Genc Salihu sapo ka lansuar këngën më të re të titulluar “Sevap City Blue”, këngë që vjen me tekst dhe muzikë të vet Salihut e me producent Florent Boshnjaku.
KultPlus ju sjell videoklipin e kësaj kënge, por edhe tekstin që është një tekst tejet i vecantë i këtij projekti të fundit të Genc Salihut.
O, shpirti jem osht n’dhimtë
Se e din që s’të njeh ma.
Dhe qyteti osht i lanun, lanun, lanun, l
anun mbas
Silueta të njerëzve të vorfun
nji kafshatë m’e futë në bark
Dhe unë mendova që hala t’kam
afër vetes, qaty ngat
Zgjim i gjallë.
Osht e hane sot
Fëmijët nuk janë aty ma
Të dielen dielli na mashtroi aq lehtë
M’u duk se t’kisha pranë.
Go slow, go slow, go slow
Nuk ka shansë prej ksaj zhurme n’kokë…
Dhe udhëtarët nisen herët për me mbrri
dielli pa dalë
Mos u tut, osht pjesë e shkurtë që duhet me u kalu në kambë
E mbas asaj osht vetëm ujë dhe qiell dhe kurrë mos kqyr
përmbas
Përnime ki me u habitë qysh moti çelë
kur kqyrë tenaltë.
Osht mrekulli që ndodhë veç verës
Pse me u mbyllë ndaj thirrjes saj
Ti kurrë s’ki deshtë me fole laktë
Po, mos u mërzit, tash bon
U bo, mama, rock! Mundesh
krejt çka ke deshtë me kanë
U bo, mama, kurrë nuk thé kurgjo./ KultPlus.com
