Krijuesi i Super Marios falënderues edhe ndaj kritikave të këqija për filmin

Shigeru Miyamoto, krijuesi i franshizës Super Mario Bros. ka thënë që është mirënjohës për vlerësimet e këqija që i ka marrë filmi Super Mario Bros. Movie.

Ai ka thënë që pikërisht edhe kritikat kanë ndihmuar shumë që filmi të tubojë para.

“Kam pasur një nivel të pritshmërive që ky film do t’ia dilte mirë, mirëpo isha shumë i befasuar që i tejkaloi të gjitha atoi që i kisha imagjinuar kur doli”, ka thënë Miyamoto për Japanese Press.

“Përderisa shumë kritikë të huaj i kanë dhënë filmit vlerësime të ulëta, mendoj që po ashtu ka kontribuuar në famëkeqësinë dhe rritjen e vëmendjes për filmin”./KultPlus.com

Filmi më i ri i animuar i Super Marios thyen rekorde në arkën filmike të Hollywood-it

Filmi i ri “Super Mario Bros” ka thyer rekorde në arkën filmike, duke shënuar kështu hapjen më të suksesshme globale të të gjitha kohërave për një film të animuar.

Filmi familjar, versioni i dytë i lojës hit Nintendo, mori 377 milionë dollarë në mbarë botën në pesë ditët e para të publikimit.

Kjo e kaloi rekordin e mëparshëm prej 358 milionë dollarë të mbajtur nga Frozen 2 në Hollywood.

“Shifrat janë sensacionale,” tha analisti David A Gross, i cili shtoi se “Super Mario Bros” do të jetë filmi numër 1 i animuar për vitin 2023, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

‘The Super Mario Bros’ vjen me 9 prill në Cineplexx, paralajmërohen shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Më 9 prill, me rastin e Ditës Botërore të Familjes, Cineplexx sjell filmin e animuar , ‘The Super Mario Bros’, event ky i cili do të pasohet edhe me shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë, shkruan KultPlus.

Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30, ku do të ketë aktivitete me face painting dhe balloon artist falas.

Bazuar në botën e lojërave Mario të Nintendo-s, filmi fton publikun në një univers të ri dhe emocionues, me plot aksion dhe komedi. Sa i përket ngjarjes së filmit, gjatë udhëtimit të tyre, vëllezërit Mario dhe Luigi ndahen aksidentalisht ku Mario zbret në Mbretërinë e Kërpudhave dhe Luigi në ishullin lundrues të banuar nga Boëser i ligë. Me ndihmën e Princeshës Peach, Mario bëhet gati të përballet me Bowser-in e gjithëfuqishëm për të shpëtuar vëllain e tij dhe për të ndaluar Bowser për të pushtuar botën.

Aktorët kryesor mbrapa zërave janë: Chris Pratt, Anya Taylor-Joy dhe Jack Black.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

6x Gift Cards për spa për 4 anëtarë të familjes në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill

3 lodra të Super Mario nga The Entertainer

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Okaidi

5x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3 lodra të Super Mario nga The Entertainer

5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park/KultPlus.com

Një kopje e pahapur e ‘Super Marios 64’ e vitit 1996 shitet për 1.56 milionë dollarë

Një kopje e pahapur e Super Mario 64 është shitur në një ankand për 1.56 milionë dollarë, transmeton KultPlus.

Ankandi në Dallas ka thënë se loja e vitit 1996 u shit të dielën, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të çmimit të shitjes së një video-loje të vetme.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur në Nintendo dhe e para që e paraqiti karakterin e Marios në pamje 3D, shkruan AP.

Në prill, në ankand u shit një kopje e pahapur e një serie e Super Marios për 660,000 dollarë, e cila ishte blerë më 1986 dhe e harruar në një sirtar. / KultPlus.com

Japonia jetëson parkun e video-lojës së famshme

Universal Studios Japan (USJ) hap të enjten investimin e saj  saj prej 550 milion dollarësh, me temë Mario në një hap të madh nga prodhuesi i lojërave Nintendo Co Ltd përtej botës virtuale.

Duke hyrë përmes një tuneli gjigant, vizitorët e “Super Nintendo World”, një version në botën reale të krijuesit të lojërave Shigeru Miyamoto’s Mushroom Kingdom, ju mund të kujtoni se po hyni në tunelet ku hyn Mario në lojën e tij.

Në atraksion, hapja e të cilit u vonua për shkak të pandemisë COVID-19, vizitorët mund të blejnë një “bandë energjie” prej 30 dollarësh e cila sinkronizohet me aplikacionin e parkut për t’i renditur ndërsa mbledhin monedha dhe mposhtin ‘armikun’, transmeton KultPlus.

“Ju mund të bëheni Mario”, u tha gazetarëve Ayumu Yamamoto, nënkryetar në departamentin e marketingut të USJ. USJ është në pronësi të Comcast Corp.

Lojërat e reja janë: “Mario Kart: Koopa’s Challenge”, një udhëtim duke përdorur kufje të realitetit të shtuar dhe “Yoshi’s Adventure” më e qetë për vizitorët e rinj.

Vizitorët formuan një radhë të gjatë për t’u bashkuar me provën teknike të Super Nintendo World një ditë para hapjes. USJ aktualisht po operon me kapacitet të reduktuar. / KultPlus.com