Skandaloze: Kështu “zvarriten” të moshuarit për të arritur tek vaksinat në sallën “1 Tetori”

Radhët e gjata të të moshuarve tek Qendra e Vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u bënë kryelajm.

Këtu u shkaktuan tollovi që bëri që të moshuarit të gjejnë rrugë alternative për të arritur tek vaksinat.

Në disa pamje të publikuara shihen të moshuarit teksa zvarriten për të arritur deri te hyrja në sallën “1 Tetori” për vaksinim. / KultPlus.com

Çfarë ka ndryshuar në jetën e të moshuarve gjatë pandemisë?

Ndikimi që kanë pasur kufizimet tek të moshuarit ka luajtur një rol pengues në jetën e tyre normale për shkak edhe të brishtësisë fizike të tyre, sipas studimeve të fundit.

Nevoja për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore ka zvogëluar në mënyrë dramatike hapësirën e jetesës të shumë të moshuarve, me një ndikim negativ jo vetëm në gjendjen e funksionimit fizik të tyre, por edhe në gjendjen shpirtërore dhe ndonjëherë edhe në performancën njohëse.

Izolimi në shtëpi ka çuar në një ulje të ndjeshme të nivelit të aktivitetit fizik me pasoja negative, veçanërisht në ata që vuajnë nga osteoporoza, artroza, sëmundjet neurologjike si Parkinsoni, diabeti si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nga një këndvështrim psikologjik, të moshuarit mund të kenë një perceptim më të mprehtë për mungesën e perspektivës për të ardhmen.

Mosmarrja pjesë në ditëlindjen e një anëtari të familjes apo pamundësia për të dalë jashtë shtëpisë ka një efekt të fortë psikologjik te ata.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja janë kontaktet e pakta, izolimi dhe frika e infektimit, çka ka shkaktuar tek ata ndjesinë e bezdisshme edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera./ atsh / KultPlus.com

A mother stands with her daughter, visiting senior parents but observing social distancing with a glass door between them. The granddaughter puts her hand up to the glass, the grandmother doing the same. A small connection in a time of separation during the Covid-19 pandemic.

Pamje që tregojnë se çka iu bëri pandemia njerëzve, si ndryshuan ata për 1 vit (FOTO)

Disa fotografi të shkrepura në ditët para se të niste pandemia Covid19 dhe pasi që ajo bëri mbi 1 vit që u përhap në të gjithë botën, tregojnë për tmerrin, zbrazësin që kanë pasur ata gjatë këtij viti të gjatë e të tmerrshëm.

Në disa pamje shihen personat e shtëpisë së të moshuarve, e rezultatet janë shokuese.

Fytyrat e tyre, thuajse nuk njihen. Ata janë të zbrazët e fytyra që tregojnë për vetmin që kanë pasur gjatë këtij viti.

Në disa fotografi të publikuara në Daily Mail, shihet se sa kanë ndryshuar fytyrat e të moshuarve në Britani të Madhe e të cilët i kishin të ndaluara vizitat gjatë kësaj periudhe, transmeton Indeksonline.

Ndërsa sot në Britani të Madhe kryeministri Boris Johnson do të shpalos planin për rihapjen e shtëpive të të moshuarve, të cilët do të mund të pranojnë vizita nga miqtë dhe të afërmit e tyre nga 8 marsi. / KultPlus.com

Pamje:

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën, prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj 66/127, caktoi datën 15 qershor si Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve.

Abuzimi me të moshuarit është një formë dhune që përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë.

Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve mbi 60-vjeç do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 në rreth 2 miliardë, me shumicën dërmuese të të moshuarve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Nëse përqindja e viktimave të abuzimit me të moshuarit mbetet konstante, numri i viktimave do të rritet shpejt për shkak të plakjes së popullsisë, duke arritur në 320 milionë viktima deri në vitin 2050.

Format e abuzimit me të moshuarit janë ai fizik, emocional, psikologjik, seksual dhe financiar.

Kontaktet e shpeshta me të moshuarit mund të ndihmojnë anëtarët e familjes të vlerësojnë statusin e tyre shëndetësor, kushtet e jetesës, cilësinë e kujdesit dhe mirëqenien emocionale. Në disa raste duhet të kryeni vizita çdo ditë, dhe në pamundësi të vizitave mund të kryeni telefonata./ KultPlus.com

Të moshuarit e qendrës ditore “Kamëz” vizitojnë Muzeun Historik

Muzeu Historik Kombëtar e ka pjesë të prioriteteve të tij angazhimin dhe respektin ndaj moshës së tretë. Sektori i Programeve të Edukimit në muze, i ka përfshirë të moshuarit disa herë në aktivitetet që janë organizuar, duke u transmetuar atyre ndjesinë e përfshirjes në komunitet.

Në kuadër të kësaj të moshuarit e “Qendrës Polivalente Ditore Kamëz” zhvilluan sot, një vizitë në pavionet e Muzeut Historik Kombëtar. Ata mbetën tepër të kënaqur nga kjo vizitë nga emocioni që morën prej njohjes së historisë të Shqipërisë, nëpërmjet vizitës në pavionet e muzeut.

Këto veprimtari janë disa nga dhjetëra veprimtaritë e tjera që, Muzeu Historik Kombëtar dhe specialistët e tij, janë duke planifikuar dhe organizuar me qëlliminin e përcjelljes së Historisë Kombëtare tek të gjithë brezat, nga fëmijët deri tek të brezi i tretë./ ata