Kopja e “Chamber of Secrets” shitet për afro 4 mijë funte

Sally Champion, gruaja që bleu një libër të Harry Potter për 10,99 funte më shumë se 20 vjet më parë, tani e ka shitur atë për 3,750 funte.

Champion, e cila jeton në Edinburg, ka punuar për një organizatë bamirëse në Londër në vitet e 90-ta.

Autorja JK Rowling lexoi fragmente nga libri i saj i dytë i Harry Potter, në një ngjarje që Sally organizoi dhe nënshkroi një kopje për të.

Ajo i tha BBC Scotland se e kishte harruar atë derisa pa një të ngjashme të vlerësuar në televizion.

Tani ajo i është shitur një koleksionisti në veri të Anglisë dhe Sally po i jep të ardhurat e saj për bamirësi.

Në vitin 1998, Sally punonte për National Literacy Trust dhe organizoi një ngjarje në një librari për fëmijët nga komunitetet.

Harry Potter dhe The Chamber of Secrets sapo ishin botuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rowling ishte aty për të lexuar fragmente nga ajo.

“Ajo ishte mjaft e lodhur sepse ishte zgjuar deri vonë pasi sapo kishte fituar çmimin e librit Smarties një natë më parë. Ajo ishte shumë e lehtë për të punuar me të – me të vërtetë e relaksuar. Ajo nuk ishte super e famshme në atë kohë, por momenti ishte tashmë duke u zhvilluar në librat për fëmijë rreth saj”, ka thënë Sally./21Media / KultPlus.com

Pulla e parë postare në botë do të shitet

Pulla e parë në botë do të dalë në ankand pas disa javësh.

“Penny Black” e papërdorur është pjesë e një dokumenti që pritet të shitet nga 4 deri në 6 milionë funte.

Ajo ishte pulla e parë postare në botë – dhe është nga fleta e parë e printuar ndonjëherë.

Është pjesë e një punimi të njohur si Dokumenti Wallace, i cili erdhi nga libri i dosjeve të reformatorit kryesor britanik të postës, deputetit Robert Wallace.

Ajo u krijua në 1840, por është ende në gjendje absolutisht të pacenuar, transmeton KultPlus.

Besohet se ka vetëm dy shembuj të tjerë të Penny Blacks të përsosur, të paplotësuar nga shtypja e parë, të dyja që ndodhen në koleksionin e Muzeut Postar Britanik.

Dokumenti Wallace është në pronësi të filatelistit dhe biznesmenit Alan Holyoake.

Si një nga koleksionistët kryesorë në botë të pullave, ai ka parë shumë sende të rralla në kohën e tij. Por për të, kjo është shumë e veçantë:

” Është një ikonë botërore, sepse në të vërtetë është vula e parë. Pra, është një pullë që erdhi nga fleta e parë e pullave që u shtypën”, thotë ai.

Holyoake bleu Dokumentin Wallace dhjetë vjet më parë për më pak se 50,000 funta. /ap/ KultPlus.com

Një kopje e pahapur e ‘Super Marios 64’ e vitit 1996 shitet për 1.56 milionë dollarë

Një kopje e pahapur e Super Mario 64 është shitur në një ankand për 1.56 milionë dollarë, transmeton KultPlus.

Ankandi në Dallas ka thënë se loja e vitit 1996 u shit të dielën, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të çmimit të shitjes së një video-loje të vetme.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur në Nintendo dhe e para që e paraqiti karakterin e Marios në pamje 3D, shkruan AP.

Në prill, në ankand u shit një kopje e pahapur e një serie e Super Marios për 660,000 dollarë, e cila ishte blerë më 1986 dhe e harruar në një sirtar. / KultPlus.com

Kryevepra e artit francez shitet për shifrën marramendëse

Një pikturë e cila ndodhej në një famlije franceze, u zbulua se është një nga kryeveprat më të rëndësishme të artit francez dhe u shit të dielën për një shifër marramendëse.

Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” nga mjeshtri francez, Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768, e cila u shit për 7 milionë euro, transmeton KultPlus.

Piktura u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin e Eparnay dhe familja as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike zyrtarizoi zbulimin e madh.

Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat  e tij më të njohura, ndodhen në muzetë më të njohur të botës.

Kjo vepër është nga veprat e fundit të piktorit, dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve. / KultPlus.com

Letra e Ajnshtajnit me ekuacionin e famshëm shitet në ankand me një çmim rekord

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein, që përmban ekuacionin më të famshëm në botë “E = mc2”, është shitur në ankand në SH.B.A. për 1.2 milion dollarë, trefishi i çmimit të pritur, transmeton KultPlus.

Sipas Arkivave të Ajnshtajnit në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë dhe Universitetin Hebre të Jeruzalemit, ekzistojnë vetëm katër letra të shkruara me dorë të Ajnshtajnit që përmbajnë ekuacionin emblematik, i cili u prezantua për herë të parë në një botim shkencor në 1905. 

Kjo letër me një faqe, e datës 26 tetor 1946, drejtuar fizikantit polako-amerikan Ludwik Silberstein, i cili kishte sfiduar disa nga teoritë e Ajnshtajnit, është e vetmja nga katër me ekuacionin në duart e një koleksionisti privat.

Letra ishte në dosjen personale të Silberstein, e cila ishte shitur nga trashëgimtarët e tij. 

Vlera e letrës çoi në një luftë ofertash gjatë ankandit midis pesë blerësve të mundshëm, e cila u zvogëlua në dy kur çmimi kaloi 700,000 dollarë.

 Fituesi i ankandit dhe blerësi i letrës mbetën anonim. / KultPlus.com

Shitet për 88 milionë dollarë, shtëpia ku dikur kishte jetuar Marilyn Monroe

Shtëpia spektakolare në Los Angeles ku për një kohë kishte jetuar ylli, Marilyn Monroe, është shitur për një çmim prej 88 milionë dollarëve. Fillimisht kjo pronë e cila gjendet në “Holmby Hills”, kishte dalë në shitje me një çmim marramendës prej 180 milionë dollarëve, para se kjo shifër të ulej në 115 milionë. Por, përfundimisht shtëpia ku aktorja ikonike e hollywoodit kishte jetuar, u shit për gjysmën e çmimit origjinal të caktuar në vitin 2017.

Rezidenca e stilit të vjetër Tuscan ishte ndërtuar në vitin 1935 nga Robert D. Farquhar, për çiftin Florence dhe Charles Quinn, dhe më pas i ishte shitur bashkëthemeluesit të studios “20th Century Fox”, Joseph Schenck.

Me kalimin e kohës Marilyn Monroe e filloi një lidhje romantike me Schenckun, dhe përfundoi duke jetuar në shtëpinë për mysafir të kësaj prone luksoze. Përfundimisht Schencku ia shiti këtë rezidencë e cila i përfshinë nëntë dhoma të gjumit, aktorit Tony Curtis kur ishte kah fundi i karrierës së tij filmike.

Pasi ishin ftuar në një ndejë për të famshëm në këtë shtëpi, Cher dhe bashkëshorti i saj i parë, Sonny Bono, kishin vendosur se kjo ishte shtëpia e tyre e ëndrrave dhe e blenë atë. Sidoqoftë, duke qenë se lidhja e tyre po shkonte drejt fundit, dyshja e famshme filloi të jetonte në anë të ndryshme të rezidencës luksoze, dhe eventualisht vendosën t’ia shesin atë, Ghazi Aitas nga Monaco.

Shtëpia ikonike e cila gjithashtu i përfshinë dy shtëpi roje, pishinë, një shtëpi tjetër me pishinë dhe disa fontana, ka më shumë se tri vjet që ishte në treg për t’u shitur.

Ndërkohë në vitin 2017, një tjetër shtëpi e Marilyn Monroes u shit në vlerë prej 7 milionë dollarëve. Kjo pronë e cila po ashtu gjendet në Los Angeles, u ble për 350 mijë dollarë më shumë se çmimi i kërkuar dhe i shit në më pak se 10 ditë.

Aktorja e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 1961, për një çmim prej 80 mijë dollarëve dhe kishte jetuar aty me, Eunice Murrayn, kujdestarja e saj prej kohësh. / KultPlus.com

Shitet për 6.5 milionë dollarë “Diamanti i Paqes” i Sierra Leones

“Diamanti i Paqes” prej 709 karatësh i cili është një nga diamantët e papërpunuar më të mëdhenj në botë që i përket Sierra Leones është shitur në vlerë prej 6.5 milionë dollarë.

Diamanti u nxor në një ankand të hapur në New York nga Qeveria e Sierra Leones me qëllim për të ndihmuar të varfrit në vend dhe për të zhvilluar projektet e zhvillimit. Diamanti është blerë nga Laurence Graff i cili është kreu i markës britanike të stolive Graff Diamonds.

Gjysma e të ardhurave nga diamanti do të përdoren veçanërisht për projekte të ujit të pijshëm, energjisë elektrike, arsimit dhe projekte të shëndetësisë në fshatin Koryardu në lindje të vendit që është fshati ku është gjetur diamanti.

Poashtu edhe në muajin maj diamanti i cili është i 14-ti në botë për nga madhësia u nxor në shitje në një ankand në New York por Qeveria e Sierra Leones nuk e kishte pranuar ofertën shitjen e tij për 7.8 milionë dollarë. Oferta në këtë ankand për “diamantin e paqes” ishte më e ulët se oferta e mëparshme.

“Diamanti i Paqes” u gjet në muajin mars nga prifti i krishterë, Emmanuel Momoh në fshatin Koryardu në rajonin Kono ku prifti ia dorëzoi qeverisë diamantin.

Në luftën civile në vitet 1990 në Sierra Leone, këto gurë të çmuar u përdorën për të blerë armë dhe u quajtën “Diamant të përgjakshëm”./ KultPlus.com