Qytetet nëntokësore në mbarë botën e lashtë, midis miteve dhe realitetit

Strukturat nëntokësore, dhe ndonjëherë edhe qytete të tëra, kanë qenë gjithmonë pjesë e miteve dhe besimeve fetare në mbarë botën. Ndërsa disa prej tyre janë zbuluar, shumica prej tyre jo. Krahas këtyre tregimeve për qytetet nëntokësore, ka edhe histori të tjera mbi rrjete dhe tunele nëntokësore që lidhin vende të ndryshme, apo edhe vendbanime të nëndheshme, të cilat ndonjëherë shtrihen për shumë kilometra.

Sipas traditave mitologjike anembanë globit, qytetet nëntokësore quheshin kryesisht si hyrje për në botën e nëndheshme. Atje shkonin zakonisht të vdekurit. Pak njerëz të gjallëlejoheshin ta vizitonin apo do të komunikonin me shpirtrat e të vdekurve, Zotat, mbretërit apoushtritë e botës së nëndheshme.

Por në disa raste, dhe sipas legjendave, ata mund ta ringjallnin edhe një të vdekur. Një nga qytetet më të famshme mitike nëntokësore është qyteti Agarta, që thuhej se ndodhej në qendër të Tokës, Bërthama e Tokës. Origjina e këtij miti është Azia Qendrore, dhe raca që banonte në këtë mbretëri nëntokësore u quajt Agarti.

Teozofistët i referohen Agartës si një kompleks i madh shpellash dhe një rrjet nëntokësortunelesh që banohej nga Asurat (demonët e këqij) dhe armiqtë e Perëndive. Ky rrjet nëntokësor supozohet se është krijuar nga njeriu. Në mitologjinë hindu, ka disa legjenda qëflasin për një race të quajtur Nagas, krijesa inteligjente si gjarpërinj me fytyra njerëzore, që thuhet se jetojnë në shpella nëntokësore.

Ata përshkruhen si “fëmijë të Perëndive”, si të pavdekshëm dhe të aftë për të fluturuar, që u martuan me mbretër dhe mbretëresha njerëzore, dhe shumë të avancuar në aspektin shpirtëror. Po ashtu brenda shumë legjendave kineze, dragonjtë nuk ishin kafshët e shëmtuara fluturuese siç i njohim ne sot, por krijesa shumë të mençura që ishin këshilltarë të mbretërve.

Legjendat tibetiane flasin për njerëzit që hyjnë në shpellat e Naga-s. Thuhet se ato ishin pjesë e një rrjeti që gjarpëronte nën tokë për shumë kilometra brenda maleve të Azisë.

Ajo që është interesante në këto mite, është se një dritë e çuditshme buron në ato sfera nëntokësore si një lloj Dielli i brendshëm. Pra sipas përrallave mitike, qytetet e nëndheshme nuk janë të zhytura në errësirë. Disa nga këto vende të nëndheshme besohet se gjenden brenda Tokës, megjithëse në të kaluarën ato ndodheshin në sipërfaqen e saj.

Legjendat thonë se ata u detyruan të zhvendosen nën tokë për shkak të rrethanave ekstreme si sulmet, apo ndoshta edhe ndryshimet klimatike. Shambhala (një fjalë sanskrite që do të thotë “vend paqeje”) është një tjetër vend i shenjtë i famshëm, që disa besime e konsiderojnë si një Parajsë shpirtërore.

Por të tjerë besojnë se Shambhala është një qytet i vërtetë nëntokësor, dhe gjatë historisë ka pasur histori mbi–njerëz që e kanë vizituar atë. Legjendat tregojnë se Mbreti i Shambhalas udhëtoi për në Indi për të takuar Budën, dhe për të dëgjuar mësimet e tij.

Një ndryshim i madh midis Agarta dhe Shambhala, është se i pari mbahet mend si një vend i demonëve, ndërsa Shambhala përshkruhet si një qytet i shenjtë. Spiritualistja e njohur Helena Blavacki, mendonte se Shambhala ndodhet në shkretëtirën e Gobit. Në anën tjetër të Tokës, kemi legjendën amerikane Akakor, që frymëzoi filmin aventuresk të vitit 2008 “Indiana Xhons dhe Kafka e Kristaltë”.

Në kronikën e Akakor, Tatunca Nara, një udhërrëfyes në xhunglën e Amazonës, pretendoi se kishte parë qytetin, dhe përshkroi jo vetëm qytetin, por edhe kronikat e mbretërisë së nëndheshme. Sipas legjendave të Akakor, “Zotat” erdhën nga një sistem diellor i njohur si Shuerta, dhe ndërtuan një sistem tunelesh nëntokësore në Amerikën e Jugut.

Ky qytetërim krijoi 13 qytete nëntokësore në Amerikën e Jugut në xhunglat e Amazonës, ku asnjëri prej tyre nuk është gjetur deri më tani. Ndërkohë në mitologjinë Maja kemi qytetin mitik nëntokësor Xibalba, “toka në të cilën perëndon Dielli”, e cila ishte e banuar nga superheronj dhe perëndi, një qytetërim që supozohet se u zhduk rreth Mesjetës.

Hyrja në këtë botë mendohej se ndodhej në Guatemalë, dhe përshkrimi i strukturave dhe vendndodhjeve brenda Xibalba-s përshkruhen në Popol Vuh, historia Quiche e krijimit tëbotës sipas Maya. Në Greqi, kemi mitet e Hadesit dhe botës së nëndheshme, një mbretëri ku jetonin perënditë dhe heronjtë.

Brenda mitologjisë greke, Plutoni (Hadesi) ishte Zoti i botës së nëndheshme. Jeta e përtejme ishte e ndarë në seksione të ndryshme, Elizium dhe Tartarus. Legjendat norvegjeze flasin për xhuxhët, qenie të nëntokës që lidhen me mjeshtërinë në fusha të ndryshme. Racat e ndryshme të xhuxhëve besohej se i furnizonin me armë Perënditë.

Edhe legjendat irlandeze flasin gjithashtu për botën e nëndheshme me historitë e tyre të njerëzve të quajtur Tuatha De Danaan (Njerëzit e perëndeshës Danu), një racë që u zhvendos nën tokë kur në ishull mbërriti një popull rival. Sot Tuatha De Danaan quhen fata.

Në Egjipt, historianët Herodoti dhe Straboni rrëfyen histori mbi një tempull të madhnëntokësor që përmbante 3000 dhoma plot me piktura dhe hieroglife, një labirint i humbur që nuk është gjetur ende. Ndërkohë në kohët moderne, vazhdojnë të shtohen historitë e njerëzve që hyjnë në këtë mbretëri të nëndheshme.

Dëshmitë arkivore tregojnë se Hitleri dhe nazistët zbuluan në Antarktidë një hyrje për në qendër të Tokës. Nazistët i bënë jehonë pretendimeve për një qytetërim mbinjerëzor që jeton brenda Tokës. Edhe sot, disa njerëz vazhdojnë të besojnë se nazistët ishin në kontakt me ta, duke i drejtuar dhe madje duke ndarë me ta teknologjinë.

Ndërsa nuk ka asnjë provë të këtij lloji të kontaktit, ne e dimë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët zotëronin teknologjinë më të avancuar, e cila shpesh e tejkalonte atë të armiqve të tyre. /ancient origin/ KultPlus.com

‘Moshe: Një tregim në vazhdim’ nga Orhan Kurtolli, një mospajtim për atë se çfarë po ndodhë

Era Berisha

Pikturat e vendosura në muret shumëngjyrëshe po merrnin frymë nën ashpërsinë kaotike të ngjyrave intensive të cilat përplasnin vëmendjen e të pranishmëve në mëdyshjen e zbulimit të enigmës së fshehur e cila ndoshta është një gjëegjëzë e shkëlqyer e veprave artistike të Orhan Kurtollit që mbrëmë erdhën në ekspozitën e titulluar ‘Moshe: një tregim në vazhdim’, të kuruar nga Albert Heta në Klubin e Boksit, shkruan KultPlus.

Në një hapësirë që i ngjasonte një labirinti që nuk kishte një rezultat apo përfundim të menduar, audienca fillimisht pati rastin t’i admiroj dy piktura të përmasave të mëdha të cilat ishin të vendosura në hyrje të ekspozitës e po një lloj si ambienti, këto piktura po portretizonin një gjendje fort të ngatërruar e cila shprehej në një dominim të ngjyrës së verdhë që stimulonte emocione dhe ndjenja të strukura në thellësinë e ndezur nga prezenca verbuese e pikturave.

Ndërkohë, disa piktura të cilat ndodheshin në kënde të vetmuara, ishin pikërisht ato që komunikonin një vetmi e një brengë të errët por që frymonin në ngjyra krejtësisht të gjalla. Ngjyra rozë që kishte kapluar atmosferën në këto piktura, po rrëmbente edhe kuriozitetin e secilit për të soditur britmat e heshtura të cilat mbyteshin brenda trubullimës së shkaktuar nga plotësimi shpirtëror i qetësisë së pikturave.

Tutje në vazhdim ndodheshin edhe piktura të cilat vinin në kontrast me pikturat e mëparshme për arsye se tani në një imazh monokromatik po shfaqej një përsosje e pandryshuar e gjendjes së njeriut në boshllëkun e mendimeve çoroditëse të cilat ishin të rafinuara kujdesshëm nga mëndafshi i penës që ka mbizotëruar mbi kanvaset e definuara në kënde nga një vijë e bardhë që përshtatej këndshëm me prapavijën e murit të bardhë.

Kurse krejt në fund të ekspozitës, të vendosura ishin piktura të cilat dukshëm dëshmojnë edhe periudhën kohore të tyre. Prandaj, për të folur më shumë rreth përmbajtjes së tyre, për KultPlus foli artisti Orhan Kurtolli, i cili tregoi se përmbajtja e tyre ndahej në tre faza.

“Një pjesë janë nga një cikël më i hershëm, një pjesë janë piktura pak më të vjetra që kanë të bëjnë kryesisht me preokupimin tim në pikturë, me kaosin urbanistik që ka ndodhur në qytet dhe pasojat e atij kaosi. Disa punime reflektojnë një tjetërsim apo tërheqje në vetmi. Pastaj, piktura më të qeta nga tërë ajo tollovi që është formuar në qytetin tonë dhe në fund shfaqet një cikël i pikturave që datojnë qysh nga viti 1970, të realizuara në mënyrë mjaft interesante sepse kam qenë shumë i ri kur i jam rikthyer pasionit tim përsëri”, thotë Kurtolli.

Sipas tij, ky tregim ende po vazhdon sepse ‘Moshe: një tregim në vazhdim’ është ekspozita e tretë personale e artistit e cila erdhi si pasojë e një bisede të zhvilluar me kuratorin i cili ka përzgjedhur këto punime të gatshme që vulosën pikënisjen e kësaj ekspozite.

“Pikturat janë realizuar pa menduar për një ekspozitë sepse janë thjesht një punë të cilën unë e zhvilloj në një vazhdim më ndryshe nga ekspozitat e kaluara por me probleme të njëjta. Ndërsa, ajo se çfarë dominon është situata dhe atmosfera surreale ku gërshetohet nostalgjia dhe situatat e tanishme ku unë si krijues jam munduar ta reflektojë një mospajtim për atë se çfarë po ndodhë”, thotë Kurtolli për KultPlus.

Tutje ai ka falënderuar miqtë dhe artistët që ishin prezent në ekspozitë ku ai shpresonte se të gjithë janë ndarë të kënaqur.

“U ndjeva mirë sepse ishte një hapje jo e rëndomtë sepse papritmas u hap dera dhe filloi ekspozita e cila do të qëndroj për një muaj”, përfundon ai.

Kjo ekspozitë konsiderohet shfaqja e parë e një projekti hulumtues në vazhdim sepse artisti tashmë ka realizuar dy ekspozita personale ndërsa ekspozita e tretë me emrin “Moshe: Një tregim në vazhdim” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, x-print dhe DZG.

“Moshe: Një tregim në vazhdim” është pjesë e Programit Hapësinor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. / KultPlus.com

Imazhet që shfaqin realitetin e sotëm më së miri

Njerëzimi ka evoluar nga viti në vit dhe bashkë me të, edhe mënyra e jetesës. Teknologjia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, për të orientuar mënyrën e jetesës për mbarë botën.

Në ditët e sotme jetojmë një periudhë të artë për teknologjinë, që ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin dhe jetesën, transmeton tch.

Gjithsesi problematikat sociale nuk janë zhdukur, thjesht janë zëvendësuar me të tjera të reja.

Më poshtë është një ilustrim fantastik grafik i “Sofiane WallArt”, që përshkruan më së miri botën në ditët e sotme./ KutPlus.com