Pas fitores në “The Voice”, Gala Aliaj publikon këngën e parë si pjesë e label-it ndërkombëtar (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme shënoi një tjetër arritje të shqiptarëve në botë, për të cilat jemi krenarë. Vajza e Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo interpretoi në finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”. Momenti i fitores ka qenë emocionues për Galën, e cila e nisi këtë rrugëtim shumë rastësisht, por talenti gjithnjë vlerësohet.

https://www.instagram.com/p/CFAwZ-4jddX/?utm_source=ig_web_copy_link

Suksesi sapo ka nisur, pasi ajo ka publikuar vetëm pak orë pas fitores, këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music. Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFB3X3lAHNc/?utm_source=ig_web_copy_link

Policia kërcënon me arrestime: Nga Robert Aliaj tek Edmond Tupja, 25 persona të proceduar pas protestës së studentëve

Policia ka nisur procedimin e disa studentëve dhe aktivistëve. Mes të proceduarve është artisti Robert Aliaj Dragot dhe pedagogu i mirënjohur Edmond Tupja. Sipas policisë protestuesit kanë bllokuar rrugën.

Mes të proceduarve janë aktivistët si Altin Goxhaj, Mirela Ruko.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doçi, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muçi, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistët politikë Gaetano Doçi dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. /KultPlus.com

Robert Aliaj: “E dehur jam” tingëllon sikur këngë greke

Një emision i cili bën bashkë emra të njohur të artit e kulturës në Shqipëri, “Dance with me Albania”, mbrëmë ka realizuar gjysmëfinalen e këtij sezoni.

Moderuar nga Alketa Vejsiu, emisioni mbrëmë ka ofruar disa orë muzikë shqipe ku emra të njohur kanë vallëzuar në spektaklin i cili me këtë format vjen në plot shtete.

Në një moment është vallëzuar me këngën “E dehur jam” nga Nexhmije Pagarusha. Komenti i njërit prej anëtarëve të jurisë, Robert Aliaj, megjithatë ka ngjallur debat.

Pasi me këngën kanë vallëzuar Xhensila dhe Trimi, dy pjesëmarrës në këtë emision, Aliaj ka komentuar.

“Kënduam greqisht, por kërcyem shqip” ka qenë njëri prej komenteve të Aliajt, anëtar jurie në këtë emision. Aliaj, një fytyrë e njohur në Shqipëri, menjëherë e bëri këngën e njohur të Pagarushës një këngë greke, dhe njerëzit kanë komentuar në rrjete sociale rreth këtij deklarimi, shkruan KultPlus.

Në po të njëjtën natë, anëtarja tjetër e jurisë, Valbona Selimllari, ka treguar se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë me një zë si ai i Nexhmije Pagarushës, Bilbili i padiskutueshëm i muzikës shqipe. / KultPlus.com