Së shpejti vjen “TRocks”, koncerti më i madh rok mbledh bashkë artistët e njohur shqiptarë

Pas performancës së djeshme të Rita Orës dhe organizimit të Sunny Hill Festival pak ditë më parë, kryeqyteti do të përjetojë një tjetër koncert me emrat më të njohur të muzikës rock. Të gjithë ata dashamirës kësaj rryme muzikore do të kenë mundësi që të ndjekin një mbrëmje të dedikuar me këngëtarët dhe grupet e njohura shqiptare.

T-Rocks është një manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë. Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do të keni mundësinë të ndiqni artistë si Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Brios Band, Edea Demaliaj & Band, Grupi Burn, Offchestra dhe Niki & Band.

Biletat i gjeni në link: https://vivere.al/home/tiranarocks.

Tirana është kthyer në një qendër të njohur për evente të mëdha. Koncerti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë./tvklan.al/ KultPlus.com

Offchestra përmbyllë “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”

Të shtunën në Vjenë, përfundojnë “Javët e Kulturës Shqiptare”, me një mbrëmje të veçantë, siç e kanë quajtur organizatorët, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje e 9 dhjetorit, përmbyllë përfundimin e rreth 12 aktiviteteve të “Javëve të Kulturës Shqiptarë në Austri”. Në këtë mbrëmje do të performojë grupi i njohur kosovar Offchestra, ndërsa mysafir nga Shqipëria e Kosova do të jenë Flamur Lokaj dhe Genci Treni-Gega për disa këngë në fillim të koncertit.

Pas koncertit ERLI & ANYLA (powered by NEEDLE VINYL BAR) do ta marrin rolin e DJ-te dhe do t’i argëtojnë të pranishmit deri në orët e vona… Krejt kjo ndodhë në SCHWARZBERG (ish OST Klub), Schwarzenbergplatz 10,1040 Wien me fillim nga ora 20:30./ KultPlus.com

Gipsy Groove dhe pesë këngët që ata i sjellin fuqishëm (VIDEO)

Bendi kosovar Gipsy Groove, i cili është themeluar në vitin 2010-të, është një ndër bendet më të pëlqyera në vend.

Gipsy Groove ka gjashtë anëtarë dhe ky është mbase bendi i vetëm multi-etnik i cili përfshin rom, shqiptarë dhe turq në një grup të vetëm, të cilët i bashkon muzika më shumë sesa mund t’i ndajë përkatësia e tyre etnike.

Dhe mu ky fakt ka kontribuar që bendi të krijojë muzikë shumë unike që është miks i kulturave, këngëve dhe traditave të gjithë popujve të Ballkanit, e cila pëlqehet në secilin vend të rajonit.

KultPlus, po sjellë sot pesë këngë të interpretuara nga ky bend e që janë shumë të dashura për publikun:

“Ederlezi”, është këngën që Gipsy Groove e interpreton bashkë me Genc Salihun.

“Ballkan Mania”

“Opa Cupa”, këngë e interpretuar nga Gipsy Groove bashkë me Bendin Offchestra

“Djelem Djelem”

“Tutti Frutti”