Një dekadë pa Michael Jackson



Po bëhen 10 vjet nga vdekja e pop yllit Michael Jackson.

Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, megjith zhgënjimin që ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, që dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur.

“Edhe pas transmetimit të dokumentarit nga HBO, unë pata po aq vëmendje nga njerëzit, për të mos thënë më shumë se përpara!!! Duket sikur e gjithë kjo solli efektin e kundërt, sikur ishte një lloj publiciteti. Nuk thonë kot: nuk ka publicitet te keq!”, tha Antoine Baynes, kërcimtar.

Ylli i popit ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles.

Dy vjet me vonë, një Gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për t’a ndihmuar të flinte.

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se Jackson ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij

Michael Jackson është gjallë dhe është dëgjuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince – pohojnë ithtarët e teorive konspirative.

Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë në vitin 2009, mirëpo gjatë gjithë kohës ka pasur teori nga më të ndryshmet që pretendonin se është gjallë.

Ndërsa një video i ka rikthyer teoritë konspirative në lidhje me këngëtarin amerikan. Xhirimi thuhet se është bërë në muajin e kaluar gjatë ceremonisë së diplomimit të Prince në ‘Loyola Marymount University’ në Los Angeles.

Videoja e publikuar në kanalin BeLIEve në YouTube, e shfaq momentin kur thirret emri i djalit të Jackson teksa një femër thotë: “Ja ku është Prince”, ndërsa më pas dëgjohet edhe një zë tjetër që nuk kuptohet.

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se është zëri i Michael, ndërkohë që të tjerët kërkojnë fakte reale për këto dyshime të hedhura.

“Michael Jackson është gjallë, mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Ekspozitë për Michael Jackson në Gjermani, përkundër akuzave për abuzim

Derisa radiot anembanë botës kanë ndaluar transmetimin e muzikës së Michael Jacksonit, një muze në Gjermani ka vendosur të hapë ekspozitën e re për Mbretin e muzikës pop, transmeton albinfo.ch.

Ekspozita “Michael Jackson: On The Wall” është hapur të premten në muzeun e artit në Bonn të Gjermanisë.

Koleksioni përfshin diku 100 vepra arti nga 70 artistë të ndryshëm, përfshirë David LaChapelle dhe Andy Warhol. Premiera e ekspozitës ka ngjallur debat nëse është mirë që këngëtari i ndjerë të vazhdojë të nderohet pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland” që shpërfaq akuza për abuzim me fëmijë.

Dokumentari ka shkaktuar kritika të mëdha ndaj trashëgimisë së Jacksonit dhe disa radio të njohura kanë ndaluar transmetimin e muzikës së tij, ndërsa shumë statuja të tij janë rrëzuar nëpër botë.

Shtëpia e njohur e modës “Louis Vuitton” ka hequr nga raftet koleksionin verë 2019 që kishte frymëzim Michael Jacksonin. Familja e këngëtarit e ka cilësuar gënjeshtër dokumentarin dhe ka thënë se Mbreti i popit është 100 % i pafajshëm. / KultPlus.com

Largohen reklamat për pafajësinë e Michael Jacksonit

Këngëtari i famshëm i muzikës pop, Michael Jackson, është krye-temë e mediave ndërkombëtare kohëve të fundit.

Akuzat lidhur me abuzimet seksuale duket se po nxjerrin në pah histori të shumë viteve më parë, të cilat kanë lënë gojëhapur opinionin.

Michael Jackson (Foto: Vinnie Zuffante/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, edhe “Transport for London” ka tërhequr reklamat nga autobusët, në të cilat deri më tani mbrohej pafajësia e mbretit të popit.

Këto reklama shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po”.

“Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do i heqim reklamat”, kanë thënë në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, “Trnsport for London”.

Ndërkohë, Survivors Trust ishin ata që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre reklamave, pasi sipas tyre ato dekurajonin viktimat e dhunës seksuale që të denonconin rastet. /Telegrafi/ KultPlus.com

Muzeu danez heq figurën prej dyllit të Michael Jacksonit

Një ndër qendrat të vjetra tregtare në Danimarkë që në gjirin e vetë ka shumë figura prej dylli ka marrë një vendim interesant.

Menaxhementi ka vendosur që ta heq figurën e këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson nga frika se mund të jetë ofenduese për klientët pasi artisti së fundi po akuzohet për ngacmime seksuale.

Charlotte Andersen, drejtoresha e marketingut në Redwood Center, një qendër tregtare në periferi të Kopenhagës, tha për TV2 se morën pesëmbëdhjetë ankesa për figurën e Jacksonit, kryesisht nga familjet me fëmijë.

Qendra ka njoftuar rreth organizimit të një ekspozite me figurat e dyllit të yjeve kryesore botërore, duke përfshirë Merilin Monroe dhe Julia Roberts.

Pas heqjes së figurës së këngëtarit që ndërroi jetë në vitin 2009 u vendos që të zëvendësohet me figurën e Brad Pittit.

Theksojmë se qendra tregtare me 75,500 metra katror u hapi në vitin 1966 dhe është ndër kryesore në Danimarkë.

Ndryshe, së fundi është shfaqur në ekranet e kinemave edhe një film dokumentar sa i përket keqtrajtimeve seksuale të Jacksonit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dokumentari i ri për Michael Jackson me deklarata shokuese


Një dokumentar i ri i quajtur “Finding Neverland” po hedh dritë mbi anën e errët të mbretit të popit, Michael Jackson. Në dokumentar, dy meshkuj flasin hapur dhe deklarojnë se këngëtari ka akuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë të mitur. Sipas tyre, kjo marrëdhënie ka vazhduar për vite me radhë. Tashmë në të 30-at, ata të dy rrëfejnë se Jackson kishte krijuar raport miqësie me familjet e tyre për mbuluar akuzat.

Njëri prej tyre është Wade Robson, një koreograf dhe balerin 36 vjeçar nga Australia. Robson filloi të performojë si kërcimtar që në moshën 5 vjeçare. Emri i tij u lakua edhe gjatë periudhës së ndarjes së Justin Timberlake dhe Britney Spears. Sipas zërave, balerini ishte shkaku i ndarjes dhe arsyeja pse Timberlake shkroi këngën “Cry me a River”.

Robson ka rrëfyer versionin e tij të historisë për dokumentarin. Ai shokoi me deklaratat që Michael Jackson ka abuzuar me të që kur ishte 7 vjeç, në Fermën Neverland ku këngëtari jetoi nga viti 1988 deri në 2003. Robson u shpreh se abuzimi vazhdoi për 7 vite me radhë, dhe që ai nuk ishte i vetmi. Sipas tij, dy firma të Jackson përdoreshin për të joshur fëmijët. Avokati i tij, Vince Finaldi tha se “të ftuarit” silleshin në fermë me limuzina, u bliheshin bileta avioni dhe kishin ushqim dhe fjetje të paguara.

“Neverland nuk ishte asgjë veçse një kurth i mirëorganizuar,” shtoi ai.

Në vitin 2005, kur akuzat e para ndaj Jackson për përdhunim dolën në dritë, Robson i mohoi ato. Megjithatë tani ai ka marrë vendimin për t’i hedhur firmat në gjyq. Wade Robson tha se Michal Jackson drejtonte operacionin e abuzimit të fëmijëve më të sofistikuar në botë.

Premiera e dokumentarit është në Festivalin e Filmit Sundance këtë muaj./Opinion.al/KultPlus.com

Del në ankand xhaketa që e kishte veshur Michael Jackson në turneun e parë solo ‘Bed’

Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga Mbreti i ndjerë i Pop muzikës, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dal në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.

Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

Ndryshe, çdo kitarë e tij mund të shitet për 20 mijë deri në 50 mijë dollarë. /KultPlus.com

“Thriller”, videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë në 50 vitet e fundit. Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë kushtuar videoklipeve në nivel ndërkombëtar nga një juri e përbërë nga gazetarë të rëndësishëm italianë në këtë sektor, diskografë dhe punonjës të tjerë.

I dalë në 1983, “Thriller” është konsideruar video e parë muzikore, që ka një temë dhe koreografi, që e kanë bërë atë një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Videoja “Thriller” paraqitet si një film i shkurtër (një term që Michael Jackson preferoi mbi video) në ngjyrat horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Në fakt, deri në atë kohë, videot që shoqëruan single-in ishin kolazhe të imazheve pa një temë të përcaktuar dhe një identitet të tyre.

Michael Jackson pa në kinema filmin “Un lupo mannaro americano a Londra” di John Landis dhe ra në dashuri, duke vendosur të përsëriste atmosferën e tmerrshme të filmit për të shoqëruar këngën e tij.

Pas shumë insistimeve nga ana e tij, kompania “Epic Records” pranoi të paguante gjysmë milion dollarë për të bërë videon. Filmi i shkurtër ka regjisor vetë Landis dhe në atë kohë e quajti si klipin muzikor më të shtrenjtë në histori.

Videoja “Thriller” doli të jetë një sukses i pashembullt: kënga shtyu albumin (e dalë vitin e kaluar) përsëri në krye të listave në të gjithë botën, duke trefishuar shitjet.

Edhe rrjeti i ri i MTV përfitonte: regjistroi për herë të parë dëgjime rekord dhe u detyrua të transmetonte videoklipin disa herë në ditë, për shkak të kërkesave të shumta të shikuesve./k.s/KultPlus.com

Në Rumani “gjejnë” Michael Jacksonin, çmendet juria (VIDEO)

Konkursi muzikor “The Voice” në Rumani ka zbuluar një talent të vërtetë. Bogdan Ioan i ka mahnitur anëtarët e jurisë gjatë audicioneve të fshehta me interpretimin e “Këngës së Tokës” nga Michael Jackson.

Të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme me zërin e mbretit të popit, ata janë kthyer të gjithë që në sekondat e para të këngës.

“Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare. / KultPlus.com

Adhuruesit pohojnë që Jackson është gjallë dhe se ia kanë falsifikuar certifikatën e vdekjes

Adhuruesit nuk po pajtohen me vdekjen e këngëtarit Michael Jackson, i cili më 29 gusht do ta kishte ditëlindjen e tij të 60-të. Ata pohojnë se ekzistojnë prova të forta se ai është gjallë, shkruan The Sun.

Janë shfaqur disa teori konspirative për ‘mbretin e popit’, ndërsa njëra prej tyre është emri i tij i shkruar gabimisht në certifikatën e vdekjes.

Në videon të cilën e postuan adhuruesit, në pasaportën e Jacksonit është i shkruar emri i mesëm “Joe”, ndërsa në certifikatën e vdekjes është shkruar ‘Joseph’. Adhuruesit përmes rrjeteve sociale e pyetën motrën e Michael, këngëtaren La Toya Jackson (62), ndërsa ajo e konfirmoi se emri i saktë është “Joe”.

Para kësaj u diskutua për ‘gjurmën’ në këngën ‘The Great Forever’ të motrës së tij Janet Jackson (52) e cila daton nga viti 2015. Adhuruesit e ngadalësuan ritmin e këngës dhe thonë se ajo e përmban zërin e ‘mbretit të popit’.

“Nuk më vjen mirë që po gërmoni, jam zënë duke e jetuar jetën time”, – thuhet se këndon Jackson. Adhuruesit në teorinë e tretë pretendojnë se Michael vitin e kaluar ishte maskuar në martesën e muzikantit Siggy Jackson.

Thuhet se bëhet fjalë për një njeri të madh me syze të diellit, i cili qëndroi jo shumë larg Prince (21) dhe Paris Jackson (20), fëmijëve të tij. Adhuruesit theksuan se “mbreti i popit” në xhirim ngjan shumë në personazhin, i cili në vitin 1996 luajti në filmin e shkurtër ‘Ghosts’. koha.net/ KultPlus.com

Naomi Campbell publikon prapaskenat e xhirimit të një videoklipi me Michael Jacksonin (VIDEO)

Michael Jackson edhe pse ka ndërruar jetë para nëntë vjetëve, vazhdon të jetë pjesë e rubrikave rozë ndërkombëtare.

Këngëtari amerikan konsiderohet si një ndër artistët më të mëdhenj të muzikës Pop dhe për këtë ka marrë epitetin e Mbretit.

Një ndër këngët më të famshme është edhe Closet, ku në video paraqitet super modelja amerikane, Naomi Campbell.

Kjo e fundit tashmë gjatë ditës së sotme ka publikuar disa sekuenca të shkurta të videos, duke kujtuar edhe këngëtarin e ndjerë.
https://www.instagram.com/p/Bmcs_jmH0Iq/?taken-by=naomi
“Prapa skenave të xhirimeve. Më mungon Michael Jackson”, ka shkruar 48-vjeçarja ndër të tjerash në llogarinë personale të Instagramit.

Gjersa albumet e këngëtarit që jetoi 51 vjet ende janë ndër më të shiturat anembanë planetit tokë.

Ndryshe, modelja po vazhdon që të paraqitet herë pas here në sfilata të ndryshme botërore. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bmc6NEAnUbN/?taken-by=naomi

Michael dhe Janet Jackson, foto e rrallë nga fëmijëria (FOTO)

Michael Jackson, i pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Motra e tij, Janet Jackson, një tjetër yll në fushën e artit, vazhdon të sjellë projekte të reja. Madje këto ditë ajo është duke xhiruar një videoklip të ri i cili pritet të dal shumë shpejt.

Michael dhe Janet jackson, janë parë shumë shpesh bashkë nëpër evente të ndryshme, por KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të dy artistëve kur ishin të vegjël. /KultPlus.com

Michael Jackson edhe këtë vit kryeson listën e 13 personave të vdekur që vazhdojnë të fitojnë miliona (FOTO)

Michael Jackson kryeson listën e Forbes me të famshmit më të mëdhenj që kanë fituar të vdekur për vitin e pestë në radhë duke grumbulluar në 75 milionë dollarë falë shfaqjes së tij në Las Vegas dhe albumit të ri më të madh të goditjeve.

Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë në një vit, duke u bërë kryesuesi i listës së të famshmëve që kanë fituar edhe si të vdekur, sipas Forbes.

Golfisti Arnold Palmer mori vendin e dytë, duke fituar 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës.

Charles Schulz u rendit i treti në listë, duke fituar 38 milionë dollarë në 12 muaj.

Elvis Presley dhe Bob Marley pasojnë më pas në vendet 4 dhe 5, duke fituar respektivisht 35 milionë dhe 23 milionë dollarë.

Të famshëm të tjerë të vdekur që fitojnë më së shumti janë: Elizabeth Taylor, Albert Ajnshtajni, The Prince dhe David Bowie.

Michael Jackson vdiq tetë vjet më parë, por ai ende fiton miliona dollarë.

Mbreti i Popit kryeson listën “Top 13” të Forbes me emrat e të vdekurve që vazhdojnë të fitojnë, gjersa për të pestin vit vazhdon të mbetet në të njëjtën pozitë.

Kjo është lista e 13 personave të vdekur, që vazhdojnë të fitojnë më së shumti:

1. Michael Jackson, muzikant, vdiq 2009: 75 milion dollarë
2. Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq 2016 – 40million dollarë
3. Charles Schulz, karikaturist, vdiq 2000 – 38 milionë dollarë
4. Elvis Presley, muzikant, vdiq 1977 – 35 milionë dollarë
5. Bob Marley, muzikant, vdiq 198- 23 milionë dollarë
6. Tom Petty, muzikant, vdiq 2017 – 20 milionë dollarë
7. The Prince, muzikant, vdiq 2016 – 18 milionë dollarë
8. Dr Seuss, autor, vdiq 1991 – 16 milionë dollarë
9. John Lennon, muzikant, vdiq 1980 – 12 milionë dollarë
10. Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë
11. David Bowie, muzikant, vdiq 2016 – 9.5 milionë dollarë
12. Elizabeth Taylor, aktore, vdiq 2011 – 8 milionë dollarë
13. Bettie Paige, model, vdiq 2008 – 7.5 milionë dollarë. / KultPlus.com

“Thriller” i Michael Jacksonit lansohet në 3D në festivalin e Venecias

Videoklipi i këngës historike “Thriller” është realizuar ngase pop ylli Michael Jackson atëkohë dëshironte të shfaqej si përbindësh. Kështu bëri të ditur regjisori dhe drejtori i produksionit prapa këtij projekti, John Landis, në festivalin e filmit në Venecie.

Landis gjendet në qytetin italian për ta prezantuar versionin 3D të këtij videoklipi, i realizuar 35 vjet pas lansimit të versionit origjinal.

“Thriller nuk ishte ideja gjeniale e askujt dhe nuk ishte ndonjë plan brilant i biznesit. Ishte thjesht një videoklip i realizuar me kërkesë të Michaelit, i cili atëkohë dëshironte të dukej si përbindësh.

Gjithçka që ka pësuar pastaj, zanafillën e kishte aty, dhe përfundoi duke u shndërruar në një projekt tejet të suksesshëm, për çka unë u befasova tej mase,” tha Landis, para gazetarëve të pranishëm në Venecie.

I pyetur për takimin e tij të parë me Michaelin, fëmija yll i shndërruar në Mbret të Muzikës, i cili e pushtoi botën me vallëzimin e tij, por vdiq papritur në vitin 2008 në moshën 50 vjeçare, Landis tha se ai ishte shumë i hareshëm dhe paksa çapkën, por se ndihet me fat që shumë shpejt Jackson ishte shndërruar në mik të afërt të familjes së tij, transmeton Express në KTV.

Landis, një regjisor amerikan i filmit, skenarist dhe producent muzikor, e kishte pranuar menjëherë rastin për ta sjellë versionin 3D të videoklipit “Thriller”, ngase ka dashur që edhe publiku dhe fansat e Michaelit ta përjetojnë këtë video në mënyrën që mbreti i popit ka dashur. Ai poashtu shtoi se Jackson gjithmonë e ka pasur në plan të sjellë këtë projekt në ekran të madh.

“Zhgënjimi im i vetëm është për faktin se Michael nuk është këtu me ne sot për ta parë këtë projekt, ngase jam i sigurt se do ta pëlqente shumë,” tha ndër të tjera Landis. / KultPlus.com

Media amerikane zbulon varrin e zbrazët të Michael Jackson

Për disa personazhe, nuk zbardhet thuajse asnjëherë e vërteta e plotë. Historitë e tyre ngelen gjithnjë hije dyshimi, në këtë e të tjera raste, disa nga personazhet që vdekja u ka ardhur në moshë të re, bashkë me vdekjen e Princeshës Diana, po aq misterioze ngelet edhe vdekja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson i cili është varrosur në varrezat Fores Loan, në Californi.

Në kohë të ndryshme qarkulloje hipoteza që vënë në dyshim vdekjen e tij.

Një portal amerikan ka shkruar së fundi se varri i këngëtarit është bosh, nuk gjendet trupi.

Mirëpo, familjarët e këngëtarit kanë pohuar se trupi i tij, me kërkesën e vetë Micahel, është djegur dhe hiri është shpërndarë në fermën Neverland.

Faktet nuk përputhen njëra me tjetrën sepse menjëherë pas varrimit, trupi u dërgua për në varreza. Janë prapë familjarët ata që thonë se djegien e kanë bërë pas disa muajsh dhe e kanë vendosur sërish
arkivolin në varr.

Gjithçka mbetet në ajër, ashtu siç ndodhë edhe me vdekjet e shumë artistëve tjerë që e vërteta nuk u zbulua asnjëherë. / KultPlus.com