‘Populli e di kur duhet bërë kryq me tre e kur me pesë gishtërinj’

Poezi nga Mirko Gashi

Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë

2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr

3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s’ka
asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s’ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen

4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
“I di Meta punët e veta” / KultPlus.com

‘Unë s’kam shtëpi, as ti këngë, që të dy jemi të shkretë’

Poezi nga Mirko Gashi

Kënga

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që të dy jemi të shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mirë u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë

dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI. / KultPlus.com

U përkujtua mbrëmë Mirko Gashi, poeti bohem që sinonim e kishte lirinë

Jeta Zymberi

“Mbi të gjitha e çmoj lirinë. Jetoj ashtu siç dëshiroj. Dëshirat nuk i kam të mëdha për jetë luksoze, por mundësitë i kam tejet të vogla për të jetuar si njeri i rëndomtë. Shumë gjëra i humba në jetë për shkak të poezisë. Kam mundur të jem dikushi, por kam mbetur “një poet rrugëve të Prishtinës”, kafeneve, 22 vjet pa kulm mbi kokë”, kështu kishte thënë poeti jonë i rrallë Mirko Gashi në një intervistë të vitit 1984.

Poet, aktor, gazetar, arsimtar, përkthyes letrar, në jetën e tij prej 56 vjetësh, ai diti të jetoj siç deshi.

Poeti bohem i letërsisë shqipe, Mirko Gashi mbrëmë u përkujtua si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë bashkëkohore shqipe që dallohej jo vetëm me vargun e tij poetik por edhe për fjalën e tij, ecjen, sjelljet e stilin, e për çka jo rastësisht është quajtur edhe poeti rebel, shkruan KultPlus.

Ndonëse rrugës së jetës nuk i shkoi deri në fund dhe krijimtarinë e tij nuk arriti ta pasurojë aq sa synonte, me këto pak botime sa ai ka lënë pas vetes, ka arritur të futet në plejadën e artë të poezisë shqipe në Kosovë.

Pen Qendra e Kosovës, në kuadër të projektit “Ora e shkrimtarit”, mbrëmë ka shpalosur një krijimtari e jetë të një poeti që ndoshta ende nuk njihet e nuk është studiuar sa duhet. Në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, nën moderimin e studiuesit dhe profesorit Salih Bashota, referuesit e mbrëmshëm, profesori Osman Gashi dhe poetja Naime Beqiraj, sollën para syve të publikut figurën e shkrimtarit të rrallë në letërsinë shqipe e shpalosën një botë ndryshe që sinonim e kishte lirinë.

Të pasurit mik një poet si Mirko Gashi, padyshim që lenë gjurmë te secili. Kështu, Bashota në fjalën hyrëse shpalosi poezinë e tij kushtuar Gashit pas vdekjes.

“Ëndërr paska qenë liria zhgjëndërr poezia e vdekjes/Vare çelësin në mur le të këndojë orëqyqja/Ndërroji teshat e trupit mos të krimbet vetmia ime…”, ishin disa nga vargjet e poezisë që zbërthenin shumëçka nga jeta e Mirkos.

Për studiuesin dhe profesorin Osman Gashi, Mirko është njëri ndër poetët më fatkeqë të letërsisë shqipe, sidomos të asaj që krijohet në Kosovë.

“Ai nuk u kuptua plotësisht, madje shpeshherë edhe u keqkuptua. Jeta e tij ridhte përgjithësisht jashtë konvencave shoqërore, poezia e tij në pjesën më të madhe i shpërthente kornizat letrare të kohës, ndërkaq kritika nuk arrinte të depërtonte në thelbin e saj, në ndjeshmërinë dhe preokupimet e tij”, pohon Gashi.

Përmes analizës së tij, Gashi vuri në pah disa nga problematikat themelore të poezisë së Mirkos. Ai pohoi se autori e ka njohur mirë mitin.

“Personazhet mitologjike nuk janë vetëm si dekor në poezinë e tij, ato e përligjin pozicionin e poetit karshi botës e jetës.”

Tutje, Gashi ngrit pyetjen se: A është Mirko Gashi poet bohem?

Përkundër asaj që Mirko cilësohet nga kritika si poet bohem, sipas Gashit, vepra e tij pak është trajtuar në këtë kontekst.

“Poezia e tij mbetet edhe sot një produkt i një shpirti të trazuar e të papajtueshëm, një zë, një gjëmim, një klithmë për më shumë humanizëm, drejtësi e vëmendje për njerëzit e lënë në margjinat e jetës”, në këtë këndvështrim Gashi e cilëson edhe si poet bohem Mirkon.

Në ndërkohë, poezia e cila cilësohet edhe si më e mira e poetit, “Varka e Nojit” erdhi e interpretuar nga studentja Ela Tafa si parahyrje e fjalës së poetes dhe studiueses Naime Beqiraj e cila e nisi duke thënë se Mirko Gashi përmes kësaj poezie e zhgjëndërron objektin e premtuar e të mbrojtur biblik. E shpie tej dhe e sjell deri në ditët tona.

Për Beqirajn, Gashi ishte ëndërrimtar, vrojtues, ndërtues, stugmatizues e shigjetues njëkohësisht dhe se askush para tij nuk ka shkruar kështu. Ai nuk ishte i zakonshëm, as në jetë, as në krijimtari.

“Në poezitë e të gjitha librave që botoi, ndërtohen iluzionet që burojnë herë nga revolta, herë nga dashuria, e sidomos dashuria e cila në poezitë e Gashit resh pa pushim, ndonëse me thurje të ndryshme. Dashuria e Gashit është edhe lojë, edhe fjalë, edhe heshtje, edhe mitologji, edhe gëzim.”

Studiuesja Naime Beqiraj nuk la pa përmendur edhe figurat shqiptare dhe poezitë përkushtim që zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Gashit. Gjergj Kastrioti, Mic Sokoli, Shtjefën Gjecovi, Muslim Mulliqi, Homeri, Anton Pashku e Nëna Terezë, janë disa nga figurat që autori poezinë e mbindërton si bashkëbisedim me personazhin.

“Ato vijnë spontane në vargun elegant, duke mos e shoqëruar poezinë as duke mos u bërë themel i vargut. Ato ndërtohen natyrshëm dhe bëhen banesa, streha e shtrati i poetit”, pohon Beqiraj.

Mirko Gashi duke qenë edhe aktor, ka arritur që poezitë e tij t’i sjell në atë formë saqë shpesh të bëjnë të ndihesh si në teatër, e pikërisht kjo e bënë studiuesen Naime Beqiraj të ndihet e privilegjuar si lexuese e Mirko Gashit.

Projekti “Ora e Shkrimtarit”, organizuar nga Pen Qendra e Kosovës dhe mbështetur nga MKRS, ka nisur në muajin tetor me Esad Mekulin, për të vazhduar tutje me: Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Anton Pashkun Hasan Mekulin, Jusuf Gërvallën, Xhemail Mustafën, Rifat Kukajn, Mensur Raifin dhe përfunduar mbrëmë me Mirkon Gashin, duke premtuar që në të ardhmen të përfshijnë edhe shkrimtarë të tjerë në organizimet e tyre. / KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës përkujton sot Mirko Gashin

PEN Qendra e Kosovës sot përkujton poetin dhe boemin Mirko Gashi.

Përkujtimi mbahet në orën 17.00 në KultPlus Caffe Gallery.

 Për veprën e Mirko Gashit do të flasin Osman Gashi dhe Naime Beqiraj. Mbrëmjen përkujtuese e udhëheq Sali Bashota.

Kjo është mbrëmja e dhjetë dhe e fundit e planifikuar për sivjet nga PEN Qendra e Kosovës në kuadër të projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga MKRS-ja. / KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës përkujton nesër Mirko Gashin

PEN Qendra e Kosovës nesër përkujton poetin dhe boemin Mirko Gashi.

Përkujtimi mbahet nesër, 19 nëntor dhe fillon në orën 17.00 në KultPlus Caffe Gallery.

 Për veprën e Mirko Gashit do të flasin Osman Gashi dhe Naime Beqiraj. Mbrëmjen përkujtuese e udhëheq Sali Bashota.

Kjo është mbrëmja e dhjetë dhe e fundit e planifikuar për sivjet nga PEN Qendra e Kosovës në kuadër të projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga MKRS-ja. / KultPlus.com

‘Trekëndëshi poetik i paqes’ vjen me edicionin e 10-të, i përkushtohet shkrimtarit Mirko Gashi

Me një vonesë prej tre muajsh, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19 që përfshiu edhe Kosovën, nesër në Grykën e Karadakut, afër trekëndëshit kufitar, mbahet edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Ky edicion, që planifikohej të jetë si edicion jubilar, shkaku i rrethanave pandemike, këtë herë mbahet ndryshe nga herat tjera, duke shmangur Orën e madhe letrare “Koha e poezisë” dhe, duke u mjaftuar vetëm me botimin e revistës së Manifestimit si dhe organizimin e tryezës letrare, që kësaj here i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, është përpjekur që, përmes përzgjedhjes së poezive për Edicionin e dhjetë, jo vetëm ta ruaj cilësinë e krijimeve por, edhe ta kultivojë si herave të kaluara, edhe gjjithëpërfshirjen, veçanërisht në raport me krijuesit letrar të të trija shteteve ( Kosovës, Maqedonisë së Verirut e Kosovës Lindore – Serbisë ), përkatësisht brezit të trekëndëshit kufitar që pikëpjekë në një gurë të vetëm, Gjilanin, Kumanovën e Preshevën.

Poashtu, edhe si në edicionet e mëparshme, edhe këtë herë, një figure e shquar letrare e këtij trekëndëshi kufitar, është temë shqyrtimi, përkatësisht vlerësimi dhe përkujtimi, shkrimtari Mirko Gashi.

Duke i sjellur në një botim të ri dhe tejet përmbledhës, poezitë e botuara pas vdekjes së këtij shkrimtari, bashkë me një parathënie të detajuar nga Anton Nikë Berisha si dhe poashtu shënimet bibliografike ( thuaja në tërësi për Mirko Gashin ) nga Prend Buzhala, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shënon këtë përvjetor të këtij shkrimtari, duke e freskuar kujtesën , si të lexuesit të mëhershëm po, edhe të lexuesit të ri, lexuesit të ardhur në ndërkohë, për këtë figure të shquar të letërsisë.

Tryeza letrare e përkushtuese e këtij Manifestimi , mbahet në ambientet e restorant “DUNAVI”, në Dunav dhe pjesmarrës, me një numër të kufizuar krijuesisht nga kjo hapësirë krijuese, janë vetëm të ftuarit nga organizatori, i cili është përkujdesur që ta ruaj edhe përfaqësimin qoftë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut po edhe nga Kosova Lindore ( Presheva, Bujanovci, Medvegja )

Referues në Tryezën letrare do të jenë emra të shquar dhe aktiv të kritikës letrare si, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha, Prend Buxhala, Emin Azemi e Sherafedin Kadriu. Ndërsa Manifestimin e mbështesin Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës ( Revistën letrare të Manifestimit dhe Tryezën letrare të “Trekëndëshit poetik…” ) dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit ( Librin e Mirko Gashit: “Blegërimë resh”). / KultPlus.com

Poeti Mirko Gashi ka shkruar pak por ka shkruar bukur për dallim nga një numër jo i vogël i poetëve

Nga: Hysen Ibrahimi

(Me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim, të poetit të Madh Mirko Gashi)

Marrë në përgjithësi, ne të gjithë krijuesit, poetët dhe historia e letërsisë shqipe i kemi mbetur borxh të madh poetit të madh Mirko Gashi, sidomos ndaj veprave të tij poetike.

Them kështu, sepse dihet fare mirë për nivelin e lartë poetik të krijuar nga vet poeti Gashi, sepse poezia e tij edhe pse është kryesisht me tematikë preokupuese për kohën, intonacioni[1] lirika  atdhetare e tij përmes fushës poetike është model i shprehjes që reflekton rrënjësisht art të bukur poetik. Ndaj, të tillë poetë të nivelit të lartë krijues, nuk duhen harruar, sepse me poezinë e tij të bukur ai futi vetën në mesin e poetëve më të mirë të letërsisë sonë. Ai e ka vendin e merituar në gjiun e letërsisë së letrave shqipe, ku ka mbetur shkrimtar i madh dhe sot ka mbetur e pa thënë dhe e pa shkruar në botën e artit letrar e poetik. Mirko Gashi, dihet tanimë, i cili ditët e fundit të jetës së tij i ka kaluar prej një jete bohemi[2] sidomos sa ishte në moshën e pensionit. Të njejtën rrugë e kaloj po ashtu edhe Gani Xhafolli i Madh, botues i disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,  pa një përkujdesje të mjaftueshme, që asnjëherë Ganiu nuk e ka lëshuar nga goja poetin e madh Mirko Gashin, ka përjetuar te njejtin fat duke jetuar jetë bohemi. Dihet fare mirë, se poeti i Madh Mirko Gashi, ka shkruar pak, (kur themi pak, e themi sepse ka shkruar bukur dhe po t’i kishte shkruar edhe 1000 vepra tjera, pak janë për Mirko Gashin) por që ka shkruar bukur dhe për dallim nga një numër jo i vogël i poetëve, që kanë krijuar dhe që po krijojnë, kjo është e vërtetë. Mirko Gashi u dallua për krijimin e poezisë së veçantë, ku burim thelbësor e ka pasur frymëzimin e sinqertë. Të rrallë janë poetë sikur Mirko Gashi, kur arrijnë me tërë qenien e vet të përjetojë dashurinë, Antlantidën, bukurinë, natyrën, muzgun e parë, orën letrare, gjuhën amtare e shpirtërore shqipe…!

Prandaj, duke lexuar krijimtarinë e mirëfilltë të poetit Mirko Gashi, çdo lexuesi do t’i bëjë përshtypje vargu poetik i ideuar nga vet poeti Gashi. Ndër poezitë e bukura të poetit Gashi, do të përqëndrohemi vetëm te poezia apo kënga e tij artistike e titulluar  ”Nisia e dashurisë-Atlanta ime”[3], poezi-këngë kjo, e cila në aspekti letrar mund t’a nxjerrim në mendjen tonë në fund të poezisë, si pejsazhin, mozaikun, pikturën, figurën së Atlandës, tërësisht reale, krejt kjo nga zgjuarësia poetike e Mirko Gashit.

Po citojmë disa vargje, kur poeti shkruan:

shkrova

për renë e zezë

për nënën Terezë

por jo edhe këtë këngë

jetoja zi e më zi

skamnor e i pasur

por i tëri në poezi

Shofim karakterin e fuqishëm të poetit Gashi, në paraqitjen e tij të të shkëlqyer imagjinative, por me një dinjitet të pathyeshëm, kur ai e përjeton këngën, pikërisht në kohën kur ai ka qenë në pozitë të vështirë jetësore duke e bartur shpirtin e tij poetik nëpër vendet e përjetimit. Thënje në varg: jetoja zi e më zi, skamnor e i pasur, por i tëri në poezi, e shkruan nga një vend që dihet për fundin e jetës së tij të vështirë, por gjithnjë i pathyeshëm.

Fjala poetike e Mirko Gashit, në shumicën e rasteve, ke qenë reale për lexuesin duke e definuar në mënyrë të qartë ”kufirin” artistik se deri ku mund të shkojë poeti, kur shkruan:

me çdo varg

shkoj larg

e më larg

Këtu, Mirko Gashi, ka arritur të fitojë vlerë të re artistike që janë në bërthamën poetike të krijimtarisë së tij, që shumë shpesh del nga shpirti i këtij poeti dhe shndrrohet nga poezia në këngë dhe anasjelltas. Vargu i poetit Gashi, mund të nxirret si jehonë poetike me dedikim universal të artit poetik.

prej tavernës[4] më shpien

në orën letrare

atje poezia ime

qe abetare

e jetës së shkretë

e jetës së vërtetë

Në qoftë se lexohet me vëmendje, nga këndi i kritikut letrar, Mirko Gashi na del si njëri ndër poetët më të thellë në aspektin e formës së krijuarit poezi apo këngë, ku me pak vargje mund të shkruhet një histori e tërë. Aftësia për t’a përshkruar një ngjarje me pak vargje që reflekton në ide aty për aty konceptin e jetës në atë kohë duke e definuar me vargje artistike, këtë e gjejmë te Mirko Gashi. Sipas tij, jeta e shkretë dhe e vërtetë qëndron midis dy ekstremeve të skajshme, si: në mesin e jetës së shkretë dhe dashurisë. Ai në vazhdim të këngës së tij, po të njejtës poezi të titulluar ”Nisia e dashurisë-Atlanta ime”, e thotë shumë bukur:

dhe aty

në odeonin e diturisë

zë fill i dashurisë

e gjeta

Gashi, nuk përdorë dozë hezitimi, ai e shpreh, e thotë, shpërthen duke i nxjerrë të zezën mbi të bardhën, në varg nga motivimi i vet ngjarjes së përjetuar në orën letrare, sa bukur e thotë, dhe aty, në odeonin e diturisë, zë fill i dashurisë.

Duke e konstatuar krijimtarinë e tij deri më sot, poeti Mirko Gashi, ka mbetur poet i Madh. Ai, me vetëdijën e tij të lartë, në fushën e krijimtarisë poetike, ka arritur në çdo kohë duke kërkuar forma të reja shprehëse, nga një bërthamë e re poetike që ka nevojë për t’u shkruar dhe për të mbijetuar të gjitha kohërave në fushën e letërsisë artistike. Dhe, sipas mendimit tim, këtë ia ka arritur, sepse poezia dhe puna në kuadër të çështjes kombëtare me guximin e Mirko Gashit, ka shpërfyer në jehonë deri te veshi i arsyes që kanë pasur një rrugë pa kthim.

Ja, ky është poeti i Madh Mirko Gashi, të cilin po e përkujtoj 8me shumë pak rreshta e që ai dhe vepra e tij meriton një studim rrënjësor) me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim, por ai ka mbetur i pavdekshëm me punën dhe krijimtarinë e tij letrare.


[1] Ngritja, ulja e forca e zërit, si edhe mënyra e shqiptimit a e theksimit të fjalëve, kur synojmë që të shprehim sa më mirë ndjenjat e qëndrimin tonë dhe të ndikojmë te dëgjuesi;

[2] Turmë njerëzish (zakonisht artistësh endacakë) në vendet kapitaliste, që bëjnë jetë të çrregullt e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së këtyre njerëzve.

[3] http://poezishqiptare.blogspot.com/2012/12/poezi-nga-mirko-gashi.html

[4] Pijetore jo shumë e madhe në bodrumin a në katin e poshtëm të një ndërtese. Pronari i tavernës. Pinë në tavernë. /KultPlus.com

Vajza e Mirko Gashit: Babai dilte me pallto nga shtëpia dhe kthehej pa të!

Arbër Selmani

Zora Gashi Kurti dhe Mirko Gashi kanë shumë të përbashkëta. E para është bija e të dytit, ndërsa i dyti ishte një baba i pazakonshëm për të parën.

“Mirko Gashi nuk ishte njeri i zakonshëm, e poashtu edhe si baba nuk ishte i zakonshëm. Ishte i gatshëm t’i jepte gjithkujt gjithçka, madje ka pasur rast që ka dalë nga shtëpia me pallto dhe është kthyer pa të! Përveç nga ai, si bijë e tija kisha mundësi t’i takoj edhe miqtë e tij dhe të mësoj shumë nga miqtë! I veçoj takimet me Ali Podrimën, Rifat Kukajn, Anton Pashkun e posaçërisht takimin me Ismail Kadarenë në Prishtinë”.

Zora, vajza e Mirko Gashit, ka vendosur të na tregojë pak për shkrimtarin e njohur kosovar. Kush i do vargjet e bukura, nuk e ka lënë në harresën e tabullarasë Mirko Gashin. Mirko lindi në Kralevë në vitin 1939, i biri i atdhetarit Mark Gashi. Para se ta kuptonte se qenia e tij bën gjumin më të mirë në letërsi, Mirko do të punonte si gazetar e mësues, në Preshevë e më pas në Prishtinë, në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës, në gazetën “Koha”. [i]

Mirko Gashi dhe Zora

Ja një tablo e Mirko Gashit si baba.

“Si fëmiun e parë të tij më merrte kudo me vete, edhe nëpër kafene, teatër, nëpër orët e ndryshme letrare. Më pak i këndshëm është një kujtim tjetër: edhepse ndarja e prindërve u bë me marrëveshje, për secilin fëmijë ndarja len gjurmë të hidhura në jetën e fëmijëve” tregon Zora.

KËNGA

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë
veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mire u bë –
ti ke shtëpi 
unë këngë 

dhe kështu
që të dy jemi poetë 
Un’ e TI
                                Mirko Gashi

“Në poezi, kërkonte perfeksionizëm. Ndonjëherë një varg ka ditë me e preokupu me ditë të tëra. Nuk e ka kursyer kohën dhe ndihmën për poetët e rinj. Ishte i preferuari i studentëve si në takimet e tyre, si në orët letrare, kështu që nuk i mbeti shumë kohë për neve që ishim fëmijët e tij!” vazhdon tregimin e saj Zora, sot një grua e rritur e cila po provon ta bartë tek fëmijët e saj dashurinë për letërsinë dhe për fjalën e shenjtë që, po doli në ajër, nuk kthehet më pas dhe kultivohet si lule e përjetësisë.

“Mirko i kishte talent edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, të cilin talent e kemi trashëguar edhe ne fëmijët e tij e poashtu edhe nipat e tij! Fliste italisht, frëngjisht, gjuhët slave e posaçërisht e njihte mirë edhe gjuhën rome. Ka qenë padyshim përkthyesi më i mirë i yni nga serbokroatishtja në shqip” shprehet Zora Gashi Kurti, vajza e Mirko Gashit, sot 54 vjeçare.

Mirko Gashi me djalin, Lumin

Mirko është burrë që nuk duhet harruar, një prej figurave prominente të skenës letrare të Kosovës. Madje, plot e kanë krahasuar edhe me Ali Podrimën e Anton Pashkun, për mjeshtërinë e shkrimit dhe për largimin e hershëm nga jeta. Mirko pati edhe shumë për të dhënë. E thotë ndonjëherë poezia e munguar e tij, e thotë edhe vetë Zora. Trashëgimia e Mirkos, për lexuesit e tij, është liricizmi i tij, fjalët e tij thurur maestralisht.

Ka botuar “Në vorbullën e ujit” në vitin 1972, “Netët e bardha” tre vite më pas, “Liberto për gjenetivin e ujit” në serbisht në vitin 1997, “Gjarpëri i shtëpisë” në vitin 1980, “Arbror vitae” në vitin 1988 dhe “Plagë uji” në vitin 1990. Në gjuhë të tjera, falë mishërimit dhe talentit të tij, janë përkthyer Ali Podrimja, Ibrahim Kadriu, Din Mehmeti, Sabri Hamiti e shkrimtarë tjerë. [ii]

KAH PO E SHOH KËTË LULE

O zot, im zot

kah po e shoh këtë lule

në të cilën vdekja dhe jeta

shëtisin dorë për dore

duke i kënduar oda ujit

më është e qartë

se duhet jetuar

dhe duhet parë këtë mrekulli.

                                Mirko Gashi

Ja pse Mirko Gashi nuk jepte shumë intervista gjatë jetës së tij, edhe pse rinia dhe njerëzit e dashuronin personalitetin e tij magnetik.

“Le të flasin vargjet. S’jam unë as Fadil Vokrri e as Sabri Fejzullahu. Ata janë për faqe të para të gazetave. Kjo është hera e dytë që jap intervistë. Më kanë lutur, por s’doja të flisja…”[iii]

***

Zora Gashi kujton sot shumë prej babait të saj, i cili ka ndërruar jetë më shumë se dy dekada më parë.

“Ishte periudha kur Kosova kalonte nëpër vorbull edhe në përmbledhjen e poezive në librin e tij ‘Në vorbullën e ujit’, kjo reflektohet. E përjetonte vështirë këtë kohë, u rreshtua me studentët, nuk ngurroi t’i dërgojë telegrame proteste deri edhe te Millosheviqi. Personalisht mua më pëlqen poezia ‘Time bijë’, të cilën ma kushtoi mua” tregon Zora.

DËGJOJ ZOGUN
Time bijë

Zogu piu ujë në vorbullën e lumit
prej këngës së tij të pikëlluar apo të gëzuar
fishket dhe lulëzon lulja

kështu
takohen pranvera dhe vjeshta
shumë gjëra të thjeshta
derisa shëtisin nëpër mendimet tona
kërkojnë limanet e kuptimit
bredhin e lundërojnë
lundërojnë
më kot
nëpër botë.

zogu piu ujë në vorbullën e lumit
e kënga e tij m`tingëlloi
si kënga e shtojzovalles
që shëtit nëpër trotuar
të qytetit tim
sikur të ishte trimi
I cili theu prangat e përrallës.

E, kush duhet të shkruaj poezi?

Vetëm ai që e ndjen pulsin e popullit. E, mund ta ndjejë nëse jeton në mesin e tij. S’mundet të ndjejë pulsin e masës poeti që shëtit me “Mercedez” e që jeton në vilë luksoze. Nuk them se poetët për të shkruar poezi duhet të jetojnë në kushte “mizerable” sic kam jetuar unë dekada të tëra, por ai gjithsesi duhet të gjendet në mese të ndryshme të shtresave më të gjera popullore, t’i njohë hallet dhe peripecitë e tyre, gëzimet dhe lumturitë, jetën e tyre… Me ka ndodhur që gruaja 70 vjeçare të ma lëshojë vendin në autobus, cka për mua ka qenë kritikë mbi të gjitha kritikat. [iv]

Zora rikthehet në retrospektivë për të kujtuar momentet e fundit të jetës së shkrimtarit të parë bohem nga Prishtina, Mirko Gashi, familjarit të saj më të afërm.

“Mirko Gashi vdiq më 1995. Ishte periudhë e vështirë për Kosovën. Presidenti Rugova tregoi shumë respekt dhe kujdes për të, por ishte koha që kërkonte prioritete tjera. Në periudhën e pasluftës u krijua elita e cila nuk kishte shumë sens për artin në përgjithësi. Më kujtohen momentet e fundit të jetës së tij, kur unë ende nuk isha e gatshme të ndahem nga ai dhe e përjetova rëndë ndarjen. Më kujtohet shpesh humori i tij specifik, ishte vizionar, ndoshta ka shpresu që njerëzit të kenë më shumë etje për kultivimin e fjalës së bukur” tregon Zora.

Do të ishte mëkat sikur një grua hijerëndë dhe e sofistikuar si Zora të mos trashëgonte fjalët e bukura dhe talentin për poezinë, si Mirkoja.

“Normalisht që unë i kam shkrimet e mia që nuk mendoj t’i publikoj. Jam e kënaqur që kam arritur që tek djemtë e mi të mbjelli dashurinë për fjalën e bukur” përfundon Zora.

(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).


[i] https://sq.wikipedia.org/wiki/Mirko_Gashi

[ii] http://poezishqiptare.blogspot.com/2012/12/poezi-nga-mirko-gashi.html

[iii] https://portalionline.com/mirko-gashi-jetoj-ashtu-sic-deshiroj/

[iv] https://portalionline.com/mirko-gashi-jetoj-ashtu-sic-deshiroj/

Përhënie

Poezi nga Mirko Gashi

Në dreq të mallkuar
me drapërin e hënës së re në rërë
mjellmën e argjendtë e kanë prerë
Mes brigjeve uji
shtatë diej fundosi
dy hëna nusërore varrosi
Mjellma e zezë
dhe ajo e bardhë
mua më kerkojnë
pas hënës së re
të zi ose të bardhë
Dhe mbaj në mend
kur hëna bashkohet
dhe hëna në det fundoset
ai do të rritet tatëpjetë baticës
Vdekja dhe jeta
shetisin dorë për dore
si binjakët që shkojnë në shkollë ujore
për të mësuar
pse vlon qumështi në gjirin e nënës
qysh zgjohet deti në prehërin e hënës
në baticë
kërkojnë fytyrat tona të humbura
e ti lule
zhvisheshe ngadalë
ata duruan të të shohin
durimi
është kufiri i menqurisë dhe çmendisë
I përngjan hënës
e nënës
ai është limani
i fundit i mirësisë
O Zot
droj
se do t’i prejnë
rrezet e Hënës
si do ta luajë atëherë
elegjinë për dëmin
në lyrën time pa tela
Hëna drapër
korrte valët e detit
Njeriun e pret korrja
ai gjuan draprin e hënës
Në krahërorin e jevgut
e krisur
hëna dënes
Njëherë marama të bëhet e mbrama
mbaron loja
do të jetë Hëna
do të ketë rreze
të mbyllet syri
të pushon goja.
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
Në prehërin e hënës
sa e lumtur
më ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta.
E unë e hëna vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
Ku është Atlantida
Troku i kalëfuqive
buçet
Korbat nëna
e çalë hëna
do të vyshken
burbuqet
Ji i gëzuar
mos rri me lot
sonte niset hëna e plotë
Nëpër guaca po fle gaca
sonte niset hëna e plotë.

Populus Illyricus

Poezi e shkruar nga Mirko Gashi.

Populli

e di

kur duhet bërë kryq

me tre

e kur

me pesë gishtërinj

e kur

të thuhet dova

Ai

më së miri

të thotë

s’ka perëndi të tjerë

përveç meje

Populli të thotë

se s’ka kryeplak

më të urtë se fshati

Ai e ka meteorologjinë

e vet

në gjunjtë e pleqëve e të plakave

kur ky yll apo ai

gjendet këtu apo aty

Populli di

pse

s’duhet përqeshur lumin

për rrugën e tij gjarpërore

rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë

po lumi kurrë

2.

pasi vetëm ai e di

rrugën e vet

vallen e popullit

askush

s’do ta mësojë

as t’i marrë erë

për një jetë kalimtare

Kurrë mos humb besë

ndaj Zotit tënd të ri

beso

e po të besoj

në këtë aksiomë

Çdo fjalë që të thuhet

Populli e di

se vetëm fëmijët dhe kafshët

të duan pa hile

për Popullin

është e stërvockël

Ai e ka çelësin

për çdo rebus

vetëm për të s’ka enigma

Eu

Ai

di

se cili mashkull i shtëpisë

është për pazar

e cili jo

Ai e di

mu si Luli i vocërr

3.

ku është hija

e ku gjendet dielli

kush është Mark

kush Januz

e kush Janus

Populli e ka syrin

të thellë

sa një oqean

populli të thotë

se kënga

është vaji i burrit

se kështu e ka jeta

Ai ka

çka s’ka

asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri

apo ndonjë tjetër

po Ai

i mjeri

Për çdo gjë që ke ndier

mos beso as ti

po populli

e di

Ai

para se ta capojë

të njëmbëdhjetin hap

dhjetë i ka kaluar

Populli

s’ka epiqendër

të gjitha trojet

e skajet

e tij

ashtu mund të quhen

4.

Populli të mëson

me proverba

ai të thotë:

“I di Meta punët e veta”

Poezi nga Mirko Gashi.

Unë s’kam shtëpi, as ti këngë, që të dy jemi të shkretë

Mirko Gashi

Kënga

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që të dy jemi të shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mirë u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë

dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI.

‘Populli e di kur duhet bërë kryq me tre e kur me pesë gishtërinj’

Mirko Gashi / Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë

2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr

3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s’ka
asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s’ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen

4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
“I di Meta punët e veta”

Pse është harruar poeti ynë i madh, Mirko Gashi?

Shkruan: Tefik Selimi

Kaluan shumë kohë nga vdekja e poetit, Mirko Gashi dhe askush nuk bën asnjë fjalë asnjë shkrim për te. Pse, athua? Kjo dhemb. Dhemb për faktin se ai ishte njeri i madh në jetë. Kjo është një “dhimbë” për njeriun si njeri, por edhe për krijuesin e madh të anës së Malësisë së Karadakut jetik.

Siç dihet, Mirko Gashi jetoi më pak në vendlindje, Selishtë, e më shumë jetoi në Prishtinë. Këtu edhe vdiq, më (1995). Vdiq dhe sikur u harrua përgjithmonë. Prishtinas, ia keni borxh këtij shoku e kolegu tashmë të ndjerë, Mirko Gashit një përvjetor. Ai nuk e meritoi këtë “harresë” kaq të gjatë. Nuk e meriton këtë “largim” nga mendja Mirkoja ynë i madh. Ai më nuk është në mesin tonë. Por, me ne jeton vepra e tij madhore.

Mirko Gashi ishte nga një familje me tradite atdhetare. Është i lindur më 2 janar të vitit 1939 në Kralevë të Serbisë. Shkollën fillore e kreu në Preshevë, kurse gjimnazin në Gjilan. Kreu edhe shkollën e gazetarisë. Një kohë punoi si mësues në fshatin Caravajkë, komuna e Preshevës. Pastaj punoi si gazetar në Radio Prishtinë, në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë dhe më në fund punoi në gazetën “Kosova” derisa u pensionua. Jo vetëm kaq..

Ai la vepër të pavdekshme. Për sa kohë jetoi, la një krijimtari të dalluar dhe të veçantë në letërsinë tonë shqipe. Për sa kohë ishte gjallë, ai botoi disa vepra letrare, si janë: “Në vorbullën e ujit”, Prishtinë,1972, “Netët e bardha”, Prishtinë- 1975, “Gjarpri i shtëpisë”, Prishtinë -1980, “Arbror vitae”, Prishtinë -1988, “Plagë uji” Prishtinë -1990.

Ky autor është përkthyer në disa gjuhë, frëngjisht, serbokratisht, gjermanisht, arabisht, sllovenisht, anglisht, turqisht dhe maqedonisht. Është i prezantuar në disa antologji të autorëve të ndryshëm. Ai ka kontribuar në përkthimin e disa veprave nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate. Ka përkthyer poezitë e A. Podrimjes, Din Mehmetit, Qerim Ujkanit, Sabri Hamitit, Ibrahim Kadriut etj. Mirko Gashi, pas një veprimtarie të begatshme letrare, vdes në vitin 1995 në Prishtinë. Dhe, jo vetëm kjo.

Vdekja e tij është plot dhimbë. Dhimbë për njerëzit që e kanë dashur dhe njohur njeriun e krijuesin e madh. Ai jetoi jo vetëm si të gjithë njerëzit, por jetoi dhe ajo “jeta” e tij është paksa më e veçantë se e të tjerëve. Pse po e themi këtë? Fakt është. I madh e i vogël i Malësisë së Karadakut e njohin dhe e nderojnë poetin e kësaj ane, i cili, sa jetoi, krijoi vargje me vlera të larta letrare e artistike.

Ai qe një krijues i madh i artit. Arti për Mirko Gashin ishte një gjë e “shenjtë”, sepse atë art e deshi me thellësi të shpirtit e të zemrës. Ai poezinë e kuptoi si diç që “flet” dhe kjo madhështi sikur në shpirtin e tij të madh zuri “vend”. Ai ishte një shpirt i ndjeshëm dhe i fuqishëm prej poeti. Sikur vokacioni i tij poetik ka një ndjeshmëri edhe sot.
Mirko Gashi ka një jetë që do të duhej të shkruanin të tjerët shumë për te. Shpirti i tij, edhe si njeri, por edhe si poet, ishte një bohem që la gjurmë prej krijuesi të madh.

Ishe jo i hajthëm si Migjeni, por më i ndjeshëm se shumë të tjerët. Pos veprave letrare, Mirko Gashi, ai la edhe “vepra” tjera në jetë. Ishte një artist i madh i skenës së filmit. Si i tillë, ai jetoi jo vetëm me vargun poetik, të cilin e deshi shumë, por jetoi edhe me rolet që i luajti në jetë. Biografia e tij është shumë interesante. Ai ka qenë një njeri i lindur i artit e i skenës. Sikur ky art e “pushtoi” dhe e mori para kohe. Nuk deshëm me këtë shënim të bëjmë ndonjë analizë për veprën e tij letrare, por deshëm t”ia përkujtojmë lexuesve dhe miqve të tij se Mirko Gashi është i harruar prej shokëve, miqve e krijuesve. Është harruar qe sa kohë. Nuk përmendet e as që shkruhet. Pse?

Ai nuk meriton të harrohet. Ai meriton të nderohet dhe të shkruhet më shumë se disa të tjerë. Nuk harrohet vendi ku ai gjithnjë ka pirën e ka ndejtur. Edhe sot shokët dhe kolegët e tij të çmuar e nderojnë vendin e tij dhe e quajnë: “Vendi i Mirkos”. Ja vetëm një argument e shtuam, por sa e sa argumente të tjera janë për Mirkon e nderuar dhe shumë të çmuar.

Do të ishte mirë që të afërmit e tij, që sot jetojnë në Gjilan, Zhegër e në vendlindje, Selishtë, ta ngritin zërin për një Akademi përkujtimore për të madhin, Mirko Gashi. Ai ka merita të mëdha në jetë jo vetëm si krijues, por edhe si njeri dhe si artist i jetës… E meriton një shënim pak më të gjatë apo më shumë se ky që sot vetëm e zumë në fjalë. Besoj… / KultPlus.com

Kënga…

Poezi e shkruar nga Mirko Gashi.

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
cdo gjë mire u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë
dhe kështu
që të dy jemi poetë në ty.

Populus Illyricus

Poezi e shkruar nga Mirko Gashi.

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë.

2.-

pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr

3.-

ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s’ka
asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s’ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen

4.-

Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
“I di Meta punët e veta”