Nis peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Grupimi i tifozëve kryeqytetas, “Plisat”, kanë paralajmëruar se tashmë ka nisur peticioni për vendosjen e shtatores s komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë, përcjellë KultPlus.

“Plisat” përmes një statusi në rrjetin social Facebook kanë treguar se tenda për nënshkrimin e peticionit është vendosur afër shtatores së Skënderbeut dhe do të jetë e hapur nga ora 11:00 deri në 23:00.

KultPlus ju sjell postimin e plotë të tyre:

Peticioni nuk është vetëm për qytetarët e Prishtinës por është për të gjithë. Është edhe për ty që je pjesë e politikës, për ty që je rrit politikisht në emër të UÇK-së dhe familjes Jashari, është edhe për ty që ishe shok, bashkëluftëtar i komadantit Adem Jashari, është edhe për ty qe sje i Drenicës, që sje i Prishtinës, është edhe për ty qe je familje dëshmori, veterani e invalidi. Lufta e bacit Adem nuk ishte e ndarë por ai luftoi për Kosovën pjesë të Shqipërisë, luftoi sakrifikoi dhe u flijua me gjithë familjen e tij për të gjithë ne, pra Baca Adem e meriton të jetë në kryeqytetin e Kosovës, përkrah heronjëve të idealit të tij.

Mos prito, dil edhe ti nënshkruaje peticionin në sheshin Skendërbeu në Prishtinë.

Tenda hapet nga ora 11:00 deri 23:00. / KultPlus.com

Plisat: Ne të gjallë nuk do ta lejojmë Partizanin e Beogradit të luajë në Prishtinë

Tifo grupi “Plisat” ka reaguar pas disa lajmeve se drejtori sportiv i Klubit Futbollistik Flamurtari, Arbnor Morina, e ka ftuar Partizanin e Beogradit të luajë në Prishtinë në turneun “Fadil Vokrri”.

“Plisat” në reagimin e tyre kanë thënë se ata të gjatë nuk do ta lejojnë që klubi serb të luajë në Prishtinë. Klan Kosova / KultPlus.com

Reagimi i plotë i Plisave:

Plisat kthehen për në Kosovë, marrin 30 banorë të Durrësit për në Prishtinë

Plisat kanë qëndruar sot në Durrës, për të ofruar ndihma për qytetarët e goditur nga tërmeti, shkruan KultPlus.

Të njëjtit tashmë janë duke u kthyer për në Prishtinë, por jo me të njëjtin numër, ata kanë marë me vete në autobus edhe 30 banorë të Durrësit, të cilët do të strehohen në Kosovë, pas rrënimit të shumë shtëpive në Durrës, pas tërmetit të madh që ka goditë Shqipërinë./KultPlus.com

“Plisat” fillojnë mbledhjen e ndihmave në sheshin “Zahir Pajaziti”, në 15:00 nisen drejt Shqipërisë

Grupi i tifozëve “Plisat” nga Prishtina sot kanë nisur një aksion për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ky grup tani është duke mbledhur ndihma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të sjellin ushqime, batanije e veshmbathje për ti dërguar drejt Shqipërisë, transmeton Koha.net.

“Plisat” kanë bërë të ditur se tashmë kanë gjetur një autobus për të dërguar gjësendet në Shqipëri, ndërsa bëjnë thirrje ndaj agjencive turistike që kanë mundësi ti ndihmojnë me transport, pasi nuk mjafton një autobus.

“Plisat” do të nisen drejt Shqipërisë sot në orën 15:00./KultPlus.com

Gepostet von Plisat am Dienstag, 26. November 2019

Ky është mbishkrimi rrënqethës i “Plisave” në “Loro Boriçi” (FOTO)

Ndërsa Shqipëria po humb thellë në “Loro Boriçi”, 4-0 nga Skocia, të pranishëm si gjithmonë në përkrahje janë tifozët nga Prishtina “Plisat”.

“Plisat” në këtë ndeshje e kanë shpalosur edhe një mbishkrim që nuk është publikuar më parë:

Vitet kalojne dhe vdekja do te arrije, por eshtrat e mi do te kene qetesi vetem kur Kosova, me paqe a stuhi do t’i bashkohet nenes Shqiperi! /KultPlus.com