Dua Lipa vendos rekord absolut, gruaja e parë që arrin 10 miliardë transmetime në Spotify

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj muzikore, shkruan KultPlus.

Lipa është bërë artistja e parë grua që arrin 10 miliardë dëgjime në platformën “Spotify”.

Albumi i saj “Dua Lipa (Complete Edition) ka arritur këtë shifër, ndërkohë është albumi i tretë në përgjithësi në “Spotify” me këtë sukses.

Këtë sukses artistja shqiptare e ka ndarë në “InstaStory” nga një llogari e fansave të saj.

28 vjeçarja po shijon suksese të shumta nëpër botë, derisa është edhe duke vazhduar turneun e saj “Future Nostalgia”. /KultPlus.com

Zgjoi thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendor në Cineplexx – kalon shifrën e 20,000 biletave të shitura deri tani

Filmi vendor Zgjoi që ka filluar shfaqjen në Cineplexx më 28 tetor, dhe deri më tani ka arritur të sjellë 20,000 vizitorë në kinemanë më të madhe në Kosovë, duke u bërë kështu filmi më i shikuar vendor deri më tani në Cineplexx.

Me 20,000 bileta të shitura deri tani, Zgjoi ka thyer rekord të shikueshmërise dhe tanimë është filmi me numrin më të madh të biletave të shitura për filmat vendor në Kosovë. Filmi Zgjoi ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që çdo natë në të dy kinematë, shfaqjet e filmit Zgjoi të mbushin sallat plot. Filmi po shfaqet ende në 8 orare të ndryshme çdo ditë në kinemanë në Prishtinë dhe në 6 orare në kinemanë në Prizren, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve për ta shikuar në termine të ndryshme.


Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Oraret për filmin Zgjoi në Cineplexx mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /KultPlus.com

Dua Lipa thyen rekord, paralajmëron diçka të re së shpejti

Dua Lipa, është shpallur artistja femër e para dhe e vetmja në histori si më e dëgjuar në shërbimin e njohur digjital të muzikës, Spotify.

4 këngë nga Dua Lipa kanë arritur mbi 500 milionë dëgjime në këtë shërbim digjital të muzikës.

Ky lajm e ka gëzuar edhe Dua Lipën e cila ka njoftuar se së shpejti do të sjellë diçka të re. / KultPlus.com

Rekord nga Dua Lipa, të gjitha biletat e shitura për koncertet në Britani të Madhe

Dua Lipa ka vazhduar që të shënojë suksesin e radhës.

Bukuroshja nga Prishtina do të mbajë në prill një turne në Britani të Madhe në qytetet më të mëdha.

Dhe, Dua Lipa ka konfirmuar se në shumicën prej tyre të gjitha biletat janë shitur.

I vetmi koncert ku kanë mbetur edhe disa bileta janë për performancën e saj në Genting Arena të Birminghamit.


Deri tash Dua në Mançester, Glasgow, Dublin, Cardiff dhe Londër i ka konfirmuar shitjet e të gjitha biletave./Telegrafi/ KultPlus.com

Bebe Rexha thyen rekord, arrin vendin e dytë në Billboard

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po arrin suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës sapo ka thyer rekord, duke u renditur në vendin e dytë të “Billboard Charts” për herë të parë.

Ajo është këngëtarja e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses. Me këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line, Bebe ka lënë pas shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Bruno Mars, Ed Sheeran, ndërsa vendin e parë e kryeson prej disa javësh Drake me “God’s plan”./ KultPlus.com