‘Mona Lisa’, protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Da Vinçit

Protestuesit kanë hedhur supë në pikturën e mbrojtur me xham të Mona Lizës në Paris.

Piktura e shekullit të XVI-të nga Leonardo da Vinçi është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër të Parisit.

Piktura mbrohet me antiplumb, kështu që nuk ka gjasa të jetë dëmtuar.

Një video shihen dy protestuese femra të veshura me bluza që thuhet “përgjigje ushqimore” duke hedhur supë mbi pikturën.

Më pas ata qëndrojnë përballë, duke kërkuar të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, duke thënë se “sistemi ynë bujqësor është i sëmurë”.

Sigurimi i muzeut më pas shihet duke vendosur ekrane të zeza përpara tyre përpara se dhoma të evakuohet, shkruan BBC.

Kryeqyteti francez ka parë protesta nga fermerët ditët e fundit, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund rritjes së kostove të karburantit dhe për thjeshtimin e rregulloreve – të premten ata bllokuan rrugët kryesore brenda dhe jashtë Parisit.

Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë.

Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë, duke u kërkuar njerëzve të “mendojnë për Tokën”./Klan Kosova/ KultPlus.com

Kolonelin ka kush e vret

Kur e lanë mbas kodrinën e fundit dhe dolën në një pllajë që qonte te rrahat ku mrizonin bagëtia, Gazetari amerikan ndjeu sikur u lirue nga sikleti kur u ndalen te memoriali i fundit dhe turma çirrej me ato ulërimat gjithë fyerje ndër më çnjerëzorët që i drejtoheshin kufomës së Kolonelit të vrarë.

Këto janë varret, pyeti Vlorën e çmendur.

Nuk janë varre, po gropë coftinash, ia ktheu ajo.
Gazetari amerikan sikur u zu ngusht. Mendja ia tha se Vlora tashmë ngatërronte gjërat keqas.

Koloneli nuk do të ketë varr. Do të hudhet në gropën e coftinave. Kështu kanë vendosë ata që e kanë vrarë! Kjo nuk është vetëm hakmarrje, por një kërcënim ndaj atyre që shpallën tradhtarë dhe ndaj viktimave të tyre, turmës së pafund. Ç’e do që në këtë botë të përhumbur viktimat nënçmohen, ndërsa vrasësit nderohen dhe madje kremtohen deri në dalldi…

Sapo i tha këto, Gazetari amerikan i tmerruat fare, pa se si Vlera e çmendur mori ikën drejt Sukës me çirrmën ngojë:

“Oh, Amerikë!…Amerikë!”

(Shkëputur nga romani “Mona”, Prishtinë, 2020). / KultPlus.com

“MONA” nga Jusuf Buxhovi, promovohet nesër në Gjakovë

“Mona”, romani më i ri i shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, nesër do të promovohet në Gjakovë, shkruan KultPlus.

Autori ka zgjedhur Gjakovën, jo vetë se në njëfarë mënyre, ambienti i saj (Dushkaja, Reka e Keqe, Suka), janë pjesë e ngjarjeve të imagjinuara të romanit, pra protagonist aktiv, por edhe për atë se nga aspekti historik dhe kulturor, ky qytet, në të kaluarën, ka qenë laborator i karantenimeve të ndryshme, që kanë pasë për qëllim luftën kundër identitetit etnik dhe atij kombëtar deri te përmasat e gjenocideve dhe etnocideve.

Promovimi mbahet nesër, në Bibliotekën e Qytetit, në orën 12:00.

“MONA” mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”. Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje.

Pra, bëhet fjalë për një konstrukt thuajse absurd për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në Kosovës me struktura të caktura kriminale, të cilat me anën e tyre etablohen në politike, nis një hulumtim rreth mbylljes (izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet se ishte vrasje me paramendim… /KultPlus.com

Ah, Amerikë! Amerikë!

Nga: Jusuf Buxhovi

Kur e takova për herë të parë te “Kafe Qorri” kujtoja se, nga ato që kishte përjetuar si dhe nga anatema e ambientit që “për arsye morale”,nuk i pranonte dëshmitë e tilla, do të kisha të bëj me një të çmendur.
Ç’është e vërteta, ajo fillimisht ma përplasi në fytyrë klithmën “Ah! Amerikë!… Amerikë!…”, që e kishte si refren dhe sikur nuk mund t’ia niste pa të. Por, sapo i thashë se as Amerika nuk ishte engjëll, se isha shumë kritik ndaj disa qëndrimeve të politikës amerikane në pjesë të ndryshme të botës, veçmas ndaj partneritetit të fshehur me grupe religjioze dhe kriminale për qëllime që i di vetëm ajo, më tha se kur fliste ashtu kishte parasysh se atë duhej kuptuar si një gjendje thuajse absurde, që i përshtatet asaj: “vaj pa Amerikën, e hall me të…”
Duket se ato që ia thashë në mënyrë kritike për politikën amerikane, sikur ia zbutën mllefin që e shprehte si refren. Kështu, në një anglishte të rrjedhshme, qetë-qetë, zuri të fliste për atë se kush ishte dhe si kishte ardhur deri aty që të shpallet “e çmendur” me certifikatë mjekësore, e lëshuar nga Klinika Psikiatrike e Prishtinës. Dhe, madje, atë gjendje ta pranojë për t’u shpëtuar edhe të tjerave, që e quajti si “privilegj”, ngaqë “liria e çmendisë” e amnistonte prej çfarëdo sjelljeje qoftë edhe e ndëshkueshme nga ana ligjore. Kështu ndjehej e lirë në një vend të robëruar shpirtërisht dhe politikisht nga një klasë kriminele, që ndonëse me pushtet të madh politik, megjithatë mbeteshin të robëruar nga ndërgjegjja e papastër që i vret dhe do t’i vrasë përherë…

(Shkëputje nga romani “MONA”, që sapo doli nga shtypi) /KultPlus.com

Del nga shtypi romani më i ri i Jusuf Buxhovit

“Mona” është romani më i ri i shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, shkruan KultPlus.

Proza mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”. Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje.

Pra, bëhet fjalë për një konstrukt thuajse absurd për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në Kosovës me struktura të caktura kriminale,
të cillat me anën e tyre etablohen në politike, nis një hulumtim rreth mbylljes (izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet se ishte vrasje me paramendim.

Nxjerrja e kësaj të vërtete trishtuese kalon nëpër dy vija paralele: atë të hulumtimit të gazetarit amerikan me rastin, duke kaluar nëpër ngjarjet gjatë dhe pasluftës kur edhe do të ndodhin vrasej dhe krime të ndryshe të shumtën me motive poltike të pasqaruara, dhe të Monës, që shpallet e çmendur, ku paraqiten situatat e një trilleri politik të pasluftës, ku Koloneli, në njërën anë kremtohet si idealist dhe në tjetrën si vrasës dhe tradhtarë. Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë për t’u gjuajtur në një gropë ku mrizojnë bagëtia.
Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë sjellin përfytyrimin trishtues të një vrasjeje të paralajmëruar me motive politike prej nga gazetarit amerikan sikur i tumiret dyshimi i Monës së shpallur të çmendur, se Dushkaja po kthehet në një laborator për eksperimentimin e një virusi të ri nga ideologjia dhe religjioni, për nevojat e rendit të ri botëror, për nga ka burimin edhe klithma e saj absurde para atyre që ajo i merr për vrasës: Oh, Amerikë! /KultPlus.com