterimin, sipas të cilit, ai që urren dhe e sheh të uritur, jepi bukë, nëse është i etur, jepi ujë me qëllim që, të gjitha qeniet t`i gjesh në vetvete dhe vetveten në të gjitha qeniet. Mirëpo, duket se për protagonistin tonë krishterimi nuk është aq bindje shpirtërore e tij sa është lule politike për t`u stolisur para krishterimit ballkanik dhe evropian.

Tmerrohet artisti i Shqipërisë pse Qosja e ka atakuar si antimusliman krenarinë e tij kombëtare. Sipas Virion Graçit, “Veloja paska qenë antikomunist i hershëm”. Një paradoks i tij ky për të na habitur. Një diademë letrare e Partisë së Punës së Shqipërisë, krah i fortë i Enver Hoxhës, i marksizëmleninizmit dhe i komunizmit, për t`u përbe në kokën e tij të gjithë anëtarët e Byrosë politike, të thehen edhe ligjet për shkak të tij e që, mandej, me ndryshimin e situatës, të bëhet diametralisht i kundërt, ta shpall veten edhe disident ndaj regjimit komunist të diktaturës evropiane, një lojs t`i ndërrojë drejtimet si gjeli i erërave, e të konsiderohet krenari kombëtare, kjo vërtet bie në sy si një paradoks i “antikomunistit të hershëm” të Shqipërisë, Maks Velos, ta bëjë njeriun për të qeshur.

A mund të jetë njeriu nderi i kombit kur flet herë kështu e herë ashtu, kur i ndërron fytyrat sipas kohës. Karakteri i njeriut, është sikurse ëmbëlsira. Një mizë e fëlliqur t`i bierë, s`e ha kush. Në karakterin e Kadaresë nuk ka rënë vetëm një mizë. Mirëpo, publicisti i Shqipërisë është një kalkulant i mirë dhe pragmatist i shkëlqyeshëm. Ai edhe pse e merr Kadarenë si krenari kombëtare, nuk e harron se është pasardhës i tradhtarëve të dikurshëm të krishterimit, i pëlqen çka flet, por s`është i sigurt çka në brendësinë e shpirtit të shkrimtarit. Po, Kadareja, i biri i Hatixhes e stërnip i Hoxhë Dobit, pasi është deklaruar si antimusliman, për t`u kthyer në krishterimin e stërgjyshërve, i falen të gjitha mëkatet për `tu ngritur në zenitin letrar e patriotik, t`i fitojë të gjitha çmimet nga andartët fanariotë grekë, të cilët privuan nga jeta Dhaskal Thodrin dhe Papa Kristo Negovanin.

Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata, që tradhtuan fenë e të parëve, bënë pyetje retorike muslimanofobi pankristina. Të paktën pasardhësit e tradhtarëve të heshtin, urdhëron pandarti i krishterimit. Ç`fyerje e madhe për mijëra e mijëra patriotë muslimanë, që derdhën gjakun për lirinë e Shqipërisë, për mijëra e mijëra fatosa që qëndruan në këmbë për ta ruajtur nderin dhe hijen e flamurit të Skënderbeut. Ismail Qemali është dashur të heshtë nga pesha e fajit të stërgjyshërve të tij, që janë kthyer ne fenë muslimanë. Ta pyesim ”mikun” e kosovarëve, a e ka festuar ndonjëherë Ditën e Flamurit, kush e ngriti flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912. Po është e kot t`i bëhen pyetje të tilla njeriut me logjik të sëmurë.

Sipas mendimit të Maks Velos kosovarët na qenkan primitivë dhe qaramanë, që don të thotë të pagdhendur, të paedukatë, larg rrjedhave të civilizimit, njerëz me bisht, si i ka cilësuar dikur Vlladan Gjorgjeviqi, dhe lepuj për t`i ndjekur përtej Bjeshkëve të Nemura, si i cilëson Shesheli i kohës sonë. Nuk është larg mendësh se në çdo popull ka njerëz me tipare të tilla, tradhtarë, kriminelë të pabesë, cmirëzi, të padrejtë të t`i bëjnë njerëzit e ndershëm të skutaten diku si personazhe të Franc Kafkës. Por që, një kolektivitet të tërë, një popull apo një komb, të cilësohet si i tillë, më duket është rasti i dytë, që lexoj në shtypin shqiptar. Rasti i parë ka qenë i një “intelektuali” kosovar, i cili, ndoshta i ndërsyer prej serbëve për t`i armiqësuar shqiptarët me turqit, për popullin gjashtëdhjetë milionësh turk deklaron se “populli turk është populli më i fëlliqur në botë”. Po ky i Maks Velos së Shqipërisë është edhe më drastik, për t`u shprehur haptas si i krishterë fanatik dhe eksponent i nacionalfashizmit sheshelian kundër shqiptarëve të Kosovës.

A është kush që s`e di çka na kanë bërë kriminelët serb? Maks Velo ndoshta edhe qenka lutur para Krishtit të na masakrojnë e të na dëbojnë prej vatrave tona stërgjyshore. Mirëpo, mua as zemra as goja s`ma qet të deklaroj se populli serb është popull primitiv dhe kriminel. Është krijuar situata të dalë mbi sipërfaqe një shtresë kriminelësh të kombit serb që arrin të mbizotërojë t`ua imponojë edhe shumë serbeve t`i shkelin porositë e nënës së shenjtë serbe, Jevrosima.

Fatkeqësi e madhe për Maks Velon, hije e keqe për Shqipërinë, të thotë se kosovarët janë primitivë, se kosovarët janë popull i kategorisë së dytë se s`kisha votuar të bashkohet Shqipëria me Kosovën. Perëndia mos e dhashtë të ketë Shqipëria edhe më shqiptarë të tillë. Prej nga gjithë ajo mëri se kosovarët gjithmonë do t`i bëjnë gropa Shqipërisë. Mos është preku në sedër se kosovarët gjithmonë kanë qenë me sy e zemër kah Shqipëria? Ajo gjithmonë e jetë ka qenë shpresa dhe ngushëllimi i tyre. Ata edhe në situata më fatale e kanë ndi vedin të fortë se kanë nënën Shqipëri. Sa kosovarë janë kalbur nëpër burgjet jugosllave për dheun e shqiponjave S`e kishte për primitivizëm kosovari, shekuj me radhë i robëruar, ta shikonte me madhëri shqiptarin e Shqipërisë, pa fije xhelozie ta konsideronte më të dijshëm, më të aftë, më me kulturë, pa e cenuar aspak dinjitetin dhe vitalitetin e vet për të qenë burrë i një fisi të përmendur, me gjithë tiparet e njeriut të një race alpike, të qëndrojë në këmbë edhe në çastet më tragjike të fatit të tij.

Fëmijët e Kosovës mësuesit e ardhur nga Shqipëria s`i kanë dalluar a janë muslimanë, katolikë apo ortodoksë, a e kanë emrin Muhamet, Dhimitër apo Ndue, se ata ishin mësuesit e tyre. Sa kolektive mësuesish, arsimtarësh, profesorësh të Kosovës, nxënësish të shkollave fillore e të mesme kanë vizituar Shqipërinë, të pësojnë shpesh edhe aksidente rrugës, të sulmohen edhe prej cubash të veriut, vetëm pët ta njohur e për ta nderuar tokën e Naimit, të Fishtës, të Çajupit, Vaso Pashës, Filip Shirokës, të cilët për shpirt e zemër i kishin mësuar nëpër shkolla, shpesh edhet të persekutuar për veprat e tyre të ndaluara. Dorë më dorë kanë kaluar veprat e Haki Stërmillit, Sterio Spases, të Foqion Postolit, të Migjenit. Janë botuar e stërbotuar veprat e tyre, madje edhe kompletet e veprave të tyre, që s`e bënin as shtëpitë botuese të Shqipërisë, pa u lëkundur fare nga nënçmimi, që i bëhej krijimtarisë letrare të Kosovës. Autorit të këtij shkrimi, Rexhep Hoxha, ndonëse është shkrimtari i parë për fëmijë në Kosovë, tek në vitin 1974 Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ia boton një tubëz vjershash me titull “Le të çelin lulet” në format xhepi letre të dobët. Po, për t`u habitur më së shumti, redaktori, Odhise Grillo, aq ndryshime bën në vjersha, sa të mos i konsideroj të mijat. S`ka vjershë ku të mos ketë intervenuar. Ka hequr vargje, ka shtuar strofa, ka prishur masën e vargut, rimën, ritmin, për të thënë se asi vjershash të dobëta nuk kam shkruar as si fillestar në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Nuk besoj ta ketë bërë me qëllim Odhiseu të thotë se çfarë vjershëtarësh për fëmijë ka Kosova.

Maks Velo, Maks Velo! Shikohu pak në pasqyrën e Gogolit! Kosovarët s`ua ngjesin emrat e të gjitha qyteteve të Shqipërisë, të maleve e të lumenjve, fëmijëve të tyre për t`i dhënë bukë Shqipëria, por për dashurinë e madhe, që kanë ndaj saj. Sa emra Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë, Shkodran, Labinot, Milot, Butrint, Sarandë, Migjen, Asdren, Shkumbin, Valbonë, Vjosë, Tomorr, Korab, kanë fëmijët e Kosovës. A ka ngjarë qytetarët e Shqipërisë t`u ngjesin fëmijëve ndonjë emër nga Kosova e Bajram Currit, e Isë Boletinit dhe e Idriz Seferit? Euforinë e kosovareve s’është për ta arsyetuar. Por, edhe euforinë e shqiptarëve të Shqipërisë s`është për ta lëvduar. Ndërsa euforia e shqiptarëve të Kosovës është e orientuar kah Shqipëria, ajo e shqiptarëve të Shqipërisë kah rusët, italianët, grekët, francezët, anglezët. Sa Vlladimira shqiptarë janë me emrin e Vlladimir Iliç Leninit. Të mos flasim për emra kombesh të tjera evropiane.

Atëherë, a s`janë këto gropa shpirtërore, që ua kanë çelur vetëvedit shqiptarët, për t`i shkelur porositë e patriotëve të mëdhenj shqiptarë në rojën e identitetit kombëtar. Një poete shqiptare, me përkatësi muslimane, pse i ka pëlqyer personazhi i një romani anglez, djalit ia ka vu emrin Darling. Kjo, kuptohet, i ka pëlqyer Maks Velos, s`ka gjë pse s`është emër shqiptar pasi është emër i krishter.

Deklarata e Iamail Kadarsë se “shqiptarët duhet të vuajnë nga një ndjenjë faji pse janë kthyer në muslimanë ka ndihmuar fuqishëm në shpirtërat e prirur për t`u larguar nga vendi, don të thotë nga Shqipëria e jo nga Kosova, qoftë duke e ndërruar fenë, duke e ndërruar kombin, duke i ndërruar emrat, vetëm për të ikur sa më parë nga votrat stërgjyshore. Shënohet në shtyp se rreth 45,000 shqiptarë vetëm gjatë një gjysëmvjetori, zyrtarisht kanë ndërruar emrat për t`u punësuar në Greqi. Prej tyre, më se 70 për qind janë muslimanë, kurse pjesa tjetër katolikë nga veriu i Shqipërisë. Kjo është një tragjedi e vërtetë kombëtare për të menduar se a ka ngjarë një gjë e tillë, për më tepër, kur është mësuar nëpër shkolla për karakterin e fortë të shqiptarit, besën e madhe të tij dhe qëndrueshmërinë për të ruajtur dinjitetin kombëtar dhe njerëzor.

Ç`bëjnë shqiptarët e Shqipërisë në vitin 1997, çfarë shkatërrimesh i bëhen vendit, digjen biblioteka, shkatërrohen çerdhe fëmijësh, fabrika, uzina, sera zarzavatesh, pemishte, të tmerrohet njeriu vetëm për t`i marr me mend ato vandalizma? Ç`u bë me Parlamentin, këto kohët e fundit, ç`mjete përdorën deputetët e anrkodemokracisë për t`i shkelur ligjet e parlamentarizmit? Për të gjitha këto do ta pyetja zotëri Maks Velon në cilën kategori do ta fuste Shqipërinë? Sipas opsesionit racist të tij, kosovarët janë të kategorisë së dytë, edhe pse kosovarët s`kanë bë gjeste të lartpërmendura. Po për çka? Për shkak të mendimeve të Qosjes ndaj Kadaresë, për shkak se Qosja s`e ka lejuar të hyjë në dhomë me këpucë dhe për shkak të gropës së Ajdin Sejdiut në qendër të Tiranës.

Zotëria i mirë, Qosja shumë mirë ia ka bërë. Dhe, nga ato mendime edhe unë ia kam shprehur para dhjetë vjetëve në broshurën time “Nuk është ashtu”, Kadarea nuk don të kthehet në fenë e stërgjyshërve krishterë nga bindja për t`u rrëfyer për fajet e tyre, por për ta mashtruar Evropën krishtere t`i japë shpërblimin Nobël. Kjo s`i ka hije shkrimtarit të madh, nderit dhe krenarisë së kombit. Maks Velo mund ta çojë edhe në qiell, por për t`u kthyer edhe një herë te këpucët. Qosja t`i kishte thënë hyn ne dhomë me këpucë, është dashur t`i dathi vetë. Kah ka shkelur nëpër nevojtore e bagla rrugëve të qytetit, pse të hyjë me këpucë në dhomë, ku, si thotë edhe vetë, ishte e shtruar si në xhami. Në xhami nuk hyhet me këpucë të fëlliqura e mendime të çoroditura.

Sa për gropën e Ajdin Sejdiut në mes të Tiranës, ajo është gropë e tokës. Njeriu mund të hap mijëra gropa në tokë, të mbulohen prapë e të harrohen. Por gropa, që ka hapur Maks Velo në mes të Shqipërisë e Kosovës, është gropë shpirtërore për të mos u harruar kurrë. Ariu ia falë plagën një gjahtari. Por, kur ai i thotë ariut se po të vie erë e keqe, atë s`ia falë kurrë. Prandaj, gjuha sarkastike e këtij zotërie të mirë ndaj Kosovës, duhet të merret vetëm si një gjuhë e djallit për t`u eliminuar për jetë të jetës në mes të shqiptarëve të cilitdo vend qofshin, muslimanë, ortodoksë apo katolikë. Kjo është porosia e rilindasëve tonë të ndritur, të cilët tokën e Skënderbeut e kanë konsideruar si djep të artë të tolerancës fetare.

Shpirti skofiar i artistit fyhet pse s`e lejojnë të hyjë me këpucë ku të gjithë të tjerët i dathin. Qosja shumë mira ia ka bërë. Unë, Rexhep Hoxha, do t`ia bëja edhe më mirë. Në emër të kosovarëve të vërtetë, që janë ndera dhe lavdia e fisit arbëror, jo e atyre, që ua kanë mbajtur palltat dikur zotërinve të Beogradit e në një situatë tjetër ua mbajnë atyre të Shqipërisë për të krijuar ndjenjën e grandomanisë e për vete kompleksin e tmerrshëm të inferioritetit, do ta detyroja zoëri Maks Velon që, po t`i mbushet mendja të vijë edhe një herë në Kosovë, t`i dathë këpucët jo pa hy në dhomë të kosovarit, por në kufi të hyrjes në Kosovë. Ato janë këpucë të një Shesheli prej Shqipërie. Shesheli serb asgjë s`ka folur më keq për kosovarët se sa Shesheli i Shqipërisë. /Telegrafi /KultPlus.com

Maks Velo dhe artet

Nga: Moikom Zeqo

Vdekja e Maks Velos me pikëlloi. Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të. Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik diçka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush. Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970. Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund. Ja thashë këtë gjë Maksit. Vetëm buzëqeshi dhe më tha: ”Ndoshta!”. Gjatë viteve 1971-1974 takoheshim shpesh, kryesisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve. Maksi pinte kafe pothuajse i heshtur, por kur fliste, në gjestet e tij kishte një pasion të veçantë. Flokët e rritur, mjekra e tij e spikatur përherë dhe më shpesh ma sillnin në mendje të largëtin Ezra Paund, por kjo ngjashmëri më dukej gati e pashpjegueshme dhe një “trill” i natyrës. Nga Maksi mësova për artin popullor të gdhendjes në dru-ai kishte bërë një studim sinkronik , me shumë fotografi të figurinave antropomorfe dhe zoomorfe të gdhendjeve-që mua m’u duk i habitshëm.

Kur mua më dërguan pas Pleniumit të IV -për riedukim në shkollën e mesme të Rrogozhinës u kujtova për gdhendjet popullore. Në lagjen periferike të Rrogozhinës ishin shtëpitë e disa familjeve vllehe. Shkoja shpesh atje sepse kisha nxënës të mi nga kjo lagje. Aty u njoha me një njeri 35 vjeç që quhej Vangjel Kanaci, i cili qe bari dhe kulloste një tufë të madhe me dhi në kodrat e qytetit. Më futi në shtëpi, ku pashë i mahnitur një bufe dhe mobilie të tjera të gdhendura në sipërfaqet vertikale me relieve të ndryshme. Vangjel Kanaci kishte bërë në dru bushi shumë skulptura, kryesisht të heroit kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeut, si dhe figura baritore, por edhe mitike si zanat dhe shtojzovalle, qen molosë, buaj, dallëndyshe, një këndes madhështor, por edhe shumë lugë “me birbil në fund”, si dhe kokën e heroit partizan Haxhi Qehaj, emrin e të cilit e mbante shkolla e mesme e qytetit. Së bashku me kolegun tim Enver Kushi, bashkëmësues në të njëjtën shkollë, morëm mirëkuptimin e artistit popullor Vangjel Kanaci për t’i paraqitur shumicën e gdhendjeve të tij në një ekspozitë.

Ishte Vangjeli që më tha se gdhendjet e tij i kishte admiruar një burrë nga Tirana që quhej Maks Velo. E kam takuar më pas Maksin dhe i kam treguar me fotografi gdhendjet mbresëlënëse. “A m’i jep mua këto fotografi, Moikom, se dua të bëj një album me gdhendjet e Vangjelit?”, më tha. Dhe unë iu përgjigja: Padyshim! Por vëmendja e Maks Velos qe përqendruar në një përmasë të artit popullor në dru, pikërisht në ornamentet, që përbënin një pasuri simbolesh të “ngrira” dhe të “balsamosura” në kohë dhe në hapësirë. Në vitin 1998 Maks Velos i dhurova librin tim studimor -në dy gjuhë: në shqip dhe në frëngjisht të quajtur “Onufri” -që ja kisha kushtuar ikonografit më të madh të shekullit XVI.

Në faqen 166 të librit tim unë kisha botuar dhe një pikturë në pastel të Maks Velos të bërë në 1961 ku paraqitej studiuesja e ikonografisë, Vitori Puzanova në shtrat,- me të shoqin qe lexonte një libër- Maksi i njihte shumë mirë të dy dhe i kishte pikturuar disa herë. Vitori Puzanova qe ruse në origjinë , kishte lindur në 1893 dhe qe nga një familje aristrokate. Puzanova e shëtitur në Europë,-, e diplomuar për artin bizantin, por mbas revolucionit të tetorit në 1917 erdhi në Shqipëri ku u njoh me një tjetër aristrokrat rus, Vasilin, që kishte lindur në 1894 (qe një vit më i vogël se Vitoria) dhe që vdiq në Tiranë në 30 janar 1964, 70 vjeç. Vasili kishte punuar në Muzeun e natyrësw në Kryeqytet si specialist i balsamosjes. Vitori Puzanova bëri,që në 1949, studimet e para të kishave të Valshit dhe të Shelcanit në Shpat të Elbasanit ku zbuloi për shqiptarët dhe krejt botën piktorin gjenial Onufrin e shekullit XVI. Në librin tim unë e kam quajtur këtë grua “krijuesja e Onufrologjisë”.

Vitori Puzanova vdiq në 1967, 74 vjeç. Varret e tyre ndodhen ne varrezën e Tufinës pranë e pranë. Për këto varre të harruar, nuk u kujdes askush, absulutisht. I them Maksit që të shkojmë në Tufinë,- t’i gjenim varret. Hipëm së bashku në makinë (në atë kohë unë isha Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar) dhe mbërritëm në varreza – në zyrën ku ruhej harta e pozicioneve të varreve. I gjetëm. Varri i Vasilit qe i rregulluar dhe i modeluar- për këtë ishte kujdesur Vitoria, kurse varri i saj kishte vetëm një pllakë të vogël betoni dhe qe vetëm dhe. Bëmë së bashku, dhe veç e veç, fotografi në varrin e Vitori Puzanovës dhe kur u kthyem në Tiranë shkuam në një restorant, ku hëngrëm dhe pimë diçka. Ishim të dy shumë të gëzuar si në një epifani! Shumë të gëzuar! Kam qenë disa herë në shtëpinë e Maksit, e kam shikuar nga afër pikturën më ngjyra të forta pasteli të Puzanovëve, që unë kisha botuar në libër në formë grafike bardhë e zi. Në shtëpinë e Maks Velos ishte një koleksion i madh vëmëndjethithës – që më kujtonte një kaledoiskop – jo aq simetrik se sa asimetrik,- të rrëmujshëm- si shpella e pikturuar e një asketi të Bizantit. Maks Velo i mblodhi studimet për ikonografinë e Vitori Puzanovës, në një libër të mrekullueshëm- gjë, që e ka bërë vetëm ai. Një nderim i madh,- post mortum! Unë e çmoja Maksin, si një rebel, antikonformist-që kishte bërë një burg absurd në diktaturë, për dashurinë e tij të pakufishme për jetën dhe artin. Një arkitekt i shkëlqyer dhe një piktor i pazakontë. Mua më tërhiqnin në mënyrë të beftë vizatimet dhe krokitë e tij të shpejta dhe tejet lakonike. Një album i Maksit me grafika dhe vizatime nga Parisi më kujtonte mjeshtrit virtuozë të shekullit XX. Maksi qe artist me kulturë,- i prirë për abstragimin e figurave -dhe të simbolizmit të tyre,- nganjëherë ambikuid,- por gjithmonë- të një “estetike lëvizëse”. Ai qe edhe shkrimtar, poet, memorialist, por edhe kritik i mirëfilltë për trashëgiminë popullore,- arkitekturën- dhe artet figurative.

Maks Velo vdiq në një vetmi vetjake- por jo në një vetmi publike. Ai është dhe mbetet në krijimtarinë e tij, – me letrat kredenciale të shpirtit, të vetëdijes së kurajës- më të epërme,- qytetare,- dhe imagjinatës! Amen! /ExLibris /KultPlus.com

Maks Velo: Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër, këtë nuk ua fal dot kurrë, kanë 500 vjet që e urrejnë Skënderbeun

Piktori dhe intelektuali kontrovers, Maks Velo, në një intervistë për të përditshmen Mapo kishte shpjeguar mes të tjerave se përse i ndan gegët nga veriorët dhe përse nuk i do këta të fundit.

Ja argumentet që rendit ai për shqiptarët e veriut, ku logjikisht futet edhe Kosova: “Le të vijmë te Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit? Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit të kaluar”?

“Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kishte 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Evropës. Dukagjini kishte mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta.

Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën, dhe na shkatërroi me themel.

Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin”.

Ai thotë se është antimysliman “prej 500 vitesh”.

“Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara… Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj, jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por, nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Evropën, me krishterimin. Prandaj, ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, shqipja nuk do të ishte një nga pesë gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit”, ka thënë Velo.

Kjo intervistë është publikuar në Mapo, në vitin 2014 kur edhe e ka dhënë këtë mendim artisti shqiptarë për veriorët dhe kosovarët/ KultPlus.com

Pas vdekjes, banesa e Maks Velos shpallet “Monument kulture”

Dy ditë më parë, intelektuali dhe artisti, Maks Velo, ndërroi jetë. Mësohet se shtëpia e Velos do të merret në mbrojtje nga shteti dhe shpallet “pasuri kulturore”.

Lajmin e bëri të ditur, Ministria e Kulturës, e cila tha se në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.

“Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të resektojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij”, thuhet në vendimin e Ministrise se Kultures.

Tashmë janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti. Maks Velo u nda nga jeta në datën 7 maj 2020, në moshën 85-vjeçare. /KultPlus.com

Maks Velo u spiunua edhe nga gruaja e tij

Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta këtë të enjte është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

DËSHMITARJA

/ Luçiana Naraçi /

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh.

Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai.

Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: “Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di.

Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se “më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”.

Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë”.

Me sa di unë Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka pasur korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos.

Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se “po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri”.

Duke më biseduar për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse.

Këta libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit.

Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /

HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

Asistoi
Aleko Meci

Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur pasi nuk i kishte bërë keq njeriu. “E mendoj jetën time të përmbushur sepse gjëja më më rëndësi në jetë është mos t’i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vertetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”. /KultPlus.com

Rrëfimi i Meksit për Velon: Përballja me ish-Sigurimin dhe lufta për të mos bërë kompromis me politikën

Më parë i ka dëgjuar emrin, e më pas një miqësi e ngushtë që zgjati për vite me radhë. Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka mjaft kujtime me Maks Velon, ku në një intervistë për tirananews na rrëfen detaje nga jeta e Maksit, intelektualit të pavarur që nuk përzihej, por kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht.

“Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë e kulturës shqiptare”, thotë z. Meksi.

Ish-kryeministri Meksi rrëfen edhe një ngjarje të patreguar më parë, se si Velo përkundër tentativës së Sigurimit të Shtetit të asaj kohe për ta përdorur kundër tij, refuzoi duke marrë përsipër edhe koston në kalvarin e vuajtjeve të tij të pafundme në burgun e Spaçit.

Dje është ndarë nga jeta z. Velo. Nisur dhe nga statusi juaj i djeshëm, duket që keni pasur një njohje të hershme. Mund të na tregoni diçka se si e keni dëgjuar për herë të parë emrin e tij dhe raportet më pas?

Maksi është një personalitet i kulturës shqiptare dhe vlerësimi për të duhet bërë pikërisht për veprimtarinë e tij dhe sjelljen e tij në përgjithësi në fushat në të cilat lëvronte. E bëra këtë hyrje sepse shoh që ka persona të veçantë të cilët nuk e kanë atë mënyrë gjykimi që individin ta ndajnë nga opinionet e tyre kur e vlerësojnë. Çdo njeri ka të drejtën që të ketë  opinione të ndryshme për gjëra të ndryshme, për mënyrën e gjykimit, për veprimtari, për fusha etj., etj. Pra nuk është një arsye për të denigruar aq më tepër kur njerëzit vdesin.

Unë Maks Velon e kam njohur së pari si emër, atë dhe vëllain e tij Pirro Velon, vëlla më i madh mjek, sepse kanë qenë nxënës të gjimnazit të Tiranës ku jepte mësimin e Historisë në vitet ‘50 edhe im atë. Në atë kohë kuptohet që kishte mundësi të pakta për regjistra suplementarë dhe pedagogët mbanin një fletore ku shkruanin listën e plotë të nxënësve dhe unë meqenëse shkruaja mirë me penë, im atë më jepte që të kopjoja nga regjistri tërë emrat  që ai vinte notat siç vinte në regjistër. Kështu që shumë prej atyre emrave në atë kohë më ngelën në mendje.

Po më pas në Universitet e keni parë?

Unë në vitin 1955 kam filluar studimet në Institutin e Lartë Politeknik në degën e Ndërtimit. Isha fare i ri, 16 vjeç e gjysmë dhe për shumë nga nxënësit e vjetër të gjimnazit, por edhe të tjerë që mund të kisha mënyra të ndryshme njohjeje, isha sit ë thuash i përkëdheluri, apo i mirëtrajtuari kur bëheshim grumbull apo nëpër korridore etj. Një ditë bëhet mbledhja e Rinisë së Institutit, aty në sallën e madhe te ndërtesa ku sot është  gjimnazi “Qemal Stafa”, sot në fund të rrugës së Durrësit. Unë isha bashkë me disa të tjerë të rinj fare. Duhet kuptohet që në atë kohë në shkollat e larta hynë ata të cilët e kishin filluar në moshë të madhe shkollën, patën ndërprerje nga lufta. Dhe vitet e sipërme qenë me diferencë të madhe moshe nga ne. Qëndruam në rreshtin e fundit duke ngacmuar dhe mos dëgjuar se çfarë po thuhej. U mbajt Raporti nga Nuredin  Pumo, Sekretar i Rinisë i Institutit dhe u përmendën gjëra, vërejtje dhe vetëm një emër, emri i Maksit. Filluam diskutimet dhe një djalë përpara nesh, një rresht përpara nesh, u ngrit dhe bëri disa vërejtje . Bëri vërejtje që aty u përmend vetëm një emër, emri i Maks Velos. Dhe ashtu siç ishte tha: -“Maks Velo jam unë”.

Ne e shihnin nga mbrapa po si fytyrë e kishim parë korridoreve. Dhe ne si më të vegjël që ishim filluam të qeshim. Ktheu kokën na pa. Më vonë me Maksin sigurisht  kam pasur rastin të njihen gjatë atyre viteve se ai ishte në vitin e katërt, ne në vitin e parë dhe atë vit nga 4 vjeçar u bë 5 –vjeçar Instituti. Më vonë me Maksin jam njohur kur ai punonte si arkitekt. Kam qenë gjer në vitin 1962, ku punova dhe jam kthyer në Tiranë dhe kam patur rastin që të njihem me të, nga miqësitë e përbashkëta, arkitektë, ku ai punojë Instituti etj dhe më vonë në zyrën e projektimit të Tiranës. Kemi pasur rastin të bisedojmë sepse dhe ai kishte interesa për fusha të ndryshe dhe në fushën e historisë së artit, kishte miqësi me ata të sektorit të artit , të restaurimit me të cilët punoja unë në Universitet, aty ku është Muzeu Arkeologjik dhe kemi pasur rastin të njihemi dhe kjo miqësi ka vijuar për vite me radhë. Flisnin për libra, për muhabete të ndryshme siç i takonte rasti.

Z. Velo gjithnjë është dukur një person debatues?

Është e vërtetë që Maksi ishte pak i ndryshëm nga të tjerët, në kuptimin që shumë vetave mund t’u dukej i çuditshëm, por mua nuk më është dukur i tillë.

Ishte pak i shoqërueshëm me njerëz, kishte interesa që përgjithësisht pakica i kanë, interesa për artin për të bukurën për librat dhe bota e tij ishin pikërisht këto.

Më vonë Maksi projektoi  dhe u bë i njohur me lulishtet dhe më pas projektoi dhe pallatin e famshëm pas pallatit të kulturës dhe pati një goditje në vitin ‘74. E larguan nga Instituti, nga projekti dhe zyra e Tiranës dhe të punonte në zonën e Ndroqit. Dhe për Ndroqin pati kryer disa punime, studime arkeologjike dhe arkitekture dhe me ne pati kontakte më të shumta dhe e patëm ndihmuar  që të mund  të botonte artikuj, sepse dihej që atëherë të botoje botime në revista zyrtare edhe mund të kishte vështirësi. Por duke qenë se drejtori që kishim ne Gani Strazimiri ishte tolerant dhe kishte njëfarë peshe në strukturat e shtetit për njohjet e tij, Maksit i botuam disa herë.

Mbaj mend një ditë isha në autobus duke udhëtuar dhe siç ishim duke u mbajtur, dikush më godet në sup pas. Nuk e njoha kurrë atë person, nuk pata mundësi që ta kthej kokën se kështu më kërkoi, duhet të ishte ndonjë i njohuri im dhe më thotë me zë të ulët: Leka kujdes se mbrëmë kanë arrestuar Maks Velon. Se dihej që kishim një miqësi, flisnim me njëri-tjetrin kur Maksi dilte për xhiro i vetmuar gjithnjë para Dajtit. Ne ecnim në trotuar, ndonjëherë dhe në mes siç të qëllonte me shokët, ishte një ritual i përhershëm në Tiranë.

Dihet që ishin vitet 77-79 ku pati realisht një terror të vërtetë ndaj intelektualëve.

Diheshin si u dënua sepse njerëzit flisnin, kishim miq të përbashkët. Kur doli nga burgu Maksi unë e pata takuar dhe e pata ndihmuar që të fillonte punë tek Fabrika e Abrazivit që ishte një punë pak e vështirë për arsye të pluhurit që thithje. E pati ndihmuar Ali Oseku  dhe në burg dhe përtej.

Vijuat të takoheshit edhe pas burgut që ai kreu?

Diku pasi Maksi ka dalë nga burgu jemi takuar me Maksin. E mori vesh se ku banoja, ka ardhur dhe për vizitë disa herë në shtëpi ku bisedonim e dëgjonim dhe muzikë në magnetofon. Një ditë i them Maksit, sepse më duhej që ta njoftoja: -“Shiko Maks se unë ndiqem. Kështu që ki kujdes se mund të kesh pasojë jam i detyruar që të them”.

Maksi më përgjigjet: -“E di unë këtë”.

“Si e di ti?”-i them.

Dhe më tregoi historinë. –“Një ditë më thirrën në komandën e Kampit në Spaç dhe më thanë që shiko se nesër vjen një njeri i madh nga Tirana dhe ji serioz. Të nesërmen erdhi Zef Loka, shef  i Sigurimit për Tiranën, kandidat i Komitetit Qendror dhe ndër të tjera më pyeti: -Si e njeh Aleksandër Meksin? Dhe ai thotë:- Nuk e njoh.

“Si nuk e njeh”,- i thotë, Aleksandër Meksin, në Institutin e Monumenteve.

-O Leka, ne e njohim me emrin Leka atë, nuk kam ndonjë miqësi me të. Unë kam qenë nxënës i të atit, njoh të vëllanë e tij sepse kemi qenë dhe me diferencë moshe në shkollë etj.

Me një fjalë Maksi, kuptohet se nuk e thirrën për të më bërë biografinë mua, por që ta përdornin siç janë thirrur dhe të tjerë. Kështu që Maksi u soll burrërisht dhe bëri gjithë ato. Më vonë unë pata mundësinë që ta shoh këtë fakt që më pati thënë Maksi, në të cilën shkruhej për Maksin që mbajti një qëndrim të keq, pra ishte një minus për të që nuk pranoi të dëshmonte, të spiunonte, të shante etj. Në atë kohë gjithmonë kërkoheshin dëshmitarë të rastit, persona që mund të kenë njohje etj.

Po pas viteve ’90 keni pasur njohje?

Më vonë, Maksi iku në Francë pas ‘90 dhe u kthye në vitin 1992. Mbaj mend që i pata thënë drejtorit të atëhershëm të Institutit të Projektimit Petraq Kolevica që ishte gjithashtu një mik i joni, që merre Maksin në punë. Ai e thirri, por Maksi do të ikte jashtë dhe nuk pranoi.

Që atëherë Maksi ishte një intelektual i pavarur  në kuptimin që nuk përzihej, por si gjithë intelektualët kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht. Jo siç shohim sot ndonjë që fillon e shan dhe bën vërejtje me atë urrejtje  ndaj çdo gjëje, ndaj çdokujt që nuk i pëlqen që është i ndryshëm nga ai. Maksi nuk qe një person që qe i veshur me pushtet, bënte vërejtje siç është zakoni t’i bëjnë të gjithë, po nuk i bënte nëpër kafene, por i bënte publike nëpër televizione dhe meqenëse vërejtjet e tij mund të ishin të dobishme, kjo është një karakteristikë pozitive.

Sigurisht kishte temperamentin e  tij që mund të mos i pëlqente ndokujt, por Maksi ishte një intelektual në kuptimin e plotë të fjalës, njihte disa gjuhë të huaja, kishte interesa të shumta, interesohej për artin mesjetar, për pikturë si studiues dhe me botime në ato fusha. Ishte vetë krijues si piktor dhe gdhendës’ punime në dru ka pas bërë. Vazhdoi të punojë dhe të krijojë, ka bërë një sërë librash, shumicën e tij unë i kam, janë libra, gjykime të asaj që ka ndjerë në burg dhe pas. Sigurisht që Maksi ishte një figurë poliedrike, që u mundua të kontribuonte për aq sa ishin aftësitë e tij, për atë dhunti që kishte në drejtim të artit dhe të arkitekturës në mënyrë fare normale, njerëzore. Nuk para shante njeri, sigurisht  që bënte kritika për njerëz dhe veprimtari të caktuara, por duhet të mësohemi që njerëzit nuk janë të tërë njëlloj. Në atë diversitet të njerëzve është forca shtytëse e përparimit të njerëzimit. Sigurisht që ka njerëz që mund të kenë opinione negative për diçka, opinion pozitive për diçka.

Maks Velo është realisht një person që do t’i mungojë jetës kulturore të Tiranës. Njohjet e tij me persona të lidhur me pushtet shpesh herë interpretoheshin sikur i shërbente sepse qëndrimet në raste të caktuara mund të kenë qenë në përputhje me një politikë të caktuar.. Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë  e kulturës shqiptare.

A ka pasur ndonjë histori të veçantë  nga jeta e Maks Velos që mund të na rrëfeni?

Do të shtoj dhe diçka të veçantë. Njëherë hyra në një kafe Kursali, në vitet 72-74 dhe e pashë ulur pranë murit ne një tavolinë mbështetur te muri bashkë me një grua, një vajzë, bionde me flokë të shkurtra. Shkoj dhe i dhashë dorën Maksit dhe kësaj zonjushës.  Ajo mu përgjigj në frëngjisht dhe unë u përgjigja dhe mora vesh që ishte Odile Daniel, një studiuese që kishte ardhur në Shqipëri, një studiuese  për kulturën shqiptare për etnografinë shqiptare që pati folur dhe më vonë, që kishte pasur dashuri me Maksin dhe deshën të martoheshin dhe kjo sigurisht edhe e rëndoi me sa di unë Maksin. Maksi duhet vlerësuar për punën e tij. Pati punuar me ekipin bullgar në fillim për lulishtet, për parkun e madh të Tiranës, pati krijuar mjaft gjëra interesante. Pati punuar me arkitekturën. Mbaj mend kinemaja në Laprakë ishte vepër e Maksit dhe plot punë të tjera. Ka shkruar për historinë artit, për periudhën e socializmit, ka shkruar libra për jetën në burg, për probleme të ndryshme dhe për këtë është një personalitet i kulturës shqiptare. Sigurisht që humbja e tij, për  ata të cilët e njihnin Maksin, që kishin miqësi me të, është një rast për të ndjerë dhembshuri për të, keqardhje aq më tepër që iku pa u ndjerë si u thonë.

Keni biseduar me Maksin në atë kohë kur ju ishit kryeministër? Si e shikonte Maksi Shqipërinë në ato vite duke pasur parasysh shpirtin  tij kritik, ashtu sikurse ndodhi në fakt edhe me Ramën kur erdhi në pushtet?

Maksi ishte një person që bënte vërejtje, që kishte mendimet e tija, një mendimtar i lirë. Njerëz të tillë i duhen bashkësisë. E nuk ka pse të jenë subjekt denigrimi, fyerjesh, shpifjes e  subjekte për “urrejtësit”. Ne asnjë vend të botës më shumë se 50- për qind nuk janë me qeverinë kurrë… e as me ty. Vërejtje do ketë gjithnjë, rëndësi ka si i mbron ata qeveria për këto kritika ndaj njerëzve të veshur me pushtet. A janë hakmarrës ndaj atyre që bëjnë vërejtje etj. Nuk di të thotë dikush që kam bërë ndonjë rast të tillë.  Me Maksin nuk kam patur kontakte në atë periudhë, por përmenda rastin e mikut të përbashkët Kolevicën dhe duke e ditur se Maksi mund të kishte nevojë. Por në fakt ai shkoi jashtë dhe bëri një jetë të pavarur. Jam takuar gjithnjë më vonë nëpër promovime librash.. ndonjë konferencë, në rrugë në zonën ku shëtiste, zonën e bllokut e këtej. Kur jemi parë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe kemi bërë muhabet. tirananews.al /KultPlus.com

Kadare: Maks Velo u dënua për artin dhe për mendimet e tij, nga kolegët xhelozë të tij

Nga Ismail Kadare

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç’kushte lindën, janë në rradhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.

Maks Velo, piktor dhe shkrimtar, ka qenë një i burgosur politik i mirëfilltë. Diktaturat komuniste kanë qenë mjeshtre të vërteta për të ngatërruar, kur ua lypte nevoja, shkaqet e dënimit të njerëzve. Shpesh qëllonte që kundërshtarë politikë të gegjimit binin në burg të fajësuar si njerëz me vese, imoralë, kumarxhinj ose vjedhës, ose e kundërta, të tillët, shpalleshin si të burgosur politikë. Në të dy rastet qëllimi ishte i qartë: çnderimi.

Makina vepronte në dy kahje: zhvlerësimi i vetë idesë së rebelimit politik në rastin e dytë.

Maks Velo ishe ndër të rrallët që u dënua drejtpërdrejt për artin dhe për mendimet e tij. Denimi i tij ishte gjithashtu i veçantë për arsye se ai u dënua bashkërisht prej shtetit diktatorial dhe prej Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, pra prej kolegëve xhelozë të tij. / KultPlus.com

Përcillet për në banesën e fundit Maks Velo, Veliaj: Shtëpia e tij do bëhet muze

Maks Velo nuk është përcjellë në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë, siç e meriton për kontributin e tij, kjo për shkak të situatës së COVID-19, për këtë arsye Ministria e Kulturës, organizoi një ceremoni nderimi, pati një kërkesë për qytetarët.

Kushdo që donte të nderonte figurën e Velos të sillte një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi do të bëhet në Tufinë.

 I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka bërë me dije se shtëpia e arkitektit dhe piktorit të njohur, Maks Velo do të bëhet shtëpi muze.  

“Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s’u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit. Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium”, tha Veliaj

 Maks Velo vdiq dje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar. / KultPlus.com

‘Bëjeni jetën tuaj të ndershme deri në fund’

Maks Velo, shkrimtari, piktori e arkitekti i njohur shqiptar, humbi jetën ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar.

Maks Velo la pas vetes një veprimtari të bujshme, e cila do të jetojë gjatë duke bërë kështu që kjo figurë mos të harrohet asnjëherë në historinë e artit shqiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Për të nderuar figurën e tij, KultPlus ju sjell një thënie shumë të njohur të Velos.

‘Bëjeni jetën tuaj të ndershme deri në fund’ / KultPlus.com

Vokshi: Shtëpia e Maks Velos të kthehet në një mini-muze, dëshira e tij që ngeli e paplotësuar

Armand Vokshi, kreu i shoqatës së arkitektëve të Shqipërisë pasi i dha lamtumirën e fundit arkitektit dhe publicitete Maks Velo, deklaroi se me të ishte takuar para dy muajsh.

Në një prononcim për gazetarët, Vokshi ndau me publikun planet që kishte Velo sa i takon aktiviteteve të tij, siç ishte një espozitë në Prishtinë, e cila tashmë ngeli përgjysmë. Po ashtu Vokshi pohoi se vepra që la pas Velo është aq e pasur, sa që edhe shtëpia e tij mund të kthehet në një ekspozitë dhe të shndërrohet në mini-muze.

“Ishte një humbje e madhe për Shqipërinë, për Tiranën. Maksi e meriton që t’i ndërtohet një muze. Në art, në arkitekturë. Shtëpia e tij është një muze i vogël, që të kthehet në një ekspozitë. Ndoshta kur të kalojë dhimbja, mund të bëhet kjo gjë. E kam takuar në një konferencë të huaj. Ai i mahniti të pranishmit atje në konferencë. Ne pasi i dhamë vjet çmimin, i bëmë dhe një ekspozitë për pikturën. Ai po punonte për një ekspozitë në Prishtinë. Por ne do ta vazhdojmë projektin. Madje kur morëm lajmin dje, ishim duke diskutuar për këtë gjë. Kam qenë që para 2 muajsh në kontakt me të. Por nuk e dija që ishte kaq rëndë.”, tha ai. / BalkanWeb / KultPlus.com

Ismail dhe Elena Kadare mesazh të ndjerë për Maks Velon: Nuk ishte e lehtë lamtumira për ty

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Elena, kanë shprehur ngushëllimet e tyre nga Parisi pas ndarjes nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo.

Në mesazhin e tyre ata shprehen: “Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur te kishim mes nesh. Helena dhe Ismail Kadare”.

Kadare ka pasur një miqësi të hershme me Velon. Në parathënien e librit “Jetë paralele”, flitet për historinë e një pikture të Maks Velos që mundi t’i shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat. / Shekulli / KultPlus.com

Maks Velo përcillet sot në banesën e fundit

 Maks Velo nuk do të mund të përcillet në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë, siç e meriton për kontributin e tij për vendit për shkak të situatës së COVID-19.

Për këtë arsye Ministria e Kulturës në Shqipëri, e cila do të organizojë një ceremoni nderimi, ka një kërkesë për qytetarët: Kushdo që do të nderojë figurën e Velos të sjellë një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi do të bëhet në Tufinë, transmeton KultPlus.

Maks Velo humbi ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar./ KultPlus.com

Poetes

Poezi nga Maks Velo

Grua nudo
shtrirë diagonalisht
mbi qilimin
letrar-poetik.
Bukën jetë
e shijon
me verë fjalësh.
Në qiellin
e parë primitiv
të shqetëson
reja e lehtë
vendimmarrëse.
Stiliste e modës
së mendimit,
shprehur me ngjyra
fishekzjarresh të shuar.

Maks Velo: Mendoja se kisha shokë artistë, por ata ishin përbindësha!

Arkitekti dhe artisti tashmë i ndjerë Maks Velo akuzonte kolegët e tij artistë, të cilët e kishin raportuar në Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës. Velo e cilësoi Lidhjen e Shkrimtarëve një qendër të ish-Sigurimit të Shtetit, ku analizoheshin dhe kontrolloheshin të gjitha punimet artistike qoftë në letërsi, ashtu dhe në artet e tjera. Dhe ishin, sipas Velos, po artistët e Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilët bënin analiza artistike dhe ideologjike të veprave artistike të kërkuara nga Sigurimi i Shtetit.

Duke cituar një emër të përveçëm, Llambi Blido, Maks Velo thoshte se ai kishte bërë 27 denoncime, të cilat i ka hedhur poshtë dhe Sigurimi i Shtetit si të pavërtetuara. Ai akuzon Edison Gjergon apo Safo Markon, të cilët edhe ishin të goditur nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunonin me të. Me trishtim dhe aspak optimist për të ardhmen, Maks Velo shprehet se nuk po i ndahet përndjekja dhe në ditët tona. Velo tregonte se pasi i kanë marrë shtëpinë e gjyshërve në Dardhë të Korçës, e kishin penguar të shkojë në fshatin e të parëve, madje duke e kërcënuar. Duke denoncuar edhe nivelin aktual në arte, Velo kërkonte veting si ai i gjyqtarëve, edhe për artistët. Por dëshpërimin më të madh arkitekti e lidh dhe me Teatrin Kombëtar. Sipas tij, vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një Teatër të ri bashkë me një kompleks kullash, Maks Velo e cilësonte korrupsion të pastër. “Të ndërtosh kulla në këtë mënyrë në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, është e turpshme”, shprehej Velo.

Maks Velo

Libri është i rëndësishëm për disa arsye. Unë kam vite që e them se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka qenë një tmerr. Kur e thosha këtë, të gjithë më dilnin kundër. Tani kur lexon librin, e kupton që kjo është e vërteta. Po ashtu dhe ai dokumenti që doli dje te “Panorama” për Fadil Paçramin, ekspertizën që kishte bërë Dalan Shapllo dhe Llazar Siliqi për dramat e Fadil Paçramit. Po si mund të futësh në burg një dramaturg meqenëse personazhet thonë këto gjëra?! Që kur ka lindur drama e deri më sot, meqenëse personazhet mund të thonë disa gjëra, duhet të futet çdo dramaturg në burg?! Nuk futet piktori në burg pse nuk të pëlqen piktura e tij. Kjo ishte Lidhja e Shkrimtarëve, ky ishte Dritëroi. Duhet ta kemi të qartë. Dritëroi po të ishte i drejtë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, duhet të ishte larguar.

Ai i dinte të gjitha. Ekspertizat e gjyqit për artistët janë bërë nga Lidhja. Lidhja e Shkrimtarëve nuk duhet të ishte qendër e Sigurimit të Shtetit, kur ajo merrte në analizë dhe kontrollonte të gjithë artistët. Si është e mundur që Llambi Blido ka bërë 27 denoncime dhe duke gënjyer madje, sepse vetë Sigurimi i Shtetit thotë: “Këto informacione që na jep Llambi, nuk na vërtetohen nga anë të tjera”. Ose i jep Llambit çantën që të vijë te studioja ime dhe Llambi do jepte informacione dhe njëkohësisht do jepej informacioni dhe nga çanta që të vërtetonin se kush gënjente. Unë nuk arrij ta kuptoj. Thonë në një vend në dosje, se si është e mundur që Maksi i beson akoma. Po si mund të mos i besoj unë një piktori, një artisti?! Çfarë bëja unë? Unë nuk thosha, do vras Enver Hoxhën! Të shohësh një libër për Pikason me vizatime, nuk është krim.

Sigurisht që janë implikuar shumë njerëz. Për Edisonin (Gjergon) më ka ardhur keq, nuk e besoja se Edisoni bënte raporte. Unë Edisonin e njihja që ishte natyrë e dobët, por në fakt e doja. Më erdhi keq kur lëshoi ato deklarata dhe u ndamë keq në Spaç. Megjithatë, kjo është një gjë e trishtuar, por ne duhet ta analizojmë sepse ka rrezik që kjo histori të na rikthehet në forma të tjera. Dëgjova vajzën e Llambit, që thotë se “babai im ka qenë burri i mirë dhe Maksi nuk di çfarë flet…”.

Si nuk i vjen turp që nxjerr nga goja këto fjalë?! Mua m’u shkatërrua e gjithë familja, babai vdiq i tmerruar, vëllain e hoqën nga kirurg, që ishte kirurg i shkëlqyer në Vlorë, motra shkoi në çmendinë. Çfarë njerëzish janë këta xhanëm?! Çfarë shpirt krimineli kemi?! Nuk arrij ta kuptoj! Si na ka bërë kështu ajo çadra e Urdoglusë?!

Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë rreth vetes, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloj Safo Markon, se i kishin arrestuar djalin, ajo më raportonte mua te Sigurimi. Nejse, megjithatë mendoj se nuk kemi ndryshuar shumë, po ata artistë janë, vetëm se tani e bëjnë në forma të tjera. Tani nuk të fusin dot në burg, por bllokojnë Galerinë. Tani kemi vetëm një piktor të madh që e cakton dikushi, të tjerë nuk ekzistojnë. Nejse!

Unë mendoj se në jetë kam bërë në mënyrë instiktive detyrën time dhe detyra ime është të krijoj. Sigurisht që jam shumë i trishtuar për këtë ecuri të jetës sime. Në fshatin Dardhë, më kanë marrë shtëpinë e gjyshit e të babait, aty ka lindur babai, ka lindur vëllai, dardharë. Dhe kush e bëri, do thoni ju? Teodor Laço, Koço Çomi, që Maksi të mos vijë në Dardhë. Më dolën me sëpatë në rrugë dhe kur, tani në 2018-n.

Sot është tjetër gjë, nuk të çojnë te Sigurimi i Shtetit, por të dalin me sëpatë. Shko nëpër gjykata po deshe që të gjesh të drejtën tënde. Kam 15 vjet që shkoj gjykatave dhe asgjë. Mesa duket, kështu do ta mbaroj jetën. Kisha gjithë dëshirën për t’i dhënë këtij vendi, por është e pamundur. Sepse problemi është se artistët tanë janë injorantë dhe kur injoranca bashkohet me ligësinë bëhet një eksploziv. Ti nuk i çan dot. Ne po bëjmë vetingun e gjykatës dhe të gjithë po shohim që nuk ka ngjarë në historinë e njerëzimit që një trupë gjyqësore të jetë e tillë. Të dalë gjykatësi të thotë: “Më hodhën 210 mijë euro në dasmë!” Tjetri thotë: “Fitova 50 mijë euro në bixhoz”. Vetingu për gjyqtarët ishte i vonuar, por unë këmbëngul se duhet bërë vetingu dhe për artistët. Sepse vjedhin pa turp dhe nuk bëhet diferenca e atij që vërtet bën një gjë origjinale dhe me atë që vjedh në mënyrë të sofistikuar. Dhe kështu nuk ecet përpara. Do na duhet një kohë shumë e gjatë që gjërat të ndryshojnë. Unë jam shumë pesimist, pesimizëm që ma ka shtuar dhe kjo çështja e Teatrit. Korrupsion më të pastër se me Teatrin nuk ka, të ndërtosh kulla në këtë mënyrë në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, është e turpshme. /KultPlus.com