Adhuruesit pohojnë që Jackson është gjallë dhe se ia kanë falsifikuar certifikatën e vdekjes

Adhuruesit nuk po pajtohen me vdekjen e këngëtarit Michael Jackson, i cili më 29 gusht do ta kishte ditëlindjen e tij të 60-të. Ata pohojnë se ekzistojnë prova të forta se ai është gjallë, shkruan The Sun.

Janë shfaqur disa teori konspirative për ‘mbretin e popit’, ndërsa njëra prej tyre është emri i tij i shkruar gabimisht në certifikatën e vdekjes.

Në videon të cilën e postuan adhuruesit, në pasaportën e Jacksonit është i shkruar emri i mesëm “Joe”, ndërsa në certifikatën e vdekjes është shkruar ‘Joseph’. Adhuruesit përmes rrjeteve sociale e pyetën motrën e Michael, këngëtaren La Toya Jackson (62), ndërsa ajo e konfirmoi se emri i saktë është “Joe”.

Para kësaj u diskutua për ‘gjurmën’ në këngën ‘The Great Forever’ të motrës së tij Janet Jackson (52) e cila daton nga viti 2015. Adhuruesit e ngadalësuan ritmin e këngës dhe thonë se ajo e përmban zërin e ‘mbretit të popit’.

“Nuk më vjen mirë që po gërmoni, jam zënë duke e jetuar jetën time”, – thuhet se këndon Jackson. Adhuruesit në teorinë e tretë pretendojnë se Michael vitin e kaluar ishte maskuar në martesën e muzikantit Siggy Jackson.

Thuhet se bëhet fjalë për një njeri të madh me syze të diellit, i cili qëndroi jo shumë larg Prince (21) dhe Paris Jackson (20), fëmijëve të tij. Adhuruesit theksuan se “mbreti i popit” në xhirim ngjan shumë në personazhin, i cili në vitin 1996 luajti në filmin e shkurtër ‘Ghosts’. koha.net/ KultPlus.com

Naomi Campbell publikon prapaskenat e xhirimit të një videoklipi me Michael Jacksonin (VIDEO)

Michael Jackson edhe pse ka ndërruar jetë para nëntë vjetëve, vazhdon të jetë pjesë e rubrikave rozë ndërkombëtare.

Këngëtari amerikan konsiderohet si një ndër artistët më të mëdhenj të muzikës Pop dhe për këtë ka marrë epitetin e Mbretit.

Një ndër këngët më të famshme është edhe Closet, ku në video paraqitet super modelja amerikane, Naomi Campbell.

Kjo e fundit tashmë gjatë ditës së sotme ka publikuar disa sekuenca të shkurta të videos, duke kujtuar edhe këngëtarin e ndjerë.
https://www.instagram.com/p/Bmcs_jmH0Iq/?taken-by=naomi
“Prapa skenave të xhirimeve. Më mungon Michael Jackson”, ka shkruar 48-vjeçarja ndër të tjerash në llogarinë personale të Instagramit.

Gjersa albumet e këngëtarit që jetoi 51 vjet ende janë ndër më të shiturat anembanë planetit tokë.

Ndryshe, modelja po vazhdon që të paraqitet herë pas here në sfilata të ndryshme botërore. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bmc6NEAnUbN/?taken-by=naomi

Michael dhe Janet Jackson, foto e rrallë nga fëmijëria (FOTO)

Michael Jackson, i pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Motra e tij, Janet Jackson, një tjetër yll në fushën e artit, vazhdon të sjellë projekte të reja. Madje këto ditë ajo është duke xhiruar një videoklip të ri i cili pritet të dal shumë shpejt.

Michael dhe Janet jackson, janë parë shumë shpesh bashkë nëpër evente të ndryshme, por KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të dy artistëve kur ishin të vegjël. /KultPlus.com

Michael Jackson edhe këtë vit kryeson listën e 13 personave të vdekur që vazhdojnë të fitojnë miliona (FOTO)

Michael Jackson kryeson listën e Forbes me të famshmit më të mëdhenj që kanë fituar të vdekur për vitin e pestë në radhë duke grumbulluar në 75 milionë dollarë falë shfaqjes së tij në Las Vegas dhe albumit të ri më të madh të goditjeve.

Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë në një vit, duke u bërë kryesuesi i listës së të famshmëve që kanë fituar edhe si të vdekur, sipas Forbes.

Golfisti Arnold Palmer mori vendin e dytë, duke fituar 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës.

Charles Schulz u rendit i treti në listë, duke fituar 38 milionë dollarë në 12 muaj.

Elvis Presley dhe Bob Marley pasojnë më pas në vendet 4 dhe 5, duke fituar respektivisht 35 milionë dhe 23 milionë dollarë.

Të famshëm të tjerë të vdekur që fitojnë më së shumti janë: Elizabeth Taylor, Albert Ajnshtajni, The Prince dhe David Bowie.

Michael Jackson vdiq tetë vjet më parë, por ai ende fiton miliona dollarë.

Mbreti i Popit kryeson listën “Top 13” të Forbes me emrat e të vdekurve që vazhdojnë të fitojnë, gjersa për të pestin vit vazhdon të mbetet në të njëjtën pozitë.

Kjo është lista e 13 personave të vdekur, që vazhdojnë të fitojnë më së shumti:

1. Michael Jackson, muzikant, vdiq 2009: 75 milion dollarë
2. Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq 2016 – 40million dollarë
3. Charles Schulz, karikaturist, vdiq 2000 – 38 milionë dollarë
4. Elvis Presley, muzikant, vdiq 1977 – 35 milionë dollarë
5. Bob Marley, muzikant, vdiq 198- 23 milionë dollarë
6. Tom Petty, muzikant, vdiq 2017 – 20 milionë dollarë
7. The Prince, muzikant, vdiq 2016 – 18 milionë dollarë
8. Dr Seuss, autor, vdiq 1991 – 16 milionë dollarë
9. John Lennon, muzikant, vdiq 1980 – 12 milionë dollarë
10. Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë
11. David Bowie, muzikant, vdiq 2016 – 9.5 milionë dollarë
12. Elizabeth Taylor, aktore, vdiq 2011 – 8 milionë dollarë
13. Bettie Paige, model, vdiq 2008 – 7.5 milionë dollarë. / KultPlus.com

“Thriller” i Michael Jacksonit lansohet në 3D në festivalin e Venecias

Videoklipi i këngës historike “Thriller” është realizuar ngase pop ylli Michael Jackson atëkohë dëshironte të shfaqej si përbindësh. Kështu bëri të ditur regjisori dhe drejtori i produksionit prapa këtij projekti, John Landis, në festivalin e filmit në Venecie.

Landis gjendet në qytetin italian për ta prezantuar versionin 3D të këtij videoklipi, i realizuar 35 vjet pas lansimit të versionit origjinal.

“Thriller nuk ishte ideja gjeniale e askujt dhe nuk ishte ndonjë plan brilant i biznesit. Ishte thjesht një videoklip i realizuar me kërkesë të Michaelit, i cili atëkohë dëshironte të dukej si përbindësh.

Gjithçka që ka pësuar pastaj, zanafillën e kishte aty, dhe përfundoi duke u shndërruar në një projekt tejet të suksesshëm, për çka unë u befasova tej mase,” tha Landis, para gazetarëve të pranishëm në Venecie.

I pyetur për takimin e tij të parë me Michaelin, fëmija yll i shndërruar në Mbret të Muzikës, i cili e pushtoi botën me vallëzimin e tij, por vdiq papritur në vitin 2008 në moshën 50 vjeçare, Landis tha se ai ishte shumë i hareshëm dhe paksa çapkën, por se ndihet me fat që shumë shpejt Jackson ishte shndërruar në mik të afërt të familjes së tij, transmeton Express në KTV.

Landis, një regjisor amerikan i filmit, skenarist dhe producent muzikor, e kishte pranuar menjëherë rastin për ta sjellë versionin 3D të videoklipit “Thriller”, ngase ka dashur që edhe publiku dhe fansat e Michaelit ta përjetojnë këtë video në mënyrën që mbreti i popit ka dashur. Ai poashtu shtoi se Jackson gjithmonë e ka pasur në plan të sjellë këtë projekt në ekran të madh.

“Zhgënjimi im i vetëm është për faktin se Michael nuk është këtu me ne sot për ta parë këtë projekt, ngase jam i sigurt se do ta pëlqente shumë,” tha ndër të tjera Landis. / KultPlus.com

Media amerikane zbulon varrin e zbrazët të Michael Jackson

Për disa personazhe, nuk zbardhet thuajse asnjëherë e vërteta e plotë. Historitë e tyre ngelen gjithnjë hije dyshimi, në këtë e të tjera raste, disa nga personazhet që vdekja u ka ardhur në moshë të re, bashkë me vdekjen e Princeshës Diana, po aq misterioze ngelet edhe vdekja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson i cili është varrosur në varrezat Fores Loan, në Californi.

Në kohë të ndryshme qarkulloje hipoteza që vënë në dyshim vdekjen e tij.

Një portal amerikan ka shkruar së fundi se varri i këngëtarit është bosh, nuk gjendet trupi.

Mirëpo, familjarët e këngëtarit kanë pohuar se trupi i tij, me kërkesën e vetë Micahel, është djegur dhe hiri është shpërndarë në fermën Neverland.

Faktet nuk përputhen njëra me tjetrën sepse menjëherë pas varrimit, trupi u dërgua për në varreza. Janë prapë familjarët ata që thonë se djegien e kanë bërë pas disa muajsh dhe e kanë vendosur sërish
arkivolin në varr.

Gjithçka mbetet në ajër, ashtu siç ndodhë edhe me vdekjet e shumë artistëve tjerë që e vërteta nuk u zbulua asnjëherë. / KultPlus.com