“Mos bëni shumë llafe por kërceni”, Ronela jep një mesazh para Eurovisionit

Ronela Hajati ka dhënë një mesazh për të gjithë pak orë para gjysmëfinales së parë të Eurovision Song Contest.

Këngëtarja që do të performojë e para me këngën “Sekret” ka ndarë disa postime në Instastory ku shprehet se ndihet keq që kjo eksperiencë po përfundon kaq shpejt.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kjo eksperiencë po mbaron shumë shpejt”, shkruan Ronela në Instastory.

Ndërkohë, në një tjetër postim, ku shihet që sapo është zgjuar nga gjumi, Ronela ka treguar edhe njëherë se është pa komplekse.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela. Por nuk ka harruar që t’ju kërkojë ndjekësve që ta votojnë. “Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte”, shkruan ajo. / KultPlus.com

Sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovision, Ronela Hajati performon e para

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”.

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe do të performojë sonte e para në renditje.

Në natën e parë gjysmëfinale do performojnë 17 shtete.

Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar listën e vendeve që do dalin sonte në skenën madhështore të Eurovisionit.

Më 12 maj mbahet nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet më 14 maj./ KultPlus.com

Shqipëria ndër videot më të klikuara në Eurovision

Shqipëria këtë vit në “Eurovisioni” do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.

“Sekret” është renditur e 7-ta në mesin 20-të videove më të shikuara gjatë muajit prill.

Eurovision nis më 10 maj dhe është pikërisht këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati e cila do të bëjë hapjen e kësaj gare me këngën “Sekret”. / KultPlus.com

Hidhet shorti, Ronela Hajati do të performojë e para

“Eurovisioni” ka njoftuar se pas hedhjes së shortit, Ronela Hajati do të performojë e para në natën gjysëmfinale, shkruan KultPlus.

Sipas shortit është bërë e ditur se përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati, do të performoj e para në natën e parë finale.

Me këngën “Sekret”, Hajati ka fituar garën për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë konkurs.

Në vitin 2022 Eurvisioni do të mbahet në Itali, nga data 12 deri në 14 maj. /KultPlus.com